Close
Faqja 135 prej 141 FillimFillim ... 3585125133134135136137 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,341 deri 1,350 prej 1406
  1. #1341
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anėtarėsuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Njani shkoi pe pyet Hoxhen .se a duhet me e nigju gruan.Hoxha i tha jo vallahi gruan nuk ban me e nigju.Eh tha mir paskam ba,se me tha gruaja me ta pru do mjalte e une nuk i ndigjova.Jaaaa ka ni here kur esht e mecme duhet me e nigu...........shko e ma bjer cat mjalt mu.
    Da steh' ich nun, ich armer Tor,
    Und bin so klug als wie zuvor!

  2. #1342
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2010
    Vendndodhja
    Franc
    Postime
    180

    SHaqir Islami

    -SHaqir islami i verbovcit, per dreke kish pas hanger veq buk e speca te djegst.I shkojshin lot e njers, e veten me tahmin sa speca i hangre deri tash?Ai po thot poj vallahi nja 10 speca po,mire shaqir na trego cili te dogj ma fort?Shaqir ju thot veq djegsimin e par e kom marre vesh, kurse kta tjert nuk di met kallzue se jan perzie djegsimet..

  3. #1343
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Vazhdon Mic Sokoli

    Sot nė mėngjes mu njomen faqet, si kopshti i mirė qe njomet me ujė tė freskėt nga burimi! Kur lexova rreshtat qe do i shkruaj nė vijim. Andaj nė pėrfundim erdha se: Fjalėt e mira i ngjanin njė kopshti pėrrallor. Ndėrsa fjalėt e liga i ngjajnė shkurreve dhe barojave tė kėqija! Fatkeqėsi qe nė n ė parlamentet tona mė shumė kanė marrė pėrmasa tė mėdha barojat dhe shkurret, sesa pemė e perime pėrrallore. Nuk ja vlen!
    Amanet mori grua,
    varrin me frengji e due,
    t’i shoh fushat jeshilue,
    t’i shoh shqerrat tuj lodrue,
    t’i shoh Ēikat n’kru tuj shkue,
    t’i shoh bujqit tuj punue,
    t’shoh flamurin tuj flakure!””

  4. #1344
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2010
    Vendndodhja
    Franc
    Postime
    180
    O trime
    SHqipe permbi male
    bini mbi armiqe
    shkrepni si rrufe
    I
    O trime.
    Ne gjoks ēu godite
    token qe e deshte
    Ti me gjak vadite.

  5. #1345
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Dy vepra tė mėdha

    Sot ju uroi: dy vepra tė mėdha tė Kombit Shqiptar !
    Me krenari tė pa pėrshkruar, mė gėzim tė thellė nga zemra dhe shpirti, gjunjėzohem dhe lotėt me pikonin, jo lotėt e dhembjes, por tė gėzimit dhe krenarisė ndaj Zotit qe me fali dhe mi dhuroi dy dhurata tė ėndrrave tė mija, e qe mija e mija shqiptarėve nuk ua dhuroi, nuk ia dhuroi as babait tim si mėsues i parė i asaj kohe i cili vdiq me atė shpresė. Mija e mija shqiptar vdiqėn me vajė nė buzė pėr njė bashkim kombėtar, pėr vepra tė kombit shqiptar siē janė Abetarja dhe Rruga e Kombit, por vdiqėn me krenari dhe shpresė se njė ditė do tė ndodhė kjo ngjarje historike dhe do e pėrjetojnė pasardhėsit e tyre. E vėrteta pėr mua gjithmonė ka qenė koha dhe hapėsira! Ja pra nė kohė dhe hapėsirė u kurorėzuan dy vepra tė mėdha qe janė udhėrrėfyes i veprave tjera qe i kultivon populli shqiptar.
    Nuk ka mė kalim kufijsh nė mėnyrė ilegale, e as shkrimi i shkronjave tė para nė dėrrasė tė zezė dhe atė me copa gėlqereje.
    Ty Sofra e Drenicės mikesha dhe miq tė dashur edhe tė gjithė shqiptarėve Ju uroi kėto vepra ti trashėgoni dem baba dem.

  6. #1346
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Z.Salihaj

    Z.Ēaushi

    Pershendetjet e mia me ket kenge


    S’ēarmatosem sa t’jetė jeta!

  7. #1347
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Arrow Pershendetje Sofra....

    Citim Postuar mė parė nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Z.Salihaj

    Z.Ēaushi

    Pershendetjet e mia me ket kenge


    http://www.youtube.com/watch?v=VjWsU...eature=related
    Faleminderit shume Pa_doreza2!
    Edhe une te pershendes Ty... dhe gjithe frekuentuesit e temes....
    e ne vecanti mikun tim te ēmuar, SALIHAJ....


    Dhuro shumė...e prit pak!

  8. #1348
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Ku punohet nuk ka llafe, por vepra e kėngė!

    Pa e pėrmend Mic Sokolin nuk mundem kur nė dasmėn e Gjetės thotė: “Ah mirė qenka pas ēdo lufte ta bėjmė nga njė dasmė, po pushon trupi e po kėnaqet shpirti!”
    Tė nderuar miq, si gėlqerja qe e pinė ujin, ashtu edhe shpirti im i thithi kėto dy kėngė qe mi uruat pėr kėto dy vepra tė cilat ja freskuan shpirtin kombit tonė.
    Pėrshėndes tė gjithė ata qe "ngrėnin" nė Sofrėn e Drenices, ne veēanti ata qe mė uruan veprat me kėngė aq te vrullshme kombėtare: Pa-dorėza dhe Ēaushi

  9. #1349
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Citim Postuar mė parė nga salihaj Lexo Postimin
    Sot ju uroi: dy vepra tė mėdha tė Kombit Shqiptar !
    Me krenari tė pa pėrshkruar, mė gėzim tė thellė nga zemra dhe shpirti, gjunjėzohem dhe lotėt me pikonin, jo lotėt e dhembjes, por tė gėzimit dhe krenarisė ndaj Zotit qe me fali dhe mi dhuroi dy dhurata tė ėndrrave tė mija, e qe mija e mija shqiptarėve nuk ua dhuroi, nuk ia dhuroi as babait tim si mėsues i parė i asaj kohe i cili vdiq me atė shpresė. Mija e mija shqiptar vdiqėn me vajė nė buzė pėr njė bashkim kombėtar, pėr vepra tė kombit shqiptar siē janė Abetarja dhe Rruga e Kombit, por vdiqėn me krenari dhe shpresė se njė ditė do tė ndodhė kjo ngjarje historike dhe do e pėrjetojnė pasardhėsit e tyre. E vėrteta pėr mua gjithmonė ka qenė koha dhe hapėsira! Ja pra nė kohė dhe hapėsirė u kurorėzuan dy vepra tė mėdha qe janė udhėrrėfyes i veprave tjera qe i kultivon populli shqiptar.
    Nuk ka mė kalim kufijsh nė mėnyrė ilegale, e as shkrimi i shkronjave tė para nė dėrrasė tė zezė dhe atė me copa gėlqereje.
    Ty Sofra e Drenicės mikesha dhe miq tė dashur edhe tė gjithė shqiptarėve Ju uroi kėto vepra ti trashėgoni dem baba dem.
    Per ēdo shekull nga njė fitore i nderuari salihaj, por qė te dyja jane kryevepra universale por qė ma s'shumti na u duheshin neve dhe i gezofshim !
    Ka mbetur edhe problemi i energjis elektrike..shpresoj s do realizohet ne kete shekull mos e presim tjetrin..shendet oda e Drenices !
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  10. #1350
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Avanturat e Zhak Markut nė Boten tjetėr...

    *Permbledhje* nga Proza* Popullore** e Drenicės nga* Anton Qetta
    Falemnderoj mikun* tim Salihaj pėr* rishkrimin e kėtij shėnimi.

    Ish kanė ni hallė edhe i kish pasė tre djem edhe ' i ēikė. Ēikėn ja kish dhanė Yzyr Mretit. Kur ja dha ēikėn, e lan vaden me ja pru ēikėn dhandrri s'pari. Kaluan shumė ditė vadja kapėrcei e mreti s'ja ēoi ēikėn. U ba marak halla ēka e gjetė ēikėn e dhandrrin qi s'erdhėn. Po thot djemve:
    - A po shkoni me kqyrė ēka u ba puna e ēikės qi s'lujtėn, a po shkoi une?
    - Jo nanė, po shkojmė na po kqyrim, - thanė djemt. U ēue e shkoi djali i madh, dhanrri ish kanė gjyzgyngji e gjithė ditėn lodrojke posht e nalt e n'akshma shkojke n'shpi. Si shkon nė atė mramje n'shpi, hini n'oborr ja niu erėn musafirit edhe i tha t'shoqes:
    - Grua na ka ardhė ni musafir. Me na pre ' i knues e me na ba ni darkė t'mirė. Ja ēoi grueja darkėn. Hangrėn e shkuen me fjetė. Nesėr i tha mikut:
    - Ēou mik, dalim e kqyrim mylkun ka e kam.E eni anej e knej bahēeve; e ēoi te bunari; e muer 'i lulė i ra mikut me ta dhe e bani mikun gur. Kėshtu u ba gur djali i parė.*
    *
    *Djali i dytėNana e vet priti se po i shko xhevapi prej djalit. S'lujti kurrgja. I thot djalit tė dytė:- Loke nuk na erdh xhevapi pej vllaut jot. S'di qka u ba me ta. A po shkon me kqyrė, a po shkoj unė?- Jo nanaė, se shkoj unė - tha djali i dytė.
    Muer rrugėn e shkoj te dhanrri. Dhanrri s'ish kanė n'shpi. I duel motra para, u fal me ta edhe e shtini n'shpi. N'pramje n'aksham Yzyr Mreti erdhi. Sa hini n'oborr, po e nien erėn qi i ka ardhė i musafir. Po i thot shoqės:- Gru, prena ni knues e bana ni darkė t'mirė.Grueja e bani darkėn. Hangrėn kėta dy e ranė me fjetė. Nestrit e ēoi edhe kta me i kqyrė bahqet e, kur u afruen te bunari, e kapi ni lulė e po i bje mikut e bani gur edhe vllaun e dyt.
    Kaluen do ditė e s'lujti gja. E ama u ba marak. Hupen dy djemt, e pėr ēikė gja me ditė jo. Po i thot nana ni ditė djalit ma tė voglit, Zhak Markut:
    - Loke, nuk na erdh xhevapė pej vllaut jot. S'di shka u ba me ta. A po shkon me kqyrė a po shkoj unė?
    - Jo nanė, rri ti n'shpi, - po i thot Zhak Marku, - se unė shkoj e kqyri.
    U nis Zhak Maru, e dikur shkoj te dhanrri. Kur shkoj atje, po e pret motra e po flet me ta. Dikur i thot:
    - Valla, mirė ke ba si ke ardhė e mirė s'ke ba, se kush po vjen n'kit derė, po e myt Yzer Mreti.
    - Hajrli koftė, bre motėr, se kallaj bahet.Vjen dhanrri n'aksham. E nien erėn e musafirit.
    - Grue, - thot - e kena ni musafir. Prena ni knues e bana ni dark t'mirė. E bani darkėn motra e jau pruni bukėn. Zhak Marku po i thot dhanrrit:
    - Eu, bre dhanėrr, po japi t'mirė kishe marue! Pa dil e kqyr se t'u kish shemė zidi pėrjashta. Ai e le bukėn e del e kqyr okolla shpinė. Gja skish pasė. Zhak Marku, sa ke dhanrri jasht, e hangri bukėn e pulėn. Dikur bien e flejnė mas darke. Ēohen nestra heret e i thot Zhak Marku dhanrrit:
    - Ēou dhanėrr ta kqyrim mylkun kah e kie, oborr e bahqe.Ēohen e po shkojnė t'dy bashkė. Zhak Marku po shkon para ti te bunari. Hip n'rreth t'bunarit e p'e sheh hijen e vet n'uj, n'bunar. E thrret dhanrrin:- Paja dhanėrr, paja ni njeri n'bunar! Kur shkon dhanrri e hip n'rreth, dy hije n'ujė u banė.
    - Qyre dhanėrr, dy vetė n'bunar. A po hi ' e me e nxirrė?
    - Jo, Zhak Mark, se m'myt.
    - Hajt, bre, mos kie gajle se besėn po ta jap qi jo. E shtje dhanrrin nė bunar e po i thot:
    - Puna jote maroi.
    - Aman! - Po i ban rixhe dhanrri Zhak Markut.
    - Pshtim kie vetėm ne m'i bafsh vllazninė qy jan kanė.
    - Merre 'i lulė e biri gurit!I bjen e u qu vllau i madh. I ra edhe s'dyti e u ēu edhe vllau i dytė. Dikur masi i pshtoi vllazninė, ja lshoi ni guri dhanrrit edhe e myti ne bunar. I muer dy vllazninė Zhak Marku edhe motrėn e i ēoi te shpija.
    *
    * Ish kanė harambash hesapi. E muer dyjen n'sy. Kah shkon, e gjan ni lavėrtar. Lavėrtari e livrojke tokėn sall me ni anė, e masanej e bajke pllugun me gjith kie e ēojke n'hava e i bike n'fillim t'arės e niska me livru risht.
    - Puna e marė, - i thot - lavėrtar!T'mar paē !
    - Shoqin tan s'e kam pa kshtu t'zot
    - Pse?
    - Valla boll i zoti kanke. Po i ēon pėrmenėn edhe kiet nė hava me' i dorė.
    - S'jam gja, more, kunra Zhan Markut.- Vallahi unė Zhan Marku jam.
    - A - a? E ku po do, more burrė i fortė?
    - Valla e kam marrė dyjen n'sye qeshtu nėpėr dyje po shkoj.
    - A po me merr edhe mue me vedi, bre vlla?
    - Po vlla!
    Kah po shkojnė, ja mrrinė te ni mulli. Falen me vodeniēarin e po bajnė seri n'ta. Vodeniēari e kish rrxu gurin e mullinit e p'e cokatė me gishta t'dorės e jo me ēekiē, edhe zjarm qitke gishti.- Me ty s'kanka mahi! - i tha Zhak Marku. - Kanke shumė i zoti.- Jo more vlla, - i tha vodeniēari, - Zhak Marku e lavėrtari janė ma t'zot se unė.- Valla Zhak Marku e lavertari na dy jem.- E ku po doni, bre vlla?- E kena marr dyjen n'sy e kena dalė me met gjallė qishtu.- A po m' merrni edhe mue, bre vlla ? - tha vodeniēari.- Po, po t'marrim.E muren e tre u banė e shkuen. Diku e zatetėn ni ēoban.

    Ai ēobani me nimi copa dhen qe i kish me veti. Kur e afron mlojsen, i tubon para veti. Kur e largon mlojsen i largon tana.- Eu ! - bajnė seri kta tre.
    - Kqyrne qat ēoban ēka po ban: kur e afron mlojsen, i tubon nimi copa dhen; kur e largon i hupin dhet.
    - Po quditen n'ta qka po ban.- Ē'kanke maēungan, bre jaran !- i thanė kėta t'tre.
    - Jo bre vlla, tha ēobani - s'jam gja une kunra Zhan Markut, lavertarit e vodeniēarit. Ēka jeni ju ?
    - Valla une jam Zhak Marku, - i tha - e ky lavertari e ky vodeniēari.- Kah po ja mani kshtu. bre burra t'fortė ?- N'bjeshkė do t'dalim me met gjallė.- A vi edhe une me ju ?- thot ēobani
    - Po eja. edhe u nisen.
    U banė katėr e po shkojnė n'bjeshkė. E bajnė ni stan. I thot Zhak Marku, qi ish i pari i tyne, lavėrtarit:
    - Rri ti tu shpija e na shkojmė e t'biem mish e ti zina e bana gati sillėn.I vnoi lavėrtari gjasht kazana me zi mish n'ta e po i ruen. I shkoi ni plak, ni pllamė njeri e dy pllamė mjekėrr.
    Po i thot lavėrtarit:
    - Puna e marė, bre vlla! Ēka je tu ba, bre burrė ?- Jam tu zi gjasht kazana mish.
    - A munesh, bre burr, me ma dhanė noj kafshatė me hangėr ?
    Menja e lavėrtarit qi nuk ha ky ma shumė se ni copė mish. E la plakun me hangėr mish e s'pe kqyr. Plaku ja nisi e po i han t'gjashtė kazanat me mish. Kur e pa lavėrtari, i briti:
    - He plak, t'vraft Zoti! Ti do mi hangėr gjashtė kazanat mish - e jan rrokė lidhas. Plaku ni pllam niri e rrxoi lavėrtarin. Nisi me mytė!
    - Aman, - tha lavėrtari, lshom bre, mos ėm myt!
    - S'po te mys , n'ma dhash fjalėn qi m'len mi hangėr krejt kto gjasht kazana mish edhe nestra n'kit vakt, kur t'vie, me mi ba gati gjasht kazana tjerė mish.
    - Sall lshom se po t'i jepi edhe kto gjasht kazanat mish qi jan kėtu, edhe nestra t'i baj gati gjasht kazan mish tjerė. E lshoj plaku e hangėr krejt mishin e shkon n'shpi t'vet.
    Kur erdh Zhak Marku me shokė me hangėr sillė, buka s'ish ba gati. I bėrtiti lavėrtarit:
    - Ku a silla?- Vallahi. Zhak Mark, kesh smuet, m'zuen ethet e qe sa e shtina mishin me e zie.
    - Lavėrtar, kie me shku n'bjeshkė e s'kie me zie ma ti.Hangrėn qysh hangrėn at ditė e nestrit e muer lavėrtarin me vedi e e la mullingjiun.
    E shtini mishin me zie mullingjiu, kur qe, ja mrrini plaku ni pllam niri. Po i thot:
    - Si je, bre jaran? A m'i ke ba gati gjasht kazana mish qysh ma ki dhanė besėn dje?
    - Kur ta kam dhanė fjalėn, more burr i fortė? - ja kthei vodeniēari=mullingjiu.
    - A ki harru qi nisa me t'mytė dje e qi ma dhe besėn e m'the "Lshom se i kie gjasht kazana mish sod e gjasht kazana mish nesėr !"
    - Ahi - , i paftyrė bre, a ti kanke qi na ke lanė pa sillė dje a? - edhe i ra pehar plakut e jan rrokė lithas.
    E rrxoi plaku vodeniēarin e po do me mytė.
    Mullingjiu po i ban rixhe:- Aman bre lshom!
    - Tjetėr pshitm s'kie sall n'ma dhafsh besėn qi mi jep gjashtė kazana me mish qitash edhe gjashtė nesėr.Ja ka dhanė besėn vodeniēari edhe plaku e lshoi. I hangėr gjashtė kazana me mish edhe shkoi.
    U ēue erdh Zhak Marku me shokėt e vet dhe po don me hangėr sillė.
    - Hajde vodeniēar, - po i thot - me na ba sillėn gati.
    - Valla Zhak Mark, nuk e kam gati sillėn.
    - Pėr shka bre?- Valla m'dhimti kryet e qitash sa e shtina mishin.
    - A s'po kallxon edhe kyse shka e ka gjetė
    - T'marroft Zoti, vodeniēar, mos me kan i zoti me na ba sillėn gati ! Nestra ki me ardhė ti me ne n'mal e ēobani ka me ndejt n'shpi me na ba gati sillėn.Hangrėn qysh hangrėn edhe at ditė e nestra e le ēobanin n'shpi e mullingjiun e muer, e shkuen n'bjeshkė.
    *
    Zhak Marku dhe niri me dy pllam mjekėrr...Hangrėn shka hangrėn pėr sillė at ditė e nestra Zhak Marku u nal n'shpi e i ēoi ata tre n'bjeshkė. N'vakt t'sillės erdh plaku ni pllam njeri. Po munohet me hi n'shpi, po s'po munet se ēobani ja kish naltėsu pragun e derės. Po i ba rixha Zhak Markut:
    - Hajde kapėrcem t'hi mrena!- Hiqmu qafe, - po i thot Zhak Marku - e mos m'shurdho se me t'dalė aty, tan llam t'baj.Plaku ni pllamė njeri, kama doras hini diqysh n'shpi i thot Zhak Markut:
    - Pse s'erdhe me m'kapėrcy, bre gjith at rixhe qi ta bana? - e u rrokėn lidhas.
    E rrėxoi Zhak Marku plakun ni pllam njeri e e bani llom dru. E muer e e ēoi ne bjeshkė. Ja shtini mjekrrėn nė dru t'shkyem e len plakun kacavar. Dikur vinė shokėt pej bjeshke n'stan.
    I thot Zhak Marku shokve:
    - He Zoti ju marroftė bre! Cicėrmicri me na ba atahen; kahre me na ba! E kam ba llom; e kam ēue edhe e kam lanė nė bjeshkė kacavar. Shkoni kqyrne. Jan shku katėr nė bjeshkė me kqyrė. Kur shkojnė, ēka me pa! I ka metė mjekra dhe lkura n'lis, e plaku ni pllam njeri a lshue pej lisi e a hi n'dhe e o ra n'dyje tė poshtėr. I ka than Zhak Marku shokve:
    - A po ma jepni besėn se du me shku te plaku e du m'e mytė. Sa herė tė luej konopin un atje, ju me ngrhė kanopin. Ja dhanė besėn edhe e kan lshu me kanop.

    Zhak Marku ne dyje tė poshtėr...Asht ra Zhak Marku ne dyje t'poshtėr tu shpija e plakut. Kur o ra tu shpija, Ka britun Zhak Marku. Plaku ja ka ngjoftė zanin e e kan xanė ethet prej tutes. I ka thanė ēikės:
    - Dil n'mujsh me m'pshtu pej ti.Asht dalė ēika e i ka thanė Zhak Markut:
    - Ka po lyp ?- Plakun p'e lypi, qitma kha!
    - T'baj rixhe , qe, merrėm mu e mos ma nguc plakun.
    - Jo plakun e due.Kur i niu kto fjalė plaku, e ēoi ēikėn e dytė. I tha kjo:
    - Qe tė marrim te dyja e t'bajm rixhe plakun mos na e nguc!
    - Kurrqysh s'ban, e dua plakun, qitma kha!Kur i niu kėto fjalė plaku, ja ēio edhe ēikėn e tretė. Duel ēika e po i thot Zhak Markut:
    - Merri t'rija e mos na nguc plakun!
    Zhak Marku i muer tė trija e mendoi mi qitė n'dyje t'bardhė. E muer t'parėn, e lidhi n'konop e e lujti konopin. E ngren konopin dhe e qitėn ēikėn n'dyje t'bardhė.
    E lshuen konopin e Zhak Marku e lidhi edhe ēikėn e dytė e e lujti apet konopin. Kta t'tre e ngrehen edhe ēikėn e dytė e e qitėn n'dyje t'bardhė. E lshuen prap konopin, Zhak Marku e lidhi edhe ēikėn e tretė, ma t'voglėn, edhe e lujti konopin. Ata tre e qitėn edhe ēikėn e tretė n'dyje t'bardhė e s'e lshuen ma konopin poshtė. Met Zhak Marku n'dyje t'poshtėr.
    Muer rrugėn e po shkon nėpėr at dyje. U zatetė n'ni plakė. Po e vetė:
    - Mori hallė, kjo rrugė kah m'qet?- Qesaj rruge kah t'shkojsh janė tre desh: dy tė zi e ni i bardhė. N'ardht dashi i bardhė para t'zive, dole n'dyje ku je kanė: n'ardhsin desht e zi para t'bardhve, re edhe ' i dyje ma poshtė.
    *Shko e shko, i duelen desht e zi ma pėrpara, e Zhak Marku ra n'dytėn dyje ma poshtė.
    Kur ra n'dytėn dyje, shkon e hin n'ni ahishtė me fjetė. Aty orli n'at ahishtė kish qelė nanqin vjet e dajma ja kish hangėr bolla zojt. At ditė orli kish dalė me i pru idare zojve.
    Zhak Marku ner ahishtė, kur qe, po katrriset bolla lisit pėrpjetė m'i hangėr Zojt, kur e panė bollėn, piskaten e ja nxjerrin gjumin Zhak Markut.
    E nien piskamėn e zojve Zhak Marku, ēohet e nget e e myt bollėn hanxhar e bje ner hije apet. Nuk vanoi shumė e po vjen orli te zojt me ja pru idaren.
    Kur e sheh nėr hije Zhak Markun orli, thot me veti: "Qeky m'paska lanė pa evlad qe nanqin vjet e mi paska myt zojt".
    Kthehet prap e shkon e e merr ni guri t'madh sa ka mujt me ēue e po do me ja lshue Zhak Markut e me myt. Zojt, kur e shohin bėrtasin:
    - Mos, oj nanė, mos e myt se aj na ka pshtue, po kqyre stėrvinėn si e ka mytė, nanė krena gjarpnin.
    *
    Zhdrip orli poshtė n'tokė tu Zhak Marku e i thot:
    - Ti si m'i ki pshtu evlad', s'kam shka t'jepi me t'ba bakshish gja, po ndihmaēar i yti jam me t'qitė n'dyje t'bardhė. N'kofsh i zoti me mi prunun tre kazana uj tre mish qitu, unė t'qes n'dyje t'bardhė. Tjetėr nryshe s'kam qysh t'nihmoj.Ka marrė rrugėn Zhak Marku e po shkon nėpėr t'dytėn dyje.
    Aty ish kanė ni kulshedėr e madhe. Dit pėr ditė ja qitshin kulshedrės nji njeri me e hangėr.
    Mos me ja qitė e bajke bėrbat krejt at dyje. At ditė i kish ardhė reni qikės mretit me e hangėr kulshedra.
    Zhak Marku, tuj shku udhės, p'e nien ni piskamė p'e sheh ēikėn e mretit e po thot:
    - Oj motėr, ēka e ki kit piskam qi po pisket?- Qysh mos me bėrtitė, more vlla, qi sod kulshedra don me m'hangėr.
    - Mos u mėrzit, bre motėr, se t'pshtoj une, - i thot Zhak Marku
    - Kqyre detin. Kur t'del kulshedra, brit e thuej: Oj kulshedėr , hape gojėn se dy vetė jemi!" e dil mas meje.Zhak Marku ka marrė dru e ka dhezė' i zjarm t'madh. E ka shti hanxharkėn n'zjerm edhe e ka kuq. Nuk vonoi kulshedra duel prej detit. Kur e pa, ēika pisket:
    - Oj kulshedėr, hape gojėn se dy vetė jem' - edhe del ēika mas Zhak Markut.Kulshedra e hapi gojėn, e Zhak Marku ja mrruti hanxharkėn n'gojė edhe e myti. Ēka thot ēika:
    - Qite shuplakėn n'gjak e ma vno n'gjyks e shko n'filan hanė e pritėm. Zhak Marku e qiti dorėn n'gjak e masanej n'gjyks. U fal me ēikėn e u nis.Shkoi n'han e po rrin. Ēika shkoj n'shpi.
    I briti baba:
    - Pse e lshove venin si marojmė tash.
    - Jo bre babė, - i tha ēika e kena mytė kulshdrėn.
    - S'bahet me kanė e mujtne. Njerin me gjetė kush e myti kulshedrė!
    - Mos koftė qashtu, babė, kryet hiqma! Ēoe njerin n'filan kafe e de ta lyp ni njeri me shejin e dorės me gjak n'gjyks.Jan shkue gjinja e mretit n'kafe e e kan gjetė Zhak Markun. I kanė thanė:
    - Hej, ti jaran qi na ke mytė kulshedrėn, mreti po t'thrret?! - edhe e muerėn Zhak Markun e e quen te mreti. Kur shkoi atje i thot mreti:
    - Ti na ke mytė kulshedrėn, bakshish t'madh due me t'dhanė.
    A e kie kabull ēikėn teme me shpija, me tokė e me krejt shka t'duhet? N'dash dukat lyp sa t'duesh me lypė pėr kėtė t'mirė qi na e ke ba.
    - Jo t'u ngat jeta, as s'due ēikė, as shpija e tokė, as dukat.
    I dua tre kazana ujė e tre kazana mish edhe m'i ēue n'bjeshkė te filan ahishta.Mreti ja bani gati tre kazana mish e tre kazana ujė e ja ka qu te ahishta n'bjeshkė.
    Edhe Zhak Marku kish mrri aty tu orli. Asht zhdrypė orli n'tokė e i ka ngarkue tre kazana mish, n'njanin krah, tre kazana ujė n'tjetrin krah e Zhak Markun n'tersher, edhe i ka thanė:
    - Kur t'bėrtas unė "krrak", ti me M' ushqye me mish e me ujė. U nis orli pėrpjetė e hajt e hajt, tuj u ngjitė e tuj lypė mish e ujė. Zhak Marku i rrike gati e e ushqejke.
    Dy metra pa mrri n'dyje tė bardhė i soset mishi. Orli bėrtet "krrak" e Zhak Marku, pėr mos me lanė pa mish, e preu pulpin e kamės e ja qiti n'kaqep.
    Orli e hetoi qi asht mish i insanit, s'e hangėr, po e majti n'gojė. I dha veti zor edhe pak e duel n'dyje t'bardhė. E lshoi Zhak Markun n'tokė e i thot:
    - Ec qitash, Zhak Mark!- S'muj.- Pse?
    - Kur lype mish, s'pata me t'dhanė, e preva kamėn teme e tash jam metė sakat e s'po muj me ecė.Orli e qiti copėne mishit pej goje, ja lėpiu varrėn, ja ngjiti mishin e shnoshi qysh a kanė. Dikur i tha:
    - Qetash udha e marė t'koftė!Orli teposhtė n'ven t'vet e Zhak Marku shkoi te shokėt.
    Kur shkoi atje, shokėt janė ngatrrue e hala s'kan mujtė me i da ēikat se gjithcili e lypke ma t'mirėn pėr vedi.Zhak Marku i nxuni pa i marrė ēikat.
    Ja u hoq kryet tė treve qi i kishin trethtue. I muer tri ēikat: nja e majti pėr vedi, e dy jau ēoi vllaznive te shpija edhe te tre vllaznitė me gjith grat e tyne e me nanė e me motėr rrnuen si a ma mirė sa ken gjall.


    F U N D
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •