Regjistrimi dhe konkurimi në Institutin e Formimit Profesional “Frymë Dashurie”, Tiranë
TASHMË MË BASHKËKOHORE NË PROGRAME DHE PAJISJE
Lajmërohen të gjithë të interesuarit se në datë 3 Shtator 2007 do të fillojnë
regjistrimet për konkurs në degët e Institutit të Formimit Profesional “Frymë Dashurie”.
- Kuadër Menaxher dhe Specialist në Llogaritë e Kompjuterizuara (Degët ekonomike)
- Restaurim dhe Konservim të Veprave të Artit
- Informatikë
- Specialist në Laboratorët Mjekësorë
Regjistrimet do të vazhdojnë deri në datë 14 Shtator.
Konkurset për të gjitha degët do të zhvillohen në datat 20, 21 dhe 24 Shtator 2007.
Kandidatët duhet:
a) Të kenë mbaruar arsimin e mesëm.
b) Të kenë fotokopje të dëftesës së pjekurisë të noterizuar dhe të firmosur nga Drejtoria Arsimore e rrethit përkatës.
c) Të kenë një certifikatë me fotografi (të vitit të fundit në mënyrë që të jetë e vlefshme).
d) Të kenë 2 fotografi dhe 1000 lekë.
Për hollësi të mëtejshme kontaktoni në numrin e telefonit:
04 – 255 207
ose në adresën e E-mail-it:
IFP_FD@atnet.com.al
Krijoni Kontakt