Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22

    INSIG del serrisht ne shitje

    Amerikanet blejne "INSIG"-un 41 milione euro

    E Merkure, 10 Dhjetor 2008

    Kompania amerikane "American Reserve Life Insurance" shpallet fituese ne perfundim te procesit te privatizimit te kompanise shqiptare te sigurimeve "INSIG", ne te cilen shteti shqiptar eshte pronar i paketes kontrolluese te aksioneve. Amerikanet e blene shoqerine e vetme shteterore te sigurimeve "INSIG", per shumen totale prej 41 milione eurosh.

    Ne Ministrine e Financave, komiteti i privatizimit te kompanise se vetme shteterore te sigurimeve "INSIG", i autorizuar nga ministri i Financave, perfundoi dje me sukses procesin e gares per privatizimin e "INSIG"-ut, ku 61 per qind te aksioneve i ka shteti shqiptar.

    Procesi filloi ne janar te vitit 2007 dhe kaloi ne disa faza, ku paraqiten interes dhe moren pjese 10 kompani te huaja, si investitore strategjike per privatizimin e "INSIG"-ut. Ne marreveshje me BERZH-in dhe IFC-ne, procesi u konsultua nga "BNP Paribas", ndersa me tender te hapur nderkombetar u perzgjodh kompania nderkombetare "KPMG" per vleresimin e cmimit, qe ofrohej per shitje kompania "INSIG" .

    Ne fund te procesit, oferten fituese e siguroi kompania amerikane "American Reserve Life Insurance", e cila ofroi nje cmim per kompanine prej 41 milione euro ne total, ku 25 milione euro jane per pjesen e aksioneve qe ka ne pronesi qeveria shqiptare.

    Kjo vlere eshte dy milione euro mbi cmimin maksimal te vleresuar nga KPMG ose 3.5 milione euro nga cmimi qe kishte percaktuar qeveria.

    "INSIG" ka qene kompania e pare e sigurimeve ne Shqiperi, por me liberalizimin e tregut, ajo vitet e fundit humbi disa pozicione ne kete treg.

    Fund negociatash

    Ky privatizim konsiderohet shume i suksesshem per qeverine. Ministria e Ekonomise tha dje se privatizimi i "INSIG"-ut perben nje konfirmim te ri te besimit per ekonomine shqiptare, ne kushtet kur ne tregun financiar nderkombetar ekziston nje krize ekonomike. Perfundimi i procesit te privatizimit te "INSIG"-ut eshte ne negociatat e fundit teknike me kompanine fituese "American Reserve Life Insurance".

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Privatizimi, shteti "heq dore" nga pronesia

    E Enjte, 23 Tetor 2008

    Qeveria vendosi dje qe te privatizoje ne menyre transparente, te gjithe aksionet qe ka ne sipermarrje e kompani te ndryshme. E kete, do e nise me shitjen e aksioneve shteterore ne kompanine e telefonise celulare AMC. Kreu i qeverise, Sali Berisha beri te ditur dje se ne kuader te vijimit te politikave te privatizimit, u vendos te heq dore nga pronesite qe ka ne AMC. "Kjo do te shoqerohet me shitjen ne menyre transparente te aksioneve ne te gjitha sipermarrjet ku ne jemi aksionere", tha Berisha. Duke e vleresuar te suksesshem procesin e privatizimit, kryeministri Berisha tha se ketij procesi do t'i nenshtrohen edhe aksionet qe qeveria ka ne kompani dhe sipermarrje te ndryshme pas privatizimit te tyre, duke permbushur ne kete menyre zotimin per realizimin e nje procesi transparent te privatizimit te sipermarrjeve publike. "Ne realizojme me sukses te plote nje prej premtimeve me madhore ne fushen ekonomike, premtimin e privatizimit transparent te sipermarrjeve publike", theksoi ai. Sipas Berishes, privatizimet, kane qene plotesisht te suksesshme dhe madje, kane tejkaluar parashikimet ne suksesin e tyre. "Shpresojme qe edhe INSIG-u, per te cilin eshte hapur tenderi nderkombetar dhe kane treguar interes te vecante 8 - 12 kompani, do te privatizohet brenda vitit dhe po keshtu aksionet e AMC-se, me pas aksionet e Telekomit e te ARMO-s", tha kryeministri. Sipas tij, qeveria qe ai drejton nuk deshiron te jete aksionere. Ajo ka misione e detyra te tjera.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Pronat, si do shiten e privatizohen

    Fatjona Mejdini
    E Enjte, 18 Dhjetor 2008

    Qeveria miratoi dje edhe vendimin, i cili parashikon ne menyre te qarte se si do te privatizohen pronat nen administrimin e shtetit. Keshtu ne vendimin e ri te qeverise theksohet ne menyre te qarte se asnje prone ose objekt, nuk do te privatizohet pa marre me pare edhe konfirmimin e Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, nese trualli ne te cilen ndodhet objekti ka pronare te njohur me vendim te komisionit. Sipas vendimit, ne rast se objekti ndodhet ne truallin e subjekteve te shpronesuara, shitja behet pa ankand. Ne kete moment subjektet e shpronesuara kane te drejten te parablejne objektin me vleren e tij fillestare. Ne rastet e tjera procesi i privatizimit do te behet nepermjet procedurave te ankandit. Por sipas vendimit, ne ankandet per shitjen e pasurive te shoqerive ne likuidim e siper nuk zbatohet e drejta e parablerjes per ish-pronaret e truallit dhe ata marrin pjese ne ankand si te gjithe te tjeret. Drafti i ri i qeverise shpjegon ne menyre te detajuar se si do te procedohet me ankandin e per shitjen e objekteve ende nen administrimin dhe pronesine e shtetit. Keshtu vleresimi i objekteve behet nga komisioni i vleresimit, ne perputhje me vleren reale te tregut, ne zbatim te legjislacionit ne fuqi, duke perdorur metodat e vleresimit te tregut. "Vlera e fillimit te ankandit llogaritet nga mbledhja e mjeteve kryesore plus mjeteve te xhiros plus vlera e truallit. Ankandi zhvillohet vetem per vleren e mjeteve kryesore plus vleren e truallit dhe vlera e mjeteve te xhiros shtohet sipas inventarit fizik, ne castin e dorezimit te objektit", theksohet ne draft ne lidhje me vleren fillestare te ankandit. "Brenda 30 diteve nga data e zhvillimit te ankandit, bleresi eshte i detyruar te beje pagesen ne letra me vlere dhe bono privatizimi te pjeses se mbetur te cmimit te arritur ne ankand te objektit, ndersa vlera e truallit do te paguhet vetem me leke", thuhet ne ligj. Sipas tij, ish- pronaret e truallit, brenda 30 diteve nga data e leshimit te autorizimit per kalim pronesie, jane te detyruar te bejne pagesen e vleres se mbetur te objektit, me letra me vlere dhe bono privatizimi. Institucionet qendrore dhe organet e njesive te qeverisjes vendore, per pasurite e ndermarrjeve apo institucioneve, qe kane ne varesi administrative apo ne pronesi, dergojne mendimin e tyre per privatizimin e ketyre pasurive ne Ministrine pergjegjese per ekonomine. Me pas eshte ministri i Ekonomise ai qe i mbeshtetur ne mendimin e nje komisioni te posacem ai qe vendos per berjen ose jo te privatizimit per nje objekt te caktuar. Po keshtu, miratimi per perfshirjen ne procesin e privatizimit te pasurise se luajtshme, si elemente te vecanta, behet nga institucioni perkates i varesise administrative. Pas nxjerrjes se miratimit te privatizimit, ky institucion ngre komisionin e vleresimit, per vleresimin e pasurise.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    PROCEDURA E SHITJES SĖ PRONĖS

    E Enjte, 18 Dhjetor 2008

    1. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike, ne Ministrine e Financave, 7 dite pas dates se marrjes se dokumentacionit te vleresimit nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, i kerkon Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave dhe zyrave rajonale ne qarqe konfirmimin, nese ka vendime te komisionit te kthimit dhe kompensimit te pronave, per truallin perkates.

    2. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave dhe zyrat rajonale ne qarqe, brenda 10 diteve nga data e marrjes se kerkeses, i dergojne konfirmimin Drejtorise se Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike, ne Ministrine e Financave, bashke me vendimet perkatese, te shoqeruara edhe me planvendosjen e prones.

    3. Shitja e objektit behet, si me poshte vijon:

    a) Per rastet kur konfirmohet se objekti ndodhet ne truallin e subjekteve te shpronesuara, shitja behet pa ankand dhe subjektet e shpronesuara te truallit, ne zbatim te ligjit nr.9235, date 29.7.2004, "Per kthimin dhe kompensimin e prones", te ndryshuar, kane te drejten e parablerjes se objektit me vleren fillestare.

    b) Ne rastet kur subjektet e shpronesuara te truallit, pas njoftimit te bere nga Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike), nuk kane paraqitur dokumentet e pronesise, deri ne afatin e percaktuar ne njoftim, behet nje njoftim i dyte, ne dy gazeta me qarkullim kombetar dhe njoftohet pronari, duke i lene nje afat te ri, prej 30 ditesh nga data e njoftimit te pare. Nese edhe ne kete afat te dyte pronari nuk paraqitet, atehere kryhet shitja e objektit dhe e truallit me ankand, sipas procedurave te percaktuara ne kete vendim. Vlera e truallit, e percaktuar sipas hartes se vleres, i shkon drejtperdrejt pronarit per kompensim.

    c) Ne rastet kur konfirmohet se objekti, qe privatizohet, nuk ndodhet ne truallin e subjekteve te shpronesuara, ai i nenshtrohet ankandit, sipas procedurave te ketij vendimi. Kur ne daten e zhvillimit te ankandit paraqitet subjekti i shpronesuar i truallit me dokumentacionin ligjor, qe verteton pronesine e truallit te objektit, atehere subjekti i shpronesuar gezon te drejten e parablerjes, me vleren fillestare te objektit.

    4. Ne ankandet per shitjen e pasurive te shoqerive ne likuidim e siper nuk zbatohet e drejta e parablerjes per ish-pronaret e truallit. Ata marrin pjese ne ankand si te gjithe te tjeret. Ne rastet e shpalljes fitues, ish-pronareve u zbritet vlera e truallit, e njohur apo e kthyer, me vendim te komisionit te kthimit dhe kompensimit te pronave, e vleresuar me cmimet e hartes se vleres se truallit, miratuar nga Keshilli i Ministrave.

    5. Procedurat e publikimit fillojne pasi te jene dorezuar, ne Drejtorine e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike, ne Ministrine e Financave, dokumentet e vleresimit te objektit.

    6. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike, ne Ministrine e Financave, e pranon dosjen e objektit, nese per kete objekt ka dokumentacion te rregullt, i cili u ka kaluar strukturave perkatese, te percaktuara ne kete vendim. Ne te kundert kerkohet plotesimi i dokumentacionit.

    7. Vlera e fillimit te ankandit eshte VAM-i, i percaktuar sipas kreut II, te ketij vendimi, (mjete kryesore + mjete xhiroje + vlera e truallit). Ankandi zhvillohet vetem per vleren e mjeteve kryesore + vleren e truallit dhe vlera e mjeteve te xhiros shtohet sipas inventarit fizik, ne castin e dorezimit te objektit.

    8. Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike, ne Ministrine e Financave, pasi ka pranuar dokumentet e vleresimit te objektit, ndermerr hapat perkatese per publikimin e tij per privatizim, si me poshte vijon:

    a) Periudha e botimit zgjat 21 dite nga data e botimit te pare dhe behet ne cdo botim te Buletinit te Njoftimeve Publike, brenda ketij afati. Dita e pare e botimit eshte data e percaktuar ne njoftimin, qe Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike, ne Ministrine e Financave, dergon per botim. Brenda ketij afati, ky njoftim botohet edhe ne nje gazete, me qarkullim kombetar.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    Privatizimet, qeveria, tender pėr licencėn “3G” dhe “INSIG”

    Valės sė privatizimeve iu shtua dje nė mėnyrė tė befasishme edhe licenca e dytė “3G” pėr operatorėt e telefonisė sė lėvizshme.Ministra e Inovacionit njoftoi dje se i ėshtė dhėnė autorizimi AKEP, pėr hapjen e tenderit dhe shitjen e kėsaj tė drejte. “Ēmimi dysheme i kėsaj gare ėshtė 12.5 milionė euro dhe kushtet ligjore e teknike janė po ato tė garės pėr licencėn e parė “3G”, qė u hap nė vjeshtė tė vitit tė kaluar”, thuhet nė njoftimin e Ministrisė. Kur “Vodafone” bleu pak muaj mė parė me njė ēmim rekord prej 31.4 milionė eurosh licencėn e parė tė shėrbimit, “3G” u mendua se do tė kalonte pak mė shumė kohė deri nė hapjen tenderit pėr licencėn e dytė. Por qeveria dje e justifikoi me konkurrencėn nė treg, hapjen e tenderit kaq shpejt. Pėrdorimi i teknologjive tė brezit tė tretė nga kompanitė celulare sjell njė kapacitet shumė mė tė lartė nė transmetimin e tė dhėnave nė telefonat e pajisjet celulare dhe rrit shumė herė shpejtėsinė e internetit nė kėto aparate. Duke vlerėsuar hapjen e garės nga ministri Pollo, kreu i qeverisė nė mbledhjen e djeshme kėrkoi qė kompanitė tė ulin ēmimin e mesazheve nė celularė. “Licenca tjetėr “3G” do tė ndikojė shumė pozitivisht nė ēmimet, nė shėrbimet dhe nė shfrytėzimin e tė gjitha potencialeve qė ofron lundrimi nė internet. Me kompanitė celulare, marrėdhėniet janė shumė tė mira, por presim njė qėndrim tė ri ndaj sms-ve, sepse tarifat janė ende pėr t’u ulur me tutje”. Por, dje, qeveria ndryshoi ligjin pėr privatizimin e INSIG. Ndryshe nga mė parė, kur privatizimi ishte kusht pėr njė kompani tė huaj, tani, me ndryshimin e ri mund tė privatizohet edhe nga kompani vendėse. Nė vendimin djeshėm, shprehja “…nė tregun kombėtar dhe ndėrkombėtar….” zėvendėsohet me shprehjen “…nė tregun kombėtar dhe/ose ndėrkombėtar”. Pra ka shumė mundėsi qė INSIG tė blihet nga njė nga kompanitė qė aktualisht janė nė tregun vendas, pra kanė aktivitet sigurimesh ose tė ngjashėm me tė nė tregun kombėtar ose ndėrkombėtar. Privatizimi i INSIG ka vite qė dėshton. Herėt e fundit tė anulimit iu vu faji krizės financiare. Sidoqoftė, ndryshimi i ligjit ndodhi pasi ka sinjale pozitive pėr shitjen. Duhet thėnė se tė gjithė privatizimet po ngjeshen nė njė kohė shumė tė shkurtėr, pėr shkak se qeveria ka pranuar edhe zyrtarisht se tė ardhurat nė buxhet nuk po i pėrshtaten shpenzimeve. Pra, buxheti ka nevojė pėr para shtesė.

    12.5 milione euro
    ėshtė ēmimi dysheme pėr dhėnien e licencės “3G” kompanive celulare. Nė tenderin e fundit, “Vodafone” ofroi 31.4 milionė euro

    Mbyllet buxheti 2010, borxhi 380 milionė USD


    Pėr tė treguar qė buxheti kėtė vit ėshtė keq pėr para, mjafton tė krahasosh shifrat e deficitit me vitin e kaluar. Dje, qeveria miratoi mbylljen pėrfundimtare tė buxhetit tė vitit tė kaluar. Nė vendim thuhet se deficit pėr tė gjithė 2010, njė vit jo elektoral, ishte 38 miliardė lekė ose 380 milionė USD. Kėtė vit, vetėm pėr 4 muaj, qeveria raporton 15.9 ose rreth 160 milionė USD mungesė tė ardhurash. Me njė ritėm tė tillė, deficit 12 mujor, duhet tė jetė rreth 480 milionė USD. Kuptohet qė, llogaria nuk bėhet nė kėtė mėnyrė, pasi gjatė muajve deficit ndryshon me planin e tė ardhurave dhe shpenzimeve. Kėshtu, vitin e kaluar, nė 4 muaj deficiti ishte vetėm 120 milionė, ndėrkohė qė pėr 8 muajt e tjetėr arriti nė 380 milionė USD. Gazeta boton tabelėn me shifrat si u financua ky deficit, pra nga u morėn paratė.

    Buxheti

    Tė ardhurat

    366.893 milionė lekė

    Shpenzimet
    404.924 milionė lekė

    Deficiti
    38.031 milionė lekė
    I brendshėm
    27.819 milionė lekė
    I jashtėm
    10.212 milionė lekė

    Panorama

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet nė Bllog
    22
    NSIG ridel nė shitje, por mė lirė

    INSIG do tė ridalė nė shitje pėr t’u privatizuar me njė ēmim mė tė lirė, pas njė rivlerėsimi qė do t’i bėhet nga e para aseteve tė tij.Nė kėtė pikė ka rėnė poshtė ēmimi dysheme prej 40 milionė eurosh, me tė cilin qeveria synonte ta shiste kėtė kompani. Me njė pronėsi 100 pėr qind shtetėrore, duket se privatizimi i INSIG-ut ka mbetur nė vend dhe situata e ofertave apo kompanive tė interesuara mbetet e mjegullt. Komisioni i Ekonomisė miratoi dje dy ndryshime nė ligjin “Pėr miratimin e formės dhe formulės sė privatizimit tė INSIG”, qė siē duket synojnė tė tėrheqin investitorėt qė tė hedhin sytė te ky privatizim. Saktėsimi i parė qė i ėshtė bėrė ligjit qartėson faktin qė nė procesin e privatizimit mund tė shprehin interes dhe oferta edhe kompanitė vendase, pėrveē atyre tė huaja. Ndėrkohė qė ngėrēi i vėrtetė nė mungesėn e interesit duket se ėshtė te ēmimi referent qė ishte caktuar pėr privatizimin e INSIG. Pėrfaqėsuesja e Ministrisė sė Financave nė Komisionin e Ekonomisė, Linda Rusmali, saktėsoi dje se ndryshimet bėhen si kėrkesė e kohės dhe pėr t’i hapur rrugė procesit. “Sot jemi tre vjet mė vonė dhe vlerėsimi i bėrė nė atė periudhė rezulton i pavėrtetė, nuk i pėrshtatet mė realitetit. Pėr mė tepėr, edhe konsulenti, i cili punon pranė Ministrisė sė Financave dhe merret me kėtė proces, ka kėshilluar forcėrisht qė kjo referencė ēmimi tė hiqet duke i hapur rrugėn njė vlerėsimi tė ri qė duhet t’i bėhet aseteve tė INSIG-ut, pėrpara se ai tė dalė pėr rishitje”, tha Rusmali. Komisioni i Ekonomisė miratoi amendimet e ligjit aktual dhe deputetėt kanė shprehur bindjen se kjo do tė lehtėsojė procesin e privatizimit, i cili pėr hir tė sė vėrtetės ka njė histori tė gjatė qė fillon qė nga viti 2007. Aksionet e shtetit nė atė kohė ishin 61 pėr qind, kurse pjesėn tjetėr e zotėronin dy institucione ndėrkombėtare financiare: Korporata Ndėrkombėtare Financiare, IFC, dhe Banka Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, BERZH. Kėto dy institucione rishitėn aksionet e tyre dhe nė fund tė 2008-s kompania zotėrohej 100 pėr qind nga shteti. Mė vonė, njė kompani e huaj bėri njė kėrkesė pėr tė privatizuar njė pjesė tė aksioneve me vlerėn e 25 milionė dollarėve, por kjo nuk u realizua pėr shkak tė problemeve qė kompania pati me fillimin e krizės financiare qė e ēoi nė falimentim. Qė nga ajo kohė, pėr INSIG-un nuk ėshtė bėrė publike ndonjė ofertė tjetėr nga ndonjė kompani. Pikėrisht kėtė nė fakt e konfirmoi dje edhe pėrfaqėsuesja e Ministrisė sė Financave, e cila pyetjes sė deputetit Uldedaj lidhur me mosprivatizimin e INSIG-ut, pėr shkak tė mungesės sė ofertave, i’u pėrgjigj shkurt: “Mbase dhe nuk ka pasur oferta”. Kryetari i Komisionit tė Ekonomisė, Edmond Spahoi, argumentoi dje se rivlerėsimi i aseteve dhe heqja e ēmimit tė referencės duhet tė bėhet pėr shkak se edhe kushtet ekonomike nuk janė mė ashtu siē ishin para krizės, duke lėnė tė nėnkuptohet qė duhet njė ēmim mė atraktiv pėr investitorėt, dhe jo njė qė i dekurajon.

    Krijimi

    INSIG si kompani ėshtė krijuar nė vitin 1991 dhe operon nė tregun e sigurimeve. Vit pas viti kjo kompani ka humbur terren karshi kompanive tė tjera private, lidhur me pjesėn e tregut qė zė. Privatizimi vjen pikėrisht nė njė moment jo dhe shumė tė favorshėm pėr kompaninė, sa i pėrket pjesės sė ndikimit qė ka nė treg.

    40 milione euro
    ishte ēmimi minimal qė kishte lėnė qeveria pėr ofertat pėr privatizimin e INSIG. Asnjė kompani e interesuar pėr kėtė proces nuk mund tė ofronte nėn kėtė shifėr

    100 per qind e aksioneve
    tė kompanisė janė pronė e shtetit shqiptar. Mė herėt nė kėtė kompani kanė pasur aksione edhe IFC-ja dhe BERZH, tė cilat i shitėn mė vonė aksionet shtetit

    Privatizime strategjike nė radhė

    INSIG nuk ėshtė i vetmi privatizim i konsideruar si strategjik, i cili pritet qė tė shitet. Tė tjera aksione tė qeverisė nė kompani tė ndryshme qė do tė privatizohen, konsiderohen si strategjike. Kėshtu, njė ndėr to ėshtė edhe “Albpetroli”. Vitet e fundit qeveria ka realizuar njė sėrė privatizimesh strategjike si “Albtetecom”, ish-OSSH apo ARMO. Nė njė pjesė tė mirė tė tyre shteti vijon tė ketė njė pjesė aksionesh, por qė nuk pėrbėjnė shumicėn.


    Panorama
    NERTILA MAHO

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  2. AMC, 15 milionė dollarė detyrime ndaj tatimeve
    Nga Kinezi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 09:04
  3. Festivali i Kėngės nė RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  4. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionė euro
    Nga ORIONI nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14
  5. Mbi politikėn e jashtme tė SH.B.A.-sė
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •