
Postuar më parë nga
necky
Renia e Pashallekut te Janines
Ardhja ne pushtet ne Stamboll e Sulltan Mahmudit te II, pervec te tjerash i solli shtetit Osman ri-centralizimin e kontrollit nga Stambolli. Mahmudi qe ne jeten e tij perjetoi rrevoltat e Jenicereve ne Stamboll, u be i vendosur ne shkaterrimin e tyre dhe te cdo fuqie tjeter ne shtetin Osman. Ne kete kohe Pashallaret te ndryshem kishin krijuar shtete nen – shtete ne Devletin Osman. Nder keta, dy me te fuqishmit mund te shihen dy pashallaret toske Shqiptare, njeri ishte Mehmet Ali Pasha i Egjyptit, dhe i dyti Ali Pashe Tepelena i Janines.
Per kete arsye qe me 1812 Ali Pasha u shpall si shkarkuar nga posti i mutessarifit te Janines dhe u urdherua qe te shkoje ne Tepelene, por me nderhyrjen e Anglise Aliu mbijetoi. Duke patur paranoje nga planet e ardhshme te Stambollit, Ali Pasha iu dha dore te lire militanteve Greke ne trevat e tija qe te benin rremujra kunder Stambollit. Por Greket nga ana tjeter, pasiqe arriten edhe qe te depertojne ne pallatin e Ali Pashes, shpresonin qe ta shfrytezonin luften e Ali Pashes me Turqit ne dobi te tyre.
Nderkohe, nje pasha Shqiptar qe quhej Ismail Pasho Beu pronat te cilit i ishin marre nga Ali Pashe Tepelena, pas shume ankesave qe ai beri ne Porten e Larte, dhe pas nje atentati te deshtuar qe Ali Pasha beri kunder tij, arriti qe te kete audience me Sulltanin te cilit i tregoi per demet qe i kishte bere Ali Pasha. Sulltan Mahmudi pas kesaj audience, dhe me deshiren e tij per te centralizuar pushtetin ne shtetin Osman, e shpalli Ali Pashen dhe bijte e tij si te jashteligjshem.
Per kete arsye, ne qershor te 1820, nje ushtri e komanduar nga Ismail Pasho Beu sulmoi Janinen. Ne kete kohe shume gjenerale te Aliut e dezertuan ate, nder ata 15.000 veta me Omer Bej Vrionin. Forcat bashibozuke (policore) te Aliut bene nje rrezistence te dobet, gje qe e detyroi Ali Pashen qe me besniket e tij te mbyllet ne dy keshtjella prane qytetit. Gjithashtu, djemte e Aliut; Veliu dhe Myftari ne kete lufte u dorezuan shpejte. Nen udheheqjen e Hurshid Pashes nga Morea qe ishte armik personal i Aliut dhe forcave te Bushatllinjve nga Shkodra rrezistenca e tij u be e pashprese. Per kete arsye Ali Pasha filloi negociatat e dorezimit ne menyre qe ti falej jeta, por Hurshid Pasha e mashtroi ate dhe ushtaret e tij e vrane Aliun ne momentet kur ai e kuptoi se ishte tradhetuar.
Vdekja e Aliut, dhe perqendrimi i ushtrive Osmane dhe Shqiptare ne lufte kunder Ali Pashes, i dhane shans rrebeleve Grek qe te fillonin dhunen e tyre ne Epir dhe Greqi per krijimin e shtetit Helen. Ne kete rrebelim shume Shqiptare ortodokse morren
pjese, si suliotet Marko Bocari etj, te cilet luftuan perkrah Grekerve per krijimin e shtetit fondamentalist Helen, shtet i cili me vone do te shtypte dhe vriste Shqiptaret egersisht, pervec debimeve masive dhe masakrave qe ky shtet do te bente kunder Shqiptareve Musliman ne Epirin e Jugut dhe te Veriut, egersi qe ne i pame edhe ne shek. e XX dhe po e shohim ne te XXI. Shume nga ata Shqiptare ortodoks qe luftuan per Grekun, me pas u helenizuan dhe humben lidhjet e tyre Shqiptare, keshtuqe sot Greket, suliote si Marko Bocari etj, i shpallin heronje Grek.
Krijoni Kontakt