Ndërsa projekti i Serbisë së madhe pati deshtuar me rikthimin në shtepi të ushtrisë barbare serbe, të mundur në Kroaci dhe kapitulluar në Kosovë, në fakt Beorgardi ka patur gjithnjë një plan të dytë ndaj vendeve të agresuara, coptimin e tyre. Me 3 mars 1998 kam botuar në gazetën « Rilindja Demokratike » një shkrim në të cilin paralajëmrohej se “Serbia është duke projektuar për Kosovën skenarin e aplikuar në Bosnje, përkatësisht ndarjen dhe coptimin e saj, skenar të cilin mund ta parandalojnë vetëm SHBA-të.” Këtij skenari nuk i ka shpetuar as plani 6 pikësh i Ban Ki Mun, nëntor 2008. Dihet se në qershor 1991 Serbia sulmoi Slloveninë, prej nga u detyrua të tërhiqej shpjet për shkak të rezistëncës sllovene, presionit perendimor si dhe pavendosmerisë së ushtrisë ish-federatës. Në gusht të vitit 1991 Serbia pushton 40 % të territorit Kroat (rajonin e Krajinës), ndërsa në mars të vitit 1992 serbia pushton Bosnjen. Mars 1998, qershor 1999 Serbia pushtoi Kosovën, duke varë e zhdukur me mijëra të pafajshëm, si dhe deportuar për në brendësi të Shqipërisë rreth 2 milonë shqiptarë, nëpërmjet operacionit të përgjakshëm “Patkoi”. Në Kroaci Serbia deshtoi me Krajinën, por pati sukses në Bosnje. Në të vertetë Konferenca e Dejtonit nuk i lejoi Republikës Serbcka me rreth 1.2 milion serbë, bashkimin me Serbinë, por në fakt ajo komandohet nga Beogradi dhe pret bashkimin zyrtar me Serbinë. Megjithëse Serbia e humbi luftën në Kosovë, Mitrociva e veriut prej 9 vjetësh qeveriset nga Beorgardi. Strukturat paralele të rendit dhe drejtësisë emërohen dhe paguhen nga Serbia, e cila e ka vendosur kufirin shqitaro-serb në urën e Ibrit. Qysh me fillimin e luftës në Kosovë, Serbia pati zgjedhur një vendosje të tillë të trupave militare që nxitën pastrimin etnik të shqiptarve në veri si dhe mbetjen nën kontroll të Beoragrdit gjithë ato hapsira entike shqiptare, përfshirë edhe minjerat e famshme të Trepces. Sot pas 9 vjetësh Serbia i ka vënë ndërkombëtarët para faktit të kyer, aq sa OKB dhe BE detyrohen të njohin pushtetin e Serbisë në Mitrovicën e Veriut, duke i marrë leje për të vendosur një mision ligjor si dhe pranuar në heshtje idenë e tyre për rishikimin e kufijve. Rreth konceptit të ndryshimit të kufijve kanë folur dhe shkruar edhe shumë përosnalitete serbe.Më i shquari ndër ta ka qënë shkrimtari i njohur, ish-presidenti Dobrica Qosic. Qosic për herë të parë konceptin e ndarjes së Kosovës e ka paraqitur në Lubjanë në vitin 1989.Me këtë rast ai flet edhe për “legjitimitetin historik dhe domosdoshmerinë e bashkimit të popullit shqiptar.” Një nga politikanët më të shquar serb i cili pati folur për ndarjen e Kosovës është Zoran Xhinxhic. Në librin e tij “Serbia dhe Kosova” botuar në vitin 1988 ai shprehet se “Kosova faktkisht duhet të ndahet.” Kjo është e vetmja mënyrë që të mposhtet ideja e pretendimit absolut që më në fund është bazë e represionit në Kosovë.Ceshtja shqiptare si ceshtje e vetme kombëtare e pazgjidhur në ballkan duhet të zgjidhet mes një kufiri të ri mes shqiptarëve dhe serbëve, nëpërmjet një kufiri të ri mes shqiptarëve dhe sllavëve. Planet serbe për ndarjen e Kosvës deshtuan me 12 qershor 1999. Humbja e luftës prej serbëve më 1999, si dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, i ka dhënë fund përgjithmonë planit serb të ndarjes së Kosovës. Në këto rrethana Beogradi mendon të shfrytëzojë deri në fund dy karta. Së pari rezolutën 1244 dhe së dyti minoritetin serb në veri, bashkë me enklvat e blinduara. Nëntë muaj pas Pavarësisë së Kosovës, EULEX në mënyrë të gabuar pranoi të ishte nën pushtetin e OKB-së, duke ringjallur një rezolutë të vdekur sic është 1244. Kosova e pavarur dhe rezoluta 1244 janë dy gjëra që përjashtojnë njëra-tjetrën, ashtu sic nuk pajtohen statusi neutral i EULEX-it me Deklaratën e Pavarësisë.

EULEX është i rendësishëm, ashtu sic e rekomondojnë ndërkombëtarët, vetëm n.q.s pranon të njohë se Kosova është një shtet unik, i pavarur, me integritet territorial, një entitet i vetëm politik. EULEX nuk mund të funskionojë në pjesën veriore apo në enklava me lejen e Beogradit, apo me gjysëmlejën e tij, pasi mjafton t’u prishet humori strukturave paralele në veri të Ibrit apo të ndryshojë politika në Beograd dhe EULEX-it i duhet të aplikojë përsëri për rifreskim të lejës.

Kosova, të gjithë të pakënaqur

Nëntë muaj prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, situata e krijuar duket se i ka lënë të pakënaqur të gjithë. Së pari shqiptarët të cilët edhe pse janë të njohur nderkombtarisht nuk guxojnë të shtrijnë autoritetin e shtetit të tyre në veri, përtej lumit Ibër dhe brenda të ashtuquajturave enklava. Kjo për shkak të rezistencës së armatosour serbe dhe vigjelencës nderkombëtare për supergarancitë e dhëna këtij minoriteti. Shqiptarët janë të pakenaqur, sepse pavarësisht shpalljes së Pavarësisë, me bekimin e fuqive me të mëdha perendimore, rezoluta 1244 po vazhdon të ketë ndikim juridik dhe UNMIK nuk u largua plotësisht nga vendi, ashtu sic parashikohej në Paketën Ahtisari, ndërsa po vazhdon të ketë pushtetin në veri dhe enklava. Shqiptarët janë të pakenqqur, sepse në vend të një kalimi gradual të pushteit në duart e të zgjedhurve vendas, parlamentit, qeverisë dhe presidentit, tashmë është krijuar edhe një hallkë tjetër burokratike qeverisëse, sic është EULEX, me status neutral ndaj Pavarësisë së Kosovës.Kjo ka shtuar dyshimet rreth së ardhmes së pavarësisë së vendit dhe coptimit të tij. Këtë e paralajmëroi këto ditë edhe eurodeputetja gjermane Angelika Baer në Parlamentin Europian.Ajo paralajmëroi se “aplikimi i kërkesave serbe të inkorporuara në gjashtëpikëshin e Ban Ki Mun-it, do të shpjerë përfundimisht drejt ndarjes së brendshme të Kosovës.(“Lajmi”, 10.12.2008). Në fund të fundit më të pakenaqurit janë ish-luftëtarët e UCK-së dhe populli shqiptar i cili kishte luftuar për 96 vjet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nderkohë që ata që erdhën në pushtet sipas kritikëve në Prishtinë “për t’iu pelqyer nderkombëtareve, pranuan kompromise që shkojnë kundër kësaj ëndërre, duke u mjaftuar me poste burokratike dhe pushtet të pjesshëm.” Autoritet nderkombëtare janë të pakënaqura me zhvillimet në Kosovë, sepse nëntë muaj pas njohjes së saj si shtet i pavarur, Kososva nuk ka bërë shumë përpara. Minoriteti serb nuk është integruar dhe ajo cfarë kanë krijuar ata me shumë bujë ky superminoritet tashmë u është kthyer atyre kundra. Investimet gati dhjetëvjecare janë duke hedhur në erë. Bashkimi Europian mund të ndodhet para deshtimit më të madh në historinë e tij, për shkak të pavendosemrisë së tij të vazhdueshme për të ndeshkuar Beogradin si përgjegjës për genocidin dhe pastrimin etnik në Ballkan, kryesisht ndaj shqiptarëve. Misoni i parë nderkombëtar i këtyre përmasave, sic është EULKEX, është vënë në dyshim akoma pa filluar nga puna, pasi është parë nga shqiptarët si një gjunjëzim i BE-së, para Beorgadit, deri në paranimin e një marrëvshje të cituar nga Serbia. Neutraliteti i shpallur i këtij misioni i kundëvihet qartazi Dekalartës së Pavarësisë së Kosovës, duke rrezikuar që në vend të instalimit të autoritetit të ligjit dhe drejtësisë, të kthejë vendin në fazën e fillimit, ose drejt një ndarje të qartë të paktën administrative dhe strukturore. Pavarësia e Kosovës, ashtu sic pritej, ka lënë të deshpëruar Beogradin.Njohja nderkombëtare e Kosovës i ka prerë cdo ëndërr këtij vendi agresor për Serbinë e madhe. Për këtë shkak Beorgardi po punon për të nxjerë përfitimet maksimale nga ato që Serbia i quan si leshime të nderkombëtarve për pranimin e Kosovës. Së pari, i ndihmuar nga Spanja po avancon statusin e saj në BE, duke anashkaluar të gjitha detyrimet afatgjata që i kanë kaluar vendet e tjera të rajonit dhe së dyti po lufton të legalizojë si pjesë të Serbisë Mitrovicën e Veriut, bashkë me minjerat e saj. Plani rezervë i Beogradit, në rast të humbjes së Kosovës ka qënë dhe mbetët vazhdimisht coptimi i saj.

Shqipëria dhe zhvillimet e fundit

Shqipëria është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë rajonale si dhe të rendit nderkombëtar.Aktualisht Shqipëria nuk po nxit dhe as po i kontribon ndarjes së Kosovës apo coptimit të saj, por ajo nuk mund të qendorjë indiferente në rast të jetësimit të një skanari që bën fakt të kryer rishikimin e kufijve, ndërimin e popullsive apo spastrimin etnik dhe dhunën që mund të shoqërojë këtë proces. Së pari sepse Shqipëria ka detyrim kushtetues të kujdeset për shqiptarët në rajon dhe së dyti lufta e Kosovës e vitit 1998-1999 deshmoi se kërcënimi i sigurisë së një vendi mund të vijë edhe për shkak të spastrimit etnik. Dihet tashmë se Shqipëria mund të destabilizohej në pranverë të vitit 1999 kur rreth 1.5 milonë shqiptarë, refugjatë lufte të ardhur nga Kosova u gjetën para një katasrohe humanitare, në rast se nuk do të ndërhynin ndërkombëtarët. Pas clirimit të Kosovës me 12 qershor 1999, Serbia dhe Shqipëria kanë mbajtur qëndrime krejt të kundërta lidhur me minoritetet përkatëse. Për shembull megjithëse në Serbi jetojnë shumë më tepër shqiptarë etnikë(konkretisht në Luginën e Preshëvës) se sa serbë në Kosovë, Shqipëria dhe as Kosova nuk janë parë të kundërshtojnë energjikisht dhunimin e të drejtave të shqiptarëve atje dhe as të sponsorizojnë struktura paralele. Falë këmbënguljes së pandërprerë, Serbia ia ka dalë që minorteti serb, jo më i madh se 3% e popullsisë së Kosovës të trajtohet si komb, me kushtetutë më vete (Pakoja Ahtisari), me polici, gjykata, dogana, arsim, sistem taksash me vete( Pakoja Ahtisari dhe Misoni EULEX), me diplomaci të vetën, me qeveri të vetën(ministri serb për Kosovën në qeverinë e Beogradit) dhe me fuqi bllokuese ndaj shqiptarëve(ligjet kryesore në parlament nuk mund të ndryshohen pa votën e serbëve). Për shtetin shqiptar shtrohet pyetja se si do ta trajtojë ceshtjen e Mitrovicës së Veriut, ceshtjen e minoritetit shqiptar në Serbi(Preshevë, Bujanovc, Medvegje), ceshtjen e shqiptarëve më Maqedoni dhe në Mal të Zi. Ndërsa Serbia është duke përgatitur ndërkombëtarët për ndryshimin e hartës politike të Ballkanit, shteti shqiptar gjendet para provës vendimtare qysh prej krijimit të tij 96 vjet më parë. Lufta e Kosovës e vitit 1999 deshmoi se ndaj shqiptarëve vepron një politikë e konceptuar si spastrim entik i përmasave të medha, për këtë shkak shteti shqiptar duhet të paralajmëroi se nuk do të lejojë këtë spastrim entik, duke parashikuar mjetet e duhura për parandalimin e tij. Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme në reagimet e saj në këta muaj që i kanë mbetur deri në pranverën e vitit që vjen, kur ajo do të jetë anëtare me të drejta të plota e NATO-s, pasi zhvillimet janë duke shkuar tërësisht në favor të saj. Ndoshta për herë të parë në histori Shqipërisë po i troket e mira në derë. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO jep një garanci absolte për përballimin e cdo krize të sigurisë në rajon, por ky anëtarësim nuk e pengon Shqipërinë që të ketë një ushtri të fortë kombëtare dhe aq më tepër që të parashikojë mbrojtjen e saj nga rreziqet e së ardhmes, duke planifikuar se cfarë pasojash mund të kënë zhvilimet e pritshme në rajon. Ekspertët më të mirë të sigurisë duhet të ndertojnë platforma të sakta në mënyrë që t’u dilet përpara problemeve që mund të shoqërojnë ndërrimin e kufijve apo këmbimin e popullsisë, platformë e cila duhet të ketë një konsensus i gjërë politik. Tirana dhe Prishtina duhet të kordinojnë cdo veprim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili është një alet besnik i shqiptarëve. Shqipërisë i kërkohet të jetë e matur, por e qartë dhe e vendosur. Shqipëria duke qënë e përmbajtur duhet të deklarojë hapur se nuk do të pranojë coptimin e Kosovës dhe spastrimin entik të shqiptarëve në rajon. Shqipëria nuk mban përgjegjësi për ndryshimin e kufjive në Ballkan, por nëse një proces i tillë fillon, ajo ka përgjegjësitë e saj si kryeqendër e të gjithë shqiptarve, përgjegjësi të cilave nuk mund t’u ikë. Në pritje të zhvillimeve të reja Ballkanike, Tirana ka shumë karta në duar, pavarësisht pse nuk i ka luajtuar akoma asnjërën prej tyre, kur të vijnë koha ato do të hapen...

Burimi