Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    NGA DASHURIA...tregim nga KUJTIM DASHI.

    ************************************************** *******

    NGA DASHURIA...

    TREGIM

    Nėse ēdo udhetimi do t'i vija pas njė cilėsim,atij udhėtimi mes pėr mes Europės do t'i thojsha: i tė papriturės mė interesante nė jetėn time!

    Nė BAri tė Italisė mberritėm shumė vonė,aty rreth tė dymbedhjetės dhe pėr tė na uruar mirėseardhjen mikpritėsitsikur kishin nxierrrė nje shi tė situr e tė thantė.

    "Orkestėr jeni ju?" - na shpotiti njė udhėtar,me siguri nga Shkodra,ngaqė ecnim karvan njėri pas tjetrit apio ngaqė pėr shkak tė statusit tonė na krijonin lehtėsira nė proēėdurat portuale nė kurriz tė udhėtarėve tė tjerė, qė mbanin rradhėt e gjata nėn shiun e situr e tė thantė. Sapo hymė nė stacion,ndieva njė zė tė njohur:

    -Profesor!

    Drejt meje,fytyrėēelur ,sikur po fluturonte ia behu njė grua e re qė nė ato pak sekonda dhe me ate ndriēim nuk mundja kurrsesi ta shqueja se cila ishte.Kolėget e bashkise po mė vėshtronin nga unė dhe nga grueja e re tė cilės i ndrisnin sytė nga gėzimi.

    -Profėsor,jam sfungjeri,s'tė kujtohem vertet ?!

    Mu hodh nė qafė.Ndieva tė mė lageshin faqet nga lotėt e saj.

    -Si ta harroj sfungjerin unė!- i thashė dhe zumė tė qeshnim, duke kujtuar ngjarjen.Provova ndjesinė e rigjetjes se njė relikeje tė humbur a tė harruar kushesi se ku.Atėbotė isha drejtor nė njė shkollė tė mesme nė periferi tė qytetit dhe nė fund tė qershorit sipas tradites bėmė mbrėmbjen e matures.Po kėrceja mė gruan e re qe kisha pėrballė.Deri ateherė ajo s'kishtė lėnė vallėzim pa kėrcyer.Si nė flutur fluturontė nga lumturia.Qė mbytur nė djeresė."Si tė dukem profėsor?"- mė pyeti."Mua mė duket sikur po kėrcej njė njė...sfungjer tė qullur!"-i thashė.Kam parė shumė qeshje, po atė veshtirė se do ta harroj.

    Kolegėt e bashkise kishin nisur nga romuzet dhe zėrat e tyre vinin farė pranė nesh dhe tashme i dėgjoja qartė."Po e kaloke mirė kėtė javė!"-ia priti njėri prej tyre."Pa le na hiqet edhe si esnaf i madh"-ia priti njė tjeter. "Pėr njė javė e perfeksionon gjuhen" shtoi njė i tretė.

    -Nese vjen nga semafori, tė lutem mos mė thirr profesor..Mė vjen turp nga koleget e bashkise...-i murmerita asaj si njė njeri i zenė nė faj.

    -Proferor ē'na thua ashtu?O ē'ėstė ajo fjalė!?Unė nga semafori?!Eja tė tė njoh mė burrin tim.Mario, Mario!-i thirri njė djaloshi rreth tė tridhjetave me syze dhe flokė tė rena perpara, i cili po e veshtrontė si i hutuar skenėn.Mbantė pėr dorė njė femijė tė vogėl si nja tr-kater vjeē dhe mes kembeve tė gjata kishtė futur disa ēanta udhėtimi.

    -Jemi njohur nė fakultet,njeri i mrekullushem.Ėshtė detyruar tashti detyruar nuk mund tė them kėshtu...Po k njė gjė ėshtė e vertete e ka mesur shqipen shumė mire!Do ta shohėsh vetė,profesor.Ėshtė inxhinier ambientalist.Mario,Mario...

    2.

    Kur mbėrritem nė Shtutgart, flokėt e dėborės pėrse ma ngacmuan fantazinė pėr tė gjetur medeomos njė krahasim,ndonėse nė atė pragmuzg kisha shkelur pėr herė tė parė nė vendin ku thuhej se kishte lindur maksima e njohur se "ēdo krahasim ēalon" .Mė dukej se pa atė krahasim dėbora do tė endej e endej dhe s'kishte ku tė binte.Si apla fiku,thashe me vete.Tėrė ruges kisha bėrė gjumė si njė neon i prishur,ndizu e shuju.S'doja tė mė shpetontė asgje pėr pa e fiksuar nė kujtese.Duke patur njė vize Shengen i dhashe shpejt fund medyshjes e brerjes se ndergjegjes se po ndahesha papritur nga grupi i kėshilltareve bashkiakė ose nga "orkestra" siē na pagezuan nė Bari.Ishim njė delegacion i rradhe,prej tetėmbėdhjetė vetėsh qė do tė benim vizitė zyrtarė nė komunėn e Pesaros.

    Nuk humba shansin e rrallė tė bėja njė udhėtim nėpėrmes Europės si mik i Shabanit shoferit kosovar qė bėntė linjes Bari-Shtutgart."Ti veē hajde burre i dheut,se qe besa nuk ke nevojė pėr me e futė dorėn nė gjep pėr kurgjasend.Pa shih sa vende bosh kam nė autobuz!Ke pėr tė parė,kam me tė ēue bash te patriotet e tuaj qe baj be qe si ke pa tash dhjete vjet.Apo ke ndroje sa janė pak tanė ky delegacion!Pasha sytė e ballit edhe pa ty bajnė se bajnė nė qoftese duhet me vu ndoj firme ndokund apo jo burra?!-iu drejtua kėshilltareve tė tjere dhe pa priturpėr tė marrė pergjigjeprej tyre shtoi:-"Paj shyqyr qė m'u dha rasti t'ia kthej njė vllajit tim ē'ka keni ba pėr ne gjatė luftės nė Kosovė!"...

    3.

    Darka ishte shtuar nė njė lokal qė me tė thėnė mendja dukej se ishte nė Shqipėri.

    Patrioti me tė cilin do tė me takontė Shabani kishte qenė edhe njė ish-kolegu .Kishte ikur nė korrikun e njėmijėenėntėqindenentėdhjetės.Pėr nderin tim atė mbremje Visari,i zoti i shtepise thirri plot shqiptarė tė tjerė"Do tė njihemi aty,me tė gjithė!"-mė tha i gazmuar.Nė ēastin e mbramė kish ndėrruar mendje pėr ta shtruar darkėn jo nė shtepi por nė ketė lokal.S'ma priste mendja qė tė gjeja Drinin tim,lumin tim nė tabelen e atij lokali.Nuk mund te thoshje se sa burra dhe sa gra,djem e vajza po darkonin aty.Disa prej tyre qenė veshur me rroba kombėtare dhe m'u duk se nuk kishin ardhur pėr tė darkuar por pėr te dhėnė shfaqje.

    Filloi tė mė bėnte pyetje pėr qytetin tim edhe e zonja e shtepise tė cilėn e shifja pėr herė tė parėIshtė njė grua ndoshta mbi dyzet vjeēe por e mbajtur mire qė s'ia ndantė syte Visarit sikur tė ishin nė gjatėmujorin e parė tė marteses ose fundja nė tė dytin.Fliste njė shqipe mjaft korrekte me ndonjė theks ose ndoj fjale gjermanė nėpėr tė si tė gjithė shqiptaret qe kishin atje njė dekadė.U mallėngjya kur i thashe?"Zonjė rralle,shume rrallė mund tė qėllojė tė ketė njė pėrputhje aq prefekte nė mes emrit dhe vete personit qe e mban ate!Ju keni gjetur njė visar tė vėrtėtė!"E kisha ndiere shumė mungesen e tij sa nuk mund ta shprehja mė fjalė.Mė pyeti pėr disa familje tė njohura nė qytetin tim.Kur diēka ngatėrrova nė pėrgjigjen time,ajo befas mė ndėrhyri mė politese e mė tha"E kanė shtepinė nė lagjen Varosh dhe jo nė Skenderbeg.Nė Skenderbeg kanė patur babanė,dritė pastė Sandrin.Kėtė e di mirė unė"."Po Froku pi me tani rakiĖ-mė pyeti pėr njė mikun tim te vjeter".

    Edhe atė e njihke?!Pi si nuk pi!Madje tani pėr ketė ėshtė shpallur "Artist i Popullit"Ngaqė ishtė i njohur eshe pėr darkėtarė tė tjarė tė cilėt i ngritėn veshet pipėz kur u pėrmend emri i tij dhe po mė shihnin mė kureshtje.U shtrėngova tiu tregoj njė histori gazmorė pėr tė se kur e qysh e kishte marrė atė titull tė lartė."Mora njė ditė nė makinėn time njė mesues tė nderuar.Do tė venim nė Tiranė nė njė sesion jubilar.Pėr tė mė ngacmuar mua mė thotė"JU shkrimtaret dhe artistet e keni pak qejfe rakinė!"

    "Mundet"-i thashė

    "Jo mundet por e pini pak,-nguli kėmbė mesuesi

    "Aaaa tė ishtė kėshtu profesor babai im qe ka tash pesedjetė vjet qe pi rakinė do tė ishte bėrė deri tani Artist i Popullit ,apo si po thoni ju tashti,Mjeshter i Madh i...Rakisė!- ia ktheu Simoni i biri Frokut,shoferi im"..

    -Keni kohė pa vajtur nė Lezhė?-pyeta zonjėn e shtepisė

    -Po unė,-tha-unė... nuk kam qenė kurrė as nė Lezhė as nė ShqipėriEnde s'i kam aprė ato vise..

    -Si,si?!

    -...

    -Keni lindur kėtu nė Gjermani dhe pa shkuar asnjeher nė Lezhė dini kaq shumė pėr Varoshin,pėr Skenderbegun,pėr Frrokun,Mjeshtrin e Madh tė..Rakisė,ndoshta mė mire nga unė?!

    -Po unė nuk jam shqiptare,-vazhdoi ajo mė njė natyrshmėri tė admirushme,-jam zvicerane me origjinė po u martova me Visarin,jetova me shqiptaret nga Lezha e Shqipėria,mesova gjuhėn shqipe,mėsova edhe pėr njerezit nė qytetin e burrit dhe u lidha me ta..

    Shtanga nga habia..
    ************************************************** **
    marre nga http://www.lezha.net/kdashi.htm
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    cool histori e bukur. flm qe na e solle ketu. me repsekt sweetie
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    historia e bukur, ama shkrimtari i"madh" nga l;ezha me emrin kujtim dashi (qe e kam edhe mjaft mik....) eshte shume medioker ne stil e ne rrefim e ne krejt... c'ka ti bej se eshte nga lezha?!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Tema tė Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria ėshtė virtyti mė i madh
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind ēdo ditė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •