Shaqiri kërcënohet me rikthimin e UÇK-së



Nëse nuk ndërpriten bastisjet dhe arrestimet do ta riortganizojë UÇK-në për ta mbrojtur populllin thotë ish komandanti Xhezair Shaqiri.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Xhezair Shaqiri-Hoxha ka deklaruar sot për ALSAT se nëse faktori politik shqiptar në Qeveri Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e ngre zërin për të ndërprerë aksionet e policisë, do të urdhërojë riorganizimin e UÇK-së për të mbrojtur popullin shqiptar, I cili gjatë periudhës së fundit është bërë cak I bastisjeve dhe arrestimeve të njëpasnjëshme.

"Përgjegjësia më e madhe bjen tek subjekti politik shqiptarë, te njena apo tjetra apo sot tek BDI-ja sot që është në Qeveri, më së paku duhet të bëje atë, ose le ti përkrah këto aksione të sllavo-maqedonëve ndaj shqiptarëve ose le të distancohet le të thoje mirë, ne nuk jemi të pzetur për këtë aksion edhe distancohemi nga kjo dhe nuk mund të lejohen këto gjëra. Nga partneri I koalicioni shqiptarë heshtin shuajnë dhe ruajn kolltuqet. Nuk e dij se cka presin kur për një natë 200 e disa familje në Shkup e Kumanovë, malltretohen fizikisht, gra, fëmijë dhe pleq", thotë ish komandati I UCK-së, Xhezair Shaqiri-Hoxha.

Sipas Xhezair Shqirit, bastisjet dhe arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së kanë indinjuar të gjithë ish-ushtarët dhe mbarë popullin shqiptar. Prandaj ne kemi reaguar ashpër ndaj Qeverisë dhe dyshes Nikolla Gruevski dhe Sashi Mijallkov-drejtorit të drejtorisë për zbulim dhe kundër zbulim. Kërkojmë që të ndërpresin sulmet e këtillala, meqë kanë tejkaluar vijën e kuqe të durimit të popullit shqiptarë.

"Ka disa intelektual disa parti që ngrisin një gjysmë zëri në këtë drejtim,komiteti ndërkombëtar besoj se e bënë atë të veten për tu jë thënë Gruevskit dhe Sasho Mijalkovit drejtorit të DBK-së mos se nuk bënë kështu. Ne kemi metodat e mbrojtjes tona dhe padyshim dhe pa hezitim mund të them lirisht se kemi aq kapacitet q ëish UCK-ja të riorganizohet dhe të vetëmbrohet dhe këtu nuk na jetë faji ne, fajin do ta ketë VMRO-DPMNE-ja, Nikolla Gruevski, Jankullovska dhe Sasho Mijallkovi drejtor I DBK-së", shton Shaqiri.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Xhezair Shaqiri-Hoxha tre vite me radhë po qëndron në Tanushë për shkak të një fletëarresti të gjykatës për vepër të kryer penale pas konfliktit të vitit 2001, për të cilën ai deklarohet se është i pafajshëm.
Valmir Kuçi