Close
Faqja 15 prej 141 FillimFillim ... 513141516172565115 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 1407
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Mullari nga bjeshka nė oborr pa e prekė Sejdiu

    Ja njė nga Sejdi Hysenaj nga Dubrava ka qenė dhe ėshtė humoristi mė i madh i Komunės sė Istogut. Ndėrsa Vesel Duli ka qenė kundėrshtarė i politikės sė atėhershme, kundėr tė cilės fliste nėpėr oda. Ja njė tregim tė vėrtetė tė Sejdiut.
    Sejdiut ju ka nevojit njė mullar pėr sanė. Ka shkuar nė bjeshkė me pre dhe me sjellė tė shtėpia nė Dubravė. Kur e prenė e krasitė duke e bartė e zėnė roja e pyllit i cili ka qenė nga Vrella, emri nuk me kujtohet. Kur e zėnė e pyet pėr emėr e mbiemėr, Sejdiu luan rolin shurdhmemecit. Fare nuk fliste gjėja qė nuk dėgjonte dhe duke bėrė grimasa me disa lėvizjeve tė krive dhe duke belbu pa fol asnjė fjalė. Pylltari nervozohet dhe pėrmes pushkės ja bėnė me dije qė tė lėshoi mullarin dhe sėpatėn nė tokė. Sejdiu gjaja se e ka kuptuar dhe i lėshon nė tokė. Pylltari ja bėnė me dorė, qė tė ikė Sejdiu, Sejdiu e lutė me gjeste tė memecit, por pylltari fare nuk pajtohet qė tė lejoj me marrė sėpatėn e as mullarin. Pylltari bie me pushu, shtrinė pushkėn pran veti, ndėrsa Sejdiu ecė disa hapa deri sa largohet qė mos tė shohė pylltari. Sejdiu fshihet, pylltarin e zėnė gjumi. Pasi qė e zėnė gjumi pylltarin, Sejdiu ngadalė i afrohet dhe ja merr pushkėn. Kur e merr pushkėn, ja rrasė nė gjoks pylltarit dhe e shtynė me pushkė me gjeste pėr tu ngritė. Pylltari ngritėt, Sejdiu ja bėnė me gjeste pėr tė kapė sėpatėn dhe mullarin me qitė nė shpinė dhe e urdhėron me ecė drejtė nė Dubaravė. Pylltari duke bartė sėpatėn dhe mullarin, Sejdiu me pushkė pas i zėnė akshami pa dalė nė rrafsh. Kur arrijnė nė rrafsh, Sejdiu e urdhėron pylltarin tė shkoi nė fshat rrugės tėrthor dhe shkojnė nė shtėpinė e Sejdiut. Sejdiu urdhėron pylltarin me lėshuar nė oborr sėpatėn edhe mullarin, e futė pylltarin nė odė, e ulė aty. Kur ulet pylltari, Sejdiu varė pushkėn te dera dhe i thotė: Mirė mbrėma nė emėr pylltarit dhe mirė se ke ardhur nė oden e Sejdi Hysenit. Fillon pylltari me reaguar, Sejdiu i thot: “tė lutėm, burrat nuk e kanė kėshtu, edhe mėma sjellė mullarin nė shtėpi edhe mos me ngrėnė darė nuk bėnė hiq. Pylltari pranon edhe me bėrė konak, kur e sheh se me sa mjeshtri e ka sjellė Sejdiu mullarin tė shtėpia. Sejdiu ka qenė i mėkėmbur, nėna e tij e ka bėrė darkėn siē thonė fshatarėt tonė mish e pite deri nė gju, edhe raki tė kumbullave tė mirė fort. Pylltari na tregonte dhe u mburrte me atė menēuri tė Sejdiut.

  2. #142
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar mė parė nga salihaj Lexo Postimin
    Kishin lidhė njė pastėrmė me pre, dy e mbajshin, ai qė e kishte pėr detyrė me i rėnė ēekan nė kokė pėr ta trulluar patėrmėn ishte njeri i madh me trup, i zhvilluar shumė, por sytė e gemtė (ēatall). Kur u matė me i rėnė pastėrmės, Njėri qė e mbante pastėrmon, i bėrtiti ēatallit: “ndal burrė njė herė” ! Ēatalli i ndal. Ai qė bėrtiti i tha a donė me rėnė pastėrmės nė kokė apo mua”. Ēatalli pa njė pa dy: “Qe besa, nėse e shikoi kokėn e pastėrmės, ty tė shkoi koka e nuk ke me majtė e as me ngrėnė pastėrma kurrė ma!”
    salihaj: ohoho tha du pasterma! hahaha...rrofsh per te qeshmen e mengjesit....
    me nderime per Oden e Drenices,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 16-01-2009 mė 09:18
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    A ėshtė Mirė Mė Ndėgju Gruan?

    Ishte nisė njėri me shkuar tė kadiu. Foli sa foli mė tė, e pyeti ēfarė deshi tė pyes e dikur para se tė ndahen i tha kadiut:
    - Kadi efendi mė ma treguar njė fjalė.
    - Fol! I tha kadiu.
    - A ėshtė mirė mė dėgjuar gruan?
    - Jo nuk ėshtė fort magbullėė s’dinė gratė ēfarė me fol.
    - Paj edhe unė ashtu kam menduar. E kam njė grua nė shtėpi. Kur u nisa sot me ardhur te ju mė tha: “ qysh po shkon te kadi efendiu me duar thatė?! Merre njė vegėsh gjalpė dhe mjaltė e ēoja! A shkohet ashtu duar thatė? Ti shyqyr ke ēfarė me sjellė.
    Kur i dėgjoi kėto fjalė, kadiu i ngriti njė ēik vetullat dhe foli:
    - Nuk ėshtė keq nga njė herė mė i dėgjuar gratė, se edhe ato ndonjėherė ia qėllojnė.

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Lojėrat E Kapuēave

    Lojėrat e kapuēave zakonisht janė lozė gjatė dimrit, kur kanė pre pastėrma. Pastėrma kanė pre zakonisht tė gjitha shtėpi, pėrveē ndonjė qė ka qenė e vobektė shumė. Loja ėshtė bėrė mėhallė me mėhallė. Fshat me fshat e gjetiu nėpėr shtėpia tė fshatarėve. Koha ka qenė e tillė, qė nuk ka pasur kurrfarė mjeti argėtues apo media. Kriter kryesor ka qenė qė mėhalla apo fshati me pasur njė lojtar tė mirė i cili ka pri grupin, nė grup kanė luajt edhe anėtarėt tjerė, kush ka ditė mė mirė. Loja ėshtė zhvilluar nė dy grupe. Njėri grup ka pasur 3-5 lojtar nė njė krah, nė krahun tjetėr 3-5 lojtar, tė cilėt janė ulė nė gjuajė ballė pėr ballė. Nė atė kohė nuk ka pasur as korrent elektrik. Unė kam pėrjetuar kėto ndriēime: pisha, fitilaqa klasike, fitilaqa mė e avancuar, fanari dhe nė fund llamba. Tash flas pėr rekuizitat qė ėshtė dashtė pėr lojė. 1. Llamba me gaz plotė. 2. Pesė palė ēarapa tė leshta (dhjetė ēarapa , si e kanė quajt njė teste ēarapa), apo pesė palė meste (dhjetė meste apo njė teste): Ka ndodhė edhe dhjetė plisa kur nuk ka pasur ēarapa apo meste. Do tė thotė pa tjetėr njė dhjetėshe nga kėto qė i pėrmendem. 3. Njė sferė tė metalit o madhe sa qershia mesatare qė sigurohet nga kushinetat metalike, apo ndėrtohen vetė nga metali i plumbit, pasi qė lehtė pėrpunohet dhe gdhendet dhe ėshtė e pėrshtatshme pėr peshėn e madhe qė e ka, se kur tė fshehėt mos me luajt nga vendi, aty ku fshehėt. Kėto ishin mjetet qė duhet luajtur. Loja bėhet nė ēergė, apo tani nė qilim ose tepih. Ēerga qė nuk po e pranon korrektura shqipe, ka qenė njė qilim i thurur nga leshi i dhive tė kuqe. Nėn tė ka qenė shtruar kashta e elbit, mė e mira, mė e buta dhe mė e pėrshtatshme edhe me luajt edhe me fjet nė te.
    Dy grupet ndahen ballė pėr ballė, pas dy grupeve ulėn edhe pjesėmarrėsit tjerė tė odės, qė ndahen nė dy grupe si simpatizant. Asnjėra palė qė gjendet anash nuk guxon me fol asnjė fjalė, po flet ndonjėri nga ta loja prishet. Tė tillėt vetėm shikonin dhe kur njėra palė fiton lojėn simpatizantėt e atij grupi ngritėn nė kėmbė pėr tė kėnduar.
    Lojtarėt e dy grupeve pasi qė janė vendosė ballė pėr ballė, vendosin kapuēat (qarapat) nė mes tyre, pesė para njė grupi dhe pesė para grupit tjetėr. Lojtari mė i mirė i grupit ulet nė mesin e lojtarėve tjerė, ndėrsa lojtaret tjerė ulėn pėrbri lojtarit kryesor. Tani njėri nga kėta dy lojtarė qesin short kush fillon i pari me fshehė sferėn metalike tani quhet “k o k ė rr”. Shorti behėt kėshtu: njėri nga dy lojtarėt kryesor e merr kokrrėn e futė nė grusht dhe i tregon lojtarėve se kokrra ėshtė nė dorė, i qet duart mbas shpine me ndėrruar korrėn nga njėra nė dorėn tjetėr. I shtrin duart e mbyllura grusht dhe para palės tjetėr pėr tė gjet kokrrėn se nė cilin grusht gjendet. Nėse pala kundėrshtare e gjen kokrrėn me tė parėn herė e merr kokrrėn dhe fillojnė me fshehur tė parėt, nėse jo, atėherė fsheh ai qė ka kokrrėn nė grusht tė pa zbuluar nga pala kundėrshtare.
    Loja fillon duke fshehur njėri nga lojtarėt e zgjedhur. Lojtari i zgjedhur i palės kundėrshtare mbanė llambėn nė dorėn e majtė, dorėn e djathtė e qet para fytyre, mos ti pengoi drita e llambės dhe mė shokėt e vet e pėrcjellė lojtarin kundėrshtarė duke fsheh kokrrėn nėn kapuēa. Fillimi i fshehjes si zakonisht bėhet nga ana e majtė nė tė djathtėn, sė pari nėn pesė kapuēat e anės sė kundėrshtarit, e pastaj pesė nė anėn e vet. Fshehja bėhet vetėm me njė kalim duke futė dorėn e djathtė me kokėrr nėn kapuē, ndėrsa dorėn e majtė mbi kapuē. Kur pėrshkon tė gjithė kapuēat, lojtari i mirė qė ka fsheh kokrrėn i kėqyrė ne sy lojtarėt kundėrshtarė dhe nuk i lėvizė syri fare, ēak me shikimin e syve mund tė mashtroi kundėrshtarin se ku e ka fshehur kokrrėn.
    Rregulla e kėrkimit dhe gjetjes sė kokrrės ėshtė kjo: nėse lojtari kundėrshtar e dinė me siguri ku gjendet kokrra, luan me lojtarėt e palės qė kam fshehur, duke i bezdisur me fjalė e duke e bėrė dert me palėn e vet se: ja kėtu ėshtė kokrra, jo nuk ėshtė aty, po kėtu dhe bėjnė shaka pėr tė demoralizuar palėn qė ka fsheh kokrrėn, duke e zgjatur kohen. Mė nė fund kur e din qind pėr qind qė ku ėshtė kokrra, i mėshon kapuēit me dorė nė mėnyrė tė rrėmujshme, e gjuan kapuēin nė plafon dhe bėrtet hajde teste, hajde. Testeja ėshtė kur kokrra gjendet me tė parėn herė dhe numėron dhjetė pikė.
    E kundėrta po qė se nuk janė tė sigurt, lojtari kryesor, qė kėrkon kokrrėn, fillon tė bisedoi me bashkė lojtarėt e vet duke i thėnė njėri tjetri, jo kėtu e kamė parė dorėn duke e dredhė, tjetri, jo kėtu e kam prė gishtin duke hapur, tjetri thotė, vallah aty i kanė mbete s yt e mė duket nė atė kapuē gjendet kokrra e kėshtu me radhė. Mė nė fund fillojnė tė ngrinin kapuēa njė nga njė. Nėse kokrra gjendet nė kapuēin e parė, pala qė kėrkon merr dhjetė pik, nėse gjendet kokrra nė kapuēin e dytė, po e njėjta palė merr nėntė pikė,nėse e gjėnė nė kapuēin e tretė, merr tetė pikė, nėse e gjėnė nė kapuēin e katėrt merr shtatė pikė, nėse e gjėnė nė kapuēin e pestė merr gjashtė pikė, nėse e merr nė kapuēin e gjashtė merr pesė pikė dhe nėse e gjėnė nė kapuēin e shtatė merr tre pikė. Tani mbesin vetėm tre kapuēa. Nė kėta tre kapuēa ėshtė ky rregull: nėse kokrra gjendet nė kapuēin e parė, kokrra i apėt palės qė ka fshehur, nėse e gjėnė nė kapuēin e dytė pala qė nuk ka fshehur merr kokrrėn pėr tė fshehur, e nėse kokrra gjendet nė kapuēin e tretė dhe tė fundit, kokrra i apėt pėrsėri asaj pale qė ka fshehė kokrrėn paraprakisht dhe numėrohen dhjetė pikė pėr palėn qė ka fshehė.
    Kjo ėshtė teknika dhe rregulli gjatė lojės deri nė njėqind pik. Ajo palė qė grumbullon njėqind pik zgjohet nė kėmbė, dhe bashkė me simpatizantėt e vetė renditėn duke ua shtri njėri tjetrit duar mbi krah duke u lidhė dhe fillonin tė kėndonin kėngė shpotitėse, fyese me pėrmbajtje vulgare, por pa kurrfarė hidhėrimi. Ajo palė qė humbė atė natė, natėn tjetėr ose e gjėnė ndonjė lojtar mė tė mirė, apo organizohen edhe mė mirė pėr tė fituar. Nė kėtė rast mezi pritet mbrėmja tjetėr pėr tu hakmarrė me fitore. Ka ndodhė qė tė huazohet lojtari i mirė nė fshatin tjetėr edhe nė dhjetėra fshatra vetėm pėr tė fituar. Njė ndėr kėta lojtar tė kėrkuar ka qenė edhe babai im, e unė lidhje nuk kam pasur me fshehė, vetėm kam kėnduar e asgjė tjetėr, se mė fshehjen e parė kokrrėn ma merreshin pėrmes syve, sepse mė shkonin atje ku e fshehsha kokrrėn e jo nė ndonjė kapuē pa kokėrr. Fshati Shushicė ka qenė tetė kilometra nė lindje tė Istogut, ndėrsa Fshati Vrellė njėmbėdhjetė kilometra nė perėndim tė Istogut, nga Vrella dhe Studenica merrnin babin tim pėr tė lozur.
    Atmosfera u bėnte jashtė zakonisht argėtuese dhe dinamike. Tensionohej dhoma, por jo nga kėngėt fyese, por kur ndonjėri nga simpatizant e kundėrshtarit bėnte hile duke i treguar se ku e ka parė kokrrėn, sidomos ata simpatizant qė u shtrifshin dhe shikoni n nė cilin kapuē lėshohej kokrra nga lojtari qė fshihte. Andaj tė gjithė simpatizant duhej tė rrinė ulur apo mbėshtetur nė jastėk pėr murin e odės. Para se tė fillon loja e kapuēave, bėhet marrėveshja pėr rregullat qė ishin rigoroze.
    Kėngė:
    A u kam thėnė ne ma parė e, a u kamė thėnė ne mė parė, luani mirė ore marre, luani mirė ore marre!
    U kem thėnė lojėn me lue, u kem thėnė lojėn me lue, tė lumtė ne kuku pėr jue, tė lumtė ne kuku pėr jue!
    Kush e nisi lojėn ma i pari e kush e nisi lojėn ma i pari, o aj nė midis e si zagari, aj nė midis e si zagari!
    Qysh janė shtrie rena rena, qysh janė shtri e rena rena, sikur derrat nėpėr lena, sikur derrat nėpėr lena!
    O qaj filani gjuajti sorrėn o qaj filani gjuajti sorrėn, o mirė ja bėni ja piftė pordhėn o mirė ja bėni ja piftė pordhen!
    Qaj filani gjuajti hutin, qaj filani gjuajti hutin, mirė ja bėnė ja hangėt m..., mirė ja bėni ja hangėt m...!
    Kur i humburi fiton lojėn e dytė fillon me kėnduar kėtė kėngė:
    O! Ēelja derėn o Tafė Kabashit o, Ēelja derėn o Tafė Kabashit, o priti burrat o pas qeteshit, o priti burrat pas qeteshit.
    Nėse pėrsėri humbin, pala e fituar kėndon:
    A e dini ēfarė ju thamė pare, a e dini ēfarė ju thamė pare, mos me luajt ore marre, mos me luajt ore marre.
    O burra m bėni hallall! Se odėn e kapuēave ua kam hapė, e ju vazhdoni se obligimin tim e pėrfundova aq sa kam pasur “kyvet”. Tymermeq (ti mirė mbetsh) i zoti konakut! E Zoti ju dhashtė bereqet.

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Citim Postuar mė parė nga salihaj Lexo Postimin
    Shotė Galica ngujue nė shpi,
    Ka vu pushkėn n'janin sy
    Fort lufton me asqeri.

    Mos, bre nanė, ēka je kah flet?
    Kush s'ka rrnu, tha, treqind vjet.
    Fort po ban Shota gajret,
    Sa herė qet, ka nji po e vret.
    Pse more po ia vjedh mundin Dervish Gogjulit ?

    Nejse, s'ka dert..;une kam deshire qe edhe tjeret te njihen me prozen popullore te drenices pasi qe ne i dijmi permendsh keto tregime te moēme te botuara nga Anton Qetta ne "Proza popullore e Drenices"

    AVANTURAT E ZHAK MARKUT NE BOTEN TJETER


    Na ishte njėhere njė hallė edhe i kishte pasur tre djem e njė vajzė.
    Vajzen e kishte martuar pėrƃŖ njė pasanikė bukur largė dhe kishte kohė qe s'kishte lajmė fare nga ajo. E dergon djalin e madh qė tė marri vesh se si ėshtė vajza. Kur mbrrin atje, e shef motren qė ishte shėndosh e mirė. Tė nesėrmen heret dhėndrri i thot mikut.
    - Eja me mua se dua tė ju tregoj pasunin, arat e mija malet livadhet, kopshtet...
    - Ani pra po dalim - i thot djali.
    Kur mbrrijn nė kopshtė, dhėndrri nalet buz pusit dhe e kput njė lule dhe mė tė i ra djalit ku mėnjėhere ky u shendrrua nė guri!
    E ėma ishte merzitur fotrtė nė shtėpi se djali s'ju kthy.

    U que edhe djali i dyt e shkoj tė shofi se ē'ka u bė qe s'ju kthye vllau?
    Kur arriti edhe aj e gjeti motren po ajo ka mendue se u kthye ne shtepi, ashtu i thot edhe dhėndrri.
    Une e kam percjellur pertej kodres mė s'di gjė pėrė tė
    Te nesermen heret djali po don tė kthehet nė shtėpi ed pershendetet mė motren dhe shkon nėn percjelljen e dhėndrrit.
    Dhėndrri i thot.
    - Para se tė ktheheni nė shtėpi dua tju njohtoj mė pasurin time.

    E mori dhe e shetiti djaloshin end e kėnd arave dhe livadheve e pastaj u ndal te pusi qe tė pijn uj...
    - Qeky nė guri po ngjan si me kan vllau imi...
    - E kam marue per mos me u merzitur motra juaj, sa here tė marri malli pėr vllėzėr....
    Dhendrri e kputi njė lule dhe e preku djaloshin i cili mėnjėhere edhe ky u shendrrua nė guri...
    Ne shpi kishte mbetur tani duke pritur vetėm Zhak Marku, vėllau mė i vogėl dhe e ėma e tijė.

    - Lum Zhaku, a po shkon me marrvesh se ēka u bė qe su kthyn vllaznit e tu a po shkoj une?
    - Jo nėnė, po shkoj une, rri ti ketu nė shpi se i gjall pa u kthye me gjith vllazen se la...

    Niset e shkon Zhak Marku drejt e te shpia e dhėndrrit. Troket nė der dhe qe po idel e motra dhe e mori e perqafoi vllaun dhe u gėzua pa mas.
    - Po ku jan vllaznit oj moter, pse sjan kthye ne shtepi, ē'ka lypin ketu me jav tuj nejt te ti?
    - Qysh ashtu? A s'jan kthy ende nė shtepi, a?
    Doli dhėndrri e po e percjell qe tė hyjn mbrenda. Aj i tha Zhak Markut se vllaznit e tij i ka percjell qe sa ditė...
    Zhak Marku u pershendet mė motren dhe u nis qė tė kthehet nė shtėpi, por dhėndrri ia priti;
    - Kam deshir qė t'ju tregoj se q'far pasunije kam, eja me mua...
    Zhaku si kundershtoj dhe po ishkon dhėndrrit mbrapa.
    Kur arriten tek pusi, dhėndrri i tha se do tė pijmi uj se jemi kallun eti.
    Kur i shkuan Zhak Markut syt tek dy guret qe perngjanin ne vllazen tė tij i tha:
    - Po keta dy njerz te gurum, po ngjajn shum ne vllėzėrit e mij, a po mos jam ėndėrr?
    Dhendrri u mundua ti tregoja se nga merzia e motres, andej e kendej i ka marue prej guri...por Zhaku e mori vesh menjėhere ende pa e kput lulen dhėndrri dhe e shtye nė pus dhėndrrin.
    Nga fundi i pusit dhėndrri nisi e po lshon klithma e ulurim...
    - Tė lutėm nxirrum prej ktij pusi Zhak, ke ē'ka duash.
    - Dua qe t'mi ngjallsh vllėzrit perndryshe ke vdekur ne ket pus.
    - Ani pra, merri dy lule dhe preki vllaznit mė tė.
    Mori Zhak Marku dy lule. Posa preku me njėrėn lule vllaun e madh, atij i erdhi jeta dhe filloj te dali nga gur, ashtu e preki edhe tjetrin e te dy vllėzėrit u kthyen perseri nė jeten e mėparshme kurse dhėndrrit ia leshoj ni guri dhe e la nė pus.
    Zhak Marku e mori motren dhe dy vllėzrit e i solli nė shtėpi ku e perqafi nėna mė lotė nė sy nga gėzimi.
    - Prej soti une mė s'du te jetoj nė shtepi. Dua tė shetis boten.
    Tė gjithė u pajtuan mė fjalėt e Zhakut.

    Te nesermen Zhak Marku doli nga shtėpija dhe po hec duke kaluar vende tė panjohura qe kurr s'kishte ndegjuar pėr to.

    pershtati kreksi

    Neser; Aventurat e Zhak Markut
    Fluturon mbi krahet e shqiponjes ne boten tjeter.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 16-01-2009 mė 21:48
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Sqarim nė tre kapuēat e fundit

    Ishte njė ēikė nė orė e vonaėdhe nuk e kam sqarua mirė pėrfundimin e tre kapuēave tė fundit, por edhe nė klikimin e postimit u ndėrpre rryma dhe shkoi materia pa u kontrolluar.
    Kur ngelin tre kapuēat e fundit, pala qė ėshtė duke e kėrkuar kokrrėn duhet pasur kujdes shumė. Kur ngritėt kapuēi i parė nga kėta tre dhe gjėnė kokrrėn, pala qė kėrkon kokrrėn fiton tri pikė. kapuēi dytė ėshtė mė i rrezikshmi pėr ata qė kėrkojnė kokrrėn, sepse nėse nė kapuēin e dytė e gjejnė kokrrėn atėherė i ja sjellin dhjetė pikė palės qė ka fsheh. Kjo kokėrr e gjetur nė kėtė kapuē thuhet “DIMJAN!” edhe pala qė e ka fshehur bėrtet mė sa ka zė Diiimjaaanė, “dini me luajt ndryshe!” Kėshtu luhet! Duke u shpotitur! Tė lumtė ne. Sepse pala kundėrshtare po ja dhuron njė dhjetėshe pa mund palės qė ka fshehur. Normalisht nėse nė kapuēin e dytė nuk gjendet kokrra atėherė ngelin tė dy palėt pa pikė. Nėse kokrra gjendet nė kapuēin e fundit, pala qė kėrkon kokrrėn merr njė pikė dhe mundėsin pėr tė fshehur.
    Nėse pak lexoni me vėmendje, pas kėtij shkrimi lirisht dhe me siguri, mund tė luani rehat dhe pa probleme. Sa u pėrket lojėrave tjera nuk i njoh mirė, pėrveē cicmicit, apo dikush i thotė “digerrgjik”, nuk jam i sigurt. Ėshtė lojė nė mes dy vetėve gati si nė shah, vetėm kėtu cicmici vizatohet nga personat qe lozin. Dy kundėrshtarėt marrin nga nėntė kokrra, njeri merr nėntė kokrra tė misrit e tjetri nėntė tė fasules dhe i qesin nėpėr pika tė figurės se vizatuar me tre katėrkėndėsha, njeri nė brenda tjetrit, kapėn me katėr vija nė katėr anėt e meseve tė katėrkėndėsheve, duke formuar kryqe dhe kėnde, ku vendosėn kokrrat e njėrit dhe tė tjetrit. Qėllimi kryesorė ėshtė qė kundėrshtari mos tė lejoj tė rendisė tri kokrra radhazi, sepse ēdo radhitje tri kokrra, merr kundėrshtarit nga njė kokėrr nė sipėrfaqen e cicmicit. Kur kundėrshtari ngelė vetėm me dy kokrra humb lojėn. Nėse dikujt i intereson unė duhet vizatuar dhe pėrshkruar ne detaje. Argėtimi i kėsaj loje ėshtė pėrafėrsisht me lojėn e shahut dhe nuk ka as pėr sė afėrmi dinamikė tė kapuēave, se ajo lojė ėshtė kolektive dhe shumė dinamike.

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Pse more po vjedh mundin e Dėrvish Gogjulit ?

    Nejse, s’ka dert...; unė kam dėshirė qė edhe tė tjerėt tė njihen me prozė popullore te Drenicės, pasi qė ne e dimi pėr mendsh kėto tregime te moēme tė botuara nga Anton Ēeta ne “Proza popullore e Drenicės”.
    Kreksi pėrshėndetje uroi, se sikur mos tė kishte mendime tė kundėrta, Bota kishte qenė njė hiq. Por, kompleksiciteti dhe koloriti i kėtij universi, Botėn e bėnė ashtu siē ėshtė tė pa pėrthekuar pėr mendjen e njeriut duke pasur hapėsirė tė pa imagjinuar pėr demonstrimin e ēdo gjėje, po nė kėtė rast edhe tė mendimet e Juaja dhe tė miat.
    Hyrjen qė e keni shkruar Ju, unė e kisha shkruar nė kėtė stil: “sa bukur dhe sa madhėshtore ėshtė kur e freskohet shpirtin e Dėrvish Goxhulit. sepse nėse ne nuk e kishim vazhduar me tregimin e tregimeve tė njerėzve tė menēur dhe tė dijshėm, ėshtė barazi me varrosjen e veprave tė tyre madhėshtore dhe burgosjen e shpirtit tė tyre. Sa i pėrket qė “ne i dimė tregimet pėrmendėsh”. Sikur tė kishim bėrė njė testim nė popullin tonė, e sidomos nė rini, nga dy milion banorė, tė garantoi se as njė pėrēin, nuk dinė as qė kanė dėgjuar pėr kėto tregime. Unė nė atė kohė kamė mėsuar: “se oda ka qenė shkolla e shqiptarit nė Kosovė, edhe nė Shqipėrinė veriore. Ndėrsa amaneti i tė parėve dhe tė menēurive ka qenė qė nė odė tė pranohen edhe fėmija pėr tė kuptuar filozofinė e odės, njėkohėsisht qė sa mė shumė tė pėrcjellėn tregimet edukuese nga brezi nė brez”. Andaj unė i takoi asaj gjenerate, qė tregimet dhe librat jo vetėm tė ua pastroi pluhurin, por pjesėn mė tė madhe tė jetės sime tė ua kushtoi tyre duke mos i “lėnė” rehat fare.
    Sa i pėrket pjesės sė dytė tė nderuarit dhe respektuarit profesor dhe margaritar i popullit tė Kosovės ANTON ĒETA , me pėrmendjen e emrit tė tij, duhet rrėqethė dhe duhet luajt vendi, siē thoshin mė parė burrat e odės. Ēfarė keni mė thėnė, qė unė jam prezantues dhe autor i kėtyre tregimeve autoktone dhe origjinale qė kanė rrjedhė nga gjiri i familjes sime, qė i nderuar Anton i ka marrė nga unė, Mujė Loshi, Murat Loshi, Ajet Dėrvishi e qė i kam njohur dhe kam vepruar me ta etj. Edhe tregimet nuk janė vepėr e Anton Ēetės, por pėrmbledhja e tyre nė trevat tona me titullin “Prozė popullore nga Drenica 1 dhe 2” ėshtė vepėr kapitale, thesar i pa kompensuar i popullit ton e sidomos tregimet me konotacion pozitiv qė reflektojnė energji pozitive nė qenien njerėzor nė frymėn edukative pėr ruajtjen e species sonė shqiptare. Kėto tregime dikur i ndjeri i ka shkruar nėpėr revistat e atėhershme mujore: Jeta e Re, Pėrparimi edhe nė shtypin ditor, apo javor. Edhe aty ka shkruar I ndjeri Anton Ēeta qė ne sot frymojmė me frymėn e shpirtit tė tij. Ndjesė pastė, e ne amanetin e tij dhe tė menēurve tė parėve ton nuk do e braktisim kurrė.

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Tra i pa gdhendur!

    Ishim duke pirė kafe tė mėngjesit nė ish hotelin e Istogut “Burimi” , me mikun tim, njėkohėsisht kolegun im Sali Demėn nga fshati Kėrrninė, ka vdekur ndjesė pastė. Afėr tavolinės ishte milici i ashtu quajtur Dragosie., por pėr shkak tė fizionomisė sė tij tė vrazhdė, trup dhe mend tė pa gdhendura e quajtshim “gėrrdosie”, qė nė shqipen thuhet “i mbrapshtė, i pa gdhendur, batall kallėp”.
    Salihi: “ a bre kolegė jam duke ndėrtuar shtėpi, jam duke ja vu kulmin, kėtu nė Istog nuk po gjejė dru tė drejtė, pėr tė gdhendė pėr trarė tė kulmit, se me trarė tė shtrembėt edhe kulmi nuk del kurrqysh”. Unė “e more Sali, Istogu ėshtė katund i madh dhe ka gjithēka, nuk i ke ra nė vend tė duhur se ndoshta gjėnė at qė e kėrkon, nuk ėshtė Kėrrninė me mal tė Stenjevcit qė ka trarė tė drejtė si pisha”. Nė kohėn kur ne bisedonim ishte rasti i Shalakut, qė tani nuk me bie ndėrmend emri i tij, kur pylltarit serb ja kėputė veshin me sėpatė. Ne pimė kafen dhe dolėm jashtė pėr ti hipė motorėve dhe me ikė nė punė. Po sa arritėm tė motorėt e parkuar, ja behu “gėrdosia”. Dikush i kishte treguar se fjala ka qenė pėr te e jo pėr trarė. Milici na drejtohet neve: “mirė dita!” Ne: “mirėdita “gėrdosie Milici: “nuk e kam emrin gėrdosie, po Dragosie”. Ne: “na falė shoku gėrdosie”. Milici: jo, jo gėrdosie, po Dragosi, me ua dhėnė nga njė kėrbaē kokės e mėsoni ju emrin tim”. Ne: na falė, gjithmonė kemi dėgjuar se ashtu tė quajnė”. Polici: po ashtu me quanin shokėt mi, juve atė nuk ju lejoj atė”. Milici: “si duket ju pare nė tavolinė flisni pėr mua”. Unė: “jo bre shoku milic, ne bėfshim llaf pėr ndėrtimin e shtėpisė sė Salihit”. Milici: “jo, jo diē e pėrmendet edhe pyllin e Stenjevcit”. Unė: “ mė falė shok milicė, po ēfarė mė hynė nė punė mua pylli i Stenjevcit, por Salihi ka nevojė pėr trarė tė drejta, pėr mua ėshtė problem qė ky motori im (unė duke shikuar motorin) ka ndezje tė vonshme e mė plasi nė bark!!!”. Milici: “mirė, mirė po shikoni ēfarė po flisni dhe si po sjelli ju, se motorit vetėm pastroja fitilin e tė ndezė me tė parėn!” Ne po sa hipėm nė motor, milici po i bie pipit mu ndalė, se dikush i ka thėnė se “salihaj” nuk e ka pasur pėr motor por pėr ty shoku milic, se po ta rrokė vonė kur tė ngacmuan Salihi dhe salihaj”. Pas njė kohe nė njė atmosferė njė ēikė mė tė afėrt, milici na tregoi se kush i ka thėnė tė gjitha qė i shkrova.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga salihaj : 17-01-2009 mė 08:40 Arsyeja: Harrova rreshtin e parė!

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    interesant tradita e drenices ...me pelqen
    vetem nji keshill per qejfin tim.
    nuk e du gjuhen letrare ne tradit por theksi si asht me mirź...

    me duket gjuha letrare e humb krejt bukurin se qdo fjal e cubon tuj ja hjek e tuj ja shtu nji gerrrem vend e pa vend. me pengon shumź.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  10. #150
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Jo po, pe pėrzien gjuhė letrare e dialekt, se s'po merret vesh gja. Unė kisha thanė me ia fut nė dialekt.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •