Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Kosovarët ia kalojnë edhe kinezëve

    Në matjet që ka bërë Gallup International, kosovarët kanë qenë ndër qytetarët më optimistë të botës që nga fillimi i këtij shekulli, ndërsa në vendin e dytë këtë vit janë radhitur qytetet kryesore të Kinës (53%)


    Hulumtimi i fund-vitit "Zëri i popujve" i Gallup International sërish ka nxjerrë Kosovën në krye të vendeve më optimiste në botë. Në këtë hulumtim që ka përfshirë 45,700 respondentë nga mbarë bota dhe ka konkluduar se viti i ardhshëm pritet më shumë me pesimizëm (35%) sesa me optimizëm (27%) - Kosova zënë vendin e parë në kategorinë e vendeve optimiste, ku 60% të njerëzve kanë thënë se viti 2009 do të jetë më i mirë se viti 2008.
    Hulumtimi është zhvilluar në mes të tetorit dhe dhjetorit të vitit 2008 - në kohën kur kishte eksploduar kriza globale financiare - dhe i ka pyetur njerëzit në 46 vende në kontinente të ndryshme "Sa u përket juve, a mendoni se viti 2009 do të jetë më i mirë apo më i keq se viti 2008?". Në Kosovë hulumtimi është kryer nga Index Kosova në nëntor 2008 dhe ka përfshirë 1,012 respondentë shqiptarë dhe minoritete (pa serbë). Në matjet që ka bërë Gallup International, kosovarët kanë qenë ndër qytetarët më optimistë të botës që nga fillimi i këtij shekulli. Sidoqoftë, në vendin e dytë këtë vit janë radhitur qytetet kryesore të Kinës (53%). Më tutje rangimi sjell vende si Australia (49%) dhe fqinjin e saj Zelandën e Re (44%), Libanin (48%) dhe Kolumbinë (48%), të pasuar nga Rusia dhe India (të dyjat nga 42%). Bahraini (41%) dhe Maqedonia (40%) janë gjithashtu në mesin e dhjetë vendeve të para. SHBAtë janë në vendin e 11-të në listën e optimistëve (38%).

    Gjithashtu, duhet të theksohet se vitin e kaluar, vendet më optimiste kanë pasur përqindje më të larta të optimizmit ku së paku gjysma e popullsisë së të gjitha vendeve në listë pritnin që ky vit të jetë më i mirë. Kosova nuk është përjashtim - vitin e kaluar 68% e kosovarëve kanë pritur që ky vit të jetë më i mirë, kurse sivjet numri i optimistëve në Kosovë ka rënë në 60%. Duke shikuar në anën tjetër të shkallës së optimizmit/pesimizmit, dhjetë vendet më pesimiste janë të gjitha vende ku më shumë se gjysma e të intervistuarve presin që viti 2009 të jetë më i keq sesa viti 2008. Është interesante të theksohet se vitin e kaluar pesimizmi nuk ka qenë aq i lartë dhe në vetëm një vend (Senegal) pesimistët ishin mbi 50%. Një rezultat tjetër befasues i kësaj tabele të vendeve më pesimiste është se kryesohet nga vendi më optimist i vitit të kaluar - Hong Kongu (67%).

    Gazeta /Koha.com.mk/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Në Kosovë jetohet me shpres e optimizëm!

    Deri kur kështu nuk e di , por dihet që pa buk e mirqenie , nuk do ¨te mund të mbijetohet vetëm me shpres!

    Po na jemi një popull i cudirave , dhe edhe kjo nuk befason shumë!

    Kili

    SHQIPËRIA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Pas shqiptarve vin romet qe kan optimizem te lart.

  4. #4
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Shqiptarët kanë optimizëm, sepse janë në fund të pusit, e kanë ku me hyp.

    Po psh zvicëranët, nuk kanë aspak optimizëm, se kanë arrit kulminacionin, edhe e shohin që s'kanë ku me shku ma përtej.

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Ku shkojnë kosovarët, pse në Durrës nuk vijnë?
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 156
    Postimi i Fundit: 24-09-2009, 09:40
  3. Fillon fushata parazgjedhore në Kosovë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 03:04
  4. Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 28-08-2004, 23:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •