
Postuar mė parė nga
Yes*
Kriminalistika, eshte shkenca qe merret me studimin dhe perpunimin ne baze te ligjit penal, te mjeteve, metodikave shkencore qe zbatohen ne kerkimin , zbulimin, fiksimin dhe ekspertimin e gjurmeve dhe provave, me qellim zbulimin: hetimin, gjykimin dhe parandalimin e veprave penale dhe cdo veprim te kundraligjshem.
Per efekt studimi te mirefillte, ndahet ne tre pjese:
1-Teknika kriminalistike, e cila eshte ajo pjese e kriminalistikes qe merret me studimin dhe perpunimin e mjeteve, metodave e metodikave teknike qe apilkohen per kerkimin, zbulimin, fiksimin e gjurmeve dhe provave.
2-Taktika kriminalistike; e cila merret me organizimin, planifikimin e veprimeve te ndryshme procedurial me qellim rritjen e efektivitetit te ketyre veprimeve, duke perpunuar taktika te vecanta per cdo lloj veprimi procedurial.
3-Metodika e hetimit; e cila merret me studimin, perpunimin e rekomandimeve metodike qe zbatohen ne fushen e hetimit dhe gjykimit te veprave penale te se njejtes kategori, te cilat ndihmojne perfaqesuesin e organeve te procedures ne orientimin e drejte, te shpejte, ne veprimin me racional te procedimit penal.
Baza ligjore e kesaj shkence, eshte legjislacioni penal; si ai material dhe mbi te gjitha procedurial.
Kriminalistika ligjore ka lidhje me keto shkenca (kryesisht)
1. me mjekesine ligjore
2. me kriminalogjine
3. me shkencat natyrore dhe informatike.
Kjo shkence, fillesat e saj i ka nga shek 18-19, ku fillimisht ka lindur si polici teknike qe kryente aplikimin e mjeteve teknike. Me evoluimin e shkencave te tjera , u perpunuan edhe metodika te ndryshme.
Persa i perket profilit psikologjik te kriminelit qe keni shkruar me siper, kjo nuk eshte pjese e kriminalistikes, por psikologjise ligjore te krimit, e cila luan nje rol shume te rendesishem ne sistemin e drejtesie.
Krijoni Kontakt