Per sa i perket besimeve fetare dhe sistemit te raportit me shtetin, nje rendesi te vecante sic e dime e ka Shqiperia per karakteristikat tipike qe jep me ane te historise dhe disiplines juridike te se kaluares. Keshtu, ne historine e shtetit tone, Fe-te kane luajtur perhere nje rol social-kultural te rendesishem e per kete jane konsideruar nga komunizmi si element shperndares, sepse kishin futur nga jashte elemente te huaja ne jeten e tribuve shqipetare. Nuk mund te injorohet, nga ana tjeter, qe historia na ka dhene pikerisht gjate sundimit osman, nderhyrjen e Fe-se si baze e rilindjes kulturore dhe letrare te Shqiperise, deri ne perdorimin per te paren here te gjuhes se shkruar me shkronja shqipe te teksteve fetare, si p.sh "formula e pagezimit" te vitit 1462 dhe "meshari" i Buzukut ne 1555.
Shqipetaret, qe i perkasin Fe-ve te ndryshme (myslimane synite, ortodokse, katolike dhe bektashiane), edhe se i kane dhene jete gjate shekujve konflikteve (shpesh me karakter betejash ndermjet klaneve se sa luftera fetare), kane mesuar te bashkejetojne, sipas shpirtit te realizmit qe e ben te vecante popullin shqipetar, duke realizuar keshtu forma tolerance te perbashketa dhe perballime ndermjet vecorive ne nje kornize unike, e cila karakterizohet per me shume nga elemente tradite e kulture te perbashketa. ne kete aspekt, F-te kane luajtur nje rol te rendesishem ne organizimin e komuniteteve shqipetare dhe ne formimin e rregullave per disiplinen ne marredheniet nderpersonale, duke u sforcuar ne menyre kostante (jo pa veshtiresi) te bashkoje vlerat tipike te Fe-ve me karakterin e nje kulture autoktone.
Shprehia me komplekse edhe komplete te nje sistemi ligjor te komuniteteve shqipetare perbehej fillimisht nga Kanuni, nje "statut i shoqerise shqipetare", qe mund te "konsiderohet thellesisht si nje magna carta libertatum, rrenjesore e sipas te ciles shqipetari eshte i lire, aq sa qe nuk njeh pushtet tjeter pervec zotit dhe ligjit, as pergjegjesi perpara ndonje njeriu tjeter, pervec disa rregullave qe i marrim vete persiper".
Ritet, kostumet, traditat, koncepti i jetes etj jane te gjitha rezultat i nje kombinimi te zgjuar mes fe-se dhe kultures etnike, qe trasformohet me vone ne ate forme nacionalizmi, qe eshte futur thelle ne cdo manifestim te jetes shqipetare nga vitet 800 e ne vazhdim.
Besimet fetare i lejuan shqipetareve te ruajne identitetin kombetar, duke mos u futur ne procesin asimilues, qe popujk e huaj apo fqinje perpiqeshin te realizojne, duke vene ne vije shume tentativa gllaberimi dhe pushtimi, sidomos per poziten gjeografike te shqiperise, me dalje ne zonen ballkanike ne detin Adriatik. Ne kete menyre, per shembull, gjate kohes here pas here perhapja e katolicizmit ka mbrojtur shqiperine nga presionet qe kane ushtruar Greket dhe Bizantinet, islamizimi ka frenuar synimet pushtuese te sllaveve, deklarata e autoqefalise nepermjet Kishes Ortodokse ka bere te mundur te ruhet besimi i sinqerte ne vertetesi duke pasur besim komplet edhe ne pavaresine kombetare.
Nga ana tjeter, besimet, edhe se kane nje sistem vlerash dhe nje organizim hierarkik te ndryshem e te vecante, prezantojne karakteristiken qe i referohen nje kornize unike te perbere nga "shqiperizimi" dhe nga terheqja e perbashket drejt ndodhive historike per pavaresine, te shenjteruara nga levizja qe, gjate lufterave ballkanike te fillimit te viteve 900 perpara plasjes se Luftes se Pare Boterore, i dha fillim "Rilindjes" kombetare, per te cilen moren pjese te katra Fe-te.
Lidhja e forte ndermjet berjes pjese ne nje Fe dhe perkatesia kombetare, qe shpesh ishte shkak i mikrokonflikteve te brendshme ndermjet tribuve te Fe-ve te ndryshme, per motiv primati ne perfaqesimin e plote dhe eskluziv te shtetit shqipetar, sjell ne nje reflektim te dyanshem. Fillimisht, kjo jep nje dobesi te pergjithshme per sa i perket kuptimit te mesazhit Fetar, shpesh te lidhura me formalizma te jashtme, edhe se ehste shikuar qe kjo eshte shkaktuar nga nje sens i madh identiteti etnik. Por, duhet para edhe nje lloj konfermimi i rendesise Fetare dhe vlerave te saj, sidomos atyre qe jo vetem ishin krijuar nje modus vivendi me rregullat shoqerore tradicionale por kishin arritur te sillnin edhe modifikime me rendesi. Ne fakt, si e drejta kanonike kristiane e si ajo myslimane, u kthyen per shoqerine shqipetare burim normash jetesore, duke zevendesuar ne menyre te papare rregullat jetesore dhe morale pre-ekzistuese.
Kanuni - qe i mbijetoi perpjekjeve te bashkimit administrativ osman, legjislacionit civil te Mbreterise shqipetare te vitit 1929, sistemit legjislativ te Republikes se Shqiperise Socialiste dhe diktatures komuniste - per te rregulluar jeten publike dhe private te komuniteteve dhe te individeve (duke ligjeruar p.sh martesen, familjen, pronesine, mikpritjen, taksat, kushtet e gruas, raportin me besimet fetare e me rradhe) realizonte nje lloj bashkepunimi ndermjet normave morale, fetare e civile. Ne Kanun permbaheshin edhe normat e sjelljes ndaj shtetit dhe Kishes, qe ne respekt te ndryshimeve mes detyrave te ketyre, njihnin te "drejtat sovrane te Shtetit dhe te drejtat shpirterore te Kishes".
Ne menyre, me te vertete, te vecante rregullat e Kanunit forconin akoma me shume ndjenjen e identitetit kombetar, qe berbehej nga shqiperizimi, i cili konsiderohej si nje lloj Fe-je kryesore e komuniteteve shqipetare, duke vendosur neper raftet e veta Fe-te e tjera dhe rolet e tyre, ne menyre qe perkatesia fetare qe i trashegohej pjesetareve te fisit nga ndryshimet qe ndodhnin gjate historise, te ishte e pakonceptueshme pa nje raport identifikimi me perkatesine ne te njejtin komb. Sipas ligjeve te tradites, Fe-ja ne vetvete konsiderohej si element perberes i Kombit. Ne fakt, bermbajtja nderkombetare e besimeve fetare dhe referimi i organizatave ne te cilat Fe-te bejne pjese, shpesh-here shkakton konflikte mes ketyre dhe organeve shteterore. Keshtu ne menyre paradoksale, ndryshimi mes Fe-ve ne periudhen e "Rilindjes" shqipetare u arrit nepermjet konceptit te pathyeshem te identitetit kombetar e si rrjedhoje nga fakti qe myslimanet, ortodokset, katoliket dhe bektashinjte "ishin dakort per te deklaruar dashuri te pafundshme per atdheun e tyre".
Krijoni Kontakt