SOS, shqiptarėt rrezikojnė tė humbasin pronat nė Greqi

Afati pėr regjistrimin, absurd. Ambasada u refuzon vizat

Pakkush e di, por ka qindra shqiptarė, tė cilėt kanė trashėguar nga tė parėt e tyre prona, llogari bankare. Shumė prej tyre janė pronarė tė tokave, ndėrtesave apo banesave qė janė lėnė me qira nga tė afėrmit e tyre. Sipas njė ligji tė miratuar pak kohė mė parė nga shteti grek, tė gjithė ata qė pretendojnė se kanė prona nė shtetin helen duhet t‘i regjistrojnė ato para mbylljes sė muajit dhjetor 2008. Nisur nga kjo, qindra shqiptarė rrezikojnė t‘i humbin kėto pasuri, pasi njė pjese tė madhe tė tyre u ėshtė mohuar e drejta pėr t‘u pajisur me vizė. Lajmin e ka konfirmuar kreu i Shoqatės sė Shqiptarėve me Prona nė Greqi, Agim Koēillari. Sipas tij, pasi kanė gjezdisur poshtė e pėrpjetė dhe nuk kanė marrė asnjė pėrgjigje dhe ndihmė tė saktė, kryesia e kėsaj shoqate ėshtė mbledhur dhe ka nėnshkruar njė peticion, i cili ėshtė dėrguar te Presidenti, Kryeministri, Kryetarja e Kuvendit, ministri i Jashtėm, kryetari i Komisionit tė Ligjeve, Avokati i Popullit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe te tė gjitha trupat diplomatike tė akredituara nė Shqipėri. Shoqata kėrkon ndihmė, asistencė ligjore, kėrkon lehtėsim tė procedurave pėr pajisje me vizė dhe krijimin e njė komiteti i cili tė shqyrtojė ēėshtjen e mė shumė se 700 shqiptarėve qė rezultojnė pronarė nė shtetin helen. Tė gjitha pronat, paratė, apo pėrfitimet nė formėn e qirasė, tė pronarėve shqiptarė rezultojnė tė kapin shifrėn e rreth 4 miliardė eurove. Veē problematikave tė historisė, qė sipas Koēollarit, nuk janė dhėnė nė versionin e saktė, shqiptarėt kanė prona jo vetėm nė Follorinė, Selanik, Janinė e qytete tė tjera, por madje edhe nė Akropoli. Dhe kėtė kėta pronarė e vėrtetojnė me dokumentet qė disponojnė. "Jemi kėshilluar me avokatė tė huaj, kemi kėrkuar dhe rezulton qė dhe sot dhe kėsaj dite, qiramarrėsit u derdhin bankave paratė sipas kontratave tė bėra vite mė parė. Madje, disa kanė marrė pėrgjigje, pasi kanė dėrguar dosjet pranė strukturave greke", sqaruan dje pėrfaqėsues tė Shoqatės sė Shqiptarėve me Prona nė Greqi.

Megjithėse shumė tė pasur, aktualisht shumica prej kėtyre pronarėve nuk kanė akses pėr viza, nuk mund tė pėrballojnė shpenzimet pėr t‘i rėnė mbrapa ēėshtjes sė tyre, madje rrezikojnė edhe t‘i humbasin ato nėse burokracitė vazhdojnė tė shumohen nga viti nė vit. Kėrkesat e tyre bazohen nė tė drejtat e tyre, nė dokumentet qė zotėrojnė dhe mbi njė traktat tė quajtur "Traktati i Miqėsisė" qė deri tani nuk ėshtė zbatuar. Peticioni mbetet zgjidhja e parafundit qė u ka mbetur pronarėve. Bėrja me dije e gjithė trupės diplomatike nė Shqipėri ėshtė njė kėrkesė pėr ndihmė, mė pas nėse nuk do tė ketė asnjė pėrgjigje, shpresa e fundit do tė jetė shqyrtimi i ēėshtjes nė Strasburg.

"Ne anėtarėt e shoqatės shqiptare me prona nė republikėn helenike u mblodhėm pėr tė vlerėsuar masat e marra nga autoritetet vendase dhe ato greke lidhur me kėrkesat tona tė vazhdueshme pėr lehtėsimin dhe pėrshpejtimin e procedurave tė pajisjes me vizė tė qytetarėve shqiptarė, tė cilėt pėr shkak tė shfuqizimit tė ligjit 2636 datė 24 tetor 1940 kanė tė drejtė tė pretendojnė kthimin e pronave tė tyre, sekuestruar mbi bazėn e ligjit tė sipėrcituar", deklaroi dje kryesia e shoqatės.

Ata vijuan duke thėnė se: "Pas shqyrtimit tė disa deklaratave zyrtare tė diplomatėve tė tė dy vendeve dhe mbi tė gjitha pas refuzimit nga ana e autoriteteve greke tė dhjetėra kėrkesave pėr pajisje me vizė tė shtetasve shqiptarė me prona nė shtetin helenik pėr fat tė keq jemi nė kushtet kur duhet tė vėmė nė dyshim besimin tonė te qėllimi dhe funksioni i Traktatit tė Miqėsisė midis Republikės sė Shqipėrisė dhe republikės helenike (mė tej referuar si Traktati i Miqėsisė) ratifikuar nė vitin 1997 prej kėtyre dy vendeve".

Gjithashtu, pronarėt mbeten tė pasigurt nė realizimin e sė drejtės sė tyre pėr pronėn qė tė parėve tė tyre iu sekuestrua si pasojė e luftės italo-greke. Edhe pse Shqipėria dhe republika helenike kanė ratifikuar instrumentet mjaft tė rėndėsishme ndėrkombėtare nė fushėn e tė drejtave tė njeriut dhe janė protagonistė aktivė nė garantimin e kėtyre tė drejtave nė rang ndėrkombėtar pronarėt mbeten pa njė mjet juridik efektiv nė dispozicion pėr tė realizuar tė drejtat.

Konkretisht, nuk ka asnjė strukurė tė pėrshtatshme tė krijuar nga dy vendet tona nė zbatim tė nenit 15 tė Traktatit tė Miqėsisė nėpėrmjet tė cilit vendet janė angazhuar "Tė heqin ēdo barrierė nė sistemet ligjore respektive, tė cilat bėhen pengesė pėr zotėrimin paqėsor tė pasurive tė shtetasve tė njėrės palė nė territorin e palės tjetėr. "Nuk jemi tė qartė sot 12 vjet pas lindjes sė shpresave tona pėr gėzimin paqėsor tė pronave tė tė parėve tanė se kujt t‘i drejtohemi pėr zvarritjen e procesit tė heqjes sė barrierave ligjore nė kėtė drejtim nė kuptim tė pritshmėrisė legjitime qė gjeneron pėr ne Traktati i Miqėsisė", theksuan dje pronarėt.



Peticioni i shoqatės


Nė kushtet e Traktatit tė Miqėsisė...


Duke dashur tė besojnė te qėllimi i vėrtetė i Traktatit tė Miqėsisė:

Duke besuar vėrtet se ratifikimi i Traktatit tė Miqėsisė midis dy vendeve i dha fund njėherė e pėrgjithmonė "ngėrēit" politik midis republikės sė Shqipėrisė dhe republikės helenike, si dhe pasuri vlerat e kėtyre dy vendeve si promovuese tė paqes, demokracisė dhe tė drejtave tė njeriut edhe nė nivel ndėrkombėtar.

Duke besuar se me ratifikimin e traktatit tė miqėsisė popujt e tė dy vendeve mė shumė sesa momentet e vėshtira vendosėn tė promovojnė "praktikat e mira" tė modelit tė fqinjėsisė sė mirė pėrgjatė historisė.

Duke besuar se lehtėsimi i procedurave tė lėvizjes sė qytetarėve shqiptarė qė pretendojnė pėr prona nė Greqi ėshtė njė nga barrierat themelore ligjore qė qeveria greke duhet tė heqė pėr t‘i lejuar ata qė tė nisin procedurat lidhur me pretendimet e pronėsisė para institucioneve greke.

Duke besuar nė ekzistencėn e zgjidhjeve diplomatike dhe teknike tė cilat mund tė vihen nė pėrdorim nga diplomatėt pėr tė na ofruar zgjidhje lidhur me pretendimet e pronėsisė.



Ja ēfarė duam!


Kėrkesat e shqiptarėve me prona nė Greqi



Pėrpjekjen serioze tė tė dy qeverive pėr t‘i dhėnė zgjidhje sa mė tė shpejtė problemit nė pėrputhje me nenin 15 tė Traktatit tė Miqėsisė.
Angazhimin serioz tė autoriteteve tė republikės helenike pėr lehtėsimin e procedurave tė vizave pėr nė Greqi, pėr tė gjithė shtetasit shqiptarė qė synojnė tė adresojnė pretendimet e tyre tė pronėsisė para institucioneve greke.
Angazhim serioz tė autoriteteve vendase pėr tė siguruar ndihmė ligjore pėr tė gjithė shtetasit shqiptarė qė kanė pretendime tė pronėsisė nė territorin e republikės helenike nėpėrmjet ngritjes sė njė zyre qeveritare, e cila do t‘u japė informacionin e nevojshėm lidhur me procedurat administrative dhe/ose gjyqėsorė qė nevojiten ashtu sikurse edhe lehtėsira tė tjera nė kėtė proces
Informimin nė njė kohė tė pėrshtatshme nga ana e tė dy qeverive lidhur me masat e marra pėr kėrkesat e mėsipėrme/
Kontributin e trupave diplomatike dhe organizmave ndėrkombėtare nė fushėn e tė drejtave tė njeriut pėr t‘i dhėnė fund gjendjes sė pasigurisė nėpėrmjet asistencės pėr tė dyja qeveritė nė zgjidhjen e aspekteve teknike, tė cilat rezultojnė tė pengojnė zbatimin e nenit 15 tė Traktatit tė Miqėsisė.


gazeta shqip 22-12-2008