Ne Maqedoni dalin disa gazeta:
Fakti, Lajmi dhe KOha ditore cila mendoni se prej ketyre gazetave eshte me e lexuar dhe me obejktive. Periudha e komunizmit ne Maqedoni kaloi tash mund ti shprehim mendimet lire.
Me intereson mendimi Juaj?
Ne Maqedoni dalin disa gazeta:
Fakti, Lajmi dhe KOha ditore cila mendoni se prej ketyre gazetave eshte me e lexuar dhe me obejktive. Periudha e komunizmit ne Maqedoni kaloi tash mund ti shprehim mendimet lire.
Me intereson mendimi Juaj?
Une per vete lexoj Faktin dhe Lajm.![]()
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Lajm dhe Koha Ditore per lajme te pergjithshme nga bota dhe regjioni, ndersa per lajme lokale lexoje me shume Fakti-n.
My silence doesn't mean I am gone!
KOha diore sot ishte kercenuar lexova nga kryetari i BDI-se Ali Ahmeti per nje shkrim humoristik. Mendoj se partite shqiptare kur jane ne pushtet gjithnje mediat u pengojne. Pse ndodh keshtu me ne nuk e kam te qarte, besomeni
a eshte publikuar ky shkrim diku? a mund ta kopjoni ta lexojme sepse degjova se ky far humori paska qene i pakripur rrespektivisht ka te beje me nje goditje te ulet ne nderin familjar te Ali Ahmetit. Nese eshte ashtu atehere kjo eshte nje deshtim klasik i "gazetareve" te Kohes Ditore ne Shkup e cila si brand i njohur njihet si gazete serioze e jo gazete e rruges.Ne kete kohe maca e kuca jane bere gazetare prandaj kemi nje situate te tille.
Une per vete tekstin se kam lexuar po nga shkrimet e sotme ne media qe komentonin kuptohet edhe Kohen ditore botimi per maqedoni kuptova se ka qene nje shkrim humoristik. tash per cka behetf jala nuk e di aq mire po per vete se kam lexu shkrimin. Nese dikush e ka shkrimin mire kishte qene ta postoje qe ta lexojme.
shendet te gjitheve
Une kam lexu faktin dhe kure isha pushim ne faqen kryesore kishin shtypur nje artikull nje fjale qe smerrej vesh i shkrova redaksisie i thash cfare do te thot kjo fjale nuk ishin te zotet te pergjigjen te ne ska gazetar as gja kot e hajne ate buke gazetar me bateria jane ato qe sdin shqip te shkrujne i perzine fjalet sllave me shqip etj etj.
Pike ne Zemer me ke Mbetur
Leter e hapur - Reagim, drejtuar Kohes Ditore-botimi per Maqedoni
( Ragim, drejtuar Kohes Ditore-botimi per Maqedoni)
Gazeta e perditshme “Koha Ditore” botimi per Maqedoni, ne numrin 363 te se henes, 26 shtator 2005, faqja 6, botoi nje shkrim me titull “Margaritaret e javes” te nenshkruar nga njefare Agron Habibi, ku shkruan (citim) :
“Fazli Veliu patriot, shkrimtar, poet dhe fotograf Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit po ua kendon kengen cka i ka thane Dema Kadrise. Vec se duam ta dime se a e ka halis . Ta kishte vetem per gazeta kollaj. Me pas me gjithe mend shtrohet pyetja a do te dergoje Alija nanen e vet ne te pame te daja d.m.th. te Fazlia. Pra nana e Alise do te ngele pa patur mundesi me ba te pame. Lusim njerezit e vullnetit te mire te hyjne ndermjetes p.sh. Ermira Mehmeti me sharmin e vet del ne krye kesaj pune.”
Pa marrur parasysh natyren e shkrimit qe autori ne fjale ka shkruajtur, me paragrafin e cituar dhe pjesen e nenvizuar, behet nje shkelje e neveritshme e normave elementare njerezore. Per aludimin e te pameve (mortit) autori ne fjale dhe redaksia duhet te japin sqarim. Asnje shoqeri ne bote, e sidomos ajo shqiptare me tradita dhe doke mijevjecare, nuk tallet dhe perdhoset me ndjenjat dhe respektin per njeriun, jeten dhe vdekjen.
Nga nga themelet e demokracise eshte liria e fjales, liria e mediumeve. Ne parimet baze te progamit te BDI-se thuhet qarte :
“Liria e shtypit dhe qarkullimi i papenguar i informatave jane elemente qenesore per nje shoqeri demokratike. BDI-ja zotohet qe te afirmoje informimin e lire, te pacensuruar dhe pa diktate politike.
BDI-ja angazhohet qe do te respektoje deri ne fund mendimin e lire, te drejten per te menduar ndryshe, te drejten per te kritikuar cdo shfaqje negative te cilitdo qofte individ apo institucion shteteror. Duhet lene hapesire mediave te lira dhe te pavarura ne rolin e tyre te mbikqyrjes dhe kritikes ndaj fenomeneve negative ne shoqeri dhe ne institucionet shteterore.”
Ketij parimi BDI-ja i eshte permbajtur ne teresi gjate tere periudhes te veprimit tone politik dhe qeveritar. Ne kemi pershendetur edhe nxitur mediat qe te luajne rolin e tyre si zbulues te fenomeneve negative ne shoqeri, si kritikues mbi veprimin tone si parti ne qeveri. Asnjehere nuk ka pasur dhe nuk do te kete presion apo cfaredolloj ndikimi mbi mediumet nga ana e Bashkimit Demokratik per Integrim. Per kete deshmitare jane qytetaret tane qe ne nje numer gazete ne gjuhen shqipe sot mund te hasin ne aq kritika dhe shkrime negative ndaj nesh sa nuk ka pasur ne te gjithe numrat e gazetave bashke, te dalura gjate qeverisjes se partive shqiptare para ne.
Nje parim tjeter i veprimit tone politik eshte ai i mos spekulimit dhe mos etiketimit. As ne kete rast, nuk spekulojme se kush, pse dhe me direktivat e kujt shkruan shkrime te tilla te “patrioteve te medhenj” me te cilat jane mbushur perplot gazetat tona . Vetem duam te theksojme se nje politike e tille redaktuese dhe dhenia e hapsires neper mediume cilitdo qofte, njerezve te pamoralshem dhe gjysem analfabet, ka sjellur ne nje situate te mjeruar ku tirazhi i mediumeve te shkruara ne gjuhen shqipe eshte katastrofalisht i vogel, ndersa besueshmeria e qytetareve ndaj mediumeve (ankete e “Fakti”-t, 26.09.2005, fq. 10) eshte vetem 10 per qind!
Deri me sot BDI nuk ka reaguar ndaj shume te pavertetave qe mediumet kane lansuar kunder nesh, shpesh duke u thirur gjoja ne “burime partiake” apo “burime qeveritare”. Sado qe te perpiqet ndokush te shtremberoje te verteten mbi punen tone, nje fjale e urte popullore thot “minareja nuk fshihet ne thes”. Punen tone e sheh dhe vlerson populli dhe ne i pergjigjemi vetem atij.
Me shkrimin e lartpermendur, konsiderojme qe “Koha Ditore”-botimi per Maqedoni ka shkelur pragun e tolerances tone dhe zyrtarisht njohtojme opinionin qe prej sot e tutje nderpresim cdo bashkepunim me kete gazete. Cdo shkrim ne te ardhmen ku eventualisht do te permenden qendrime tona apo te ndonje anetari tone do te konsiderohet si spekulim dhe i pavertete.
Tetove, 27, Shtator, 2005
Zyra per Informim,
My silence doesn't mean I am gone!
Po kjo qenka humor , une mendova eshte ndonje analize a dicka serioze. Spo e kuptoj si paska kohe BDI-ja me u marre me shkrimet humoristike.
Ndryshuar për herë të fundit nga babadimri : 12-10-2005 më 09:08
Ndoshta kjo eshte nje shaka e pakrypur, po sidoqofte liria e mendimit dhe e fjales se shkruar eshte e drejte e garantuar ne shtetet demokratike,dhe sigurisht qe kritikat dhe sugjerimet e tjereve duhet pranuar qofte edhe nga nese jeni ne pushtet.
Krijoni Kontakt