Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

    U shënua 130 vjetori i largimit të shqiptarëve nga trojet e tyre

    “Nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicës, në vitet 1877/78, përmes dhunës dhe gjenocidit që ka ushtruar Serbia, në rreth 700 fshatra të banuara me 300 mijë shqiptarë, janë vrarë, therur e masakruar rreth 70 mijë shqiptarë”.Kështu u tha sot në akademinë përkujtimore me rastin e 130 vjetorit të dëbimit të popullatës shqiptare nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicës.

    Dokumentari “Kujtesë historike”, përgatitur nga RTK-ja, i shfaqur në fillim të akademisë, pasqyronte fakte dhe dëshmi të shpërnguljes së shqiptarëve nga Sanxhaku, Nishi e Toplica. Kryetari i Shoqatës së Muhaxhirëve të Kosovës, Shefki Ukaj, tha se spastrimi i shqiptarëve në mënyrë masive ndodhi pas Kongresit të Berlinit në vitin 1878 dhe vazhdoi deri me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë me 1912, ndërkaq popullata e dëbuar u vendos kryesisht në territorin e Kosovës, Maqedonisë por edhe në Turqi. Ukaj tha se për këtë kaptinë tragjike të shqiptarëve flasin edhe vetë burime e autorët serbë si dhe shtypi perëndimor.

    “ Vetë princi i Serbisë, Milan Obrenoviq, kishte urdhëruar ushtarakët serbë, duke u thënë se merita më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb, do t’i ketë ai i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngulë me shumë shqiptarë. Burimet e kohës flasin për rreth 70 mijë shqiptarë të therur e të vrarë e pjekur në zjarrin e shtëpive në rreth 600 fshatra shqiptare të rrafshuara në zjarr vetëm në vitet 1877/78”, tha Ukaj.

    Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës, këshilltari i zëvendëskryeministrit, Agim Kikaj, e vlerësoi nismën e atyre që po punojnë për të hedhur dritë mbi ngjarjet e asaj kohe, që shqiptarëve u mohua e drejta e jetës dhe pronës.

    “ E drejta për kthim të pronës nuk mund të shmanget përgjithnjë, paraqet vetëm një pjesë të humbjes. Është e lavdërueshme kur në mbështetje të kësaj të drejte elementare vjen historia si fakt, përjashtuar propagandën dhe spekulimet e pseudoshkencës”, tha Kikaj.

    Drejtori i Institutit të Historisë, Jusuf Bajraktari, paraqiti një trajtesë studimore të ngjarjeve të asaj kohe, ku shqiptarët ishin në shënjestër e synimeve grabitqare për një kohë të gjatë , përmes spastrimeve etnike.“ Këto synime u forcuan me 1875 /1878 përmes fushatave propagandistike dhe më vonë përmes pushtimeve dhe spastrimeve etnike të këtyre viseve”,tha Bajraktari.

    Shoqata e Muhaxhirëve të Kosovës është themeluar pikërisht për të sensibilizuar opinionin vendor e ndërkombëtar, që shqiptarëve muhaxhirë të dëbuar nga trojet e tyre etnike të Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicës t’u njihet e drejta e pronës në bazë të konventave ndërkombëtare.

    rtk
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  2. #2
    p.n.a.p.m.q.g.q.n.t.v.
    Anëtarësuar
    03-06-2005
    Vendndodhja
    Berat-Tirane-Milano
    Postime
    179
    A mund te postoj ndokush ndonje harte te sotme te serbise jugore ku te jene te shenuara ish-trevat shqip-folese perpara 130 vitesh? Gjithmone e kam ditur qe zonat rreth Nishit kane qene te populluara me shqiptar por harten vetem sa e kam imagjinuar.
    Nëse thonë se lufta dëmton paqen unë "m.g.q.n.t.v." po ju them lufta për liri është paqia vetë!

  3. #3
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Me një fjalë, merre shiko hartën e Serbisë së sotme, heqe Vojvodinën, dhe ajo që mbetet janë tokat e muhaxhirëve.

  4. #4
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Pale sa do ishin sot ato 300 mije shqiptarë
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #5
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Vetëm Beogradi ishte qytet multietnik, ku përveç shqiptarëve jetonin edhe të tjerë. Kurse gjitha krahinat tjera të Serbisë së sotme ishin Shqipëri, sikurse është sot Berati a Puka.
    Fshatrat Raçë dhe Pllanë e Madhe janë në rrethinat e Beogradit. Këto ishin fshatra shqiptare.

    Kur në "kryengritjen" e parë serbe më 1804, serbët erdhën nga Hungaria, gjetën popullësi të pastër shqiptare në Serbinë veriore.

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Me një fjalë, merre shiko hartën e Serbisë së sotme, heqe Vojvodinën, dhe ajo që mbetet janë tokat e muhaxhirëve.

    Sikur e teprove o alibaba
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

Tema të Ngjashme

  1. Trojet shqiptare,një fidanishte njerëzore në shërbim ndërkombtar
    Nga bnik në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-02-2009, 06:38
  2. Islami Në Trojet Iliro-shqiptare Gjatë Shekujve
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  3. Feja Islame në trojet shqiptare para dhe gjatë Osmanlinjëve
    Nga Senadi_ul në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-11-2006, 16:07
  4. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •