Etika nė vendin e punės
Vendi i punės ėshtė njė nga vendet mė tė rėndėsishme nė jetėn tonė. Ne shpenzojmė pothuajse 1/3 pėr gjysmėn e jetės sonė nė vendin e punės. Duke pasur parasysh kėtė fakt, respektimi i parimeve etike e bėn kėtė vend mė tė bukur, mė harmonik dhe tė favorshėm pėr rritjen personale dhe rritjen e organizatės. Duke qenė se ne shpenzojmė njė sasi tė madhe kohe nė ambientin e punės, atmosfera ėshtė e rėndėsishme pasi ka njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė shėndetin tonė.
Ēdo vend pune pa parimet bazė tė etikės jo vetėm qė nuk mund tė jetė nė harmoni por ka dhe mungesė nė produktivitet. Kjo nuk ėshtė e dėmshme vetėm pėr vendin e punės por dhe pėr vetė organizatėn, pasi zvogėlon efikasitetin e saj. Ndaj, vendosja e parimeve tė rėndėsishme etike mund tė rrisė produktivitetin dhe efikasitetin tuaj dhe vetė kompanisė apo organizatės ku punoni.
A duhen formuluar parimet etike nė vendin e punės? Sigurisht, nėse punonjėsit e dinė si tė sillen nė vendin e punės, parimet etike nuk duhet tė formulohen tek tė gjitha kompanitė. Edukimi i mirė kulturor dhe tė menduarit janė tė mjaftueshėm pėr tė bėrė qė punonjėsit tė sillen nė mėnyrė tė favorshme. Megjithatė, nuk e dini asnjėherė kur njė fėrkim ndodh dhe dyshimet zvarriten nė mesin e tė punėsuarve. Nė rast tė ndonjė mospėrputhje punonjėsit duhet tė pyesin veten me katėr- pesė pyetje themelore:
A ėshtė e vėrtetė?
A ėshtė e drejtė?
A do tė ndėrtohet miqėsi dhe vullnet i mirė?
A do tė jetė e dobishme?
Ky testim pyetėsor ėshtė hartuar nga Herbert Taylor. Njė tjetėr teoricien i psikologjisė sė sjelljes Thomas Jefferson, mbrojti teorinė e transparencės, dhe nė anėn tjetėr Immanuel Kant propozoi kategorinė imperative e cila thotė qartė se disa akte janė tė gabuara, ndėrkohė disa tė tjera janė tė dreja pavarėsisht nga pasojat.
Parimet etike janė nevoja tė kohės:
Disa forca etike duhen pėrdorur pėr tė pėrforcuar kulturėn e njė kompanie dhe forcėn e punės. Diversiteti nė vendin e punės dhe liria e shprehjes e bėn tė nevojshėm vendosjen e kufijve qė nuk duhet tė kalohen gjatė sjelljes ndėrpersonale dhe kryerjes sė detyrave. Parimet ideale tė etikės nė vendin e punės duhet tė pėrmbahen nė kulturėn organizative, objektivat strategjike tė organizatės dhe nė lirinė e vlerave individuale e diversitetit.
Disa parime tė rėndėsishme tė etikės:
Pavarėsisht nga kushtet e punės, natyra e punės dhe e fuqisė punėtore,disa parime etike duhet tė ndiqen pėr tė rritur harmoninė dhe produktivitetin nė vendin e punės. Ja disa parimentegriteti: Integriteti personal i punonjėsve duhet tė jetė i nderuar me ēdo kusht. Vlera e integritetit nė komapni do tė bėjė qė tė punėsuarit tė jenė tė ndershėm e tė drejtė nė tė gjitha praktikat.
Objektivat: Objektivat nė kompani duhet tė pėrcaktohen qartė dhe tė shfaqen nė mėnyrė qė ato tė mbeten nė mėndje dhe tė mund ti referohemi nė ēdo kohė. Ēdo punonjės duhet tė shpjegohet nė lidhje me rolin qė ai ose ajo ka nė arritjen e objektivave tė kompanisė.
Pėrgjegjėsia: Ēdo punėtor duhet tė jetė i qartė pėr pėrgjegjėsitė e tij ose tė saj. Pėrgjegjėsia duhet tė jetė aq e qartė sa kjo nuk duhet tė lerė hapėsirė pėr ndonjė paqartėsi ose konflikt.
Sinqeriteti: Praktikat nė vendin e punės duhet tė lejojnė shkėmbimin e sinqertė dhe tė lirė tė ideve dhe opinionet nė mesin e tė punėsuarve nė tė gjitha nivelet. Ēdo individ duhet tė ketė njė rol nė gjykimin e mendimit dhe tė ideve tė nxjerra nga ndonjė punonjės tjetėr.
Diversiteti: Ēdo kompani apo organizatė duhet tė pėrfshijė nė parimet e veta tė punės, diversitetin. Asnjė punonjės nga njė sfond i ndryshėm kulturor, etnik, fetar apo edukativ nuk duhet tė ndjehet i lėnė pas dore.
Sjellja: Ēdo kompani qė ka njė grup njerėzish tė punėsuar duhet tė vendosė udhėzime tė qarta pėr sjelljet ndėrpersonale.
Njė kompani duhet tė ruajė parimet themelore tė etikės, dhe duhet ti respektoj ato. Nė kėtė mėnyrė rritet efikasiteti dhe produktiviteti i punonjėsve si dhe i vetė kompanisė.
Ekonomia Online
https://ekonomiaonline.com/etika-ne-vendin-e-punes/
Krijoni Kontakt