Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-12-2008
    Postime
    146

    Harta e rrugës për në Xhennet

    Harta e rrugës për në Xhennet



    Ecni nëpër bulevardin "Ademi dhe Hava" deri sa të arrini në udhëkryqin e udhës së Habilit dhe të Kabilit. Ktheni në të djathtë në Habil dhe vazhdoni 32 kilometrat e ardhshme deri sa të arrini te "Anija e Nuhut".

    Hypni në anije dhe lundroni deri sa të arrini në "Tokën e sigurtë". Injoroni shumicën e drejtimeve që ua japin Agjencitë turistike dhe arrini në Superautostradën e Ibrahimit po ashtu e njohur si autostrada "Vetëm Një Zot" (1).

    Përcjellni Ibrahimin, por largohuni daljeve për në qytezat e Sodomës dhe Gomorrës deri sa të arrini në Rrugën e Isaut (dhe Mëshirës). Këtu do të ballafaqoheni me shumë huti: rrugët nuk janë mirë të shënuara dhe shumë shitës përgjatë rrugës shpërndajnë harta me drejtime kundërta. Romakët e kanë riemërtuar "Sokakun e Paganëve" si "Rruga e Isaut" (dhe Mëshirës).

    Në qoftë se nuk jeni të sigurtë për autenticitetin e "Rrugës së Isaut" (dhe Mëshirës), kontrolloni hartën tuaj dhe shihni se a është Rruga e Isaut (dhe Mëshirës) në vazhdim të Superautostradës së Ibrahimit. Në qoftë se është vazhdim i saj atëherë jeni në rregull por, përsëri vazhdoni me kujdes. Në qoftë se jeni larguar, atëherë bëni një U kthyerje prapa dhe kthehuni në autostradën e Ibrahimit dhe përpiquni sërish prej aty.

    Vazhdoni në Rrugën e Vërtetë të Isaut. Në qoftë se nuk i shihni shenjat vijuese përgjatë rrugës, duhet të ndaleni dhe ta kontrolloni hartën përsëri. Hartat për këtë drejtim janë ndërruar, andaj e rekomandojmë botimin e Barnabës të Hartave Rrugore për të arritur në tubimin e "Njëshmërisë së Zotit", "Këndin e Shtatzënisë së Pastër", dhe qendrën shoqërore "Duajeni fqiun tuaj".

    Shmanguni që t'ja tregoni policisë romake të trafikut hartën tuaj të Barnabës se është e ndaluar. Ata do ta konfiskojnë dhe do të jeni të detyruar ta përdorni versionin e vetëm të autorizuar të hartës rrugore, atë të Palit e cila ka qenë e përpiluar që ti drejtojë udhëtarët për në Romë. Për këtë shkak, ka shumë trafik në këtë rrugë. Në anën tjetër, Rruga e vërtetë e Isaut gjindet në hartën rrugore të Barnabës, por vetëm disa njerëz kanë mundësi për ta parë këtë hartë.

    Përmbajuni Rrugës së Isaut (dhe Mëshirës) derisa ta gjeni ekspres rrugën e Sunnetit të Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Qëndroni në këtë ekspres rrugë dhe mos lejoni të josheni në zonat e pushimit përgjatë ekspres rrugës. Keni kujdes prej plaçkitësve (shejtanit) në autostradë, duke e siguruar veturën tuaj me sistemet e sigurimit "Dhikër" (përmendja e All-llahut). Të gjitha veturat e siguruara me sistemin e sigurimit "Dhikër" do të jenë të siguruara prej sulmeve të plaçkitësve.

    Duhet të jeni të sigurtë se keni lëndë djegëse në sasi të mjaftueshme. Lënda djegëse e shkallës më të lartë për këtë udhëtim të gjatë dhe lodhës është ajo e shkallës Takva. Pa dyshim kërkoni vetëm prej këtij lloji kur të ndaleni për mbushje. Lehtësoni barrën e veturës suaj dhe mbani vetëm gjërat më të nevojshme për këtë udhëtim: dy metra të materialit të bardhë dhe veprat e mira dhe lutjet e fëmijëve tuaj janë e tëra që ju nevojitet. Lejohet më tepër bagazh vetëm nëse është prej të lartëpërmendurës. Gjërat tjera vetëm do t'ju ngadalësojnë ose do t'ua mjegullojnë destinacionin tuaj për ku jeni nisur, dhe me këtë po ashtu rrezikoni të humbni mbulesën e sistemeve siguruese "Dhikër". Si rezultat i kësaj bëheni cak i lehtë për plaçkitësit.

