Na kan qellua nuset burrerore katunaroo hiq mos mbaj dert ti,kjo eshte nuse e Beses,qe besa i vlen 7 qesi Bura-me nje R,e Ti katunaro je BURR,urdhero hiq pa frik!
Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.
E valla koke mbet ne sokak pra,se burrat veq nen toke i gjene e nese i pret mashkujt ata nuk vonohen e vijn!hahahaha
Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.
Pas luftės sė dytė botėrore, vjen nė Rezallė tė Drenicės njė aktivist partiak i Skenderajit qė t'iu flet njerėzve pėr vlerat e mėdha e tė jashtzakonshme tė sistemit tė ri politik, socializmit.
Mblidhen tė gjithė burrat e Rezallės nė njė kullė tė madhe. Nė mesin e tyre ishte edhe plaku i menēur, Haxhė Rexha.
Fillon mbledhja. T'ia kėrset aktivisti i partisė fjalės pėr sistemin e i ri politik, tė jashtzakonshmin e shpėtimtarin e njerėzimit, qė e quajten socializėm, sepse mbėshtetjen e kishte nė ndėrtimin e bazės sociale tė jetės.
Dhe aktivisti thotė:
Do ta ndėrtojmė njė sistem tė ri politik, njė sistem tė mrekullueshėm qė do ta zhdukė shfrytėzimin e njeriut prej njeriut, qė do ta varrosė borgjezinė e ndryshkyr qė po ia pi gjakun proletariatit, sidomos klasės punėtore...
Por kėtu aktivisti partiak e sheh se njerėzit nuk po e kuptojnė, sepse kush e dinte nė Rezallė ēka ėshtė borgjezia, ēka ėshtė proletariati, ēka ėshtė klasa punėtore, prandaj aktivisti partiak e ktheu fjalėn kah praktika jetėsore qė tė jetė mė i qartė dhe tha:
Ndoshta nuk po mė kuptoni, por po dua tė them kėtė: sistemi i ri
politik qė do ta ndėrtojmė e ka pėr qėllim barazinė e njerėzve: tė gjithė do tė jemi tė BARABARTĖ. Tė gjithė do t'i kemi shtėpitė njėsoj, tė gjithė do t'i kemi rrobat njėsoj, tė gjithė do t'i kemi mjetet e punės njėsoj, pra ky ėshtė socializmi ku nuk do tė kėtė tė varfėr e tė pasur, por do tė ketė njerėz tėrėsisht tė barabartė...
Nė fund tė fjalės, aktivisti i partisė pyeti:
A ka kush ndonjė pyetje?
Plaku i njohur, Haxhė Raxha e ngriti dorėn ngadalė si me droe.
Fol plak, urdhėro!
Deshta me tė vete, bre bir, e me Zotin ēka doni me ba?
Aktivisti shpėrtheu:
Na me Zotin nuk kemi punė, kush do t'i besojė le t'i besojė...
Jo, jo – ndėrhyri Haxhė Rexha - nuk mė more vesh mirė. Unė po them: a doni me lanė atė Zotin plak qė e njohė unė, apo mos do ta bini ndonjė Zot tjetėr, ndonjė Zot tė ri?
Plak unė nuk po tė kuptojė!
Qitash ti ke me m'kuptue mirė. Kėqyr kėtu , bre bir, atė Zotin plak qė e njohė unė, ai me pasė dashtė i kish ba njerėzit sikur fishkėt e alltisė, tė tanė tė barabartė. Po ai Zoti plak, qė e njohė unė, ėshtė i menēur: lahperin e ka lanė lahper qė tė gėrrditet gjithkush prej tij, e zotninė e ka ba zotni qė t'i marrin lakmi tė tanė dhe tė mundohen tė bahen sikur ai. Po qysh do m'i ba njerėzit e barabartė, kur lahperi i sokaqeve sillet gjithė diten me duar nė xhepa, pa prekė punė me dorė, e unė e mbushi arėn pleh, e lavėroj fellė deri mbi gu, e kur t'i bjen bora, t'ia shkrinė plehun e t'ia xhguf dheun, kur t'ia qes faren nė pranverė – ajo arė ta shtramon koshin e kallamoqit... E lahperi qė sillet sokaqeve – kah ka me marrė? Shpisė tij i vjen era shkrum dhe shkurm ka m'i ardhė sa tė jetė lahper, kur ta ndėrron veten e tė bahet punėtor, atėherė edhe era e shpisė i ndryshon...
Ti plak qenke reaksionar! - tha aktivisti me hidhėrim.
Unė nuk e di atė fjalė ēka po thue ti, po e di qė nėse e bini naj Zot tė ri, tjetėrfare prej atij Zotit plak qė e njohė unė – atėherė mund t'i bani njerėzit tė barabartė, a sa tė jetė ai Zoti plak qė e njoh dhe e due unė – pasha emnin e tij – kurrė lahperin tė barabartė me zotninė nuk munesh me ba... Ju i paskeni hi kėsaj pune tė budallavtė, e udha e marė pa mue dhe pashė zotin mos m'thirrni ma nė kėso kuvende ku folen fjalė budallica.
Krijoni Kontakt