Trajneri i kondicionit në klubin futbollistik Steaua nga Bukureshti, turku Juksel Jesilova ( Yüksel Yeşilova) i është ankuar Federatës botërore të futbollit (FIFA) pasi që është pushuar nga puna vetëm se është musliman.
Pronari i Steaues Xhixhi Bekali e pushoi turkun Jesilova të shtunën e kaluar, duke theksuar se ai "i sjell fat të keq klubit për shkak të religjionit të tij".
"Steaua është klub krishterë, dhe për shkak të tij na përcjell fati i keq. Nuk dëshiroj ta shoh më këtu. Nuk mund ta kemi një musliman në një klub që mban kryqin në autobus dhe në fanella", kishte thënë atë kohë Bekali.
Jesilova i është drejtuar FIFA-s për mbrojtje. Ai me klubin në fjalë kishte kontratë deri në vitin 2010.
Krijoni Kontakt