Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2007
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    2

    Abdilaqim ADEMI: Investim për të ardhmen tonë

    Abdylaqim ADEMI

    Populli që nuk kujdeset për të rinjtë e vet, mbetet popull pa ardhmëri. Ai popull që flijon gjeneratat e reja, me dorën e vetë e rrënon kalanë e të ardhmes së vet. Prandaj kujdesi për gjeneratat e reja, nuk duhet të jetë çështje e një partie, apo e një koalicioni qeveritar, por betejë e përhershme e të gjithë faktorëve që përbëjnë një shoqëri. Kështu që edhe realizimi i Marrëveshjes së Ohrit, sa i përket përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, duhet të shihet nga këndi i mundësisë së hapjes së perspektivës për të rinjtë tanë të shkolluar. Por, kujdesin për gjeneratat e reja, duhet ta bartin mbi shpinë të gjithë subjektet që kanë mundësi të ndihmojnë në punësimin dhe arsimimin e tyre.

    Nuk ka dyshim se dekada me radhë, rinia jonë ka qenë e lënë pas dore. Ajo i mbushte autobusët që e çonin nëpër kryeqendrat perëndimore dhe atje i dorëzohej fatit, i cili herë-herë ishte edhe i errët për të rinjtë tanë. Kështu ne humbëm një përqindje të madhe të pjesës më vitale të popullit. Duke e ditur këtë, dhe me ambicie që të bëjë çmos të rinjtë tanë të mos braktisin vendlindjen, në thelbin e aktiviteteve të veta, BDI-ja ka kujdesin për ardhmërinë e popullit tonë dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë – kujdesin ndaj gjeneratave të reja të shkolluara e të papunë. Kështu që BDI-ja, bënë çmos që pikë së pari të zbusë papunësinë mes të rinjve. Për këtë qëllim u hapën edhe dy konkurset e fundit për punësim të administratorëve shtetëror dhe do hapen edhe konkurse tjerë që do punësojnë shqiptarë të rinj e të arsimuar. Dhe këtë BDI-ja nuk e bënë për të marrë pikë politike, por për ta fituar betejën me të ardhmen e popullit që përfaqëson. Edhe atë duke e ditur se këtë betejë nuk duhet humbur, se nëse e humbim këtë betejë nuk do vlejë asnjë sukses tjetër yni.

    Administrata shtetërore nuk mundet të absorbojë të gjithë të rinjtë të papunë, e as mund të jetë e vetmja mundësi e realizimit të ambicieve rinore. Më në fund, rinia jonë nuk duhet të merret vetëm me punë administrative. Papunësia e madhe e rinisë tonë do mund të zbutet vetëm nëse këtë do e ndihmonin edhe biznesmenët shqiptarë që kanë nevojë për kuadër të ri dhe të shkolluar. Vetëm së bashku, në një bashkëveprim të koordinuar dhe me një strategji të koordinuar, do arrijmë të shërojmë këtë plagë të rëndë të rinisë tonë të papunësuar. Vetëm së bashku do e përballnim rrezikun që mos mbetemi pa pjesën me të aftë të popullit dhe pa shtresën më vitale të popullit – pa të rinjtë e arsimuar.

    Nuk është sekrete se deri më tani të rinjtë tanë vështirë i hapnin dyert e institucioneve të shtetërore. Por me pranimin e mbi 600 të rinjve në dy konkurset tani më të realizuar dhe me pranimin edhe të 1000 të tjerëve që do realizohet së shpejti, ne do ia dalim që të realizojmë atë që nuk ishte bërë dekada me radhë - përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore. E me këtë, të ndërtojmë një gjeneratë të re nëpunësish shtetëror si dhe ekspert të lëmive të ndryshme. Si dhe një elitë të re politike që institucionalisht do begatohet me përvojë të nevojshme pa të cilën as që mund të realizohen projektet politike.

    Me punësimin e të rinjve nëpër institucionet shtetërore, BDI-ja nuk ka për qëllim vetëm përmisimin mekanik të pjesëmarrjes së shqiptarëve nëpër këto institucione, por mbi të gjitha dëshiron të promovojë vlerat e gjeneratave tona të shkolluara. BDI-ja donë që të rinjve tu krijojë kushte të realizohen si profesionistë të lëmive të ndryshme. Sepse pa këtë, ne gjithmonë do çalojmë përballë bashkëqytetarëve tanë maqedonas. Andaj, të vetëdijshëm se ka shumë të rinj të aftë, në këto konkurse të shpallura, u jepet përparësi vlerave individuale të kandidatëve. Pa i ndarë të rinjtë në përkatësi partiake, apo sipas ideologjisë së tyre, gjë që është çështje private e çdo individi. Më në fund, rininë tonë askush nuk guxon ta sheh vetëm si makinë për votim dhe askush nuk guxon atë ta ndajë në taborë partiake kur bëhet fjalë për vlerat personale. Çdokush që do bënte këtë, do i dëmtonte të rinjtë tanë, ata të cilët duhet të kontribuoj që shoqëria shqiptare në Maqedoni të departizohet dhe të depolitizohet.

    Punësimet e fundit të shqiptarëve të rinj nëpër institucionet shtetërore, do duhet të jetë ajo nismë shpresëdhënëse se e ardhmja e popullit ton – rinia – nuk duhet të lihet në duart e fatit, por ajo duhet ta merr në duart e veta fatin e saj. Aq më shumë kur dihet se çdo aktivitet yni sot i gabuar mund t’i kushtoj shtrenjtë gjeneratat që vijnë. Kur dihet se ne të sotmit kemi në përdorim të përkohshëm atë që u takon gjeneratave që vijnë. Që do të thotë se të sotmen duhet ta shohim si mundësi mbi të cilën do mbindërtohet një e ardhme më e sigurt për pasardhësit tanë. E ajo e ardhme mund të ndërtohet vetëm nëse ndërtues të sajë janë ata të cilëve edhe u takon – gjenerata e reja.

    Nuk ka dyshim se BDI-ja edhe më tej do jetë ndërtuese e të ardhmes më të mirë për gjenerata që vijnë. Gjithashtu nuk ka iluzion se betejën për një të ardhme më të mirë, mund ta fitojmë vetëm nëse asaj do i bashkëngjiten të gjithë faktorët e shoqërisë sonë. Betejën për të ardhmen nuk mund ta fitojë e vetme as vetëm një parti, as cilido faktorë i vetëm tjetër, por të gjithë së bashku. Ai që mendon ndryshe, nuk e ka kuptuar se betejat për ardhmërinë janë ato që legjitimojnë tërë një popull. Më në fund, ne jemi këtu ku jemi, shkaku i betejave të mëparshme të paraardhësve tanë që vepruan në kohë më të vështira dhe më të pashpresa se këto të sotmet kur veprojmë ne. Dhe ne jemi vlerësuesit e betejave të tyre.

    Njësoj siç do jenë vlerësuesit e veprimeve tona gjeneratat që do vijnë pas nesh. Andaj edhe duhet të sillemi e të veprojmë si ai i cili nuk do mund t’i shmanget gjyqit të së ardhmes. Si ai që e ka kuptuat se qëndrueshmërinë e kalas që e ndërtojmë ne sot në këtë shtet, do e vlerësojnë gjeneratat e nesërme, të cilat deshën apo jo, do jetojnë në të. Prandaj, atë kala duhet ndërtuar ashtu që gjeneratat e ardhshme të ndjehen mirë në të dhe nëse do duhet të bëjnë ndonjë ndryshim, të mos kenë nevojë çdo gjë të ndryshojnë nga themelet, por të vazhdojnë aty ku e kemi lënë ne.

  2. #2
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Sedi cka u duket interesante apo me vlere ky artikull qe e postoni gjithandej ne internet ? Eshte shume lehte te shkruash fjale te mira dhe te paraqiteni ne opinion si engjuj por ju jeni vetem ujq te mshefur ne lekure te deles. Fjale miradije keni plot kurse punet me te keqija i beni ju.

    p.s
    Une e di se jeni ne pozite mizore dhe ne keto momente qe shkruaj VMRO u ka perzene prej qeverije mirepo ju akoma vazhdoni ta kapni per krah Gruevskin duke e lut si ne kohen LSDM-se Naser Ziberi ka lut Branko Crvenkovski qe ti mbaje ne qeveri kur i ka perzen.

    p.p.s
    Une e di se ju thelle ne zemer e adhuroni Menduh Thacin dhe e kerkoni nje njeri te tille ne rradhet tuja ne keto momente mirepo zoti va dhasht hajrin me Rahman Morinen te ringjallur alias Ali Ahmetin.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2007
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    2
    Sa e shoh ty qenke shumm i dashur mas pdsh por ato qe behen shihen nuk ka nevoj qe ti ti vlersosh punet,ajo qe ben Bdi tash shihet klm

Tema të Ngjashme

  1. Ç'është Krishti?
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  2. Raporti me te ardhmen
    Nga anuke në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 21-03-2006, 11:41
  3. Edi Rama, premton për të ardhmen?
    Nga tani_26 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-10-2005, 20:08
  4. A thua emri ta ndryshon te ardhmen?
    Nga Beqari002 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 19-01-2003, 19:08
  5. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2003, 11:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •