Close
Faqja 47 prej 141 FillimFillim ... 3745464748495797 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 461 deri 470 prej 1406
  1. #461
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Ky nuk ka dridh!

    Citim Postuar mė parė nga prishtinase Lexo Postimin
    NESE ESHT KY NE FOTO DO TE THEM SE E KAM PROVU NJI MOTOR SHUM TE VJETER VETEM SE DRIDHTE SHUM :!jj
    Nė vitin 1969 ka qenė siē e quanin "simplon!" ka pasur katėr shpejtėsi. Ky motor ka qenė shumė joshės pėr shumė ēfarė, por edhe mė kėtė e kam zbuluar vetin e milicit, kur i kam thėnė qė "e ka ndezjen e vonshme". Mė kujtohet ai vit, qė unė kamė pasur motorin e parė nė atė terren. Por kisha edhe mė shumė se motorin! Pėrveē tjerash e kisha edhe nėnėn time duke shkuar pėr nė Pejė. Policia rrugore ishte bukur larg, nėna mė tha: "E more birė, tash tė bėjnė telashe!" Unė qesha dhe i thash: "motori im ka ndezje mė tė shpejtė se milicia". Ajo me tha vetė bėnė hajgare, nuk dinė mu mėrzitė. Milicia me ndali mė kėrkoi patentin (vozacka dozvollėn), unė ua ofrova. Ata bėnė shumė ēudi se ishte viti 1969, e unė psedoja Patentė. Duke qeshė, ngacmova nėnėn: "ah bre nėnė" U frikova se mos po tė ngucin ty, se kėta nuk mė ngucin mu, por tė tjerat me ngucin!" Ajo vetėm qeshte se mė kishte djalin e parė, por tė pakapshėm pėr shumė ēfarė. E dinte se kam lindė pa mend, sepse kurr nuk mu kanė marrė mendet, dhe asgjė nuk kam nė kokė, sepse kurr nuk mė ka dhimbtė koka. I tillė kam qenė tėrė jetėn.

    Ky motor ka edhe njė veēori qė rrallė kush e ka: "Nė vitin 1961 e kam marrur patent shoferin nė vendin e quajtur Podbishqe, kur kam punuar nė aksionin e Titoskut duke i kėnduar kėngė. Por, nė atė kohė edhe qė kamė kėnduar me brigadier, kam qenė edhe duet me gjithmonė tė madhin Isuf Gėrvallen. Kėngė tė kaubojve duke pėrcjellė me kitar, siē janė "e di moj nėna ime, se shumė mė je vjetruuuu...!" dhe tjetra: Ciganka ėshtė e vogėėėl...!". Nė kėtė aksion rinor Isufi ka marrur vendin e parė me kėngėn e "nėnės" nė mesin e njėmdhjetė brigadave.

    Tė gjitha kėngėt dhe vjerrshat i kam harruar, kėto dy qė pėrmenda do ti qoi nė atė botė dhe do tė ja dhuroi pėrsėri mikut tim Isufit, sepse duke kėnduar plotė njė muaj, kurr nuk me hjekėn mendėsh.

    Gjatė kėtij muaji edhe njė dhuratė e kam pasur nga Isufi. Nė liqenin e quajtur "Biogradsko Jezero", pasi qė shkuan tė gjithė brigadierėt nė kamp. Qėndruam vetėm unė dhe Isufi. Atėher me tha Isufi: "a e dinė prmbajtjėn e gjahut", pėr momentin nuk me kujtohet autori, por po tregoi se atėherė e kam ditė edhe autorin. Unė menjėherė u futa ne veprim duke britur: "Oho moreee Isuf Grvalla, prite, or prite njė derr se po vjen drejt nė ty!" Ai mua: "Oho Hasan Salihaj, mos e ke ad dert se do ta godas mu nė kokė dhe s'do ja fali as njė minut jetė". Ai mu: "Oho Hasan Salihaj prite njė skile se ėshtė duke ardhur drejtė te ti!" Unė ati: "Oho more Isuf Gėrvalla, qefi im ėshtė skilėja se ajo vjen drejt, por unė rrijė shtrembėt se ja di zanatin, e nuk do mė shpėton gjallė!" Ashtu njė orė deri sa shfrymė dufin tonė qė na kallte zemrat tona duke e freskuar me lpjetra qė ishin rritė buzė liqenit dhe me ujė tė liqenit.

    Pėr tu bėrė edhe mė tė njohur, dhe mė patriot publik. Gjatė asaj kohe, nė shkurret pėr rreth ishte fsheur njė i Husajve tė Pejės dhe na ka pėrcjellė, e pas kėsaj na lajmėron nė milici tė Malit tė Zi pikėrisht nė Mojkovc, vendi mė gjakpirės i shqiptarve.

    Ne kur ju afruam kampit, njė rrug shpiente pėr nė kamp - Podbishqe, ndėrsa rruga e djathtė pėr nė Mojkovc ku ishte stacioni policor. Policia na dualėn para, na drejtuan pėr nė Mojkovc. Unė i padurueshėm thash: "O shok ne jem brigadier tė Titos, ne e kemi vendin nė Podbishqe!" Ata: "E di qė jeni mėrzitė nė Podbishqe, sonte do ua ndėrrojmė vendin!" Kur shkuam para derės sė stacionit, mua mė moren tė parin, ndėrsa Isufi priste tė dera me njė milic tjetėr. Kur hyra nė mbrendinė e stacionit, po e vėrej edhe bashkėvendasin tonė Husaj! Me muarėn nė pyetje se ēfarė kemi kėndu dhe si jemi sjellė si brigadier. Pėrfunduan me mu dhe duke hapė derėn ky i Husajve me tha: "mos folė diē se e shehė kush jam unė!" Unė pa njė pa dy, "o more kapsamun me ty e kamė lehtė, se do zbritėsh nė Pejė!" Atėherė edhe polici mu kėrcnua. Dola nė shkall. Isufi po me pyet: "ha baci Hasan a tė gostitėn!" Unė: "jo more dojnė me na graduar qė po punonim pėr Jovankėn!". Ai qeshi, e muaren edhe Isufin. Po ashtu ju kėrcnuan qė mos tė sjellėmi ashtu siē jemi sjellė.

    Eu problem me nxuri nė kėtė mengjes ky motor, me duket edhe ademgashit i ka nxjerr njė her! Por ma bėni halla burra se edhe njė dreq e qita jasht nga trupi im. Nuk di edhe sa janė, po pėr fatkeqėsi qė unė jam "dreqi" mė i madh e pėr ata tė vegjėlit nuk e bėjė dert.

    Mos harroni se ati mikut tė milicisė Husaj, besoni qė keq ju kam hakmarrė pas plot tridhjetėetri vitėve ka qenė profesor i historisė dhe nxėnės i tė ndjerit Ali Hadri. Ndoshta edhe kėtė rast do ua rrėfei nėse oda me jap myhlet si kėto ditė qė askush nuk e hapi gojėn, pėrveē dihet!!! se jeton nė Kryeqytet me 800.000 banor. Pėr atė e kam qitė nė ballė tė oxhakut. "Tymer meqi!" Ju pėrshėndes

  2. #462
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Pershendetje Odės-Sofres se Drenices!!

    Mire se rrini Mysafir te Odės!
    Ju kerkoj falje per mungesen time me shkrime brenda Odės!
    Nuk do te thote se nuk kam qene ne Odė nese s'kam shkruar...
    Isha ne pritje-percjellje te Musafirve t'nderuem...qė i bėjnė Odės!
    dhe sipas rendit ne odė fjalen e kane musafiret e ne mikpritjen ....
    Ndersa per Ty,salihaj te pershendes me nje pershendetje shume speciale ....
    Mos u ndje keq o dashamir nese s'te shoqerojme shpesh me shkrime ...
    Qe te lexojme as mos dysho....PO ODA KA SHUME MUSAFIR ...PO PAK SI TY!
    Zani Yt nė Odė degjohet larg se ėshte Zė bilbyli shume kėndėshėm...!


    Qofshi mire ku do qė jeni....
    Dhuro shumė...e prit pak!

  3. #463
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Lufata E Jeniēazarit

    LUFTA E JENIPAZARIT

    (do e tregoi ashtu siē mė ka treguar baba si pjesėmarrės i kėsaj lufte)
    Pasi qė ėshtė bėrė organizimi pėr tė shkuar nė Luftėn e Novi Pazarit, nga mėhalla e salimusajve, pėr nė front ėshtė nisur Zenel Hasani Salihaj, Hetem Hyseni Salihaj, Sejdi Halili Salihaj, nuk mė kujtohet mirė sa duket edhe Sejdi Zenuni Salihaj etj. Duke shkuar nė drejtim tė Ibrit, kur kanė arritur nė fshatin Crkolez, Sejdi Halili i cili sa po ishte martuar, fillon tė ankohej duke thėnė: “Unė nuk mundem me shkuar nė luftė, sepse po sa jam martuar, do na sulmonin shkiet e do ma marrin nusen e re”. Atėherė nga aty kthehet.
    Babai me Hetemi etj, po sa arrijnė nė bregun jugor tė lumit Ibėr bashkohen me vullnetarėt tjerė. Aty takohet edhe me komandantin e asaj ushtrie Kapiten Rudin. Nė mbrėmje duke u tubuar vullnetarėt, Kapiten Rudi urdhėron tė shpėrndahen nė terė bregun e lumit me njė linjė sa mė tė gjatė, tė ndezin zjarre, nė mėnyrė qė tė japin sinjal se janė shumė ushtarė. Nė agun e mėngjesit, nė mesin e ushtarėve kishte qenė njė boshnjak i gjatė, trup kreshniku, leshin e kuq me emrin Muhamet. Muhameti herėt thotė: “Burra a po e vėreni atė qukė mes dy brigjeve tė lumit Ibėr, nėse ne e zėmė atė qukė, ne do e fitonim luftėn dhe e kundėrta nėse ēetnikėt e zėnė, atėherė ata do e fitojnė luftėn. Atėherė thėrret kush do shkoi me te. Muhameti ishte i armatosur me njė pushkomitraloz tė lehtė gjerman dhe armė tjera. Zeneli paraqitėt i pari, pėr tė ja mbajt vargun e fishekėve qė gjendeshin nė rrethatore. Pasi qė ėshtė paraqitė Zeneli, menjėherė ju ka bashkėngjitė edhe Hetem Hyseni. Kėshtu qė kėta tė tre nxituan dhe kana arritur nė qukė, duke u mbėshtetur me plotunet e pushkėve tė ushtrisė sonė nė bregun jugor. Ēdo gjė qė fliste Zeneli (baba im) fliste me njė madhėshtori dhe kėnaqėsi tė madhe. Atėherė tha: “bir! Nuk beson me ēfarė shpejtėsie ajo ultėsirė e qukės u mbush me ushtarė shqiptar.
    Kem pritė njė kohė, deri sa janė paraqitė shenjat e para qė po na afrohen ēetnikėt e Drazhės. Me shenjat e para tė paraqitjes sė ēetnikėve ėshtė dhėnė urdhri qė tė shtimė nė ta. Me njė britmė rishtuese qė ne bėmė:”pėrparaaa, djem asnjė tė gjallė mos me lėshuar!” Janė dėgjuar pushkėt e para, pas asaj nuk u dinte nga po kėrcet, u bė njė rrėmujė e vėrtetė. Andaj, baba duke treguar ashtu si kemi mėsy serbėt, vetėm u dėgjonte zėri ynė nė tė gjitha anėt: “oho, mule bre, oho prite andej, prite kėndej, e mė sė shumti fjala mule djalė”. Fishekėt fishkllonin mbi kokat e tė dy palėve si rrjeti i armaturės. Askush nuk shikonim a po na vrahet shoku, por shikonim se si po vrasim ēetnik.
    Aty rrėfen: “ e pa besuar ka qenė, qė para ushtrisė sonė, ēunat tetė deri nė dymbėdhjetė vjeē na sjellshin municion dhe mish tė pjekur pa ja nda dhe asnjė nuk u vriste. Atėherė kem thėnė se ka “meleq” qe ne kem dėgjuar nga hoxha dhe kemi lexuar nė libra fetare. Mė kujtohet njė ushtar i ēetnikėve kishte veshur rroba tė gruas, kishte marrė njė fėmijė tė vogėl nė ngrykė dhe donte me te tė depėrtonte pėrmes frontit tonė dhe tė del pas neve. Unė atėherė e kam goditė me armė dhe ka rėnė ēetniku me fėmijė, nga frika se e kam prekė fėmijėn me plumb jam shkua drejt nė te pėr tė shikuar. Plumbi ēetnikun e kishte marrė afėr kokės sė fėmijės, ndėrsa fėmija ka shpėtuar gjallė. Ashtu i kam lėnė. Edhe njė dukuri kam vėrejt, thotė baba: “ēetnikėt rrėxoheshin si duajt nė arė, ne nga vullneti i madh qė thyejshim ēetnikėt, asnjėri nuk shikonte se a ėshtė vdekur ēetniku, por mbėshteteshim pushkėn mbi ushtarin e shkaut dhe goditeshim tjerėt. Kur jem hy nė thellėsi tė atij territori, kemi hasė shtėpia tė djegura, njerėz tė vrarė e masakruar, e shenja tjera dhune si zakonisht nė luftė tė bėra nga ēetnikėt. Njė kohėsisht kemi hasė edhe nė njerėz, apo familje tė lidhura me tel dorė pėr dore rreth mullarėve tė sanės dhe duke i kallė. Ashtu kam hasė, rrėfen Zeneli nė familjen e dajve tu tė cilėt nuk kanė arritur tė ja fusin flakėn dhe i kemi shpėtua. Andaj, gjatė lirisė si shpėrblim ka marrė nėnėn time dhe sot i kam dajė boshnjakėt e Sanxhakut. Krejt kėtė ma ka rrėfyer duke ecė nėpėr territorin qė kanė luftuar deri disa kilometra pas kishės sė Sopoqanit, kishės mė famėkeqe pėr popullatėn myslimane. Aty ekziston guri i madh tė cilin e shkeli baba me kėmbė dhe tha: “birė deri kėtu i kem pėrndjekur ēetnikėt e Drazhė Mihajlloviqit. Kėtė rrėfim tė babait tim e kam mbajtur nė mend shumė mirė, se gjatė tėrė rrugės duke rrėfyer, herė u skuqte, herė u mrrolte, herė kėnaqej, bashkė me te edhe unė pėrjetoja atė ngjarje qė pėrjetoi edhe baba im.
    Nė kėtė kontest po e pėrmendi edhe njė ngjarje qė pėrjetova pėr kėtė luftė. Kur arritėm tė dajtė hasem njė shkinė qė ishte mysafir e dajave. Gruaja e dajės e provokoi nė gjuhėn serbe duke i thėnė: “Kush ishte ai qė ma sė shumti luftonte nė luftėn e Novo Pazarit?” Ajo pa njė pa dy u pėrgjigje: “njė muli nga ushtria shqiptare nuk kishte zėvendės, ai nė ēdo cep tė luftės fluturonte dhe vetėm at e thirrin duke bėrtitė ‘ oho mule, bre mule!’ Ja ky ishte rrėfimi Zenel Hasanit Salihaj

  4. #464
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Falėnderim pa tekst

    Zotėri Ēaush Ju falėnderoi shumė! Sikur tė isha nė fshatin Vrellė tė Istogut ju kisha thėnė falėnderit pėr kompliment. Andaj Ju pėrshėndes. Ja ngjarja nė vjellė:
    Ishim nė odė tė nipit tim. Aty ishte edhe Hoxha i Vrellės. Me treguar tė drejtėn, tė gjithė ishin ardhur pėr shkak meje si dajė i asaj lagje. Hoxha pas pak kėrkoi falje dhe shkoi menjėherė duke u arsyetuar se ka me lexuar Mevlydin nė njė familje tė Vrellės. Ajo nuk ishte arsye fare, por me ēdo gjė ishim larg unė me Hoxhen. E tėrė biseda ishte mbėshtetė tek unė edhe vet e pash se ėshtė tepruar, por kur unė nuk flisja, tė gjithė nuk flisnin. Njė vrellas, mė i moshuari i lagjes, dha njė kompliment me fjalė pakė po me "peshė" tė madhe. Atėherė, unė vendosa qė mos tė flasė mė nė odė. Priten ca kohė, duke thėnė: “hajt fol ti, e tjetri hajt fol ti”, asnjėri nuk fliste. Pas pak si thotė Shqipėria: “iku korrenti”. Mė i moshuari qė paraprakisht mė dha vėrejtje, nuk u durua e mu drejtua: “Hajde Hasan Zeneli, daja ynė, ēfarė i thua kėtij muhabeti me qira nė krahasim me atė kur kishte rrymė?” Unė nuk doja tė tregoi shenja nervozizmi pėr reagimet e tija tė pa kriptė. Atėherė unė ju drejtova: “Nė kėtė moment qiri ėshtė njė mjet jashtėzakonisht i mirė. Ky nė mėnyrė mė ilustruese ėshtė duke treguar se ēfarė vlere ka korrenti elektrik”. Atėher ju drejtova: “sikurse mos tė ishe ti qė diēka dinė, nė kėtė odė nuk kishit me i ēmuar reflektimet e dijės sime edhe pse nuk jam aq i ditur, ti je ai qė ma ngritė autoritetin.

  5. #465
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Priti .. priti ..Ode Fisnike!
    Se te vijne ne sofer Ty.
    Yjet Shqipe prej Amerike,
    Me amblemen " Bac U kry"

    Vijne ne sofer gjetur shtruar,
    ne Kosoven tone te lire.
    Pavarsine per te te uruar,
    Ode e nderit , ode e mire.



    pershendetje te gjitheve ne kete sofer te nderit shqiptar:

    Ekipi futbollistik "Albanian Stars" nga Chicago, niset sot per te marre pjese ne turneun qe mbahet per ndere te Epopese se UCKse dhe legjendes Komandantit Adem Jashari....do te marrin pjese edhe ne "Naten e Zjarreve"...
    Drenice mi keni kujdes yjet shqiptare!

    Ja kalofshi mire, dhe gjithmone festofshi....Te fala nga Amerika!

    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  6. #466
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Ėndrra qė ma kėnaqi zemrėn!

    Dielli praroi. Barinjtė sillnin bagėtinė nė shtėpitė e veta. Nė ėndėrr shija se isha te kulla e Hasan Rexhės, aty ku kam lindė. Kjo kullė gjendet nė fshatin Shushicė e ultė. Aty gjenden tre kodrina tė buta tė shtrira veri jug. Kodrina e parė gjendet nė lindje dhe ka qenė pyll, tani nuk ėshtė pyll. Buzė kodrinės sė parė gjendet kodrina e dytė. Nga fundi i kodrinės sė parė, respektivisht nga varret e shehitėve shtrihet njė rrafshin me gjerėsi rreth 200 m deri tė kodrina tjetėr. Nė cep tė kodrinės gjendej Kulla e cekur, por tani nė ėndėrr siku ishte Kulla e Adem Jasharit. Nga fundi i kėsaj kodrine shtrihen livadhe dhe ara me njė hapėsirė tė madhe. Kjo hapėsirė tokėsore siguron ushqimin pėr banorėt e kėsaj lagje e quajtur Salihaj. Nė drejtim tė perėndimit, mė mirė me thėnė nė drejtim tė Istogut gjenden livadhet e SylIbrajve. Pastaj, mali i lugjeve. Menjėherė pas lugjeve gjendet Burgu famėkeq i Dubravės.
    Ėndrra mė dėftohej, qartė nė kėtė hapėsirė qė pėrshkrova. Pasi qė filloi muzgu me rėnė, Adem Jashari me nėnėn e vet dhe me anėtarėt tjerė, mbyllėn parmakėt e dritares sė Kullės.
    Unė kisha njė revole nė dorė dhe disi ishin ca dru aty afėr murit tė kullės. Hipa mbi ato dru dhe trokita nė dritare, duke bėrtitur: “O Baci Adem, pse po i mbyllė dritaret! Tani shkie nuk ka. Por edhe kur ka pasur ty nuk ta ka ndie fare, andaj Hapi parmakėt!
    Jam zgjuar nga gjumi, aq i kėnaqur, sikur tė ishte zhgjėndėrr. Mė falni! Por me pėlqej ėndrra.

  7. #467
    Citim Postuar mė parė nga bili99 Lexo Postimin
    Priti .. priti ..Ode Fisnike!
    Se te vijne ne sofer Ty.
    Yjet Shqipe prej Amerike,
    Me amblemen " Bac U kry"

    Vijne ne sofer gjetur shtruar,
    ne Kosoven tone te lire.
    Pavarsine per te te uruar,
    Ode e nderit , ode e mire.



    pershendetje te gjitheve ne kete sofer te nderit shqiptar:

    Ekipi futbollistik "Albanian Stars" nga Chicago, niset sot per te marre pjese ne turneun qe mbahet per ndere te Epopese se UCKse dhe legjendes Komandantit Adem Jashari....do te marrin pjese edhe ne "Naten e Zjarreve"...
    Drenice mi keni kujdes yjet shqiptare!

    Ja kalofshi mire, dhe gjithmone festofshi....Te fala nga Amerika!

    me nderime,
    bili99
    Duke kopjuar Nolin:
    "Dhe Drenica nuk ka frikė,
    se ka djemtė nė AMERIKĖ"

    Tė felminderit bili99. Drenica ju mirėpret.
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  8. #468
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    S'janė harru, s'kan mu harru!

    Aty isha, aty do jam,
    Nga aty me shku s’kam,
    Do i presim, siē mė kanė pritė,
    Edhe natėn do e bėjmė ditė.
    Nė Drenicė ka qenė adet,
    Me pritė mikun si vėllain e vet.
    ------------------------------
    Koha po ecė dhe ne bashk me te...!

  9. #469
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Rrofshi per mikpritje , te gjithe ju, dhe kush eshte ne Drenice ka mundesi edhe ti shohe futbollistat te klubit "Albanian Stars".
    Sa kane pushuar nga rruga dhe me duket sot kane loje ne Mitrovice.
    U deshiroj suksese ne loje shqipeve nga Amerika, dhe te gjithe juve bashke me Yjet Shqiptare ju deshiroj nje jave te mrekullueshme..me sport, art, dhembshuri dhe atdhedashuri te bashkuar mu tek themeli i shtetit te Kosoves ne "Naten e Zjarreve".

    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  10. #470
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Mbrapa ska!

    Citim Postuar mė parė nga bili99 Lexo Postimin
    Rrofshi per mikpritje , te gjithe ju, dhe kush eshte ne Drenice ka mundesi edhe ti shohe futbollistat te klubit "Albanian Stars".bili99
    Kėto ditė isha nė Shqipėri, si duket edhe burrat e odės kanė pushuar se nuk kan qenė shumė tė kėnaqur me manifestimin e Epopesė dhe mikpritjen e klubit fudbollistik "Albanian Stars".
    Mos harroni se Kosova tani ka mbushė vetėm njė vit "ende nuk ka nisė me folė, por vetėm gilatet!" Nė vitin e ardhshėm presim qė tė filloi me ecė dhe me thėnė fjalėn e parė Nėnė apo Baba! Ju uroi Drenicė se me kaq nuk pėrfundon!

    Kurr mos u zmbrapseni...! tė zmbrapseni ėshtė barazi me tradhti!

Faqja 47 prej 141 FillimFillim ... 3745464748495797 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •