Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 63
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Thumbs up Facebook ka 140 milionë shfrytëzues!

    Facebook ka 140 milionë shfrytëzues
    Rrjeti shoqëror online Facebook sërish po thyen të gjitha rekordet. Lajmi më i ri nga tabori i tij pohon se ka thyer kufirin prej 140 milionë shfrytëzuesve në mbarë botën.

    Edhe statistikat tjera që lidhen më këtë rrjet të popullarizuar shoqëror janë bukur mbresëlënëse. Për shembull, çdo ditë në Facebook regjistrohen 600.000 shfrytëzues; shfrytëzuesi mesatar i këtij rrjeti shoqëror ka rreth 100 miq; në tërësi shfrytëzuesit çdo ditë në Facebook kalojnë rreth 2.6 miliardë minuta; çdo muaj shfrytëzuesit ngarkojnë rreth 700 milionë fotografi dhe rreth katër milionë video materiale.

    Në të njëjtën kohë, edhe pse në fillim është paraqitur në tokën amerikane, dhe themeluesi i tij, Mark Zuckerberg, shërbimin e kishte përgatitur që nëpërmes tij të mund të lidhen studentët me universitetet e tyre, aktualisht rreth 70 për qind e shfrytëzuesve të tij vijnë prej jashtë kufijve të SHBA-ve.

    Sido që të jetë, sipas shifra aktuale, Facebook do të thyej kufirin prej 200 milionë shfrytëzuesve qysh në muajin mars të vitit të ardhshëm.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Më habit vet fakti që mua personalisht nuk më ka tërhequr një web i tillë për vite me radhë që jam shfrytëzues i internetit, ndoshta gaboj që nuk aplikoj këtu ndoshta edhe jo, por interesimi im ka qenë çdoher i vogël përë këtë web faqe të "madhe".
    Sui generis

  3. #3
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    u propozoj qe nga 140 milione shfrytezues ti vihet titulli temes 140 milione te shfrytezuar !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  4. #4
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Facebook ka 140 milionë shfrytëzues!
    140 MIL ADRESA emailesh te regjistruara! Aty ka njerez qe kan regjistruar nga 300 adresa per koke.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Kësi weba, hi5, netlog, facebook, shume inati i kam

    S'di qysh po i hyjnë njerëzit mu regjistrua qetu papapapa.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  6. #6
    p.n.a.p.m.q.g.q.n.t.v.
    Anëtarësuar
    03-06-2005
    Vendndodhja
    Berat-Tirane-Milano
    Postime
    179
    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    u propozoj qe nga 140 milione shfrytezues ti vihet titulli temes 140 milione te shfrytezuar !!!
    Absolutisht e vertete. Edhe pse kaloj nje pjese te kohes kjo mbase dhe nga prania e internetit 24 ore ne shtepi, por po ta mendosh ne pjesen me te madhe te kohes qe kalon aty dhe ne faqe te tjera perfshire dhe forumin Shqiptar eshte nje kohe e humbur kot. Megjithate nuk mendoj se do te heq dore nga kjo kohe e humbur kot.

    Jane te rralle ata njerez qe arrijne ta racionalizojne kohen e tyre, ne gjera te dobishme.
    Nëse thonë se lufta dëmton paqen unë "m.g.q.n.t.v." po ju them lufta për liri është paqia vetë!

  7. #7
    Shume mire. LoL.Ec me thuaj s ke ca ben hajde futemi te FB.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  8. #8
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Facebook shënon ditëlindjen e pestë

    Këto ditë rrjeti më i popullarizuar shoqëror online Facebook shënon ditëlindjen e pestë të punës.

    Versioni i parë i cili atëkohë ka bartur emrin "TheFacebook" është zhvilluar në fillim të muajit shkurt në universitetin Harward nga Mark Zuckerberg dhe miqtë e tij të cilët kanë dashur të kanë një mjet të thjeshtë për komunikim nëpërmes internetit.

    Fillimisht Facebook ka qenë i kufizuar vetëm në studentët e Harwardit, mirëpo shpejt është hapur edhe për studentët e universiteteve amerikane, e më vonë edhe gjithë të tjerëve.

    Pas hapjes së plotë të Facebook popullariteti i shërbimit është rritur në mënyrë marramendëse sa që tani ka 150 milionë përdorues në mbarë botën, derisa vlera e kompanisë vlerësohet në rreth 5 miliardë dollarë amerikanë.

  9. #9
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Facebook do ndryshojë pas protestave!

    Pas protestave të përdoruesve ndryshimin e pamjes, Facebook ka nxituar të bëjë riparime dhe të kthehet pjesërisht pas.

    Shumica e frekuentuesve të rrjetit të njohur social nuk e ka pëlqyer grafikën e re të ndryshuar disa javë më parë dhe ideatorët janë përballur me një numër të madh protestash. Ata nuk kane mundur të bëjnë rezistencë pas kërkesave të shumta për ndryshim.

    Mijëra e-maile ku shprehej pakënaqësia për ndryshimin e pamjes së faqes dhe sondazhet ku 90 për qind e përdoruesve shpreheshin kundër, kanë rezultuar të suksesshme për përdoruesit, pasi kanë arritur rezultatet që dëshironin. Ne blogun zyrtar drejtori i prodhimit Christopher Cox ka siguruar përdoruesit se Facebook do të marrë parasysh kërkesat.

    Është e vështirë te mendohet se faqja do të kthehet krejtësisht siç ka qenë më parë, por do të gjendet një kompromis mes versionit të ri dhe atij të vjetër. Do t’i kushtohet me shume kontroll fluksit të lajmeve dhe do te jetë me e thjeshtë gjetja e asaj qe kërkohet.

    Versioni aktual cilësohet si tepër kaotik nga përdoruesit.

  10. #10
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Krijuesi i FaceBook Mark Zuckerberg ëndërron të bëhet bankier

    Edhe pse mban veshje Adidas dhe kapuc te viteve 80-te, ish-studenti i Harvardit, Mark Zuckerberg, tani enderron te behet "bankier" ne internet.

    Forca e tij eshte e madhe, duke qene se ka 175 milione kliente ne te gjithe boten.Nese jeni regjistruar ne Facebook, mes klienteve te Mark do te jeni edhe ju. Edhe pse projekti eshte shume ambicioz, nuk eshte pa rrisqe.

    Keshtu pasi 5 vjet pas lindjes ne dhomat e kolegjit te Bostonit, Facebook po tenton te behet i rritur dhe te arrije ta "perballoje" jeten vetem.

    Po si? Duke u bere nje banke. Jo ne kuptimin tradicional, po te pakten pjeserisht kerkon te munde monedhen, te paraguaje per te marre nje kredit dhe te kryeje mikrotransaksione. Nuk ka fare te beje me monedhat false.

    Projekti eshte ende ne studio dhe tashme eshte konfimuar edhe nga zyrtare te tjere te Facebook.

    Nese ia del, atehere Facebook jo vetem do te zgjidhe problemet me pagesat e vogla, por do te arrije te integroje nje platforme te publicitetit online me e-komercialitetin.

    Ka ende dy probleme per te zgjidhur:

    1. Komisionet e kartave te kreditit, qe per momentin bashke me friken per vjedhje te kodeve sekrete nga ana e organizatave kriminale online, frenojne mikro-blerjet.

    2. Kush paguan taksat? Eshte nje rast tashme i hasur ne e-Bay.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  11. #11
    Resistant!!!! Maska e Klevi
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    220
    Per mendimin tim facebook esht dika interesant per ato qe din ose ja din vleren .
    Edhe pse skam shum qe jam rregjistruar .
    Sic e ka dhe historin esht hap per universitar me von u lirua , dikush kalon kohen , dikush komunikon me njerez ne te cilen i ka larg etj etj .
    It's nice to be important, but it's more important to be nice...!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Se perdor fare facebook edhe pse jam rregjistruar.
    Feelings change - memories don't.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540
    ehhhhhhhhhhh 1 nga ata 140.000.000 jam edhe une po spara hyj
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  14. #14
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Freskimi i dizajnit të fundit të Facebook ndihmon bizneset

    altFacebook vazhdon të zhvillohet edhe më tej duke u munduar ta përmirësojë modelin e biznesit të vet. Me evoluimin e fundit, Facebook i bën shërbimet e veta më të vlefshme për bizneset.

    Me freskimin e Fan Page, bizneset kanë mundësinë t’i dërgojnë më të rejat e tyre në news feed apo të secilit person që ka zgjedhur të jetë tifoz i atij biznesi. Veç kësaj Facebook është duke e shtuar një vegël për analytics, në mënyrë që ju ta kuptoni më mirë demografinë e fansave tuaj.

    Nëse biznesi juaj akoma nuk ka një faqe të fansave në Facebook, tani është koha që ju ta bëni këtë gjë. Por keni kujdes, ngase miliona përdorues janë ankuar për ndryshimet e fundit në Facebook, ndërsa kjo e fundit njihet për vendime të shpejta për feedback.

    Ndërsa njerëzit që janë bërë fansa të ndonjë faqeje të biznesit para 20 marsit, nuk do të pranojnë newsfeed, përveç nëse bëjnë “opt-in”, që për shumicën është e panjohur. Neve na mbetet vetëm të presim nëse Facebook do të bëjë ndryshime të mëtutjeshme për feedback.

  15. #15
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Na ishte dikur Facebook, do thone pas dy apo tre vjetesh.



    Dito.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Ishte me mire kur ishte qe vetem student universiteti mund te regjistroheshin.

    Facebook ska as nje lidhje me myspace apo faqe te tjera si myspace. Tani varet dhe si e perdor secili. Personalisht mbaj vetem njerez qe njof atje. Sidomos per njerez si un qe kam jetuar ne disa shtete eshte menyre perfekte te gjej dhe te kem atje shoqerin e vjeter. Gjithasthu dhe shoqerin ne shkolle tani, pjestar familje etc.

    Vitin e pare qe fillova univ. nje nga mesuset na vuri si detyre shpie te hapnim facebook nese nuk kishim nje lol. Neper universitete ktu eshte bere dicka e domosdoshme.

  17. #17
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anëtarësuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372
    un nuk hy aty jo per gje po me marrin mesysh looooooooooooooooool
    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Postime
    630
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Na ishte dikur Facebook, do thone pas dy apo tre vjetesh
    jo 3 vite i dhe shume nuk besoj me shum se 1 vit bile bile faqja me e pa sigurta e llojit te vet esht qiky faceboki

    faqe tinejgjeresh, argtim, fukarallek qe kan koh te miren me asgje dhe kurgjo me shum, keshtu jan edhe hi5 apo myspace netlog etjetj

  19. #19
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Facebook eshte faqja me e klikuar nga shqiptaret (pas google)
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  20. #20
    i'm not fragile Maska e Daniel Maker
    Anëtarësuar
    17-03-2008
    Postime
    1,802
    I papam facebook me hapi syt per dicka dhe nje mjet argetimi e njihje njerzish pa krahasim..ndoshta se nuk njof te tjeret social network po jam mir aty e aty rri.
    mos luj se sta quj

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  3. AMC, 15 milionë dollarë detyrime ndaj tatimeve
    Nga Kinezi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 09:04
  4. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •