Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1

    Tundja e kokës në muzikën ‘Heavy Metall’, rrezikon ndrydhjen e qafës

    Mjekëtërcimi me këtë muzikë krijon ndjesinë e një elektro-shoku
    Rrezik: “Tundja e kokës tek ‘Metallicat’,’Motorhead’ ose ‘Megadeath’ mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj. Ky konkluzion u nxor nga një studim i publikuar ditën e enjte, ku fansat e Heavy Metall gjatë eventeve të ndryshme muzikore, fillojnë të tundin kokën lart e poshtë, duke krijuar formën e elikës së helikopterit. Me një ritëm mjaft energjik dhe agresiv. Declan Patton dhe Andrew McIntosh, anëtarë të universitetit New South Wales në Sydney, për fushën e shkencës së sigurisë dhe rrezikut, morën pjesë në vëzhgimin e teknikave të tundjes së kokës gjatë koncerteve të Hard Rock dhe Heavy Metall. Ata u morën me krijimin e një analize biomjeksore dhe nxorën si përfundim modelin teorik të tundjes së kokës. Në studimin e tyre të publikuar nga gazeta mjekësore britanike,palët u shprehen në lidhje me këtë fenomen duke treguar se këto teknika kaq të shpejta të tundjes së kokës,të krijojnë ndjesinë e një elektro-shoku. Ritmi tipik i Death Metall i përbërë nga 146 rrahje në minutë madje edhe më shpejt kombinohet me tundjen e kokës prej 45 gradësh duke shkaktuar marrje mendsh dhe dhimbje qafe. Me një tempo më të shpejt dhe gradë më të lartë është e sigurt që mund të ekzistojnë dëmtime serioze traumatike në tru. Gazetari u shpreh në mënyrë ironike për rreziqet shëndetësor që mund të vijnë nga Thrash Metall,duke theksuar që në vitin 2005 doktorët besuan se Terry Balsamo,kitarist i grupit Evanascence, pësoi një goditje në tru nga tundja tejet e shpejt e kokës. Si mund të zgjidhet ky problem? Patton dhe McIntosh në mënyrë qesharake iu përgjigjën pyetjes duke thënë:”Fansat e metallit mund të veshin një qafore gjatë tundjes së kokës,ose të ndalojnë së dëgjuari këngëtarë si Celine Dion, Michael Bolton,Enya,Richard Clyderman. Për fansat që preferojnë të dëgjojnë këtë muzikë dhe të vazhdojnë të vjellin,gazeta ofron një shembull mjaft praktik. Në saj të modelit teorik të tundjes së kokës këshillohet tundja e kokës gjatë “I wanna be Sedated”të grupit Reamon,rreth 164 rrahje për minutë. Sugjerohet që koka të jetë në një pozicion prej 45 gradësh. Por statistikat nuk janë kaq rezultative, pasi në realitet kjo këngë kërcehet me rreth 75 gradë, e cila përbën shkallën e parë të rrezikut të dhimbjes së qafës.

  2. #2
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Shume interesant ky artikull.

    Ne fakt eshte e vertete qe tundja e kokes eshte nje simbolike per fansat e rrymave muzikore "Metal".
    Cilido qe ka pasur rastin te marre pjese ne ndonje koncert te kesaj kategorie, e ka pasur te pamundur qe te mos perfshihet ne ritmin dhe atmosferen e krijuar.
    Tundja e kokes apo rrotullimi i saj, jep efekte te menjehershme tek fillestaret. Kjo nuk do te thote qe ata te cilet jane mesuar nuk pesojne kontraktime apo marrje mendsh.

    Gjithsesi, do te shtoja se individe te cilet kane probleme shendetesore (tension, probleme me zemren, etj) eshte e keshillueshme qe te shmangin tundjen e kokes.
    Per te tjeret, nese tundja e kokes behet lehtesisht sa per te ndjekur ritmin, jam i mendimit se nuk shkakton probleme.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    "Nje e di se Ky Lloj Muzike nuk eshte i Dedikuar per Njerez"

    "Eshte interesante sa ata e bejne kete lloj Muzike zakonisht perfundojn jeten nga dozat e renda te droges dhe at qe ne rini."

    Te Jesh i Pasionuar ndaj kesaj Muzike ,Eshte e Pamundur te mos Jesh edhe i Droguar NjeKohesisht"
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #4
    life is a flower Maska e maryp
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    "Nje e di se Ky Lloj Muzike nuk eshte i Dedikuar per Njerez"

    "Eshte interesante sa ata e bejne kete lloj Muzike zakonisht perfundojn jeten nga dozat e renda te droges dhe at qe ne rini."

    Te Jesh i Pasionuar ndaj kesaj Muzike ,Eshte e Pamundur te mos Jesh edhe i Droguar NjeKohesisht"
    Ku e bazon kete qe thua??? e ke nga eksperienca personale???? sepse mua kjo lloj muzike me pelqen dhe e degjoj shume shpesh por drogen nuk e kam provuar ndonjehere e as kam deshire ta provoj, e keshtu si une shume njerez qe njoh personalisht...
    nuk kuptoj cfare te jep te drejten te gjykosh kedo dhe gjithcka...
    NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    ..jo mor burr un si mos ta tundin qdo dit koken , se llogariti veten qe ekzistoj ..qka do le te thojn mjeket , un kur tundi koken ndjej freski , (refresh)..(adrenalina rritet per 100%) mbushesh per plot energji , thjesht osht kreatim , argetim , knaqesi , i mjer ai qe nuk e ka provu edhe sedin se qka eshte me ndegju heavy metal edhe mu knaq .

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    "Nje e di se Ky Lloj Muzike nuk eshte i Dedikuar per Njerez"

    "Eshte interesante sa ata e bejne kete lloj Muzike zakonisht perfundojn jeten nga dozat e renda te droges dhe at qe ne rini."

    Te Jesh i Pasionuar ndaj kesaj Muzike ,Eshte e [COLOR=Pamundur te mos Jesh edhe i Droguar NjeKohesisht"[/COLOR]

    ..shum e pa vertet kjo qe ke then ti , mos bej ksi postime se nuk je ne kohen e iriqit , e as ne kohen e gurit .

    un qe 10 vite ndegjoj rock /metal ,edhe Kurr asnjiher skam pi , e as qqe me shkon mendja te pi.
    ato qe i thua ti jan fjal te shitorev , qajtorev.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Citim Postuar më parë nga Hard_Style Lexo Postimin
    ..shum e pa vertet kjo qe ke then ti , mos bej ksi postime se nuk je ne kohen e iriqit , e as ne kohen e gurit .

    un qe 10 vite ndegjoj rock /metal ,edhe Kurr asnjiher skam pi , e as qqe me shkon mendja te pi.
    ato qe i thua ti jan fjal te shitorev , qajtorev.
    Ajo qe thot fisniku eshte e vertet, ti i pasionuar pas kesaj muzike mund te mos pelqej, por te gjith ata qe kan kendu ket lloj muzike kan perfundu turperisht, kujtoje vdekjen e J.Morisonn dhe meson shum prej kesaj vdekje. Kjo muzik eshte vet drog, vetem shikoje se si jan te mpir keta persona kur e degjojne kete muzik ose kur prezentojne ne koncerte te tilla. Kjo muzik eshte muzik e djallit dhe shenja qe kan pra me gishtin e vogel dhe ate tregues eshte simbol satanist qe tregojne se jan adhurues te djallit.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Ajo qe thot fisniku eshte e vertet, ti i pasionuar pas kesaj muzike mund te mos pelqej, por te gjith ata qe kan kendu ket lloj muzike kan perfundu turperisht, kujtoje vdekjen e J.Morisonn dhe meson shum prej kesaj vdekje. Kjo muzik eshte vet drog, vetem shikoje se si jan te mpir keta persona kur e degjojne kete muzik ose kur prezentojne ne koncerte te tilla. Kjo muzik eshte muzik e djallit dhe shenja qe kan pra me gishtin e vogel dhe ate tregues eshte simbol satanist qe tregojne se jan adhurues te djallit.
    e pra ku qendron e verteta , un me shoket e mi ndegjojm metal qdo dit edhe nuk pijm drog (bile un as cigaren nuk e pij ) te rralla jan to dit vikendi qe pijn nga pak alkool .
    - por mos i merrni gjerat (kallap) kush ndegjon rock -metal - pijn drog drogohen , hahahahah ,,,shum mentalitet i ult i shqiptarve , un kam ndegju raste qe fansat e muzikes tallava pijn drog n'maximum...qe pra qfar gjesti me muzik tallava ..hhahahaha ,
    te gjitha rrymat e muzikav mund te kenn fansa qe perdorin drog alkool .
    nuk ben te bazoheni ashtu ne keto sekte se eshte turp .

  9. #9
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Citim Postuar më parë nga altruisti_ek84 Lexo Postimin
    Ajo qe thot fisniku eshte e vertet, ti i pasionuar pas kesaj muzike mund te mos pelqej, por te gjith ata qe kan kendu ket lloj muzike kan perfundu turperisht, kujtoje vdekjen e J.Morisonn dhe meson shum prej kesaj vdekje. Kjo muzik eshte vet drog, vetem shikoje se si jan te mpir keta persona kur e degjojne kete muzik ose kur prezentojne ne koncerte te tilla. Kjo muzik eshte muzik e djallit dhe shenja qe kan pra me gishtin e vogel dhe ate tregues eshte simbol satanist qe tregojne se jan adhurues te djallit.
    Pike se pari muzika e The Doors ku bente pjese dhe Jim Morrison nuk bente pjese ne asnje lloj rryme "Metal".
    Duhet te njohesh mire rrymat muzikore e me pas te fillosh nga paragjykimet.

    Se dyti, si ne mjaft fusha te jetes edhe ne muzike ka mjaft banda muzikore qe levrojne muzike "Metal" dhe i kendojne dashurise dhe jetes. Vargjet e tyre jane mjaft interesante dhe te goditura. Sikunder ka dhe banda te tjera anetaret e te cilave mund te jene te krishtere, musliman, ateist apo edhe satanist.

    Pra çdo gje i ka te dyja faqet e medaljes.
    Pastaj fenomeni per te cilin po flasim s'ka shume lidhje me individe te caktuar apo banda te caktuara.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  10. #10
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Kjo rryma muzikore eshte shum kot. Sme ka pelqy asnjeher.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •