Close
Faqja 45 prej 141 FillimFillim ... 3543444546475595 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 450 prej 1406
  1. #441
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Drenica s'dorėzohet kurrė!

    Njė qytetar jo fort normal,
    Te mjeku shkoi pėr tu vizituar
    Dhe ja la krejt trurin pėr riparim total,
    Sigurisht, brenda njė afati tė caktuar.

    Kalo afati dhe s’u duk pacienti,
    Kur njė ditė nė rrugė e hasi rastėsisht:
    -at plaēkėn e ke gati—i tha mjeku.

    Edhe mos paqim tonat, i huazojmė...
    ---------------------
    Koha nuk pret...!

  2. #442
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Njė Fjalė Njė Lirė!

    Njė djalė i ri nga trojet tona, po sa martohet e kishte marrė njė nuse shumė tė mirė dhe tė bukur. Vet ishte i mirė dhe i bukur, por i varfėr. Ditė pas dite lodhen nga varfėria, andaj bien vendim qė, burri tė shkoi nė shtete tjera pėr tė krijuar pasuri. Kjo kohė kishte qenė kur tė varfėritė kanė shkuar nė toka Arabe pėr tu mėkėmbė. Djaloshi ikė pėr tė punuar, ndėrsa gruan e len tė shtėpia shtatzėnė. Kalonin njėzet vite, djalit nuk i ka shkuar puna mbar. Lėshon punėn dhe niset pėr nė shtėpinė e vetė me tri lira. Njė ditė pėr tė arritur tė shtėpia e zėnė nata nė konak tė njė shtėpi. Thėrret te dera e asaj shtėpie duke bėrtitur “oho i zoti shtėpisė!” Del njė djalė jashtė dhe shikon mysafirin. Mysafiri thotė: “ ka vend nė kėtė shtėpi pėr mysafir”. Djali: “Mirė se tė ka pru Zoti o njeri i mirė!”. Mysafiri hynė nė odė dhe pritėt me njė ngrohtėsi shumė tė madhe nga tre vėllezėrit qė jetonin nė atė shtėpi. Ndėrsa, plaku-baba i tyre as nuk fliste, por, as nuk u pėrshėndet fare. U rehatua mysafiri. Djemtė sollėn darkėn, pasi qė darkuan, vėllezėrit kureshtar u ulėn dhe filluan bisedėn me mysafirin. Plaku edhe mė tutje fare nuk fliste. Mysafiri, pasi qė u tregoi nga vjen dhe si ka kaluar, pyet vėllezėrit: “Pse nuk flet plaku?” Vėllezėrit pėrgjigjėn, baba ėshtė mjaft mikpritės, por nuk flet, pėr ēdo kėshillė qė e flet kėrkon nga njė lirė. Mendohet mysafiri, qė nė xhepin e tij ka vetė tri lira qė i ka sjellė pas njėzetė vite pune. Mysafiri thotė: “Dua tė flasė baba i juaj, ja njė lirė”, mė kėtė pajtohet plaku.
    - Plaku thotė: “Bir, kur vėrshon uji i madh nė njė lum dhe uji del nga shtrati i lumit, pritė njė orė, dy edhe tėrė ditėn mos e kalo pa u pa edhe guri i fundit nė atė lum”
    Mysafiri paguan njė lirė. Nga kureshtja thotė: “Ja edhe njė lirė pėr njė kėshillė tjetėr”.
    - Plaku thotė: “Kur donė me vra njeriun, sė pari shėnjo, por mos shkrep pėr ta vėra pa njehė deri nė dhjetė”
    Shkuan dy lira edhe lira e tretė si ke, si s’ke. Mysafiri thotė: “ja edhe njė lirė pėr kėshillėn tjetėr”.
    - Plaku thotė: “Gruan me fėmijė tė vogėl mos e dėrgo nė dasmė, e as pelėn e barrės mos ja jap pėr shėrbim askujt”.
    Mysafirit ju harxhuan tri lirat e sjellė nga njėzet vjet punė.
    Ju tė nderuar burrėresha dhe burrat e odės ashtu si i kam radhitė nė vjershėn time, vazhdoni kėtė tregim me versionet e juaja. Unė do e tregoi versionin tim, kur dėgjoi ato tė Juaja. Ju pėrshėndes!

    -----------------
    Koha nuk pret..., uji do ndalet, oda nuk do pushoi!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga salihaj : 19-02-2009 mė 13:37

  3. #443
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Pėr Daut Haradinaj

    Brari: "pėr cilin daut po flet o sali?"

    Pėr Daut /Hilmi/ Haradinaj, komandantin tim tė viti 1998.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga salihaj : 19-02-2009 mė 15:11

  4. #444
    tHeKtHi MaMa :P
    Anėtarėsuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    me vjen keq per haradinajt qe kan ramushin pjes te familjes
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  5. #445
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Ēdo kohė e ka heroin e vet!

    Citim Postuar mė parė nga prishtinase Lexo Postimin
    me vjen keq per haradinajt qe kan ramushin pjes te familjes
    Ėshtė pėr tu ēuditur, por koha kėrkon aktorėt e vet, tė lėmit kulturor, shkencor, filozofik, luftarak etj. Unė, besoi edhe i vetmi jam qė me 23 janar kam tentuar ta bindi bacėn Shaban qė tė largohen nga fshati i vet. Pas tė gjithė argumenteve dhe lutjeve baca Shaban me tha: “Mik, Zoti ty tė paftė me tė mira tė veta, kot e ke se e kam vendosė tė vdes nė prag tė shtėpisė”. Fjalėt e mia tė fundit kanė qenė: “Pragu i shtėpisė sate ėshtė ky prag kėtu, oborri i shtėpisė ėshtė pragu i yt, kopshti ėshtė pragu i yt, livadhet e arat e Prekazit janė pragu yt edhe Qiqavica ėshtė pragu yt, andaj ku tė luftofsh ėshtė pragu yt. Aty jemi nda, e kamė puthė nė tė dyja faqet.
    Kėtė ja kam thėnė edhe Hilmiut dhe Ramushit, unė si Hasan nuk kam pasur shans tė flas me Dautin kur isha nė Gllogjan, ndėrsa me Shekelzenin e kemi bėrė dert gjer e gjatė rreth shumė ecurive gjatė luftės. Hilmiut edhe Ramushit i kamė thėnė: “Ju nga Jasharajt keni njė dallim tė madh, se ata vendosen tė vdesin nė prag tė derės dhe ashtu ndodhi, ndėrsa pėr Haradinajt, nuk ka pasur rėndėsi a tė vdesin nė prag, apo nė rrethin e pragut tė shtėpisė, strategjia e tyre ka qenė qė ta luftonin armikun nė formė guerile, siē kanė bėrė edhe tė tjerėt. Ashtu ishte, dhe ashtu u bė. Vėrtetove fjalėt e babait kur njė ditė duke shkuar nė treg tė Istogut, u ndal te njė guri si shenjė e kushėririt ton qė e kishin vra serbėt, ndėrsa me kushėririn ton kishte qenė edhe axha im. Atėherė babai shkeli gurin me kėmbė dhe tha: “Ja biri im, kėtu ėshtė vėra filan fisteku, ndėrsa mixha yt Halili ka shpėtuar, e qė ka bėrė mirė, se ma mirė ėshtė me thėnė ja fėrkemi sesa guri, sepse nga i gjalli armiku gjithmonė ka frikė e nga i vrari lirohet”. Kėshtu me tha babai! Unė duke lexuar libra tė karakterit tė ndryshėm, sidomos ato fetare dhe filozofike, kam hasė nė thėnie kėmbėngulėse: “Ēdo njeri e ka afatin e vet tė skadimit, kur i vjen koha me vdekur, vdes nga plumbi, nga rrota e makinės, duke pi qaj, duke kėnduar etj, etj. Andaj nė bazė tė gjithave qė shkrova, kam pru vendim qė mos tė akuzohet as miku dhe as armiku sepse “ēdo kohė ka heroin e vet”.

  6. #446
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Arbri nuk vdes!

    As oda nuk vdes! Jo qė jam dikushi, por pa Juve jam askushi! Loja e kapuēave shkonte pėr mrekulli, se patjetėr duhej tė shkruhen kėngėt qė gjithmon janė kėndu e kurr nuk jan shkru. Janė edhe kėngėt tjera qė gjithmonė dhe ēdo ditė janė kėndu, por nuk janė shkru. Ja njė varg qėllojani: "Ooo, prarpoi dielli, ooo n'Kaliqane, ooo loptė e mia janė ba tupane, ija oj, ija oj!" Ra nė gjum oda, andaj zgjohu!!! Se nuk jem ata qė i dorzėjomė armėt. Njė lajm e dėgjova mbrėm: "edhe rreth 400 deri 500 mijė armė gjenden nėpėr duart e civilve. Ja ca rreshta pėr kėto armė duka ja "vjedhė" Hidajet Hysenit nė fletushkėn "Pushka amanet". Versioni im:
    Pushka e amanetit,
    ngeli mbi oxhak.
    Pushka e Tropojes,
    e lau shkaun me gjak.

    Pushka amanetit,
    mbi oxhak po pret,
    as shkaun nuk e vrau,
    e vrau vėllaun e vet!
    --------------------------
    Koha nuk pret...!

  7. #447
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Lira e parė

    Pasi qė u gdhi, mysafiri ngrėnė mėngjes, pėrshėndetėt me tė zotin e shtėpisė dhe drejtohet pėr nė shtėpinė e vet. Pas dy, tri orėsh, filloi ma ra njė shi i madh, bjeshkėt ushtonin nga shiu qė binte. Duke ecur mė tutje, mysafiri hasi nė lum tė madh qė duhej kaluar pėr tė shkuar tė shtėpia e tij. Lumi kishte vėrshuar nė tė gjitha anėt. Mendoi pak, dhe i ranė ndėrmend kėshillat qė ja kishte dhėnė i zoti i shtėpisė. Priti sa priti, pas pak, njė kali me shalė e barte uji i lumit. Ky burri i botės e kapė kalin pėr fre dhe e tėrheq nė stom tė lumit. Kur del kali, venė re se nė shalė gjenden njė palė duq dhe njė pushkė. Nga kureshtja hap duqit dhe vėren se ishin pėrplot me flori. Nuk shkon kohė e gjatė, shiu ndalet dhe uji nė lum stabilizohet. Mysafiri kur vėren gurtė e shtratit tė lumit, i hip kalit dhe vazhdon rrugėn pėr nė shtėpi. Me lirėn e parė, fitoi kalin, me shalė, duq, flori dhe pushkėn.
    --------------------
    Koha nuk pret...!

  8. #448
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Lira e dytė

    Pak pa arritur tė shtėpia bie muzgu. Kur tani jo si mysafir, por si i zoti i shtėpisė po i afrohet shtėpisė, pėr dritare vėren dritėn. I afrohet dritares, vėren njė djalė tė rritur me kokė nė prehrin e gruas sė tij duke ja ledhatuar kokėn djalit. Burri bezdiset, merr pushkėn dhe shėnon pėr ta vra gruan. Menjėherė, i kujtohen fjalėt e plakut, “kur donė me vra dikend, njeh deri nė dhjetė, atėherė rrudhja gishtin”. Pėr atė e ka dhėnė edhe njė lirė. Duke njeh, i kujtohet se kur ka shkuar nė gėrbet, e ka lėnė gruan shtatzėnė. Atėherė, troket nė derė, dera hapet duke ja behė gruaja me djalė. Djali nuk e ka njohtė babin, ndėrsa nėna po. Burri hynė nė shtėpi, var pushkėn ēlirohet, ndėrsa gruaja ja rehaton kalin dhe hyn brenda nė dhomė. Paramendoni kur njė tė dashurės i kthehet i dashuri pas njėzet viteve?
    ---------------------
    Koha nuk pret...!

  9. #449
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Lira e tretė

    Kalojnė dy vjet e ca, gruaja kishte ēunin nė djep, pela kishte muajin e dhjetė tė shtatzėnisė. Vėllezėrit e gruas, nė kėtė rast miqtė e gėrbetēarit, thėrrasin motrėn e vet nė dasmė. Burri i thotė gruas: “E ke fėmijėn e vogėl e mos shko nė kėtė dasmė”. Gruaja nuk bie nė dakord me burrin dhe shkon nė kokė tė vet, pa pėlqimin e burrit. Po nė tė njėjtėn ditė, ja behė kumbara qė ishte i varfėr dhe ja kėrkon pelėn me sjellė ca drithė pėr tė bluar. Gėrbetēari i thotė: “Kumbarė i dashur, nuk mund ta huazoi pelėn, se pela ėshtė e barrsė, tani ka me pjellė, andaj mos ma shiko pėr tė madhe”. Kumbara: “nuk do e ngarkoi shumė vetėm sa pėr pak ditė tė siguroi miell pėr familje”. Gėrbetēari, nuk mundi ti bėjė bisht fare kokėfortėsisė sė kumbarės. Gruaja shkon nė dasmė, kumbara merr pelėn. Tani gėrbetēari nė mėnyrė tė fshehur pėrcjell kumbarėn duke ngarkuar pelėn dhe duke sjellė drithin nė mulli. Kumbara e ngarkon pelėn me njė barrė tė rėndė dhe niset. Duke kaluar njė lum tė vogėl, nė pėrpjetėn e lumit, pela dėshton mėzin e porsalindur. Kumbara mėzin e fshehė nė njė shkurre tė dendur. Gėrbetēari, merr mėzin nė shpinė dhe e sjellė tė shtėpia e vet. E pastron dhe e rehaton nė njė dhomė tė veēantė. Po atė ditė nė mbrėmje fshehurazi shkon te miqtė e vet. Te miqtė, gjatė dasmės, gratė kishin vendosė djepat mė fėmijė nė njė stallė, ndėrsa grat loznin dhe vallėzonin nė dhomėn e shtėpisė. Pas pak fillon tė qaj ēuni i gėrbetēarit. Nėna e ēunit, gruaja e gėrbetēarit shkon pėr ta pushuar fėmijėn e vet. Po sa e rehaton nėna fėmijėn e vet, gėrbetēari i maskuar e kapė gruan e vet pėr dore. Gruaja fillon tė ēuditėt si mund njė njeri i huaj tė kapė gruan e huaj pėr dore. Mirėpo, kėnaqėsia e dasmės, dhe mos prezenca e askujt nė stallė, i lejon tė pėrqafohen dhe tė kryejnė marrėdhėnie seksuale pa ditė se mė kėnd ėshtė duke krye atė. Mė nė fund, gruaja si dhuratė pėr kėnaqėsi ja japė burrit tė “panjohur” njė palė meste. Pasi qė ndahen, gruaja shkon nė dhomėn e vallėzimit, ndėrsa burri merr, djalin dhe mestet dhe i sjellė nė dhomėn e veēantė te mėzi i pelės. Pasi qė pėrfundon dasmoja, gruaja shkon me marrė fėmijėn me djep, at nuk e gjen aty. Fillon tė qajė, dhe i tregon vėllezėrve tė vet.
    Vėllezėrit, marrin motrėn e vet dhe duke e bezdisur mikun nė mėngjes i thonė: “Mik ka ndodhė ajo qė ka ndodhė, mbrėmė, fėmija me djep ka humb, ne do tė insistojmė qė atė ta gjejmė. Miku ju thotė: “pritni pak se unė kamė punė me motrėn e juaj, por njėrin nga ata e ka dėrguar tė thėrrasin edhe kumbarėn, sepse kumbara vetėm e kishte lidhė pelėn tė shtėpia e gėrbetēarit pa e lajmėruar fare. Andaj, dua me ma thirrur edhe kumbarėn kėtu”. Njėri nga vėllezėrit e gruas, pranoi dhe shkoi tė ja sjellė kumbarėn. Posa arriti kumbara me mikun, gėrbetēari, mbylli derėn e odės dhe filloi tė ju rrėfej problemin qė kishte pėrjetuar gjatė kėtyre dy ditėve. Gėrbetēari ishte afėr derės, pran derės pushka, dhe ua mblodhi betė, qė vetėm njėri nėse lėvizė do e vras. Atėherė i tha gruas: “shko nė kėtė dhomė dhe shiko ēfarė ka aty, pastaj sjellė nga ajo dhomė fėmijėn tėnd”. Gruaja shkon dhe gjen fėmijėn. Posa e sjellė e gėzuar. Miqtė bezdisen dhe fillonin ta akuzonin dhėndrin. Dhėndri ja pret: “ mos tė luan askush vendi se do ja qes trutė nė dysheme, se kjo motra e juaj e din si e ka lanė djalin, dhe si ka pasur marrėdhėnie seksuale me njeriun e “panjohur”. Motra e miqve mohon njė gjė tė tillė! Atėherė burri i thotė: “Hiqe mbulojėn e djepit dhe shiko!” Kur e hap mbulojėn, nėn mbulojė gjen mestet qė ja kishte dhuruar vet gruaja e vet. Gruaja shtangohet, pėr “tradhtinė” qė ja kishte bėrė burri. Tani gėrbetēari i thotė kumbarės: “Si more burrė kur solle pelėn nuk mu lajmėrove hiq?”. Nė atė kumbara: “Isha duke nxituar, e nuk pata mundėsi tė lajmėrohem”. Gėrbetēari: “Po pse nuk me tregove se pela ka dėshtuar mėzin?” Kumbara: “Jo more po gėnjen, se pela nuk e ka dėshtuar mėzin, shiko mė mirė mos ka pjellė tė shtėpia!” Gėrbetēari merr pushkėn ia drejton kumbarės duke urdhėruar: “Hynė nė atė dhomė ku ishte fėmija dhe me trego se ēfarė ka aty!” Kumbara vepron ashtu siē e thotė gėrbetēari, kur hynė nė dhomė kumbara shikon mėzin dhe e sjellė nė odė. Tani Gėrbetēari vret, kumbarėn pėr tradhti, po ashtu edhe gruan. Ēfarė ėshtė bėrė mė tutje unė nuk dijė, vetėm pėrshėndes tė gjithė ata qė lexojnė kėtė tregim.
    _______________
    Koha nuk pret...!

  10. #450
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Ky tregim me ka pėlqyer!

    Nė kohėn e Profetit Muhamet, po nė vendin ku ai jetonte, dy vėllezėr ngatėrrohen pėr mezhdė. Njėri thoshte kėtu ka qenė, mezhda, tjetri jo kėtu, donin tė ja marrin njėri tjetrit nga njė metėr tokė nė thellėsinė e vėllait tjetėr. Problemi nė mes vėllezėrve kishte ngrit tensionin deri nė pikėn e ngatėrresės fizike. Profeti atė e ka ditė kėtė problem, merr me veti njė enė dheu pėr tė marrė ujė nė drejtim tė vėllezėrve tė tensionuar. Duke kaluar pran tyre, profeti u dėshiron punė tė mbarė. Vėllezėrit edhe ashtu tė tendosur, nga gėzimi i pėrgjigjen Profetit me njė “mbar paq”! Atėherė vėllezėrit kėrkojnė kėshillė nga Profeti tė ju zgjidhė problemin. Profeti Muhamet thotė: Vetėm po sjelli ujė nė shtėpi, se fėmija kanė ngelė pa ujė, e pastaj kthehem dhe do ju zgjidhi kėtė problem. Vėllezėrit, qėndrojnė kėmbėngulės nė kėrkesat e tyre, po ashtu edhe Profeti, kėmbėngulės nė qėndrimin e tij. Vėllezėrit: “burrė na thuaj vetėm dy fjalė tė zgjedhim kėtė problem”. Profeti thotė: “Pėr tė zgjedhė problemin duhet me lėshuar enėn nė tokė, po qė se e lėshoi enėn nė tokė, ena me veti do merr thėrrmija tė dheut me vete, atė dhe do e ēoi nė shtėpi, nga dheu i huaj e terė shtėpia do me pėrmbyset, nė njė mėnyrė ēdo e mbarė qė ėshtė nė shtėpinė time do pėrmbyset. Andaj, Muhameti shkon. Vėllezėrit, posa dėgjuan kėtė kėshillė, u penduan, andaj, ēdonjėri nga ta donte tė shtinė nė hak vėllain e vet duke i dhėnė mė shumė hise tė tokės.

Faqja 45 prej 141 FillimFillim ... 3543444546475595 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •