Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

    Topalli: Turqia mike e madhe e Shqipërisë

    Investimet direkte turke kanë shënuar gjatë këtyre viteve të fundit një shifër rekord prej 860 milion euro nga 135 milion euro që kanë qenë në 2005.

    E mërkurë, 24 Dhjetor 2008 16:05

    "Ashtu siç ju premtova gjatë vizitës tuaj në Turqi një vit më parë, Turqia njohu Kosovën, ratifikuam protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe iu përgjigja ftesës tuaj për këtë vizitë zyrtare në Tiranë". Me këto fjalë Kryetari i Asamblesë së madhe Kombëtare të Turqisë, Koksal Toptan ju drejtua Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli në takimin e zhvilluar sot në selinë e Kuvendit të Shqipërisë.

    Përpara takimit të dy delegacioneve, z. Koksal Toptan dhe znj. Jozefina Topalli zhvilluan një takim të shkurtër kokë më kokë pa praninë e medies dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit.

    Më tej, në takimin mes dy homologëve dhe delegacioneve reciproke, deputetët e Turqisë thanë se ndihen si në shtëpinë e tyre në Tiranë, ashtu sikurse ndihen edhe qytetarët me origjinë shqiptare në Turqi.

    Një tregues shumë domethënës është se grupi parlamentar i miqësisë Turqi-Shqipëri ka 360 deputetë nga 540 deputetë që ka Asambleja e Turqisë, vend i cili është shumë influent dhe renditet ndër të parët për potencialin ushtarak në NATO.

    Duke vlerësuar si shumë thelbësor rolin pozitiv të Shqipërisë në paqen dhe stabilitetin rajonal, z. Toptan tha se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një kontribut shumë i rëndësishëm jo vetëm për rajonin por edhe për paqen në kuptim më të gjerë.

    Toptan: "Ne e dimë se Shqipëria ka ecur shumë përpara ka bërë reforma të mëdha dhe reflekton stabilitet të fortë politik dhe ekonomik. Për të gjithë këtë progres Shqipëria meriton të jetë anëtare me të drejta të plota në NATO. Po ashtu besojmë se shumë shpejt ju do të jeni anëtarë të Bashkimit Evropian."

    Kryetarja e Kuvendit, duke rikujtuar vizitën e saj në Turqi dhe takimet me personalitetet më të larta të shtetit , tha se e kujton atë si një pritje shumë të përzemërt dhe të një miqësie të sinqertë.

    Biseda në takim, u ndal gjerësisht edhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

    Investimet direkte turke kanë shënuar gjatë këtyre viteve të fundit një shifër rekord prej 860 milion euro nga 135 milion euro që kanë qenë në 2005.

    Shqipëria ka nënshkruar gjatë 18 viteve rreth 125 marrëveshje me turqinë, numri më i madh i marreveshjeve dy palëshe të nënshkruara.

    "Ky numër i madh marrëveshjesh, tha Kryetarja e Kuvendit, është një bazë shumë e fortë ligjore që ne të rrisim bashkëpunimin ekonomik edhe më tej.

    Investimet turke, vijoi ajo, janë prezent në Shqipëri, si Enka e cila në bashkëpinim me kompaninë amerikanë Bectel po investojnë në projektin më gjigand të infrastrukturës sonë por edhe rajonale, rrugën Durrës-Kukës. Po ashtu Albtelekom po ecën shumë mirë pas privatizimit nga biznesi turk.

    Z. Topatan tha se do të ftojë të gjithë investitorët turq të vijnë në Shqipëri, ku investimet e tyre do të jenë të sigurta dhe të besuara. Ai tha se me interes për investimet turke janë sektorët e energjisë dhe turizmit parë faktin se potencialet turistike në Shqipëri janë shumë të mëdha.

    Bashkëbiseduesit u fokusuan edhe në shfrytësimin e të gjitha mundësive për të intensifikuar bashkpunimin parlamentar me shkëmbime vizitash të grupeve të deputetëve por edhe stafeve të administratës. (INA)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  2. #2
    Turqia eshte mike e Shqiperise dhe kjo eshte e qarte. Por nuk eshte e thene qe ta kesh mike dhe te mos ta kritikosh.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015

    mire e mire e ke ti

    turqia eshte mike e jona kjo eshte e vertet .pse mos te jete mike shqiptaret mysliman i dhan dore te forte turqve qe ajo te sundonte ne rehati per pesqind vjet .pse mos te jet mike e jona kure shqiptaret mysliman ose disa prej tye nuk donin shkeputje nga turqia ne vitet e rilindjes ;pse mos te jet mike kure vete turqin e kan qeverisur shqiptaret se fundmi ataturk ciller demirel etj;pse mos te jete mike ku veprat me te medha ne turqi jan realizuar nga arkitekt shqiptar,po me mire akoma do kishte qen qe ne turqi si gjuhe e dyte zyrtare te ishte shqipja .turqit na duan se ata e din se kush jemi per kete dhe islamizuan me se shumeti ne shqiperi per ti ber per vete;une besoj se sot e kemi nje aleate te fort ne ceshtjet tona kombtare po jo se i behet von shume per ne po sepse ne rradhe t e qeveris dhe shtetit turk ka nje numer te madh personalitete me origjin shqiptare dhe e dyte se armiqt e tyre jan dhe tanet persa i perket ballkanit; ata nuk na duan po kan interes ashtu si ne nuk i dum po kemi interes .

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar më parë nga sulioti Lexo Postimin

    Ne mund te kemi interes te Turqia, kurse Turqia te ne ska interes aspak. Turqia na perkrah thjesht sepse e ndajm te njejten fe, dhe kjo eshte ajo qe na bashkon.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Shyqyr qe e kemi mike tani se kemi greker, serbe, italiane rreth e rrotull
    Po ne te kaluaren ama placke tregu na kane bere , sduhet harruar, prej tyre iku cameria, novi pazari, thesalia vllehe etj
    Hajt me do zoti vene gjerat ne vend e ishalla jemi gjalle ti shohim me syte tane Shqiperine e ilireve

  6. #6
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Ne mund te kemi interes te Turqia, kurse Turqia te ne ska interes aspak. Turqia na perkrah thjesht sepse e ndajm te njejten fe, dhe kjo eshte ajo qe na bashkon.
    Pse mer qylyf pranej na ndihmon Turqia ne se i plasi per fene e?Pse s na ndihmoi ne 1912 meqe kishin te njejten fe?Po Arabia pse spo te njeh qe ke te njejten fe?Po SHBA-ja pse te ndihmoi se ke fene e arabit e?

    Tema ka arsye te qarta fetare.Shikojeni nga kush eshte hapur,qe tek tema e shtypit vetem per gjera te tilla vjen e poston.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga celyy Lexo Postimin
    Ne mund te kemi interes te Turqia, kurse Turqia te ne ska interes aspak. Turqia na perkrah thjesht sepse e ndajm te njejten fe, dhe kjo eshte ajo qe na bashkon.
    Ja dhe kulmi i naivitetit
    Se Albtelecomin psh, te vetmin operator te telefonise fikse, Turqia e mori pa interes fare, thjesht donte ti bente bamiresi vellezerve te se njejtes fe. Madje sinjalin telefonik po ua jep falas.

  8. #8
    Syrigana Maska e Kujtim Demiri
    Anëtarësuar
    04-12-2007
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    150
    sot une po flas prej Kosove (shtet fqinje i Shqiperise) e po te mos kishte qene turku dhe budallallaku jone une isha duke fol prej Shqiperie...
    1.asgjë nuk ndodhë rastësisht
    2.çdo rast ka lidhje me një tjetër
    3.asgjë nuk është ashtu siç duket

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015

    hape mendjen dhe mendo pak para se te flasesh

    Citim Postuar më parë nga celyy Lexo Postimin
    Ne mund te kemi interes te Turqia, kurse Turqia te ne ska interes aspak. Turqia na perkrah thjesht sepse e ndajm te njejten fe, dhe kjo eshte ajo qe na bashkon.
    care feje mo ku jan nje fe me ne ato care thua ti shqiperia me shume ka ateist .po thjeshte eshte ajo qe thash kan armiq te perbashket kjo eshte ajo qe i lidh jo se te duan ty se je vellau i tyre po se duan te perdorin dhe ty kure te ken nevoj dhe ti si vellau i tyre do shkosh per ta e kupton se ku qendron problemi pra dhe nje here armiku i perbashket eeeee

  10. #10
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar më parë nga celyy Lexo Postimin
    Ne mund te kemi interes te Turqia, kurse Turqia te ne ska interes aspak. Turqia na perkrah thjesht sepse e ndajm te njejten fe, dhe kjo eshte ajo qe na bashkon.
    Une (dhe qindra mije te tjere), nuk di te ndaj ndonje fe me turkun.
    Nga gjith keto komente ketu, nje vleresoj vecanerisht, ate te Kujtim Demirit.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Incidenti i Korfuzit - 22 tetor 1946
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-06-2011, 08:32
  3. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •