-
i/e regjistruar
Shelgu i fundit - Tregim
Theodhoraq Ciko
Tregim
Shelgu i fundit
Edhe sivjet, krijuesit ishin mbledhur nė hollin e hotelit . Jo si vitet e tjera. Ishin shumė pak krijues, pėr tė mos thėnė se kėtė vit ishte turp dhe dėshtim ai aktivitet. Nė podium u ngjit njė plak rreth tė tetėdhjetave. Ishte fituesi i vitit dhe pėr tė cilin sipas traditės do tė mbillej pema e tij simbolike. Mos thuaj pemė i dashur- pėshpėriti njė gazetar,- por shelg. Pėrvit nga njė shelg kanė mbjellė . Pėr njė krijues mbillet shelg shprehu habinė njė krijues i ri. Po shelg mbillet se jemi nė ekonominė e tregut dhe njė bli do tė kushtonte sa nuk vlente as ai krijuesi plak qė po i mbillet pema. Nuk kanė ndėrmėnt qė organizatorėt tė dalin me humbje. Njė gjė kaq tė thjeshtė nuk e kupton.
Nė anėt tona shelgu ėshtė njė pemė qė pėrdoret shpesh si njė ofendim qė i bėhet tjetrit. Ik ore shelg nė kuptimin mė tė rėndomtė tė fjalės. Mbase organizatorėt e dinė qė kėta qė kėrkojnė me patjetėr qė tu mbillet pema janė shelgje me gjith mėnd dhe ia u mbjellin pa pasur problem se dikush do tė ankohet pėr kėtė.
Mos vallė me degėt e shelgut kėta persona qė me isistim kėrkojnė qė tu mbillet ajo pemė duan tė mbulojnė mėkatet e njė kohe tė shkuar, se shelgu ka kurorė tė madhe dhe degėt i lėshon deri pėrdhe
Patjetėr, se deri tani, pėrjashto ndonjėrin, qė tė gjithė qė kanė fituar pemėn e shelgut, janė mėkatarė tė njė kohe qė tashmė ka perėnduar
Paskan gjetur njė mėnyrė pėr tė shpėtuar nga makthi qė i bren ndėrgjegjen e tyre, bukur fort.
Mė keq akoma, njėri syresh kėrkonte qė pas mbjelljes sė shelgut tė bėhej dhe qytetar nderi i qytetit, dhe kush, ai qė sa do qė ti riteshin degėt shelgut nuk ja mbulonin dot mėkatet qė kishte bėrė nė atė kohė.
Tani le tė hidhemi te shelgu i fundit. Plaku u ngjit nė podium dhe i skuqur nė fytyrė nuk tha asnjė fjalė. E kujt tja thosh. Pesė veta ishin pėrballė tij. Megjithėse ishte nė delir tė plotė ai u duk sikur u fye nga kjo pjesmarrje. Edhe mediat nuk ishin tė gjitha. Aparatėt e xhirimit nuk bėnė shkrap. Dikush pyeti : Ku do tė mbillej pema?
- Pema ėshtė mbjellė disa ditė mė parė pėr arsye se duhej vaditur, se me tė gjithė pemėt e tjera qė janė mbjellė vitet e fundit kemi pasur probleme pasi na thahen.-
E si mos thahen shelgjet kur mbillen nė njė tokė tė thatė ku shelgu nuk mund tė mbijetojė.
Mė mirė qė i mbjellin aty, le tė thahen se ashtu e kanė hak
Me njė pjesmarje tė pakėt dhe me disa fjalė tė thata nė adresė tė shelgut tė mbjellė u mbyll kjo histori atė ditė.
Por jo pėr lexuesin tonė. E forta fillon tani.
Plaku ynė i shelgut, ngriheshe qė me natė, pothuaj pėrditė, nė ditėt e nxehta tė beharit dhe me njė ibrik nė dorė, mbushur me ujė, bėnte njėkohėsisht dhe gjimnastikėn e mėngjesit, shkonte dhe vadiste shelgun e tij. Kjo punė bėhej deri sa fillonin shirat e vjeshtės. Por vaditja e shelgut, nuk ėshtė pėr tė thėnė, por po e them, plaku nuk mjaftohej vetėm me tė, por hidhte shikimin nga shelgjet e tjerė dhe me delikatesė qė tė mos e shihte njeri gjoja sikur vadiste me ibrikun qė tani e kish bosh nxirte atė mikun dhe u bėnte shurrėn . Kuvendonte me veten: Do tė riteni ju para shelgut tim, unė dhe pak kohė jetė kam dhe nuk mė durohet sa ta shoh qė degėt e tij tė mė mbulojnė tė gjithin, do tė thaheni ju, e kush u bė merak pėr ju Ai dėshėronte qė tė ishte shelg mbi shelgje. Por ishte gabuar i gjori plak se me tė filluar shirat e vjeshtės, shelgjet e tjerė qė kishin duruar dhe rezervuar gjithė atė urinė fillonin dhe harliseshin pėr shtatė palė qejfe. Kjo u bė shkak qė plaku njė mėngjes, duke u dridhur tani mė nga mosha, nxori njė gėrshėrė dhe i preu disa degė tė shelgjeve kolegė.
Tani le tė vdes, shelgu im qėndron mbi tė gjithė shelgjet e tjerė.
Shtator 2008
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt