Shqiperia tani synon edhe cmimin Oscar. Filmi shqiptaro-cek “Trishtimi i Zonjes Shnajder” i Pirro Milkanit, do te konkuroje ne evenimentin me te madh te kimetografise boterore. Lajmi eshte bere i ditur nga vete regjisori Milkani i ftuar ne emisionin “E diell” ne Top Channel.
“Cekia eshte ne feste, por edhe Shqiperia, sepse filmi konkuron ne emer te Shqiperise”, eshte shprehur Milkani.
“Eshte kusht qe filmi te kete shumicen e aktoreve nga vendi qe konkurron dhe ai eshte shqiptar”, theksoi regjisori i njohur.
Kete vit, ne edicionin e 81-te te Cmimeve Oscar ne Holliwood, ajo qe te bie ne sy, eshte se gara per filmin me te mire te huaj eshte me e populluara ne histori, me nje rekord prej 67 vendesh te pranuara si kandidate ne “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”.
Mes tyre eshte edhe Shqiperia. Ne kete film, i cili eshte i 25-ti ne karrieren e Milkanit, eshte pasqyruar ne art nje histori e vertete qe i ka ndodhur vete autorit ne vitet kur ai studionte ne Akademine e Prages.
Aktoret qe luajne jane shqiptare dhe ceke. Personazhi kryesor eshte nje student i Akademise se Arteve te Tiranes dhe partnerja e tij nje aktore ceke. Ne film eshte ftuar te luaje edhe aktori italian Mikele Placido.
© Top-Channel
Krijoni Kontakt