Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Tirona!

    Tirona metropol i Shqiprise
    Aty ku mesova fjalet e para
    Aty ku endrra ime u zhgenjye
    Katermbedhjet vjet perpara

    Tirona, ti je zemra e Shqiperise
    Aty ku rinia thur endrat e dashuris
    Aty ku pleqt neper qoshe lujn domino
    E plakat ne shtepi filma me seri shikojn

    Tirona,ke "ushtari i panjohur"presin te papune
    ulur ne trotuare,disa flejn gjume
    te zverdhur pa ngrene ,rin e shresojn
    se nje cop buk,femijeve do ja cojne

    Tirona, sheh dyqane moderne
    te bukur e te veshur me mermere
    Tregtar qe tregtojn flori pa hesap
    Kjo eshte Tirona me kosto te lart

    Tirona, ku polci me bilbil cirret
    trafik makinash e tymra pa hesap
    ne te gjitha rruget kaos i papershkruar
    njerzit vrapojn,nje dush ta bejn me vrap

    Tirona,ku shirat nuk mungojne
    e uje neper qytet e con me racion
    a thua vall ke ndonje kuceder
    si neper peralla me mbreter

    Tirona,shishet e plehrat po te mundojn
    qen e mace me to ushqehen
    jeten atyre ti ja u zgjat
    sa e mire qe je ,se bon sevap


    Tirona e politikes e,e korrupsionit
    aty ku vidhen para me miljarda
    aty ku shitet droga pa tollona
    aty ku e verteta i ka kembet e gjata

    Tirona,e qefit dhe e hallit
    e luksit dhe e varferise
    ku lusozet vishen me "Versace"
    E te varferit gjunjezohen ne paqe.

    Tirona,e zhgenjimit dhe e shpreses
    ku fshataret u mblodhen rreth teje
    ku dialektin atyre ja pasurove
    por me te tjera i mashtrove

    Tirona,vendlindja e mijra emigrantve
    ku te zhgenjyer jetojn neper bote
    cdo vit te vizitojn me mall
    dhe kur ikin derdhin vetem lot

    Tirona,me mijra varre te pafajshem
    qe shtrihen ne Tufine deri Sharre
    Per ty Tirone,i ka marr malli
    Per ty engjejt kan shume mall

    Tirona,e kenges dhe e humorit
    Tirona,e sportit dhe e zborit
    Tirona,komuniste e demokracis
    Tirona,e kishes dhe e xhamise
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #12
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ēfare lexoj e ēfare nigjoj
    nuk m'besohet mu hiē fare,
    me do vjersha ene bejte
    e bon Tiranen me fol me vehte.

    Asht Tirana kryeqytet
    ka me qen tash e 1000 vjet,
    kosh me plehna ka cdo shpi
    ka dhe lule ne saksi.

    Ē'ka me ba une se jam nji
    ca tirans du n'krah tani,
    venit ton me i dal zot
    se po e fyjn e tallin fort.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shume bukur..shum bukur..Mjeshtri Agim si gjithmon i mrekullueshem por dhe Alba jon e vogel shkruan poezi te bukura e plot Humor e sarkazem..



    Tirona e pa ujit
    E djerses e ushujit
    Tirona me pallate
    Plot Fruta zarzavate
    Tirona e Rames
    E Ngjeles dhe e Sales
    Tirona e Ulqinit
    Kno qyqja n'b-yth te ullinit
    Tirana ku Nano
    Cakton doganiera
    Ku goca dhe cuna
    Jan bo gjith shofera
    Tirona ku Meta
    Gjinushi e Mejdani
    Shu-rren e bejn
    Aty te shatervani
    Tirona ku bari
    Le vendin Betonit
    Ku Kamza Lapraka
    Si ndahen najlonit
    Ku Moda Armani
    Plas aty ke blloku
    Ku gocat neper kafe
    Sja lun kush q-ime floku
    Tirona e Tirones
    Dinamos Partizonit
    E trenit e Benzit
    Aeroplanit e Pajtonit
    Tirona ku morri
    Kercet ne atobusa
    Ku jetoi Fitnetja
    Kodheli edhe Buza
    Tirona e cirkut
    Estrades e Liqenit
    Tirona e Mjesit
    Kafes dhe Fernetit
    Tirona ku mileti
    Se harrojn Tollonin
    Ku cuni e plaku
    Kercejn Napolonin
    Tironaaaaaaaa ne zemrat Tona
    E bukur si gocat tona
    Me taka edhe Nallona
    Tironaaa...

    Tirona e Dajtit
    E hurmave e rigonit
    E taves se Baltes
    Gim Docit e Korasonit
    Tirona e Lanes
    Shallvares e Erzenit
    Tirona e Albes
    Dites edhe Enit
    Tirona e Brrakes
    Dhe universitetit
    Tirona e Bathores
    Operas e Mulletit
    Tirana ku te vjedh
    Sekondat Vadafoni
    E xhepat ti Zbraz
    Malaj Telekomi
    Tirona e Arbnorit
    Heroit te qaf barit
    Tiran e Filarmonise
    E horrit dhe katnarit
    Tirona e sahatit
    E Bankes dhe Teatrit
    Tirona e Shikut
    Azemit dhe Monarkut
    Ku vritet pa te keq
    Shoferi i Sallakut
    Tironaaaaaaa..te keqen Nona
    E buuukur..
    Si gocat tona..







    ....


    Kenga kendohet nga grupi forumor "Tirona.."
    Me soliste.. fringon..Toron.. Albon.. e redin e ne vend te Ed Rames kemi Mjeshtrin ton Gim Docin..qe andej nga mesi kap Mikrofonin e kendon me Mimoza Ahmetin..Kto Vargje..

    Na myti Ozoni
    Oksigjen kerkoni
    Tirona..Ne zemrat tona
    e bukur..si gocat tona..

    etj..


    lol

    ....

  4. #14
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Brari,

    Ke nje humor te vecante. Ka kohe qe nuk kam qeshur keshtu.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  5. #15
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Shumekush ka qeshur ketu,
    por mua me trishtojne shume keto vargje
    Jo sepse kam kater vjete pa shkelur ne ate vend,
    por sepse m'u kujtuan te gjitha ate halle...

    Shumekush i ben humur...
    shumekush flet per to...
    shumekush permend dhe ata qe atje bejne palle...
    dhe ne qe shkruajme na duket sikur po ja zgjidhim kete hall...

    Drini.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Ti mar Drin mos u merzit
    se ty te jepet dhe per muzik
    Po nje grup na e formo
    dhe ket Shiun mos na e harro.lool
    pa na thuj ti nje gja
    car kemi ne me i ba
    edhe une 8 vjet pa shku
    Jam habit e jam hutu
    ne, na ka met vec me shkru
    per Tiranes si ka perfundu
    mos mendo se gja kemi shtu
    vec do i kemi paksu
    tash tani ti si S.Moderator
    mos na hiq pik me zor lool
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  5. Albania - Andrew Mueller
    Nga katana nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 09:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •