Apotri qe shkroi Biblen e Drenices
Autor Ibrahim Qitaku "Drenica"
Ne stil te nje Udhepershkrimi autori apo Apotri Ibrahim Qitaku ne librin e tij "Drenica" botim i vitit 2004, per mua ėshtė Bibla e Drenicės" ku secili duhet ta kete te shtrati dhe here pas here para se te fleje ta hapi dhe te mesoje nga ky autor njohuri te rralla qe me plote merit ka perpiluar nje veper kolosle te shenjtė , njė perkushtim i deomosdoshem ketij populli legjendar.
Duke filluar qe nga epoka ilire autori e pershkruan territorin e Drenices me te gjitha fshatrat ne dy bashkesit Drenas dhe Skeneraj ne menyre te nje Itinerari te kohes moderne, bisedat me njerzit, deshmit dhe perjetimet e tyre ne luften e fundit si dhe duke mos i harruar as te perjetuarit e fundit te masakrit te tivarit, autori Qitaku i ka lene njė dhurate te pa shlyer historise dhe perberjes etnike te kesaj platforme gjigante si shtylel mbajtese e tere kombit shqiptar me nje pozit gjeografike qe shtrihet mu ne zemer te Kosoves.
Autori nuk ka harruar pa permendur dhe elaboruar as legjenden e familjes Jashari fillimet e kryngritjes gjitheshqiptare qe zeri rrenjė mu ne keto malet e drenices ku me radhitje te shkronjave te alfabetit vezhgon si nje udherefyes te gjitha fshatrat qe nga shkronja "a" e deri ne fund, pa harruar as hektaret as sa ari permban ky apo ai fshte, permend te gjitha topnimet, malet, kodrat, themelimin e atyre fshatrave dhe banoret e tyre se sa shtepi kishin para 500 vite e deri sot te koha moderne. Libri eshte nje Enciklopdi ne vete apo nje Bibel qe i perkushtohet me gjithe shpirte tere drenices, zemres se kosoves, pjeses me te izoluar te trojeve shqiptar, autori me je fjale ringjallet si nje Apoter per ti lene gjeneratave te ardheshme nje pasqyre te shendrritshme te historise kombtare me te gjitha sakrrificat qe i dha kombit shqiptar fisnikerija bujaria dhe guximi do mbeten pergjithemone te pashlyera ne memorien e popuullit shqiptare per mote e shekuj qe do vijnė.
Me plote fjalen dhe zemer e pergezojmi autorin Ibrahim Qitaku, duke i deshiruar suksese te metejme.
Ketu po e marrim vetem se nje faqe te rastit se si e pershkruan autori njė fshat tė Drenices
Dhe nje gje; kerkoj falje qe nuk kam mundur ta kontaktoj autorin dhe pa autorizimin e tij bera kete permbajtje te librit, besoj se ne ē'fardo rasti do e mirkuptoje nxitjen time.
Fshati Kopiliq
Fshati Kopiliq i Eperm gjendet nja 13 kilometra ne perendim te Skenerajt, ka siperfaqe prej afer 420 hektar.
Ky fshat dallohet per nga traditat me lashtesin e begatėshme te tij qe nga lashtesija me lloj lloj toponimesh e legjendash per te kaluaren qe ruhen ne popull brez pas brezi, siē ėshtė Bunari i Milleshit, Kroni me dy Krena, Fusha e Sharanit, Ara e Kishes, Varret Latine etj.
Sa i perket Bunarit te Milleshit, ne popull egziston bindja se ky binar(pus) eshte i lidhur ngushte me emrin e Millosh Kopiliqit. Pertej lumthit qe kalon aty pari gjidet Ara e Kishes qe thuhet se kjo kishe ka lidhje edeh me lindjen e Milleshit.
Ky lokalitet i vjeter i kohes ilire asnjehere nuk u vizitua nga arkeologet tane deri me sot, kur dihet se fshataret gjatź puneve ne ara shumehere gjeten edhe eksponate te ndryshme qe jane deshmi per vjetersine e ketij lokaliteti. Nga fshataret vendas, duke mos ditu pėr vlerat historike qe kane keta gurė te gdhendur me dimenzione te medha, shpeshehere i kane perdorur per nevojat e tyre ne ndertime te shtepive.
Vetem njė guri i tille me dimenzione 1, 20 meter me 1, 65 qe u gjetė ne vitin 1985 ne aren e Imer Smajlit u bart dhe sot gjindet ne oborrin e shtepis se kultures ne Skeneraj.
Ne katastrat e vitit 1477, (pra 100 vite pas betejes se kosoves) ky lokalitete njihej po me kete emer;Kopiliq dhe kishte 23 shtepi.
Por edhe me heret, ne vitin 1455 ky fshat numronte 37 shtėpi dhe i takonte nahis se Vuzitermes(vushtrri). Timarit(rrethit te Muhametit) qe ishte i biri i Hysein Vardarisė.
ketij Rrethi i takonte edhe Tushila e Eperme qe kishte 8 shtėpi.
Pra autori Ibrahim Qitaku (shkruhet keshtu:ēitaku) ne kete liber pershkruan gjeresishte dhe me fakte te te kaluaren e te gjitha fshatrave te drenices, 53 nga bashkesija e Skenderajt dhe 37 te Drenasit qe nga e kaluara deri ne luftene fundit me 1999 ku Drenica mbetet gjithnje shtylla mbajtese e kombit shqiptar.
ne vijim; do ju sjellim disa pjes nga ky liber ku autori jep te dhena shume te pasura qe nga themelimi i uēk-sė e deri te ne momentet e fundit te legjendes se Drenices Adem Jashari, deshiren e tij, perpjekjet dhe sakrifica e ketij heroi per lirine e popullit shqiptare deri ne pamvarsi.
Libri permbane 892 faqe
Krijoni Kontakt