Statuti i PD-sė nuk pėrcakton kritere pėr kandidatėt pėr kryetar dege
Pėr tė qenė kandidat pėr kryetar tė njė dege tė Partisė Demokratike nuk ka kritere tė pėrcaktuara qartė. Nė statutin e PD-sė, njohur ndryshe si Kushtetuta e organizimit dhe funksionimit tė kėsaj force politike, nuk sanksionohen kriteret qė duhet tė plotėsojnė kandidatėt pėr tė qenė kryetar tė njė dege. Kėshtu ėshtė disi nė mjegull mėnyra e pėrcaktimit se ēfarė vetish apo cilėsish duhet tė ketė njė person, sigurisht anėtar i PD-sė, pėr tė marrė nė duar drejtimin e degės mė tė madhe e tė rėndėsishme, atė tė Tiranės. Dega e PD-sė sė kryeqytetit vlerėsohet si vendimtare nė zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare qė do tė zhvillohen vitin e ardhshėm, pėr nga numri i madh i deputetėve qė dalin. Kandidaturat e propozuara apo tė vetėshpallura i dėrgohen kryesisė qendrore tė PD-sė, e cila mė pas bėn vlerėsimet e saj. Kjo saktėsohet nė nenin 27 tė statutit tė kėsaj force politike. Sipas kėtij neni, kryetari i degės zgjidhet nga mbledhja e pėrbashkėt e kryesive tė seksioneve mes kandidaturave tė propozuara nga kryesia e PD-sė. Kandidaturat e dala pėr kryetar tė degės i nėnshtrohen njė diskutimi dhe vlerėsimi nga kryesia qendrore e partisė, e cila formulon pėrfundimisht propozimet pėr kandidaturat. PD ėshtė pėrfshirė nė fazėn kryesore tė ristrukturimit tė saj, qė ka nisur prej shumė muajsh. Procesi i propozimeve pėr kandidatė tė degės sė PD-sė sė Tiranės, por edhe pėr degėt e tjera pritet tė pėrfundojė nė fillim tė vitit tė ardhshėm. Megjithėse ende nuk mund tė flitet pėr njė hapje zyrtare tė garės pėr drejtues tė degėve nė rang qarku nė partinė mė tė madhe tė koalicionit tė djathtė, procesi i propozimeve tė kandidaturave apo i vetėshpalljes sė tyre ka nisur. Deri mė tani janė shpallur katėr kandidatura. Besnik Mustafaj, Gjergj Bojaxhi, Edi Paloka dhe Lajla Pėrnaska janė emrat e parė qė kanė dalė si kandidatė pėr kreun e PD-sė sė Tiranės. Gjithsesi nuk mund tė thuhet se kėto janė kandidaturat e vetme, pasi ka ende kohė pėr tė dalė kandidatura tė tjera, nga propozimet qė mund tė vijnė nga seksionet e PD-sė. Pak muaj mė parė PD vendosi ngritjen e 12 grupeve tė punės (njė pėr secilin qark) qė do tė merren me organizimin e strukturave dhe pėrgatitjen e tyre pėr zgjedhjet e ardhshme. Nė kėto grupe pune janė pėrfshirė anėtarė tė kryesisė dhe Kėshillit Kombėtar, deputetė si dhe drejtues tė degėve tė PD-sė. Ēdo grup pune pėrbėhet nga sė paku 10 anėtarė, ndėrsa nė krye tė tij aktualisht ėshtė nga njė anėtar kryesie. Grupet e punės tė ngritura prej mė shumė se tre muajsh do tė synojnė riorganizimin e strukturave partiake nė bazė tė sistemit tė ri zgjedhor, njė praktikė kjo e ndryshme nga ajo me tė cilėn pėr mė shumė se 10 vjet ka funksionuar PD-ja.
Kryetari i degės
Statuti i PD-sė sanksionin se kryetari i degės zgjidhet nga mbledhja e pėrbashkėt e kryesive tė nėndegėve mes kandidaturave tė propozuara nga kryesia qendrore e partisė. Sipas nenit 27 tė statutit, kandidaturat e dala pėr kryetar tė degės i nėnshtrohen njė diskutimi dhe vlerėsimi nga kryesia qendrore e partisė, e cila formulon pėrfundimisht propozimet pėr kandidaturat. “Kryetari i degės pėrfaqėson anėtarėsinė e partisė nė territorin pėrkatės. Ai thėrret dhe drejton mbledhjet e kryesisė, fikson rendin e ditės nė bashkėpunim me sekretarin pėrkatės. Ai organizon funksionimin normal tė kryesisė dhe pėrgjigjet pėr zbatimin e vendimeve dhe orientimeve tė saj”, thuhet nė statut.
Vendimi i kryesise sė PD-sė
Nė fillim tė muajit tė kaluar kryesia e Partisė Demokratike ka vendosur qė faza pėrfundimtare e riorganizimit tė brendshėm tė bėhet sipas sistemit proporcional rajonal. Vendimi ėshtė nė kuadrin e riorganizimit tė PD-sė. Forumi mė i lartė drejtues i PD-sė ka vendosur ndryshimet organizative, sipas tė cilit rrėzohen nėndegėt e partisė si strukturė, pasi me sistemin e ri zgjedhor qė do tė aplikohet nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ato dalin jashtė funksionimit. Sipas udhėzimit, shkrirja e nėndegėve pasohet me formimin e njė dege tė vetme nė rreth dhe nė ēdo qark do tė ketė njė komitet drejtues, i cili do tė drejtohet nga njė anėtar i kryesisė sė pėrgjithshme tė PD-sė.
Besnik Mustafaj, kandidati i vetėshpallur
Deputeti Besnik Mustafaj ka qenė i pari qė ka vetėshpallur kandidaturėn pėr kryetar tė degės sė Partisė Demokratike nė Tiranė. Ai ėshtė zgjedhur deputet nė zonėn zgjedhore numėr 32 tė Tiranės, nė zgjedhjet e fundit parlamentare tė korrikut 2005. Mustafaj ka qenė ministėr i Punėve tė Jashtme deri nė prill 2007. Kandidati pėr tė drejtuar demokratėt e kryeqytetit ka pasur njė raport shumė tė ngushtė me liderin historik tė PD-sė, Kryeministrin Sali Berisha. Por gjatė kohėve tė fundit marrėdhėniet e tyre janė ftohur ndjeshėm. Nė momentin kur shpalli kandidaturėn pėr kryetar tė degės Mustafaj tha se nuk ka marrė kontakte me lidershipin e partisė pėr kėtė hap, por se ėshtė konsultuar vetėm me statutin e partisė. Sipas tij, statuti ia lejonte tė shpallte kandidaturėn.
Gjergj Bojaxhi kandidati dytė
Kryetari i Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare, Gjergj Bojaxhi, ėshtė i dyti qė ka shpallur kandidaturėn pėr tė fituar postin e kreut tė degės mė tė madhe lokale tė PD-sė, atė tė kryeqytetit. Bojaxhi ėshtė vlerėsuar si njė nga administratorėt mė tė mirė tė qeverisjes sė Partisė Demokratike. Bojaxhi ka gėzuar postin e zėvendėsministrit tė Energjetikės. Mė pas ai u emėrua nė krye tė KESH-it, i vlerėsuar si administrator i mirė. Ai ka deklaruar se nė punėn e tij si drejtor i KESH-it objektiv ka edhe eliminimin e lidhjeve tė paligjshme. Gjithashtu Bojaxhi ėshtė anėtar i Kėshillit Bashkiak tė Tiranės, duke bėrė pjesė nė grupin e kėshilltarėve demokratė. Ai ėshtė tepėr i angazhuar nė detyrat partiake dhe si pasojė kandidon pėr kreun e PD-sė sė Tiranės.
Edi Paloka pėr Tiranėn
Deputeti Edi Paloka kėrkon tė marrė nė duart e tij drejtimin e demokratėve kryeqytetas. Paloka ėshtė zgjedhur deputet disa herė. Ai u bė pjesė e legjislaturės aktuale pasi fitoi nė zgjedhjet e pjesshme parlamentare nė zonėn zgjedhore numėr 31. Nga viti 1999 deri nė vitin 2005 ai ka qenė zėdhėnėsi i Partisė Demokratike. Paloka ka thėnė se do tė presė qė atė ta propozojnė seksionet e partisė pėr postin e kreut tė degės sė Tiranės. Pėr tė shumė e rėndėsishme ėshtė qė nė kėtė garė tė brendshme shumė e rėndėsishme ėshtė qė tė zbatohet statuti i PD-sė. Pėr Palokėn drejtimi i degės mė tė madhe nė rang vendi ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe, sidomos nė kėtė periudhė kur ka mbetur shumė pak kohė nga zhvillimi i zgjedhjeve tė pėrgjithshme parlamentare.
Lajla Pėrnaksa kandidate
Me profesion mjeke, Lajla Pėrnaksa, ėshtė e katėrta kandidaturė pėr kreun e degės sė Partisė Demokratike Tiranė. Nga viti 1995 deri nė 2005-n ajo ka qenė anėtare e Forumit tė Gruas sė Partisė Demokratike. Ajo ka fituar mandatin e deputetes nė koalicionin mes Partisė Demokratike dhe asaj Republikane. Gjatė kėtyre viteve ka dhėnė kontribut nė ēėshtjen e barazisė si dhe nė njė sėrė projektligjesh tė debatuara nė Kuvend. Pėrnaska ėshtė anėtare e Komisionit parlamentar pėr Politikėn e Jashtme dhe kryetare e Nėnkomisionit parlamentar pėr Ēėshtjen e tė Miturve dhe tė Barazisė Gjinore. Emri i Pėrnaskės ka dalė si propozim nga disa seksione tė PD-sė. Pėrnaska ėshtė gruaja e parė qė kandidon pėr postin e drejtimit tė degės sė Partisė Demokratike nė Tiranė.
Burimi
Krijoni Kontakt