Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19

Tema: Eutanazia

  1. #1
    I'm in love with you Maska e enderrimtarja
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten e endrrave, vetem aty mund te jem gjithēka per ty
    Postime
    71

    Eutanazia

    Wachkoma ose (Apallisches Syndrom) Pacienten s'mund te Komunikojne, te Hane, te Pine. Disa prej tyre jane gjith kohen ne gjume ndersa disa te tjere japin Reagime -Muzik, Aromat, Temperaturat, zeri i nje personi te njohur etj. Por ka edhe shume raste qe smund te zgjohen asnjehere;kjo varet nga demtimi i trurit,sa dhe ku.
    Syte te hapura, Fytyra pa mimik, e pamundur per te levizur dicka (duart, kembet etj.) dhe e pamundur per te shprehur ate qe ndjejn, por me durim dhe pune te perhereshme, gjithashtu bashkepunimi i ngushte me Mjeket-Terapistet-Infermieret-dhe Familja arihet permiresimi i gjendjes se Pacientit.
    Pothuajse 35.000 Patienta vetem ne B.R.D ndodhen ne Wachkoma, ndosha me Muaj, ndoshta me Vite (Aksidente me makina, droga etj)

    10.000.0 Wachkoma Pacienta ne bote,ndodhen nepermjet Jetes dhe Vdekjes.

    Para disa kohesh ne USA Pacienteva ne Wachkoma filluan tu heqin ushqimin/ujin ( qe jepet nepermjet sondes direkt ne stomak) qe mos t'ia u zgjasin me jeten.
    Per kete vedos Familja/ose Personi me i afert i Pat.
    Nuk dua qe te torturohet thone Prinderit.....Ai/Ajo ishte shume i/e semure....

    Por lind pyetja: Kush ka te drejte???

    Mund te vendosi dikush per te jetuar ose vdekur per jeten qe sesht e tij??
    Cbehet me deshiren time??

    Ndoshta un nuk deshiroj te mbaroj jeta ime, ndoshta jam shume e lidhur mbas jetes dhe deshiroj te luftoj per te jetuar edhe pse ne karoce ose me makinen e frymemarjes, edhe pse s'mund te flas.....

    Do te me interesonte mendimi juaj persa i perket kesaj teme teper delikate, pasi eshte nje teme qe po diskutohet pothuajse ne gjith boten..


    Me Rrespekt Endrrimtarja
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga enderrimtarja : 11-12-2008 mė 11:04
    JETO dhe lėri tė tjerėt tė JETOJNĖ

  2. #2
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Kauza e siperpermendur njihet ne termat ligjor si Eutanazia.
    Ajo ndahet ne dy kategori : Eutanazia vullnetare dhe Eutanazia jovullnetare

    1- Eutanazia vullnetare
    Ndodh kur nje individ ka deshire te vdesi dhe vendos ai per rastin. Zakonisht kjo ndodh ne kushte anormale fizike dhe shendetesore, kur personi i prekur nuk ka deshire te vazhdoje vuajtjet ( ose te presi vdekjen e sigurte ) por deshiron te vdesi. Duhet theksuar qe kjo nuk eshte njesoj me vetevrasjen sepse vetevrasja eshte e paligjshme ne cdo vend te botes kurse eutanazia eljohet ne disa vende. Eshte e ndryshme sepse eutanazia vullnetare ( ose jovullnetare ) behet ne dijeni te plote te instancave perkatese dhe madje ne raste te caktuara edhe me pjesemarrjen e ketyre te fundit ( duke te injektuar shiringen apo ne nje forme tjeter )

    Rasti eshte njohur per here te pare kur Ramon Sampedro ( i semure paralitik ) kerkoi te vdiste por nuk ja lejonte ligji.

    2- Eutanazia jovullnetare

    Ndodh kur individi nuk eshte i afte te marre vendim per veten e tij dhe kjo kompetence i kalon familjareve apo instancave te tjera. Ne rastet me te shumta behet fjale per njerez ne gjendjen e komas, te cilet mundesite per tu "zgjuar" i kane minimale. Atehere, duke qene se mbajtja e nje personi ne jete artificiale ka kosto shume te madhe, instancat e shendetit publik i ofrojne mundesine e vendosjes familjareve te pacientit.

    Eutanazia eshte nje fenomen jashtezakonisht i diskutuar ne te gjithe boten sepse prek parime morale themelore te shoqerise, keshtu qe kendveshtrimet jane nga te dyja anet. Jo me kot edhe sot e kesaj dite, shume vende te botes e kane ende te paligjshme.

  3. #3
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Euthanazia ose Eutanazia eshte nje ēeshtje mjaft delikate. Ne disa vende ajo nuk pranohet pasi bie ndesh me te drejtat e njeriut, e ne vende te tjera ajo eshte e ligjshme. Permendim ketu Hollanden, Belgjiken, etj.

    Ekzistojne raste sikunder eshte permendur me siper, ku personi i semure eshte i vetedijshem dhe ka te drejten te firmos per t'i dhene fund vuajtjeve te tij. Bashke me te duhet te bien dakort edhe prinderit dhe mjeku.
    Ky i fundit ka ne dore fatin e pacientit e nga kjo pikepamje teorikisht, duhet te nderhyj vetem ne ato raste kur gjendja e pacientit eshte e pashprese.

    Ka dhe raste te tjera ku pacienti eshte i pavetedijshem, ne gjendje kome dhe si i tille nuk eshte ne gjendje te vendos per jeten e tij. Ne te tilla raste jane pikerisht familjaret te cilet vendosin(me firme) per te.
    Ka ndodhur qe njerez te tille kane dale nga koma edhe pas disa vitesh.

    Gjithsesi kjo mbetet nje ēeshtje e diskutueshme dhe sipas meje vendimet per keta njerez duhet te jene te ndryshme per raste dhe gjendje te ndryshme.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  4. #4
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Une jam kunder cdo vendimi, perpos atij individual/personal. As edhe familja, as miqte e jo me nje institucion. Kam fjalen per rastet kur pacienti eshte i "pavetedijshem". Nga e dime ne se cka fshihet pas asaj "pa-vetedijes"!?
    Perderisa njeriu frymon dhe gjendet ne nje sfere te panjohur per ne, kjo nuk do te thote se ne kemi te drejte te nenshkruajm per vdekjen e tij/saj, sa do e pa shprese te jete gjendja. Ka mundesi ai/ajo te jete ne nje ambient te mrekullueshem psiqik, ku perjeton misteret me hyjonore te mundeshme, madje dhe lufton, lufton me terre fuqite per t'u kthyer. Ne te kunderten pacienti do te dorzohej, dhe kjo automatikisht i sjell dhe vdekjen.
    • The rest is silence.


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Zombi
    mendim te shkelqyer,por per fat te keq ne shum vende meret vendimi i nje personi te roje apo jo nga vendosja e njeriut me te afert.sic e theksoi me lart dhe Pratolini.vetem dicka do te shtoja nga fjalet e J@mes Douglas-----Ka ndodhur qe njerez te tille kane dale nga koma edhe pas disa vitesh.-----
    eshte fjala per
    Wachkoma-ose e quajtur ndryshe Eutanazia jovullnetare .Edhe pse ndodhen ne kete gjendje,cdo gje e ndjejn cdo gje e degjojn por jane te lidhur ne trupin e tyre dhe smund ta shprehin me te folur (varet ku eshte bere demtimi ne tru),shumica e rasteve kontaktojn nepermjet syve-pergjigjja po/syte mbyllur ,pergjigja jo /syte hapur.durim durim durim.
    Njeriu duhet te shikoj me zemer ,gjerat e tjera jane per syte te padukshme(Der kleine prinz)


    Me Respekt
    Stern
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  6. #6
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Po ve re qe tema po fillon te diskutohet dhe me vjen mire

    Normalisht qendrimi i pare i cdo njeriu ( ose i thuajse cdo njeriu ) eshte qe te perkrahi te drejten e individit per te vendosur mbi jeten e tij, sepse kjo eshte edhe me njerezore dhe humane, ndoshta edhe me e drejte. Ne kete fryme duket edhe shkrimi i Zombit edhe i Stern.
    Por sic e permenda me lart, ky diskutim jo me kot eshte shume i perhapur sepse permban edhe anen tjeter te medaljes. Po perpiqem te bej une rolin e "avokatit te djallit" ne kete rast :

    Pike se pari behet fjale per rastet e komas se gjate, te cilat statistikisht ju bashkangjitet nje probabilitet shume i vogel rikthimi ne jete normale. Dhe sic e ceka pak me lart, te mbash ne jete artificiale nje person ne koma eshte jashtezakonisht e kushtueshme dhe megjithese nje pjese e caktuar mund te rimbursohet prej sigurimeve shendetesore, fakti qe koha eshte e papercaktuar ( pra personi mund te rrije edhe 25 vjet ne koma ) e ben akoma me te kushtueshme. Ne momentin qe familjaret nuk kane se me cfare te perballojne kete kosto, gjenden perballe nje realiteti shume te hidhur : Paguaj ose hiq tubin ! Marrim per nje moment qe shteti duhet te nderhyje dhe te rimbursoje gjithe pagesen e mevonshme ( pasi familjaret nuk kane me mundesi ). Ketu lind nje problem social : Perse shteti duhet te paguaje kaq shume me parate e qytetareve per nje person te vetem i cili ndoshta edhe nuk zgjohet fare, a nuk do ishte me mire qe keto para te shpenzoheshin per ilace dhe te shpetonin dhjetera njerez te tjere te semure ??
    Duhet te kuptojme qe kur vjen puna per zgjedhje te ketij tipi ( me karakter shteteror ) filozofia e "jetes se shenjte te individit" bie poshte. Pra behen llogari. Nese une si shtet mund te shpetoj 30 dhe te sakrifikoj 1, atehere do ta bej.

  7. #7
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Prato, me vjen keq por me duhet te te kundershtoj, pikesisht pse permende fjalen shtet dhe me iritove

    Edhe kur behet fjale per nje rast ku familja duhet te beje zgjidhjen, ngaqe nuk ka mundesi financiare te mbaj ne jete personin e afert, jete artificiale. Kjo eshte shume e dhimbshme. Por sic e the dhe ti, kjo duhet te kaloje ne kompetenca shteterore. Kjo nuk eshte vetem e drejte, por eshte nje obligim moral. Gjithe ato banore qe paguajne kontribute shtetit nuk jane te gjithe ne koma, andaj dhe duhet te fuksionon lidhja "te gjithe per nje". E kur kompetencat kalojne ne shtet, mendoj qe zgjidhja tashme eshte me e lehte. Sepse nje shtet sado i varfer te jete, perseri posedon fuqine. Tani nese shtetit i paska mbetur te kurseje e te bleje barna per paciente te tjere me mjetet qe moralisht dhe ligjerisht i takojne personin ne koma. Atehere eshte absurde. Sidoqofte nese behet fjale per raste me 25- e me shume vite. Shteti ne kete rast duhet te jete akoma me i vemendeshem, aty ka dicka qe ky proces po zgjat, ai rast duhet te hulumtohet e jo te shuhet. Le te mos voziten qeveritaret me shofere, le te mos hane kaviare, le te mos vishen me "Brand" etj. Gjithnje ka zgjidhje Prato, por vetem atehere kur eshte ne drite vullneti i mire dhe logjika e shendoshe.
    • The rest is silence.


  8. #8
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Ah moj Zomb, prape po asaj fryme i mbete

    Pike se pari te te sqaroj, pjesen e kaviarit, Brandit e te tjerave kot e ke fut. Sepse nje bisede e tille diskutohet gjithmone ne nje kontekst jo-shqiptar. Ne ka raste na iken gripi nga kontrolli jo me te merremi me keto gjera
    Pra nuk shtrohet problemi aty. Pjesa ku rasti duhet te hulumtohet qendron, por kjo eshte e izoluar sepse behet fjale per nje sasi rastesh specifik te cilet nuk mund te perfshihen si pjese e gjithe problemit i cili diskutohet ne parim.
    Pra nese une si qender kerkimore ( shteterore ose jo ) studioj mbi nje rast te tille, me mjafton nje apo dy apo tre, dhe nuk kam nevoje per nje ligj gjithperfshires te rastit.
    Gjithashtu po perpiqem te shpjegoj edhe nje here konceptin e taksapaguesit. Nese une si individ paguaj taksen, i kerkoj shtetit tim zgjidhjen me te mire te mundshme. Ne nje rast te tille shteti duhet te beje llogarite se si mund te shfrytezohen me mire parate e mia dhe te gjithe qytetareve. Keshtu qe ne radhe te pare vendosen prioritetet per shendetin masiv, dhe pastaj per raste unike ( dhe aq me teper te kushtueshme ). Me konkretisht, shoqerise i behet me mire nese x-leke jane me te vlefshme nese investohen per sherimin e nje semundje masive, se sa per mbajtjen ne jete artificiale te nje individi te vetem. A eshte kjo e drejte apo jo ? Nuk e di se sa e drejte mund te jete, por di qe ndoshta po te isha une shteti do te beja te njejten gje.

    Ps : Sic e kam theksuar, postimi im jo domosdoshmerisht percakton edhe mendimin tim individual rreth ceshtjes. Thjesht mu duk me vend qe te bej "avokatin e djallit" dhe te shpalos edhe mendimin ndryshe, per ta pasur te gjithe me te qarte se sa komplekse eshte kjo ceshtje.

  9. #9
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Prato, mire bere qe sqarove qe ne fillim se luan rolin e "Avokatiti te Djallit" se perndryshe, do te te shikoja edhe ty nga kendi, apo na karikja e bute qeveritare. Kaviarin nuk e permenda rastesisht. Por per momentin do ta le menjane nga qe eshte nje "dhimbje" tjeter.
    S'do mend qe kjo ceshtje ka shume vend per diskutime, por une jam duke dhene mendimin tim personal. Edhe mbi 1000 postime nese behen, une serish i mbetem besnike bindjes time primare.
    Por ajo qe nuk kuptoj une ketu eshte pse duhet te veme situaten ne zgjidhje. Pse duhet te zgjedhim kete apo ate? Perderisa une mendoj qe egzistojne mundesi te jete edhe ndryshe. Por kjo dileme kuptohet qe lind nga kendveshtrimi apo prekja e seciles ane. Nese do te ishe ne lekuren atij personi qe "digjet", do mendoje ndryshe. perderisa qendron ne anen tjeter, perseri do mendosh ndryshe. Besoj qe i gjithe problemi qendron ketu.

    Uroj qe kurre mos gjendes ne poziten e pare.
    • The rest is silence.


  10. #10
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034

    Smile

    Hmmmmmmm po e vini re qe ne kete teme,problemi kryesor eshte thenia e PRATOLINIT:

    Pike se pari behet fjale per rastet e komas se gjate, te cilat statistikisht ju bashkangjitet nje probabilitet shume i vogel rikthimi ne jete normale. Dhe sic e ceka pak me lart, te mbash ne jete artificiale nje person ne koma eshte jashtezakonisht e kushtueshme dhe megjithese nje pjese e caktuar mund te rimbursohet prej sigurimeve shendetesore, fakti qe koha eshte e papercaktuar ( pra personi mund te rrije edhe 25 vjet ne koma ) e ben akoma me te kushtueshme. Ne momentin qe familjaret nuk kane se me cfare te perballojne kete kosto, gjenden perballe nje realiteti shume te hidhur : Paguaj ose hiq tubin !

    Kjo eshte gjeja me kryesore per fat te keq.........Paguaj ose hiq tubin! Dhe kjo e ben punen e veshtire per Mjekesin

    Jeta e njeriut = Para
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pratolini : 15-12-2008 mė 12:48
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  2. Eutanazia. Jepni mendimin tuaj...mendohuni mire...
    Nga Nuska nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-06-2003, 11:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •