Mikea 5:2-4 (Profecia e Orės sė Parė)
2 "Por ti, o Betlem Efratah, megjithėse je i vogėl midis mijėrave tė Judės, nga ti do tė dalė pėr mua ai qė do tė jetė sundues nė Izrael, origjinat e tė cilit janė nga kohėrat e lashta, nga ditėt e pėrjetėsisė".
3 Prandaj ai do t'i braktisė deri nė kohėn nė tė cilėn ajo qė duhet tė pjellė ka pėr tė pjellur; atėherė kusuri i vėllezėrve tė saj do t'u kthehet bijve tė Izraelit.
4 Ai do tė mbetet pėr tė kullotur kopenė e tij me pushtetin e Zotit, nė madhėrinė e emrit tė Zotit, Perėndisė sė tij. Dhe ata do tė banojnė tė sigurt, sepse atėherė ai do tė jetė i madh deri nė skajet e tokės.
Hebrejve 1:1-12 (Psalltėsi i Orės sė Parė)
1 Perėndia, mbasi u foli sė lashti shumė herė dhe nė shumė mėnyra etėrve me anė tė profetėve,
2 sė fundi, kėto ditė na ka folur me anė tė Birit, tė cilin e bėri trashėgimtar tė tė gjitha gjėrave, me anė tė tė cilit e krijoi dhe gjithėsinė.
3 Ai, duke qenė shkėlqimi i lavdisė sė tij dhe vula e qenies sė tij dhe duke i mbajtur tė gjitha me fjalėn e fuqisė sė tij, mbasi e bėri vetė pastrimin nga mėkatet tona, u ul nė tė djathtėn e Madhėrisė nė vendet e larta,
4 edhe u bė aq mė i lartė nga engjėjt, sa mė tė madhėrueshėm se ata ėshtė emri qė ai e trashėgoi.
5 Sepse cilit nga engjėjt i tha ndonjė herė: ''Ti je Biri im, sot mė je lindur''? Edhe pėrsėri: ''Unė do t'i jem Atė, dhe ai do tė mė jetė Bir''?
6 Dhe akoma, kur ta shtjerė tė Parėlindurin nė botė, thotė: ''Le ta adhurojnė tė gjithė engjėjt e Perėndisė''.
7 Kurse pėr engjėjt thotė: ''Engjėjt e vet ai i bėn erėra, dhe shėrbenjėsit e tij flakė zjarri'';
8 ndėrsa pėr tė Birin thotė: ''Froni yt, o Perėndi ėshtė nė shekuj tė shekujve; skeptri i mbretėrisė sate ėshtė skeptėr drejtėsie.
9 E ke dashur drejtėsinė dhe e ke urryer paudhėsinė; prandaj Perėndia, Perėndia yt, tė vajosi me vaj gėzimi pėrmbi shokėt e tu''.
10 Edhe: ''Ti, o Perėndi, nė krye themelove tokėn dhe qiejt janė vepėr e duarve tė tu.
11 Ata do tė prishen, por ti mbetesh; edhe tė gjithė do tė vjetrohen si rrobė,
12 dhe ti do t'i mbėshtjellėsh si njė mantel edhe do tė ndėrrohen; por ti je po ai, dhe vitet e tua nuk do tė shteren kurrė''.
Mateu 1:18-25 (Ungjilli i Orės sė Parė)
18 Tani lindja e Jisu Krishtit ndodhi nė kėtė mėnyrė: Maria, nėna e tij, i ishte premtuar Josifit, por para se tė fillonin tė rrinin bashkė, mbeti shtatzėnė nga Frymėn e Shenjtė.
19 Atėherė Josifi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtė dhe nuk donte ta poshtėronte botėrisht, vendosi ta linte fshehtas.
20 Por, ndėrsa bluante me vete kėto ēėshtje, ja qė iu shfaq nė ėndėrr njė engjell i Zotit dhe i tha: ''Josif, bir i Davidit, mos ki frikė ta marrėsh me vete Marinė si gruan tėnde, sepse ē'ėshtė ngjizur nė tė ėshtė vepėr e Frymės sė Shenjtė.
21 Dhe ajo do tė lindė njė djalė dhe ti do t'i vėsh emrin Jisu, sepse ai do tė shpėtojė popullin e tij nga mėkatet e tyre''.
22 E gjithė kjo ndodhi qė tė pėrmbushej fjala e Zotit, e thėnė me anė tė profetit qė thotė:
23 ''Ja, virgjėresha do tė mbetet shtatzėnė dhe do tė lindė njė djalė, tė cilit do t'i venė emrin Emanuel, qė do tė thotė: "Zoti me ne"''.
24 Dhe Josifi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siē e kishte urdhėruar engjėlli i Zotit dhe e mori pranė vetės gruan e tij;
25 por ai nuk e njohu, derisa ajo lindi djalin e saj tė parėlindur, tė cilit ia vuri emrin Jisu.
Krijoni Kontakt