Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 144
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22

    INSTAT: Rritja ekonomike ne Shqiperi arriti 9.9%

    INSTAT: Rritja ekonomike arriti ne 9.9 %

    E Enjte, 18 Dhjetor 2008

    Shqiperia mund te krahasohet me vendet superfuqi ne rritjen ekonomike, sic eshte Kina apo India. Kjo pasi prodhimi i brendshem bruto ne Shqiperi ne fund te muajit shtator arriti ne shifren 9,9 per qind. Kjo shifer eshte publikuar zyrtarisht nga Instituti i Statistikave. Specialisti i INSTAT-it, Ledio Sheno tha dje se "tre kane qene sektoret qe kane ndikuar ne rritjen ekonomike, telekomunikacioni, ndertimi dhe sherbimet".

    Sipas ketyre matjeve ne fund te vitit rritja ekonomike do te jete dyshifrore, sikunder ka pohuar edhe kryeministri i vendit. Ne dy vitet e fundit rritjen ekonomike e ka udhehequr sektori publik nepermjet investimeve te shumta qe po kryen ne infrastrukture. Ndersa biznesi privat ka pesuar nje stepje.

    Prezantimi

    Instituti i Statistikave (INSTAT) prezantoi dje ne Tirane treguesit e zhvillimit ekonomik ne vend gjate 3-mujorit te trete te vitit 2008, duke i cilesuar ato pozitive. Sipas INSTAT, ekonomia e vendit sipas sektoreve ka patur rritje per periudhen korrik-shtator 2008, rritje e cila reflektohet edhe ne periudhen ne vazhdim, ku ndikim kryesor ka patur zhvillimi i industrise se ndertimit, i telekomunikacioneve si dhe sektori i sherbimeve. Ne sektorin e industrise se ndertimit, rritja kryesore eshte reflektuar ne ecurine e punimeve te autostrades Durres-Kukes dhe vecanerisht te segmentit me te veshtire te saj, Reps-Kalimash, ku po ndertohet krahas disa urave edhe nje prej tuneleve me dy kalime, ne nje terren te veshtire, nder me te gjatet ne Ballkan.

    Tremujore

    Ekonomia shqiptare eshte rritur me 1.3 per qind ne tremujorin e trete te 2008.

    Sipas te dhenave zyrtare te Institutit te Statistikave (INSTAT), rritja vjetore e PBB-se ishte 9.9 per qind per tremujorin e trete te 2008, krahasuar me te njejten periudhe te 2007-es. Eksperte te INSTAT-it thane se post-telekomunikacioni gjate kesaj periudhe u rrit me 12.8 per qind dhe sherbimet e tjera me 2.7 per qind, dy sektore qe kane kontribuar me shume ne rritjen e PBB-se tremujore.



    Te dhenat per disa dege te ekonomise:

    Bujqesia:

    Aktiviteti bujqesor u rrit me 0.1 per qind ne tremujorin e trete te 2008, krahasuar me tremujorin paraardhes, ndersa krahasuar me te njejtin tremujor te 2007-es, eshte rritur 2.6 per qind.

    Industria:

    Grupi i industrive pesoi nje renie me 6.4 per qind ne tremujorin e tret te 2008, krahasuar kjo me tremujorin e dyte te ketij viti. Por krahasuar me tremujorin e trete te vitit 2007, aktiviteti i ketij grupi u rrit me 2.2 per qind. Sipas INSTAT-it, duhet theksuar fakti qe ne kete seri te industrise nuk eshte paraqitur efekti i cmimit te blerjes se energjise elektrike, i cili do te jete objekt i revizionimeve te mevonshme.

    Per te njejtat periudha, aktiviteti i ndertimit u rrit respektivisht me 1.8 per qind dhe 19.6 per qind, duke vazhduar nje rritje te qendrueshme per disa tremujore. Projekti madhor per ndertimin e rruges qe do te lidhe Kosoven me Durresin, ka patur kontribut te madh ne rritjen e kesaj dege te ekonomise per kete periudhe. Tregtia:

    Tregtia:

    Kjo dege u rrit me 1.3 per qind ne kete tremujor krahasuar me tremujorin e dyte te vitit 2008. Tregtia ka patur nje rritje te qendrueshme per disa tremujor me radhe.

    Post-telekomunikacioni:

    Ështe dega qe ka pesuar rritjen me te madhe kete tremujor me 12.8 per qind si dhe me kontributin me te madh ne rritjen ekonomike per tremujorin e trete te 2008.

    Sherbimet:

    Kjo dege ne kete tremujor u rrit me 2.7 per qind, me nje ndikim te konsiderueshem ne rritjen ekonomike te ketij tremujori se bashku me post-telekomunikacionin.

    Koha Jone

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Nuk e di se nga i gjejne keto shifra keta njerez por qe te kesh rritje ekonomike dhe nuk prodhon asnje gje ne vend por vetem importon cdo gje nga jashte dhe te kesh rritje ekonomike 9.9% kjo me duket pak si absurde

  3. #3
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Si i bie tani, kur ka rritje ekonomike 9.9 % do të thotë që fuqia blerëse bie në mënyrë drastike?
    Life's too short to remove USB safely.

  4. #4
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Si nuk u vjen turp ktyre degjeneratave qe genjejne kete popull sy per sy !!!!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Genjejne, nuk eshte e vertete, ia fusin kot.......dhe vazhdon kori.....E bukura eshte se asnjeri ketu nuk e kundershton me fakte apo shifra te besueshme. Per keto te korit po te ishte rritje ne kohe te PS do ishte e pranueshme po ne asnje menyre tani qe qeveris Berisha.

  6. #6
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    e besoj se ka rritje ,edhe pse balanci import-expert anon shume here me shume nga importi .shumica e kapitalit e familjeve shqiptare vjen nga rrefugjati . kur ky kapital arrin ne xhepin e civilit , ai e shpenzon tek privati.privati paguan taksat ne shtet e si pasoje buxheti shteteror rritet ,ashtu sikurse rritet edhe ekonomia. demandet e publikut jane te pakta ndaj shtetit shqiptar , e si pasoje shteti nuk ndihet i detyruar per t'ju pergjigj demandeve te popullit shqiptar , e kjo i ben ata te jene accurate ne shpenzimet e tyre.
    kur individi ble ,shpenzon ne mase ,atehere zinxhiri nga privati deri ne shtet ecen per bukuri,therefore ekonomia rritet.

    partise demokratike duhet ti lihet me shume kohe ne pushtet sepse sic e kane nise , do arrijne shume lart ne nje kohe te shkurter, e me kete ritem , pse jo , sdo jete larg dita kur europa te na trokase ne dere per union me ta.
    INSHALLAH.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Smth_Poetic : 20-12-2008 më 20:21

  7. #7
    Sa eshte zakonisht rritja nga viti ne vit?

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Sa eshte zakonisht rritja nga viti ne vit?
    mos beni pyetje te ketilla, apo mos eshte retorike?

    zakonisht rritja nga viti ne vit, me perqindje (fiktive) eshte sa te thoje partia ...

  9. #9
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Kjo shifer eshte e vertete vetem nese shifren reale do ta shumezojme me nje koeficient qe mund te luhatet ne intervalin [1.3;1.7]

    Nuk besoj se eshte kaq rritja ekonomike, megjithese ka patur rritje ne paga nga ana tjeter ka patur rritje çmimesh. Por, siç dihet tashme, nga tatimet e doganat jane vjele shume te ardhura te cilat kane shkuar per investime ne sektore te ndryshem te ekonomise vendase. E kur rriten investimet (sidomos ne sektorin publik), medoemos do te kete vende te reja pune, shperndarje parash me te madhe, ulje te informalitetit e rrjedhimisht rritje ekonomike.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  10. #10
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    si nuk po e shikojme kete shperndarje mer amon !!! vetem po japim leke per taksa per drita edhe per gjona te tjera !!! gjithsesi god bless albania !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •