S'do e quaja Tolerancë Fetare por Tolerancë Sportive!
S'do e quaja Tolerancë Fetare por Tolerancë Sportive!
Sui generis
Legjionaret
Sirena greke për Arjan Beqajn
Sezoni i jashtëzakonshëm i Arjan Beqajt nuk ka kaluar pa u vënë re. Portieri i Kombëtares shqiptare, pavarësisht se nuk është më në moshë të re, ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të rëndësishme evropiane.
Mes tyre spikat Olimpiakos Pireu, klubi më i suksesshëm në historinë e futbollit helen, me 36 tituj kampionë, 23 Kupa të Greqisë dhe tre Superkupa.
Prej kohësh ky klub po kërkon një portier të nivelit botëror. Objektivi kryesor i helenëve ishte turku Volkan Demirel, por bisedimet për blerjen e tij ngecën dhe marrëveshja nuk mund të realizohet. Kjo ka bërë që Olimpiakos të kthejë sytë nga Beqaj dhe në ditët në vazhdim përfaqësuesit e klubit pritet të bëjnë një ofertë zyrtare tek Anorthosis.
Interesimi
“Gardiani” kuqezi shihet si zëvendësuesi i legjendarit të portës greke, Antonios Nikopolidis. Edhe pse në fillim të këtij sezoni klubi i rinovoi kontratën, 37-vjeçari që numëron 90 ndeshje me përfaqësuesen helene nuk jep më siguri.
Arjan Beqaj cilësohet si një zgjidhje perfekte për këtë problem, mbi të gjitha pas paraqitjeve në Ligën e Kampioneve. Madje, në fund të muajit gusht, në turin e fundit eliminator të Champions (ku përcaktoheshin pjesëmarrëset në fazën e grupeve), Olimpiakos është eliminuar pikërisht prej portierit shqiptar.
Anorthosis humbi 1-0 në stadiumin “Karaiskakis”, por kjo nuk u mjaftoi kampionëve të Greqisë që të kualifikoheshin, pasi ishin mposhtur 3-1 në takimin e parë në Qipro. Beqaj u shpall lojtari i ndeshjes, pavarësisht se pësoi gol.
Me ndërhyrjet e tij, 32-vjeçari neutralizoi të paktën katër rrjeta të sigurta dhe e la Olimpiakosin jashtë aktivitetit më të rëndësishëm për klube për të parën herë në 11 vitet e fundit.
Olimpiakos
Rreth këtyre zërave të merkatos, kuqeziu është shprehur se deri më tani në adresë të tij nuk ka ardhur asnjë ofertë. “Nuk jam në dijeni për interesimin e Olimpiakos.
Nëse vjen ndonjë ofertë e mirë dhe në rast se dëshiron klubi të më shesë, unë nuk do t’i them jo. Unë kam kontratë edhe 2 vjet e gjysmë me Anorthosisin dhe këtu ndihem mirë”, tha ai. Në verën e vitit 2007 spekulohej se portieri kërkohej nga Olimpik Marseja, transferim që nuk u realizua.
Nëse Anorthosis e Olimpiakos do të gjejnë akordin, Beqaj do të rikthehet në kampionatin helen pas dy vjetësh. Ai ka luajtur për nëntë sezone në Superligën greke: 1997/03 me OFI-n e Kretës (ku në 129 takime ka shënuar edhe një gol në edicionin 2000/01) dhe 2003/06 me Ionikos.
Në të kaluarën tek Olimpiakos ka luajtur edhe “gardiani” tjetër kuqezi, Foto Strakosha (1993/97), tashmë zv/trajner i APOEL Nikosias. Ndërsa, në formë huazimi për gjashtë muaj (sezoni 2007/08) atje qëndroi edhe Jahmir Hyka.
T-CH
Shume keq per Rumanine. Edhe sikur te me jepet mundesia nuk kam per te shkuar ne kete vend. Pse mo ,cfare te keqe kemi ne myslymanet, na marrshin te ligat, na marrshin.
Kampi i kuq ndjehet i gjunjëzuar, pasi kriza financiare është në muajin e tetë dhe durimi po soset
Ecuria e dobët e Partizanit të këtij sezoni ka disa shkaqe, ku padyshim vështirësitë financiare janë burimi kryesor i të gjitha të këqijave. Prej kohësh te Partizani nuk përdoret roli i strucit, pasi ka qenë vetë presidenti Albert Xhani që ka pranuar krizën financiare, si dhe ka marrë përgjegjësitë kryesore për situatën kritike.
Më 7 dhjetor të këtij viti njëshi i kuq bëri një premtim publik, ku theksoi se nga data 20-25 dhjetor do të shlyhen të gjitha detyrimet e prapambetura dhe janari i 2009-ës do të hapë fletë të lavdishme te Partizani.
Megjithatë kalimi i çdo dite për futbollistët e kuq shton pesimizmin, por shikohet edhe si moment reflektimi për të kërkuar një të ardhme më të mirë, pavarësisht dëshirës për të mos ndërruar fanellë.
Gjatë përfundimit të seancës së djeshme stërvitore, dukej qartë se morali dhe gjendja psikologjike e futbollistëve është e ulët. Realiteti po tregon se të kuqtë po lodhen kot, sepse ka lojtarë që nuk shlyhen prej tetë muajsh si dhe të ardhurit në fillim të këtij edicioni nuk kanë marrë ende asnjë rrogë.
Prandaj futbollistët më shumë e kanë mendjen tek afati kohor i premtimit të fundit të presidentit Xhani se sa te ndeshja e fundvitit me Flamurtarin. “Shyqyr që ka dalë dielli këto ditët e fundit dhe kemi mundësi të ngrohemi, pasi në aspektet e tjera vazhdon ngrica,”- kështu u shprehën dje pas seancës së fundit stërvitore disa futbollistë të Partizanit.
“Pavarësisht se nuk paguhemi prej kohësh besoj se ne kemi treguar impenjimin e duhur si në stërvitje dhe në ndeshje, por qenka e thënë të dënohemi nga fati, gabimet njerëzore si dhe nga dashakeqësit.
Prandaj deri tani jemi munduar të japim shpirtin në fushë dhe rezultatet e dobta nuk kanë të bëjnë me nënvleftësim për shkak të mosmarrjes së rrogave prej disa muajsh,”- u shprehën disa lojtarë që kanë luajtur edhe në sezonin e shkuar.
Krizën financiare të Partizanit më shumë po e vuajnë “jabanxhinjtë”, pasi ata jetojnë me qera dhe jetesën po e përballojnë me sforco. Gjatë komunikimit të ditëve të fundit ata e kanë shprehur mendimin e tyre, se në se nuk ndryshon situata financiare ata do të largohen nga skuadra, pasi e ashtuquajtura fanellë e lavdishme e Partiznait po sjell vetëm vuajtje.
Futbollistët e Partizanit në asnjë rast nuk e kanë çuar ndërmend fjalën bojkot apo lëshim, por deri më sot janë munduar të jenë besnikë të fanellës që mbajnë veshur dhe gjithmonë kanë shpresuar se presidenti Xhani do ta mbajë një ditë fjalën e dhënë. Përveç presidentit Albert Xhani, për momentin, asnjë njeri nuk është i aftë të parashikojë fatin e Partizanit pas ndeshjes së 27 dhjetorit me Flamurtarin.
Të kuqtë, 122 ditë pa fitore në kampionat
Partizani i këtij sezoni po thyen çdo rekord negativ në historinë e tij 62 vjeçare, pasi nuk ishte parë ndonjëherë që shija e fitores midis dy takimeve të zgjaste më shumë se katër muaj. Të kuqtë e nisëm mbarë kampionatin e 70-të, pasi të dielën e 24 gushtit, Partizani fiton 1-0 në fushën e Lushnjës.
Por vetëm kaq, sepse kanë kaluar edhe pesëmbëdhjetë javë të tjera dhe ora e fitores së “demave të kuq” ka ngelur te pasditja e 24 gushtit. Sot bëhen plot 122 ditë kalendarike që Partizani nuk e shijon fitoren në kampionat.
Megjithëse të kuqtë në shumicën e rasteve kanë luajtur si të barabartë me kundërshtarët, apo kanë qenë më superiorë se ata, përsëri nuk është bërë e mundur që të administrohet një fitore. Mungesa e pikëve ka krijuar një presion të madh te Partizani, pasi duke ditur se ndodhen në zonën rënies futbollistët nuk janë të qetë në mënyrën se si e kërkojnë shënimin e golit.
Koha për ndryshim në kampin e kuq mendohet se do të vijë në merkaton e janarit, ku priten përforcime, kryesisht në repartin e sulmit, por nëse ecet me hapin e tanishëm ka mundësi, që merkatoja e dimrit të sjellë kohën për shkatërrim.
Shkurt
- Përgatitjet e djeshme të të kuqve janë mbajtuar në qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamëz. Dje ka munguar Elis Bakaj, i cili mësohet se ka pasur një problem personal dhe ka marrë leje te stafi trajnues.
Gjithsesi, sot Bakaj do të bashkohet me grupin dhe do të përgatitet për ndeshjen me Flamurtarin, që do të jetë e fundit me fanellën e kuqe, pasi në janar kalon te Dinamo. Përgatitjet e sotme do të vijojnë përsëri në Kamëz dhe seanca do të nisë në orën 13:30.
- Pas mungesës në seancën e parë përgatitore, dje portieri Orges Shehi është bashkuar me grupin. Dihet se për shkak të kartonit të kuq që ka marrë në Fier, Shehi do të mungojë ndaj Flamaurtarit.
Gjatë seancës së djeshme kapiteni ka bërë rolin e sulmuesit dhe në minindeshjet që zhvillohen brenda grupit, “gardiani” ka treguar cilësi si golashënues, post i cili është vakant te Partizani.
- Dje me të kuqtë është përgatiture edhe një lojtar i ri, që vjen nga Greqia dhe po kryen një provë te Partizani. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Vasil Shani, i cili luan si mesfushor i majtë dhe aktivizohet në kategoritë inferiore të shtetit fqinj.
Shani në të kaluarën ka qenë edhe pjesëtar i ekipeve kombëtare të moshave, por për momentin ai konsiderohet në provë. Gjithashtu, dje me të kuqtë është përgatitur edhe Erion Novaku, i cili ka stausin e “ish”-it, por që jeton në Gjermani.
- Teodor Përlleshi dhe Salvatore Sulçe kanë munguar dje në stërvitjen e të kuqve. Të dy lojtarët e rinj janë pjesë e ekipit kombëtar U-19 dhe dje kanë qenë të grumbulluar nga trajneri Ramadan Shehu.
zerbina , problemi esht se ortodokset kan lidhur nje pakt , sic e quajn vllazeria ortodokse , ky pakt esht shum i fuqishem ne relacionin : Rusi - Serbi - Greqi - Rumani , por qe nuk me habit nese ka shum shqiptar qe dojn te jen pjes e ketij pakti psh. White-Knight , Conquistador , King.Snake ...
Kete pakt sic duket tani e kan nenshkrujt edhe klubi Steau , pasiqe u takuan me vllezerit serb dhe ne disa ndeshje tifozet e ketij klubi nxjerrnin tranparente ne stadiume : Kosovo je Srbija ( Kosova eshte Serbi) , me kete transparent pajtohen edhe White-knight me shoket , sepse jan pakic greke , qe fatkeqsisht flasin shqip.
![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga Drini_i_Zi : 24-12-2008 më 09:48
"Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"
Per Conquistador
Flamurtari në delir, tani “kokën” e Partizanit
Trajneri Edmond Liçaj shprehet se fitorja me Tiranën do të kompletohej me të kuqtë
Fitorja ndaj Tiranës ka shërbyer për ekipin vlonjat jo vetëm për t’u rikthyer te rezultati pozitiv, por mbi të gjitha edhe për të ngjitur shkallët e renditjes. Aktualisht ekipi i drejtuar nga trajneri Liçaj ndodhet në vend të 6 të të renditjes, ndërsa duket se synimi për të arritur në pesë ekipet më të mira tashmë mbetet realitet.
Diçka e parë edhe në takimin ndaj Tiranës, ku Flamurtari ka zhvilluar ndoshta një nga ndeshjet më të mira të sezonit, edhe pse duket se në kampin kuqezi kërkojnë të qëndrojnë me “këmbë në tokë”, për të mbyllur me sukses këtë vit, kur dihet që ndeshjen e fundit do ta luajnë përballë Partizanit.
Trajneri i Flamurtarit, Edmond Liçaj, është shprehur shumë i kënaqur me fitoren, ndërsa sipas tij, ekipi ka plotësuar deri në detaje të gjitha udhëzimet e dhëna nga stafi teknik. Një fitore që ka sjellë edhe entuziazëm te kampin vlonjat, edhe pse Liçaj kërkon të ndalojë euforinë te lojtarët e tij.
“Duhet të pranojmë se ndaj Tiranës kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, ndërsa për asnjë moment nuk e kemi lejuar kundërshtarin të na rrezikojë seriozisht. Mendoj se në çdo aspekt kemi qenë superiorë, pavarsisht se përballë kemi pasur një ekip si Tirana, së cilës i dihen vlerat në futbollin shqiptar dhe pa dyshim në gjirin e vet ka lojtarë cilësorë.
Megjithatë, nga ajo që pamë, duket se Flamurtari ka treguar se nuk ka asnjë diferencë nga ekipet e tjera dhe tashmë na duhet të mendojmë për të nbyllur me sukses këtë vit. Tashmë kjo fitore na ka shërbyer edhe për renditjen, ndërsa më duhet të pranojë se gjatë javës të gjithë futbollistët, por edhe ne si staf teknik, kemi qenë nën presion, pasi ndeshjet me Tiranën sjellin vetvetiu një tjetër atmosferë.
Fatmirësisht, gjithçka përfundoi në favorin tonë dhe tashmë duhet t’u gëzohemi tri pikëve, por vetëm kaq, pasi kemi edhe një tjetër ndeshje për të luajtur, të cilën duhet ta përgatisim me të njëjtin seriozitet.
Tirana është një ekip që tashmë e kemi mundur, por unë si trajner duhet të nisë tashmë që së bashku me grupin të mendojmë për ndeshjen e radhës. Të shtunën do të luajmë ndaj Partizanit dhe mendoj që do të jetë ndeshje e vështirë, pavarësisht renditjes së kundërshtarit.
Na duhet një tjetër rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e radhës, për të mbyllyr me sukses këtë vit, por mbi të gjitha një rezultat pozitiv ndaj Partizanit, do t’i jepte vlerë edhe fitores me Tiranën,” - ka përfunduar trajneri vlonjat Edmond Liçaj, për të cilin, ashtu si edhe gjithë atmosfera e krijuar në Vlorë, fitorja ndaj Tiranës ka marrë shumë vlera, edhe pse tashmë drejtues të ekipit vlonjat kërkojnë të frenojnë entuziazmin, me qëllim përgatitjen për ndeshjen e radhës në kampionat.
Vlonjatët, nga 300 euro shpërblim
Fitorja ndaj Tiranës për lojtarët e Flamurtarit do të shpërblehet, pra do të ketë premio ekstra. Duket se është rreth 300 euro shuma për çdo lojtar, por ky vlerësim është edhe si një mbështetje për ndeshjen e radhës.
Një motivim më shumë për futbollistët vlonjatë, kjo jo vetëm për ndeshjen ndaj Tiranës, por ndoshta edhe ndaj Partizanit. Por një fitore në ndeshjen e fundit, mund të shpërblehet sërish. Pra, një fundviti me shumë shanse për të mbushur xhepat.
eh mer drin mer drin qe ke hik per lesh,me thuaj ca dreqin do trajneri turk tek nenforumi i tolerances,te kujtoj ky nuk eshte forum turk![]()
Krijoni Kontakt