Në vendin tonë sot po qëndron kryetari i Partisë Demokracia e Re nga Maqedonia, Imer Selmani

Prishtinë, 22 dhjetor 2008(VushtrriaPRESS)-Në vendin tonë sot po qëndron kryetari i Partisë Demokracia e Re nga Maqedonia, Imer Selmani. Selmani sot është pritur nga Kryeministri Hashim Thaçi, me të cilin ka biseduar rreth bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë. Selmani, tha se:Partia Demokracia e Re synon që nëpërmjet instrumenteve demokratike dhe civilizuese jo vetëm të begatoj skenën politike në Maqedoni por edhe të avancojë çështjen shqiptare. Kurse kryeministri Hashim Thaçi, theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Paqja dhe zhvillimi në Kosovë dhe Maqedoni, nënkuptojnë paqe, zhvillim e bashkëpunim rajonal në gjithë këtë hapësirë të Evropës” – potencoi kryeministri Hashim Thaçi.
_________________________
VushtrriaPRESS
www.vushtrriapress.tk
www.vushtrriapress.shqipo.com