Nje 25 vjecare, nene e tre femijeve ka vdekur ne Maternitetin e Sarandes pas komplikacione qe ajo kishte me shendetin, gjashte dite pasi kishte sjelle ne jete nje femije.
Enkelejda Osmani nga fshati Xare i Sarandes vdiq rreth ores 11:00 te kesaj te diele, ndersa familjaret kane denoncuar menjehere ne komisariatin e ketij qyteti, stafin e mjekeve, qe sipas tyre jane treguar te pakujdesshem dhe e kane neglizhuar gjendjen shendetesore te 25 vjecares.
Nderkohe, nga kryeqyteti eshte nisur menjehere nje staf ekspertesh, te cilet do te bejne ekzaminimet dhe verifikimet e duhura per te zbardhur edhe pretendimet e te afermeve te viktimes. Paraprakisht policia tha per Top Channel se, Enkelejda Osmani ishte shtruar ne Spitalin e Sarandes qe ne fillim te ketij muaji, perkatesisht ne 2 dhjetor, pasi pas nje aksidenti ne shtepi kishte kemben e e thyer.
Por ndersa ka lindur ne 15 dhjetor, ajo vazhdonte te mbahej ne spital dhe familjet i thane polcise se gjendja shendetesore e Esmeraldes paraqitej e komplikuar, por mjeket nuk e kane vleresuar situaten.
T-CH
Krijoni Kontakt