Kujdes me Facebook-un kur aplikon për punë
Një studim i fundit thotë që punëdhënësit i kushtojnë rëndësi pamjes dhe një foto provokative apo e shëmtuar në Facebook mund të të kushtojë punën
Gjithnjë e më shumë po përdoren rrjetet sociale në internet, si Facebook, MySpace, Twitter and LinkedIn. Por, sipas një studimi të fundit, gjithnjë e më shumë punëdhënësit u hedhin një sy faqeve të aplikantëve të kandidatëve për punë. Pikërisht këtu fillon problemi. Sipas një studimi të bërë nga CareerBuilder.com, 45 për qind e punëdhënësve shohin faqen e FB të kandidatëve që aplikojnë në kompanitë e tyre për punë. Shifra e këtij lloj “pyetësori” është dyfishuar, pasi në vitin 2008 një fenomen i tillë ndodhte vetëm te 22 për qind të të gjithë punëdhënësve. Studimi ka marrë në pyetje 2 ,667 menaxherë të burimeve njerëzore në kompani të ndryshe në SHBA dhe rezultoi se 35 për qind e tyre, pra një e treta, vendosin të mos marrin në punë kandidatët, duke u bazuar nga informacioni që ata shohin në faqet e kandidatëve në Facebook apo në rrjetet e tjera sociale. Studimi nxori se Facebook-u ishte më i kërkuari nga punëdhënësit dhe menaxherët, i ndjekur nga rrjetet e tjera sociale, si MySpace, Twitter dhe LinkedIn.
Më tej, sipas pyetësorit, doli se më shumë se gjysma e punëdhënësve deklaruan se kandidatët për vende pune që kishin foto provokative apo “të shëmtuara” në faqen e tyre personale në Facebook, nuk e kishin marrë në punë, ndërsa gjysma tjetër e punëdhënësve deklaroi se nuk kishte marrë në punë ata kandidatë që bënin festa të çmendura, ku pinin edhe “bar” (marijuanë). Një tjetër detaj është se punëdhënësit shihnin edhe bisedat dhe komentet në Facebook dhe në bazë të tyre shikon nivelin e komunikimit të kandidatëve, gjë që kishte ndikuar më shumë në vendimin e tyre për ta marrë në punë ose jo.
Duke parë këto shifra, këshilla e parë është se duhet të kesh kujdes me faqen tënde në Facebook, sepse gjithnjë dikush të përgjon. Veprimet e tua në faqen personale në internet mund të jenë vendimtare në gjetjen e një vendi punë apo të ndonjë diçkaje tjetër.
Ana tjetër e medaljes
Por një profil i mirë mund t’iu japë një punë të mirë. Pra lamtumirë kohës kur në FB mund të shkruanit diçka për qef. Studimi shprehet se 56 për qind e punëdhënësve ka në plan që të rrisë konkurrencën në kompani. Kjo do të thotë se gjithnjë e më shumë punëdhënësit kërkojnë rendiment, pasi me anë të rrjeteve sociale ata mund të zbulojnë kandidatë të mirë për të zëvendësuar ata të vjetrit. Kompanitë kërkojnë një punë sa më fleksible. 31 për qind e punëdhënësve kërkojnë të bëjnë ndryshime të mëtejshme, duke kërkuar njerëz alternativë në 70 për qind të rasteve, me aftësi komunikimi në 48 për qind të rasteve etj.
standart
Krijoni Kontakt