
Postuar mė parė nga
Tirana_Observer
Nė tregun botėror nafta arrin 54,60 USD/fuēi
E Martė, 23 Dhjetor, 2008
Ngritja e vlerės sė dollarit ka ndikuar qė prej 3 ditėsh nė shtrenjtimin e ēmimit tė naftės nė tregun ndėrkombėtar. Kjo situatė pritet tė reflektohet edhe nė tregun vendas. Nė tregun botėror, ēmimi i naftės ėshtė rritur rreth 5 pėr qind, ku njė fuēi naftė kushton 54,60 dollarė. Por, sekretari i pėrgjithshėm i Shoqatės sė Hidrokarbureve, Viktor Nushi, shprehet se luhatja e ēmimeve botėrore nuk ėshtė vėnė re ende nė Shqipėri. Sipas tij, importuesit e karburanteve po operojnė me ēmimet e mėparshme, duke mos lėvizur aspak nivelet aktuale tė ēmimit.
Tregu vendas
Pėr ditėt nė vazhdim, situata e ēmimit tė naftės nuk parashikohet qė tė jetė e qetė. Rritja e vlerės sė dollarit ka nisur tashmė tė japė efektet nė tė gjitha tregjet ndėrkombėtare, dukuri qė nuk do t'i shpėtojė as Shqipėria. Nushi shpjegon se, nėse do tė vazhdojė rritja e vlerės sė monedhės amerikane, importuesit do tė reagojnė me rritjen e ēmimit tė naftės, pasi kjo pėrcaktohet nga luhatjet e bursave. Ndėrkohė, Nushi konfirmon se nė tė tilla situata fitimet e importuesve kanė mbetur tė njėjta, pasi ato nuk kanė abuzuar me ēmimin e naftės, e cila ka kaluar doganėn. Sipas tij, edhe gjatė periudhave tė krizave fitimet e tregtarėve tė naftės kanė qenė tė njėjta, pasi ata nuk kanė abuzuar me ēmimet e tregut. Nė tregun vendas 1 litėr naftė D1 tregtohet me 102 lekė, ndėrsa 1 litėr naftė D2 shitet me 95-97 lekė.
Tregu botėror
Menjėherė pas rritjes sė vlerės sė monedhės amerikane dhe dobėsimit tė monedhės evropiane, njė fuēi naftė bruto nė tregjet ndėrkombėtare, dje ėshtė shitur me 54,60 dollarė. Brenda tri ditėsh, ēmimi i naftės ėshtė rritur me rreth 4 dollarė pėr fuēi. Sipas agjencive tė huaja, edhe nė ditėt nė vazhdim pritet tė ketė njė rritje tė ēmimit tė naftės, i cili parashikohet qė tė arrijė nė vlerat qė kishte nė fillim tė kėtij viti. Njė ndėr faktorėt qė po ndikon nė rritjen e ēmimit tė naftės ėshtė edhe frika qė kėrkesat tė jenė mė tė larta sesa ofertat. Presidenti i Bankės Qendrore Evropiane, Zhan-Klod Trichet, ka qetėsuar operatorėt nė tregjet monetare ndėrkombėtare, duke theksuar se bashkimi ekonomik dhe monetar nuk ka pse tė vihet nė diskutim. Megjithatė, tregjet valutore reaguan menjėherė negativisht pas deklaratės sė papritur tė ministrit italian tė Ēėshtjeve Sociale, Roberto Maroni, i cili hodhi propozimin se Italia mund tė adoptojė pėrsėri monedhėn e vjetėr kombėtare, liretėn, ashtu sikurse Britaninė e Madhe nuk e pengon mbajtja e paundit nė vend tė euros, qė tė jetė njė anėtare aktive e Bashkimit Evropian.
Krijoni Kontakt