    Duhet që rregullisht kohë pas kohe të kontrolloni karakteristikat mbrojtëse të veturës suaj duke lexuar udhëzuesin e veturës suaj - Kur'anin e Shenjtë. Drejtuesin e veturës suaj duhet ta kalibroni me metodën e Sunnetit për kalibrim, akumulatorët duhet të mbushen me Iman, motori duhet të akordohet me Ihlas kurse rrotat tuaja duhet të jenë të fryera me Ihsan. Më me rëndësi prej të gjitha këtyre gjërave është se duhet ta testoni veturën tuaj me listën kontrolluese të Tevhidit.

    Nuk është me rëndësi në qoftë se shumica e pjesëve në veturën tuaj funksionojnë si duhet, po nëse vetëm një pjesë në veturën e juaj nuk funksionon në përputhshmëri me kushtet e Tevhidit, vetura e juaj do të prishet dhe përsëri plaçkitësit do t'ua marrin atë që ka mbetur. Mirëqenia e veturës suaj varet prej punës së pjesës më të dobët në veturën tuaj, ashtu që në mënyrë rutinore kontrolloni këto pika të dobëta, përndryshe mund të jenë të dëmshme për udhëtimin tuaj.

    Ka mjaft "gurë kilometrazhi" në rrugën e Muhammedit, të cilët do t'u bindin se jeni në rrugë të drejtë. Mos t'ju brengosë ajo se nuk ka shumë njerëz në këtë rrugë. Fakti se jeni vetëm në këtë rrugë mos t'ju shtyej të mendoni se jeni duke udhëtuar në drejtim të gabuar në një rrugë njëkahëshe. Dashuria ndaj All-llahut më shumë se ndaj çdo gjëje tjetër, dashuria ndaj Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe Sahabëve (bashkëshokëve të tij), të cilët e përkrahën kur ishte i shtypur, duke i përcjellur të gjithat mësimet e tij, duke iu përgjigjur me durim dhe pranim të mungesës së të mirave të kësaj bote (urisë dhe humbjes së anëtarëve të familjes) janë vetëm disa prej gurëve të kilometrazhit dhe lajmeve të mira që jeni në rrugën e drejtë.

    Kjo rrugë është po ashtu e shtruar me dhimbje, punë të rëndë, ndeshje me vetveten, me të tjerët dhe me Iblisin, plaçkitësin dhe të gjitha gjërat të cilat nuk janë tërheqëse për shpirtin. Asnjëherë mos u tregoni i shkujdesur, por qëndroni syhapur, ky udhëtim nuk mbaron derisa me të vërtetë mbaron.

    Mbajeni Dhikrin si rojë tuajën. Gjithashtu edhe veprat e mira dhe gjuhën tuaj dhe mos e humbni cakun e asaj për ku jeni nisur, me qëllim që ta përballoni dhimbjen e këtij udhëtimi. Në mbarim do të arrini në dyert e destinacionit tuaj El-Xhennah, do ta harroni tërë dhimbjen.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    [QUOTE=bklyn_kid;2106203]



    Per qe jeni te pafytyre se ve ne dyshim, po qe jeni kaq te neveritshem e kuptoj dita dites..!!!!

    Te peshtira jane postimet e juaja nuk e di se ku doni te arrini me keto fyrje ?!!!

    Perveq se tregoni injorancen, vetem vërtetoni se sa te ndyre jeni, se sa perverse, te fëlliqur me nje fjale ...

  3. #3
    Syrigana Maska e Kujtim Demiri
    Anëtarësuar
    04-12-2007
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    150
    s.a. pershendetje mu pom pelqen qka keni bo, veq seriozishte mu pom doket se forumi shqiptar nuk eshte forum aq serioz, se ne kete forum ka edhe njerez qe tallen me vlera.
    keshtu une po e shfrytezoj kete tem qe ti therras te gjithe ata qe nese kan diqka kunder Islamit te mos futen ne temat qe i takojne Komunitetit Islam se dikush po ndjehet i ofenduar...
    1.asgjë nuk ndodhë rastësisht
    2.çdo rast ka lidhje me një tjetër
    3.asgjë nuk është ashtu siç duket

  4. #4
    Mitro Maska e titi-a
    Anëtarësuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    287
    Citim Postuar më parë nga ebu_abdulaziz Lexo Postimin
    Harta e rrugës për në Xhennet



    Ecni nëpër bulevardin "Ademi dhe Hava" deri sa të arrini në udhëkryqin e udhës së Habilit dhe të Kabilit. Ktheni në të djathtë në Habil dhe vazhdoni 32 kilometrat e ardhshme deri sa të arrini te "Anija e Nuhut".

    Hypni në anije dhe lundroni deri sa të arrini në "Tokën e sigurtë". Injoroni shumicën e drejtimeve që ua japin Agjencitë turistike dhe arrini në Superautostradën e Ibrahimit po ashtu e njohur si autostrada "Vetëm Një Zot" (1).

    Përcjellni Ibrahimin, por largohuni daljeve për në qytezat e Sodomës dhe Gomorrës deri sa të arrini në Rrugën e Isaut (dhe Mëshirës). Këtu do të ballafaqoheni me shumë huti: rrugët nuk janë mirë të shënuara dhe shumë shitës përgjatë rrugës shpërndajnë harta me drejtime kundërta. Romakët e kanë riemërtuar "Sokakun e Paganëve" si "Rruga e Isaut" (dhe Mëshirës).

    Në qoftë se nuk jeni të sigurtë për autenticitetin e "Rrugës së Isaut" (dhe Mëshirës), kontrolloni hartën tuaj dhe shihni se a është Rruga e Isaut (dhe Mëshirës) në vazhdim të Superautostradës së Ibrahimit. Në qoftë se është vazhdim i saj atëherë jeni në rregull por, përsëri vazhdoni me kujdes. Në qoftë se jeni larguar, atëherë bëni një U kthyerje prapa dhe kthehuni në autostradën e Ibrahimit dhe përpiquni sërish prej aty.

    Vazhdoni në Rrugën e Vërtetë të Isaut. Në qoftë se nuk i shihni shenjat vijuese përgjatë rrugës, duhet të ndaleni dhe ta kontrolloni hartën përsëri. Hartat për këtë drejtim janë ndërruar, andaj e rekomandojmë botimin e Barnabës të Hartave Rrugore për të arritur në tubimin e "Njëshmërisë së Zotit", "Këndin e Shtatzënisë së Pastër", dhe qendrën shoqërore "Duajeni fqiun tuaj".

    Shmanguni që t'ja tregoni policisë romake të trafikut hartën tuaj të Barnabës se është e ndaluar. Ata do ta konfiskojnë dhe do të jeni të detyruar ta përdorni versionin e vetëm të autorizuar të hartës rrugore, atë të Palit e cila ka qenë e përpiluar që ti drejtojë udhëtarët për në Romë. Për këtë shkak, ka shumë trafik në këtë rrugë. Në anën tjetër, Rruga e vërtetë e Isaut gjindet në hartën rrugore të Barnabës, por vetëm disa njerëz kanë mundësi për ta parë këtë hartë.

    Përmbajuni Rrugës së Isaut (dhe Mëshirës) derisa ta gjeni ekspres rrugën e Sunnetit të Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Qëndroni në këtë ekspres rrugë dhe mos lejoni të josheni në zonat e pushimit përgjatë ekspres rrugës. Keni kujdes prej plaçkitësve (shejtanit) në autostradë, duke e siguruar veturën tuaj me sistemet e sigurimit "Dhikër" (përmendja e All-llahut). Të gjitha veturat e siguruara me sistemin e sigurimit "Dhikër" do të jenë të siguruara prej sulmeve të plaçkitësve.

    Duhet të jeni të sigurtë se keni lëndë djegëse në sasi të mjaftueshme. Lënda djegëse e shkallës më të lartë për këtë udhëtim të gjatë dhe lodhës është ajo e shkallës Takva. Pa dyshim kërkoni vetëm prej këtij lloji kur të ndaleni për mbushje. Lehtësoni barrën e veturës suaj dhe mbani vetëm gjërat më të nevojshme për këtë udhëtim: dy metra të materialit të bardhë dhe veprat e mira dhe lutjet e fëmijëve tuaj janë e tëra që ju nevojitet. Lejohet më tepër bagazh vetëm nëse është prej të lartëpërmendurës. Gjërat tjera vetëm do t'ju ngadalësojnë ose do t'ua mjegullojnë destinacionin tuaj për ku jeni nisur, dhe me këtë po ashtu rrezikoni të humbni mbulesën e sistemeve siguruese "Dhikër". Si rezultat i kësaj bëheni cak i lehtë për plaçkitësit.

    Duhet që rregullisht kohë pas kohe të kontrolloni karakteristikat mbrojtëse të veturës suaj duke lexuar udhëzuesin e veturës suaj - Kur'anin e Shenjtë. Drejtuesin e veturës suaj duhet ta kalibroni me metodën e Sunnetit për kalibrim, akumulatorët duhet të mbushen me Iman, motori duhet të akordohet me Ihlas kurse rrotat tuaja duhet të jenë të fryera me Ihsan. Më me rëndësi prej të gjitha këtyre gjërave është se duhet ta testoni veturën tuaj me listën kontrolluese të Tevhidit.

    Nuk është me rëndësi në qoftë se shumica e pjesëve në veturën tuaj funksionojnë si duhet, po nëse vetëm një pjesë në veturën e juaj nuk funksionon në përputhshmëri me kushtet e Tevhidit, vetura e juaj do të prishet dhe përsëri plaçkitësit do t'ua marrin atë që ka mbetur. Mirëqenia e veturës suaj varet prej punës së pjesës më të dobët në veturën tuaj, ashtu që në mënyrë rutinore kontrolloni këto pika të dobëta, përndryshe mund të jenë të dëmshme për udhëtimin tuaj.

    Ka mjaft "gurë kilometrazhi" në rrugën e Muhammedit, të cilët do t'u bindin se jeni në rrugë të drejtë. Mos t'ju brengosë ajo se nuk ka shumë njerëz në këtë rrugë. Fakti se jeni vetëm në këtë rrugë mos t'ju shtyej të mendoni se jeni duke udhëtuar në drejtim të gabuar në një rrugë njëkahëshe. Dashuria ndaj All-llahut më shumë se ndaj çdo gjëje tjetër, dashuria ndaj Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe Sahabëve (bashkëshokëve të tij), të cilët e përkrahën kur ishte i shtypur, duke i përcjellur të gjithat mësimet e tij, duke iu përgjigjur me durim dhe pranim të mungesës së të mirave të kësaj bote (urisë dhe humbjes së anëtarëve të familjes) janë vetëm disa prej gurëve të kilometrazhit dhe lajmeve të mira që jeni në rrugën e drejtë.

    Kjo rrugë është po ashtu e shtruar me dhimbje, punë të rëndë, ndeshje me vetveten, me të tjerët dhe me Iblisin, plaçkitësin dhe të gjitha gjërat të cilat nuk janë tërheqëse për shpirtin. Asnjëherë mos u tregoni i shkujdesur, por qëndroni syhapur, ky udhëtim nuk mbaron derisa me të vërtetë mbaron.

    Mbajeni Dhikrin si rojë tuajën. Gjithashtu edhe veprat e mira dhe gjuhën tuaj dhe mos e humbni cakun e asaj për ku jeni nisur, me qëllim që ta përballoni dhimbjen e këtij udhëtimi. Në mbarim do të arrini në dyert e destinacionit tuaj El-Xhennah, do ta harroni tërë dhimbjen.
    Allahu te shperbleft shume e bukure
    Forcojeni ju Islamin në zemrat tuaja që Allahu ta forcoj atë në tokë

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Shum e bukur.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558
    eshedu in lah il lahe e il allah eshedu ene MUHAMEDEN resulullah
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Na e qat koken
    Nuk besoj qe nje njeri normal mund te ju besoj

  8. #8
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anëtarësuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Drenicaku, a jeni konvertuar ne protestant, apo ende nuk jan ardh ata tipat te shpijat tuaja, qe t'ju afrojn para per konvertim.

    ps; Vallahin ju disa nga drenicakt per per 100 euro e vizatoni kryqin ne ball

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Mësime themelore Islame për fëmijët
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 19:44
  3. Harta e rrugës për në Xhennet
    Nga phyro në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-04-2007, 17:52
  4. Si u vranë 4300 shqiptarë më 1945
    Nga ~Geri~ në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:13
  5. Këndi im fetar
    Nga Zana e malit në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 16:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •