[74:28] I hollësishëm dhe gjithëpërfshirës.
[74:29] I qartë për të gjithë njerëzit. [74:30] Sipër tij është nëntëmbëdhjetë.
[74:31] I caktuam engjëjt për të qenë roje Ferri, dhe e përcaktuam numrin e tyre për
t’i trazuar mosbesimtarët, për t‟i bindur të Krishterët dhe Jahuditë,për të forcuar besimin e besimtarëve, për të hequr të gjitha gjurmët e dyshimit prej zemrave të të Krishterëve, Jahudive, si dhe besimtarëve, dhe për t‟i ekspozuar ata që ushqejnë dyshime në zemrat e tyre, dhe mosbesimtarët; ata do të thonë, “Çka deshi të thotë Perëndia me këtë alegori?” Perëndia kështu e dërgon në humbje këdo që Ai vendosë, dhe e udhëzon këdo që Ai do. Askush nuk i njeh ushtarët e Zotit tënd përveç Tij. Kjo është vërejtje për njerëzit.
[74:32] Patjetër, (betohem) me hënën.
[74:33] Dhe natën përderisa kalon.
[74:34] Dhe mëngjesin përderisa shkëlqen.
[74:35] Kjo është njëra prej mrekullive madhështore.
E Thjeshtë Për ta Kuptuar,
e Pamundur Për ta Imituar
Në këtë shkrim do të paraqes disa nga mrekullitë matematikore në Kuran, të zbuluara gjatë shekullit të fundit. Siç shihet më lartë, kam sjellur disa ajete nga Kurani, prej të cilave kam veçuar ajetin 74:30, i cili përmend numrin 19. Çfarë deshi Allahu xh.sh. të na tregoj me këto ajete?
Nëse marrim Kuranin dhe e studiojmë pak (arabisht), kuptojmë që ndodhja totale e fjalës “Perëndi” është 2698, ose 19x142. Shuma totale e numrave të strofave për të gjithë strofat që përmbajnë fjalën “Perëndi” është 118123, gjithashtu shumëfish i numrit 19 (118123 = 19x6217).
Numri nëntëmbëdhjetë është emëruesi i përbashkët përgjatë sistemit matematikor të Kuranit. Edhe i vetëm, ky fenomen mjafton si provë e pakundërshtueshme që Kurani është lajmi i Perëndisë për botën. Asnjë qenie njerëzore nuk do të kishte mundur t‟i mbajë në „binarë‟ 2698 ndodhje të fjalës “Perëndi,” dhe numrat e strofave ku ato ndodhen. Kjo është posaçërisht e pamundur kur marrim parasysh (1) kohën e paditurisë gjatë të cilës Kurani u shpall, dhe (2) faktin që suret dhe strofat ishin shumë gjerë të ndara nga njëra tjetra me kohë dhe vend të shpalljes. Rendi kronologjik i shpalljes ishte gjerësisht i ndryshëm nga formati i fundit. Megjithatë, sistemi matematikor i Kuranit nuk mbaron me fjalën “Perëndi;” është tejet i gjerë, tejet i ndërlidhur dhe i ndërlikuar, dhe krejtësisht gjithëpërfshirës.
Faktet e Thjeshta
Si vetë Kurani, kodimi matematikor i Kuranit shtrihet që nga faktet më të thjeshta, deri te ato më të ndërlikuarat. Faktet e Thjeshta janë ato vrojtime që mund të gjenden pa përdorur ndonjë vegël. Faktet e ndërlikuara kërkojnë ndihmën e një kalkulatori ose kompjuteri. Faktet në vijim nuk kanë nevojë për ndonjë vegël për tu verifikuar, por mbani mend që ato i referohen tekstit origjinal arabisht:
1. Strofa e parë (1:1), e njohur si “Bismilahi,” përbëhet nga................................. 19 shkronja.
2. Kurani përbëhet nga 114 sure, që është............................................. ..........................19 x 6.
3. Numri total i strofave në Kuran është 6346, ose ..............19x334. [6234 strofa të numëruara & 112 strofa të panumëruara (Bismilahe) 6234+112 = 6346] Vini re që 6+3+4+6 =......................19.
4. Bismilahi ndodhet 114 herë, përkundër mungesës së dukshme nga Surja 9 (ndodhet dy
herë në Suren 27) & 114= .................................................. ..........................................19x6.
5. Nga Bismilahi që mungon në Suren 9 deri te Bismilahi shtesë në Suren 27, janë saktësisht........................................ .................................................. ......................................19 sure.
6. Rrjedh që totali i numrave të sureve nga 9 deri te 27 (9+10+11+12+...+26+27) është 342,
ose .................................................. .................................................. .........................19 x 18.
7. Ky total (342) gjithashtu është i barabartë me numrin e fjalëve ndërmjet dy Bismilaheve
të Sures 27, dhe 342 = .................................................. ............................................19 x 18.
8. Shpallja e parë e famshme (96:1-5) përbëhet nga .................................................. ..19 fjalë.
9. Kjo shpallje e parë 19 fjalëshe përbëhet nga 76 shkronja.......................................... 19 x 4.
10. Surja 96, e para në renditjen kronologjike, përbëhet nga........................................19 strofa.
11. Kjo sure e parë kronologjikisht është e vendosur mbi ...............................19 suret e fundit.
12. Surja 96 përbëhet nga 304 shkronja Arabe, dhe 304 është e barabartë me..............19 x 16.
13. Shpallja e fundit (Surja 110) përbëhet nga .................................................. ............19 fjalë.
14. Strofa e parë e shpalljes së fundit (110:1) përbëhet nga ...................................19 shkronja.
15. 14 shkronja të ndryshme Arabe, formojnë 14 bashkësi të ndryshme të “Inicialeve
Kuranore” (siç është A.L.M. në 2:1), dhe gjenden para 29 sureve. Këta numra japin
shumën 14+14+29 = 57 = .................................................. ........................................19 x 3.
16. Totali i numrave të 29 sureve ku Inicialet Kuranore ndodhen është 2+3+7+...+50+68 =
822, dhe 822+14 (14 bashkësi inicialesh) është 836, ose ............................. 19 x 44.
17. Ndërmjet sures së parë me inicial (Sures 2) dhe sures së fundit me inicial (Sures 68) janë
38 sure pa iniciale. Pra .................................................. .............................................19 x 2.
18. Ndërmjet sures së parë dhe të fundit me iniciale ka .............................................19
bashkësi ndërrimesh mes sureve të “inicializuara” dhe “të pa inicializuara”.
19. Kurani përmend 30 numra të ndryshëm: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 19, 20, 30, 40,
50, 60, 70, 80, 99, 100, 200, 300, 1000, 2000, 3000, 5000, 50,000, & 100,000. Shuma e këtyre numrave është 162146, që është e barabartë me .........................................19x8534.
A e dini që teksti i të vetmeve sure me inicialin “K”, 42 dhe 50, përmbante
numrin e njëjtë të K-ve, 57 dhe 57. Ky është një fakt që një sistem matematikor i qëllimshëm ekziston në Kuran.
Surja 50 titullohet “K,” me prefiksin “K,” dhe strofa e parë shkruan, “K, dhe Kurani i
madhërishëm.” Kjo sugjeronte që “K” paraqiste “Kuranin,” dhe numri total i K-ve në dy suret me iniciale “K” paraqiste 114 suret e Kuranit (57+57 = 114 = 19x6). Kjo ide u përforcua nga fakti që fjala “Kurani” ndodh në Kuran 57 herë.
Kurani përshkruhet në Suren “K” si “Mexhid” (i madhërueshëm), dhe fjala Arabe “Mexhid” ka vlerën germore 57: M(40)+XH(3)+I(10)+D(4) = 57.
Surja 42 përbëhet nga 53 strofa, dhe 42+53 = 95 = 19x5.
Surja 50 përbëhet nga 45 strofa, dhe 50+45 = 95, i njëjti total si në Suren 42.
Dukuritë e para të hartimit matematikor të Kuranit filluan të shfaqen. Për shembull, u vërejt që njerëzit që nuk i besuan Lutit përmenden në 50:13 dhe ndodhin në Kuran 13 herë - 7:80; 11:70, 74, 89; 21:74; 22:43; 26:160; 27:54, 56; 29:28; 38:13; 50:13; dhe 54:33. Vazhdimisht, atyre iu referohet si “Kaum,” me të vetmin përjashtim në Suren me inicial “K”, në Suren 50 ku atyre iu
referohet si “Ikhuan.” Natyrisht, nëse fjala e rregullt që përmbante “K-në” do të përdorej, numri i shkronjave “K” në Suren 50 do të ishte bërë 58, dhe i tërë ky fenomen do të ishte zhdukur. Me saktësinë absolute të matematikës që tashmë dihet, ndryshimi i vetëm një shkronje e shkatërron sistemin. Një shembull tjetër i rëndësishëm është përmendja e Mekës në 3:96 si “Beka”! Ky shqiptim i çuditshëm i qytetit me nam ka qenë enigmë për studiuesit Islamik për shumë shekuj. Edhe pse
Meka përmendet në Kuran e shqiptuar si duhet në strofën 48:24, shkronja “M” zëvendësohet me “B-në” në strofën 3:96. Shihet që Surja 3 është sure me inicial “M”, dhe numri i shkronjës “M” do të kishte devijuar nga kodi i Kuranit nëse “Meka” do të ishte shqiptuar si duhet në 3:96.
NuN (Nun)
Ky inicial është i veçantë; ndodhë vetëm në suren 68, dhe emri i shkronjës është i shqiptuar si tre shkronja – Nun U Nun – në tekstin origjinal, dhe prandaj numërohet si dy N-ja. Numri total i kësaj shkronje në suren me inicial N është 133, 19x7. Fakti që “N-ja” është Iniciali i fundit Kuranor (shih Tabelën 1) nxjerr në pah një numër të dukurive të veçanta. Për shembull, numri i strofave nga Iniciali i parë Kuranor (A.L.M. i 2:1) deri te iniciali i fundit (N-ja e 68:1) është 5263, ose 19x277.
Fjala “Perëndi” (Allah) ndodh 2641 (19x139) herë ndërmjet inicialit të parë dhe inicialit të fundit. Pasi që ndodhja totale e fjalës “Perëndi” është 2698, rrjedh që ndodhja e saj jashtë inicialeve “A.L.M.” të strofës 2:1 në njërën anë, dhe inicialit “N” të strofës 68:1 në anën tjetër, është 57 (19x3).
Ky inicial është para tre sureve, 7, 19, dhe 38, dhe ndodhja totale e shkronjës “S” (Sad) në këto tre
sure është 152, 19x8. Vlen të përmendet që në 7:69, fjala “Bastatan” shkruhet në disa printime me “Sad,” në vend të “Sin.”
Ky është një shtrembërim i gabuar që shkelë kodin e Kuranit. Duke e shikuar kopjen më të vjetër të Kuranit në dispozicion, Kopjen Tashkent, u gjet që fjala “Bastatan” shqiptohet në mënyrë të saktë me shkronjën “Sin” (shih fotokopjen më poshtë).
Zbulimi shumë i rëndësishëm që numri “19” është plotpjesëtuesi i përbashkët i Kuranit u bë
realitet në Janar të 1974, që përkon me Dhyl-Hixhe 1393 Pas Hixhrës. Kurani u shpall në vitin 13 (Para Hixhrës). Kjo e bën numrin e viteve nga shpallja e Kuranit deri te shpallja e mrekullisë së tij 1393 + 13 = 1406 = 19x74. Siç është shënuar më lartë, zbulimi i Mrekullisë ndodhi në Janar 1974. Lidhja ndërmjet 19x74 viteve hënore dhe 1974 viteve diellore nuk na shpëtoi pa e vërejtur. Kjo është posaçërisht e mistershme duke marrë parasysh faktin që numri “19” përmendet në Suren 74.
Shkronjat “A,” “L,” dhe “M” janë shkronjat më të shpeshta në përdorim në gjuhën Arabe, dhe nëtë njëjtin rend siç i shohim në Inicialet Kuranore – “A,” pastaj “L,” pastaj “M.” Këto shkronja janë para gjashtë sureve – 2, 3, 29, 30, 31, dhe 32 – dhe ndodhja totale e tre shkronjave në secilën nga gjashtë suret është shumëfish i 19-shit [9899 (19x521), 5662 (19x 298), 1672 (19x88), 1254 (19x66), 817 (19x43), dhe 570 (19x30), përkatësisht]. Pra, ndodhja totale e tre shkronjave në gjashtë suret është 19874 (19x1046), dhe ndryshimi i njërës nga këto shkronja e shkatërron këtë fenomen.
Këto iniciale gjinden në Suret 10, 11, 12, 14, dhe 15. Ndodhja totale e këtyre shkronjave në këto sure është 2489 (19x131), 2489 (19x131), 2375 (19x 125), 1197 (19x63), dhe 912 (19x48), përkatësisht (Tabela 5).
Të gjitha shkrimet e Perëndisë, jo vetëm Kurani, ishin matematikisht të koduara me numrin “19.” Madje edhe gjithësia në përgjithësi e mbanë këtë shenjë hyjnore. Numrin 19 mund ta shohim si nënshkrim të Krijuesit të Plotfuqishëm në çdo gjë që Ai krijoi. Numri “19” posedon karakteristika të posaçme matematikore.
Për shembull:
1. Është numër i thjeshtë (prim).
2. Përfshin numrin e parë (1) dhe numrin e fundit (9), sikur të donte të thoshte vetinë e Perëndisë në 57:3 si “Alfa dhe Omega.”
3. Duket ngjashëm në të gjitha gjuhët e botës. Të dy përbërësit, 1 dhe 9, janë të vetmit numra që duken të ngjashëm në të gjitha gjuhët.
4. Posedon karakteristika të veçanta matematikore. Për shembull, 19-shi është shuma e fuqive të para të 9 dhe 10, dhe diferenca ndërmjet fuqive të dyta të 9 dhe 10.
Tash e kuptojmë që kodimi i përbotshëm i krijesave të Perëndisë me numrin 19 mbështetet në faktin që është vlera germore e fjalës “NJË” në të gjitha gjuhët e shkrimeve – Aramaike, Hebreje, dhe Arabishte. Numri 19, pra, deklaron Urdhrin e Parë në të gjitha shkrimet: është vetëm NJË Perëndi.
Siç u përmend më herët, fjala “NJË” që i referohet Perëndisë ndodhet në Kuran 19 herë. Përmendja e fjalës “VETËM” sa i përket Perëndisë ndodhet 5 herë, dhe shuma e numrave të sureve dhe strofave ku gjejmë këto pesë ndodhje është 361, 19x19. “Shtylla e Parë e Islamit” thuhet në 3:18 si “LA ILAHE ILA HU” (Nuk ka asnjë perëndi tjetër përveç Tij). Kjo shprehje si më e rëndësishmja ndodhet në 19 sure. Ndodhja e parë është në 2:163, dhe ndodhja e fundit është në 73:9. Totali i numrave të sureve, plus numri i strofave ndërmjet ndodhjes së parë dhe të fundit, plus shuma e numrave të këtyre strofave është 316502, ose 19x16658.
Gjithashtu, duke mbledhur numrat e 19 sureve ku LA ILAHE ILA HU ndodhet, plus numrat e strofave ku kjo shprehje kyçe gjendet, plus numri total i ndodhjeve (29), Shuma Totale del 2128, ose 19x112.
Krijoni Kontakt