Foshnja, që u pagëzua Jordyn-Grace Makiya Duggar, është e 18-ta në familjen e madhe
Michelle Duggar priti fëmijën pas një operacioni cezarian në “Medical Center” në Rogers. Foshnja, që u pagëzua Jordyn-Grace Makiya Duggar, është e 18-ta në familjen e madhe.
“Është dhurata e Krishtlindjeve nga ana e Zotit”- ka thënë Jim Duggar Bob, babai i 18 fëmijëve, që nuk i gëzohet dot bukurisë së të sapolindurës, duke thënë se është po aq e bukur sa e ëma dhe të motrat. Tani familja numëron 10 djem dhe 8 vajza.
Lindja qe e detyruar të bëhej me operacion, pasi sipas mjekëve pozicioni i fëmijës nuk ishte i përshtatshëm për lindje natyrale. Tani, nënë e bijë janë mirë e gëzojnë shëndet të plotë. “Por, kemi që të dy dëshirë të jemi edhe më shumë se kaq’- ka thënë babai.
Jim Bob Duggar është 43 vjeç, vetëm një vit më i madh se e shoqja e tij, ndërsa fëmija më i madhështë 20-vjec dhe quhet Giosuè.
Fëmijët e tjerë, janë Jana, 18-vjec; John-David, 18-vjec; Jill, 17-vjec; Jessa, 16-vjec; Jinger, 14-vjec; Giuseppe, 13-vjec; Giosia, 12-vjec; Joy-Anna, 11-vjec; Geremia, 9-vjec; Jedidiah, 9-vjec; Jason, 8-vjec; Giacomo, 7-vjec; Giustino, 6-vjec; Jackson, 4-vjec; Johannah, 3-vjec; dhe Jennifer, 1-vjec.
“E gjitha familja është shumë entuziaste që Jordyn i shtohet familjes”- thonë prindërit, duke e quajtur atë absolutisht perfekte.
Krijoni Kontakt