Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1

    Shën Averki i Barabartë me Apostujt - 22 tetor

    Shën Averki i barabartë me apostujt, episkop i Ierapoli ( 22 Tetor )

    Fonti: Gazeta NGJALLJA, TETOR 2008, faqja 10

    Shën Averki ishte episkop i Ierapolit në Frigji (pjesa perëndimore e Azisë së Vogël) nën perandorinë e filozofit dhe persekutuesit të të krishterëve, Mark Aurelit(161-180). Ky i fundit kishte urdhëruar që të kremtoheshin në të gjithë perandorinë festa madhështore për nder të perëndive pagane dhe i detyroi të gjithë të merrnin pjesë në to, me qëllim që të dallonte të krishterët që kishin guxim të mos i nënshtroheshin perandorit. Kur banorët e Ierapolit ofronin sakrifica te tyre dhe jepeshin në shthurje te zakonshme të këtyre festave demoniake,Averki u tërhoq në shtëpinë e tij i vetëm dhe i lutej me lot Zotit që ta mëshironte popullin e paditur. Kështu pati një vizion dhe mori nga një engjëll urdhrin për të prishur tempujt e Apolinit dhe të perëndive të tjera pagane. Plot fuqi nga ky urdhër hyjnor, Averki u ngrit dhe shkoi natën të rrëzonte statujat e pashpirt. Të nesërmen, duke zbuluar këtë spektakël, i cili tregonte kotësinë e kultit të tyre, banorët shpejtuan tek episkopi që ta vrisnin.
    Ai nuk u largua, por shkoi në treg për t’iu mësuar publikisht besimin e vërtetë. Ky guxim e shtoi tërbimin e turmës, por u ndal kur shenjti shëroi tre të demonizuar me ndihmën e një shkopi që më parë me anë të tij kishte shkaterruar idhujt. Turma u qetësua, dëgjoi në fillim me frikë e më pas besuan me gjithë shpirt te Krishti Perëndi. Pesëqind prej tyre u pagëzuan atë ditë. Nuk ishin vetëm banorët e atij qyteti që vrapuan në pallatin mbretëror ku perandoresha Faustina e priste me ankth e padurim. E bija sa e pa shenjtin pati të dridhura dhe tronditje të dhunshme.Demoni iu lut shërbëtorit të Zotit të mos e mundonte më shumë dhe ta lejonte të kthehej nga kishte ardhur: d.m.th. ashtu si shenjti nga Frigjia. Averki e lejoi dhe e urdhëroi që të merrte me vete një masë tempulli guri që ndodhej në qytet dhe shërbente për kultin e paganëve. Për çudi, të gjithë banorët të mbledhur pranë tij e panë demonin të dilte nga vajza dhe iu drejtua Azisë duke mbajtur një gur të madh,shenjë e fuqisë së të krishterëve mbi demonët. Si falënderim, perandoresha kërkoi ta mbulonte Averkin me ar, por ai refuzoi, dhe më pas si qëndroi në kryeqytet për të forcuar të krishterët me fjalën dhe mrekullitë e tij, mori urdhër nga Perëndia për të shkuar në Siri.

    Në fillim shkoi në Antioki, pastaj në Apame dhe luftoi lavdishëm kundër herezisë së Markionit. Prej andej, çliroi Eufratin, shkoi në Nisib dhe përshkoi gjithë Mesopotaminë për të pastruar nga herezia krahinat ku kishte ende gjurmë. Asnjë episkop i asaj kohe nuk kishte shpallur fjalën e Perëndisë në këto vende të largëta, prandaj Averkit iu dha edhe emri i barabartë me apostujt.Nga Masopotamia, ai u kthye në Silici, Likaoni, Pisidi, dhe u rikthye pas shumë vitesh në atdheun e tij. Atje u prit me entuziazëm nga grigja e tij. Vazhdoi të katekizonte, pagëzonte, të shëronte të sëmurë besimtarëve, të cilët mbushnin radhët e para në stolat e kishës. dhe të nxirrte demonë. Shkroi një libër mbi drejtimin shpirtëror për klerin. Pasi përgatiti pasues, shkoi në një mal të lartë për t’u lutur. Bëri të rridhte një burim me ujë të nxehtë
    dhe iu zbulua dita e fjetjes. Zbriti atëherë në qytet dhe përgatiti varrin mbi të cilin gjendet i shkruar ky mbishkrim:

    “Qytetar i një qyteti madhështor,
    e bëra këtë varr kur isha ende gjallë
    për prehjen e trupit tim. Emri im
    është Averki. Jam dishepull i një
    Bariu të pastër i cili kullot delet e
    tij në male, lëndina, që shikon gjithçka.
    Ai më ka mësuar Shkrimet
    besnike të Jetës, më dërgoi në Romë
    për të soditur qytetin sovran
    dhe të shikoj Mbretëreshën e veshur
    me ar. Pashë këtu një popull
    që mban vulë të ndritshme...
    Pashë lëndinat e Sirisë dhe
    Nisibën e shkëlqyer. Përshkova
    Eufratin duke patur gjithmonë si
    shoqërues Pavlin. Besimi kudo më
    drejtoi. Kudo më shërbeu një peshk
    nga burimi i pastër, shumë i madh,
    që peshkoi një virgjëreshë e pastër.
    Ajo e jep te miqtë e saj për ta
    ngrënë. Ka një verë të këndshme që
    e jep bashkë me bukën...”

    (Ky mbishkrim ruhet edhe sot në një muze të Romës).
    Si mbaroi përgatitjet për largimin e tij nga kjo botë, mblodhi të afërmit për t’iu thënë lamtumirë, dhe si ngriti sytë e duart drejt qiellit, fjeti për t’u bashkuar me korin e engjëjve.


    Përktheu Eleni Pani
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-12-2008 më 03:05

Tema të Ngjashme

  1. Apostujt Petër dhe Pavël - 29 qershor
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 09-07-2024, 17:16
  2. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  3. Katalog shenjtorësh
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  4. Ç'është Krishti?
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  5. Misteri i Priftërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-02-2004, 04:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •