Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 31
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anėtarėsuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    Njeriut sa me shume i duhet te mbijetoje aq me shume adoptohet, dhe shqiptaret e dine me mire se kushdo kete rregull te thjeshte. Ka shume arsye qe ne kemi kete etike pune qe kemi kjo shpegohet me shume faktore te se shkuares te cilet kane gdhendur tek ne kete lloj qendrimi qe ne shpalosim ndaj punes. Dhe ne rastet kur demostrojme nje fare dembelleku apo menefregizmi ndaj punes nuk behet per arsyen se e perbuzim punen por per shkak te delirit te madheshtise qe na karakterizon si race. Por kur jeta na mblidhet prej fyti dhe skemi rrugdalje tjeter e ulim kurrizin me mire se te tjeret.
    failure is not an option!

  2. #12
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Ajo qe ti ke trajtuar ne hapjen e temes jane tre fenomene te ndryshme te nderthurura:

    - Mos dhenia e ndihmes nje bashkekombasi per tu punesuar



    A jane punetore shqiptaret?




    A njohin shqiptaret etiken e punes?

    Shqiptaret nuk e njohin etiken e punes sipas kendveshtrimit amerikan, por jo sepse jane fodulle por sepse thjeshte nuk kane patur fatin qe te eksperimentojne gjate me demokracine dhe kapitalizmin. Nese kafenete e Shqiperise jane plot, kjo eshte si pasoje e "etikes alla-turka te punes" qe shqiptaret e pervetesuan dhe ushtruan per plot 5 shekujt e pushtimit turk. Edhe gjate rregjimit komunist u fut fryma e re e proletarizmit dhe vullnetarizmit por u mbajt sistemi anadollak i vleresimit te punes: plani u realizua 110% edhe pse tregu ushqimor ishte bosh. Nese 500 vjetet e Sulltanit prodhuan ne Shqiperi dembele me nam ne mbare perandorine, sistemi komunist prodhoi hajdute me nam: hajdutet e "prones se perbashket".

    Rikthimi i prones private ne Shqiperi dhe mundesia per nje jete te re me te mire ne Perendim ka bere qe shqiptaret te fillojne te mesojne etiken elimentare te punes ne nje sistem kapitalist. Raportet punetor - punedhenes dhe korrektesia ne pune. Shtoi ketyre edhe pervetesimin e proceseve dhe zanateve te ndryshme, dhe pas plot 2 dekadash sot gjejme si ne Shqiperi edhe ne Perendim brezin e pare te shqiptareve qe kane pervetesuar nje etike te mirefillte pune. Ata qe kane mundur ta mesojne dhe pervetesojne kete etike pune jane nder shqiptaret me te suksesshem ne profesionet e tyre jo vetem ne Shqiperi por edhe Perendim ku kane ngjitur shkallet e karrieres ne profesion ose kane hapur bizneset e tyre.

    Albo
    Ne fakt piken e pare qe keni permendur ju (mosdhenien e punes nga shqiptaret per shqiptaret) e permenda thjeshte si anekdote per te shtruar ceshtjen e madhe, jo per ta diskutuar.

    Ajo qe me habit mua megjithate eshte pikerisht kjo pike rreth se ciles eshte peshtjelluar argumenti yt: mospasja e kapitlazimit dhe industrializmit. Industrializmi si proces ka qene shume i vonshem (fund i viteve 1800') dhe Shqiperia s'ka qene vendi i vetem qe eshte njohur me kete proces me vone se vendet e tjera. PSE PIKERISHT NE MBETEM MBRAPA? Persa i perket pikes tjeter qe ti permend: Perandorise Osmane dhe pasojat qe ajo administrate e mykur la tek ne : 1. perseri ne nuk ishim vendi i vetem qe ka vuajtur nen kete perandori dhe 2.shprehja ka mbetur dembel Stambolli por jemi ne ata qe s'kemi bere para dhe jo turqit.
    Jam e sigurte qe diktatura ka pasur pasojat e veta psikologjike ne karakterin e shqiptreve dhe dashurine e tyre per punen, por perseri, Shqiperia s'eshte vendi i vetem qe ka vuajtur nen diktature komuniste. Une marr gjithnje shembull Gjermanine ne fakt (dhe Japonine) dhe vertet i admiroj per ato qe kane arritur te bejne. Te gjithe e dime me cfare pasojash ekonomiko-politiko-sociale-kulturore-psikologjike kane dale keto vende pas Luftes se Dyte Boterore dhe perseri eshte e paimagjinueshme sesi u rimekemben per nje kohe aq te shkurter. Pse s'mund ta benim dhe ne kete? Pse s'mund te benim dhe ne dicka te tille? Pse s'mund te mbanim ate fare etike pune qe duhet pranuar, filloi te formohej nen diktaturen e proletariatit? Ishte thjeshte urrejtje jone ndaj punes, shtirje gjysem shekullore apo asocimi i gabuar nga ana psikologjike i diktatures me punen ajo qe na ka sjelle deri ne kete pike?
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Ne radhe te pare mendoj se kemi lene pershtypjen qe punojme .Te pakten ketu ku jam une.Normal ka nga ata qe duan ta marrin lekun duke ardhur verdalle.Keta me siguri ne Shqiperi nuk kane punuar,ose nuk kane patur nje pune stabel,nuk jane mesuar me pune,por si te jetojne ne kurriz te te tjereve.
    Ne Amerike kane ardhur nga e gjithe Shqiperia,me shkolle pa shkolle.Njeri mendon se eshte me larte se tjetri se vjen nga qyteti ,kurse tjetri nga qe ka me shume shkolle.Ketu lindin ato perplasjet tona .Jemi nje cik hunde perpjete ne shqiptaret .S'na pelqejne urdherat.Une per vete gjithmone e kam marre seriozisht punen si ne Shqiperi ashtu edhe ketu.Po keshtu kam pare dhe shume te tjere.Kam zene miqesi me Shqiptaret kudo qe kam qene dhe i ruaj akoma.Dembelet dhe llafazanet te tille kane qene e te tille do te ngelen.S'do i ndryshoje Amerika.

  4. #14
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Citim Postuar mė parė nga dea_07 Lexo Postimin
    .Normal ka nga ata qe duan ta marrin lekun duke ardhur verdalle.Keta me siguri ne Shqiperi nuk kane punuar,ose nuk kane patur nje pune stabel,nuk jane mesuar me pune,por si te jetojne ne kurriz te te tjereve.
    Ndoshta nga eksperienca juaj personale mund te jete e vertete kjo qe thoni, po ne rastin tim jo. Une s'kisha punuar ndonjhere ne jeten time dhe kur erdha ketu punen e beja sic duhet. Etika eshte nga ato gjera qe nuk mesohet, eshte e lindur ne shumicen e rasteve. Ka raste qe femije nga familje punetore dalin dembela dhe pa etike, ashtu sic ka edhe rastet e tjera kur nje person eshte i afte te kuptoje se paguhet per punen qe kryen dhe ka aq seder sa ta beje si duhet.
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Cfare moshe ke ti Inteligjentja? Ne Shqiperi s'ke punuar se s'ke patur mundesi apo se s'ke dashur?E kisha fjalen per ata qe i jane shmangur punes ne Shqiperi,qe nuk donin te punonin pune ''te rendomta''edhe pse pa shkolle .
    Une kam pershtypjen qe femijet nga familje punetore ,ku familja ben gjithcka per femijet,dalin me dembelet .

  6. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    Ngavashni Cupa se e morret me te perpjekur(tamam Shqiptare.)
    Mos e personalizoni biseden,lereni me kaq le ti permbahemi temes,ne te kundert nuk po diskutojme me.!?
    Mqs ti Intiligjente i ke shume per zemer Gjermanet,mbas luftes se dyte boterore pak a shume fjalet e kryeministrit Gjerman ishinjermane,Gjermanine do te bejne vete Gjermanet.!
    Kurse Japonezet me sa kam lexuar,edukaten e punes e te zhvillimit e marrin qe ne shkolle,bile me sa me kujtohet nga sa kam lexuar,thelbi eshte qe ata rriten me idene qe jane te varfer.
    Pra ku qendrojme Ne Bijte e Shqipes?
    Do te na duhet shume kohe,(per mua personalisht dhe 30-5- vjet te tjera),sepse nuk qendron problemi tek amerika,apo te teknollogjia,problemi thelbesor qendron tek Edukimi,i Brezave me PPPPPPUUUUUUUUUUUUNNNNNNNNNNNNNNNEEEEEEEEEEEEEEEEE EEE.
    E fatkeqesisht problemi jone eshte qe ne ngopemi dhe me Lugen Bosh(si gjithe ballkanasit)dhe gjithmone fajin e kerkojme tek te TJERET,per ta mbyllur nje barcalete.....
    Ne greqi tek sheshi ku rrinin shqiptaret ne Omonia nje grek shkon per te gjetur punetore,dhe te gjithe qe ishin aty sa pane grekun u turren me vrap,Vetem njeri rrinte,dhe greku i drejtohet atij qe rrinte ulurj Skipetari do pune!!??Shqiptario ky bir k***e ketu 500 veta mua me gjeti.??
    Tung.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    Jam e sigurtė se shqiptarėt kanė etik pune pėr disa arsye:
    - shumica e shqiptarėve ja nisėn jetėn e tyre prej fillimit(tė emigruarit qė janė~ 50%) pėr herė tė dytė dmth egziston njė etikė pune nė kėtė proces.
    - ēdo familje shqiptare e emigruar sigurisht qė ndihmon dikė tė vehtin qė ka lėnė nė atdhe.
    Pėr tė aritur kėtė duhet tė disponosh etikėn e punės.
    Nėse nisemi nė persona tė veēantė tė papergjegjshėm dhe dembela ka gjithkund
    Pershtypja ime ėshtė se shqiptaret kane etikė pune edhepse puna e tyre nuk vlersohet dhe paguhet sa duhet.
    Nė ballkan gjithmon puna(mundi) e shqiptarėve ėshtė shfrytėzuar si volonterizėm nga strukturat tė caktuara shtetrore, qoftė nė shqipėri , kosovė ose maqedoni.

  8. #18
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Pėrshėndetje Inteligjentja pėr temėn nė radhė tė parė.

    Pėr sa i pėrket temės unė do tė thosha kam vėnė re dy standarte ndėrmjet Shqiptarėve qė jetojnė nė Shqipėri dhe atyre qė jetojnė jasht vendit.
    Pjesa mė e madhe e atyre qė jetojnė nė Shqipėri dhe kėtu e kam fjalėn pėr afėro 95% tė tyre.
    Shkojnė nė punė kur u teket, domethėnė nė qoftė se e kanė pėr tu paraqitur nė punė nė orėn 8:00 shkojnė nė punė nė 8:30 pasi kanė qėnė na kafene. Pasi kanė shkuar nė punė, mundohen tė manipulojnė bossin duke e thirruar pėr kafe dhe kėshtu e kalojnė dhe njė dy orėsh tjetėr nė kafe. Pas kėsaj kthehen nė punė dhe "punojnė" pėr nja 1 orė. Pastaj vjen orari i drekės dhe ata shkojnė pėr tė ngrėnė, nė kafene. Hanė, pinė, thashetheme, duhan, alkol dhe kėshtu e shtyjnė dhe ndonjė orė tjetėr. E ja kėshtu kalon dita e punėtorėve Shqiptarė. Njė nė ēdo dy ditė nxjerrin ndonjė justifikim pėr tė mos shkuar nė punė dhe kjo ėshtė normale.
    Nė fund tė muajit gjithmonė ankohen pėr rrogėn e vogėl dhe trajtimin e keq nga eprorėt.
    Njė nė ēdo dy fjali thonė se nuk rrihet nė kėtė vend.

    Ndėrsa pėrsa u pėrket Shqiptarėve qė jetojnė nė Perėndim, kemi komplet tjetėr pamje.
    Punėtorė qė gjithmonė janė nė vendin e punės pėrpara orarit, ulin kokėn nė punė dhe nuk u ndihet zėri deri sa vjen ora tė lėnė punėn. Punojnė gjithmonė me orė tė zgjatura, janė gjithmonė tė gatshėm tė mbulojnė dikė qė mungon nė punė, punojnė edhe fundjavave po tė jetė e nevojshme etj etj si kėto.

    Tė gjitha kėto anomalitė qė pėrmenda pak mė sipėr janė sėmundje e trashėguar nga Socializmi.
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Shembuj poz. e neg. gjen kudo si ne Shqiperi dhe jashte saj.Nuk jemi vetem ne qe i bejme bisht punes.
    P.sh nese do krahasoja punen qe ben nje mesues ne Shqiperi me nje mesues ne Usa,megjithese ketu ne Usa punojne me orar me te zgjatur nuk bejne punen tone.Keto rrine me shume ulur ne karrige,gje qe ne Shqiperi eshte e ndaluar, dhe as duan t'ja dine se meson nje nx apo jo.I kepusin dhe nje disability nx-it,jo me add or adhd ,learning disabilities etj. edhe justifikojne pune e tyre.As nuk bejne pune individuale me nx te vecante,aq me shume qe kane nga nje ndihmese.
    Po te shikosh punet ''e rendomta'',te krahut vetem emigrantet punojne,amerikaneve nuk u'a mban te lodhen per 8-9 dollar ne ore(flas per ata qe s'kane as shkollen te mesme).

  10. #20
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Se ne shqiptarėt nuk kemi etikė pune, mendoj se nė mėnyr tė pėrkufuizuar , mund tė thuhet s nuk kemi.

    Mendoj se historikish nuk kemi nevoj tė shkojm larg , sepse ne jemi bijėt e bijat e gjeneratave qė jetuan nėn komunizem, dhe aty mendoj duhet tė ndalemi.

    Pra etika e punės nuk fitohet me urdhėr po me stimulim.
    Kjo nuk ndodhi , bile mund tė flas lirish sa i pėrket Kosovės.
    Njerzit shkonin nė punė tė shtetit jo tė veten.
    Derisa njerzit shojn nė punė tė "dikuj" tjeter atėher nuk fiton etikė pune, po njė rutinė ose njė "duhet".
    Besoj se ngjajshėm ka ndodhur edhe nė Shqipėri, ku njerzit "vullnetarisht" kan punuar jo vetėm ditØve tė javės por edhe nė vikende.
    Sa i pėrket shqiptarėve nė ish jugosllavi , kan kaluar tė njėjtin proces si ne nė Kosovė.

    Cfarė ėshtė stimulimi!
    Njė shembull qė mund tė pėrmendet psh nė Kosovė, punėtorėt nuk kan kurfar tė drjetash qė mbrohen me ligj, sidomos nė sektorin privat , gjendja ėshtė katastffale.
    Pra punėn do ta stimulonte njė ligj i mirėfillt pėr tė drjetat e punėtoreve.
    Pastaj paga , sigurimi , pensionet... e shumė faktorė tė tjerØstimulues.

    Jash Shqipėris Etnike , bashkėatdhetarėt tanė bartin me vete nė bagazhin e tyre edhe "etiken" e tyre tė punės.
    Fatmirėsish atje shumica gjejnė stimulimin dhe ndrrojnė raportin me punėn dhe fillojnė tė fitojnė etiken e punes , nės mund tė shprehem kėshtu.

    E keqja , qė pėrmendi Inteligjentja nė hyrje qėndrimi negativ i bashkėatdhetarėve mes veti gjithashtu mund tė ndikoi nė mos ngitjen e respektit ndaj punės ndėr emograntėt e rinjė.

    Mosdurimi i tė qenit nėn urdhėrat e atyre qė qėndrojnė mbi ne nė hiarerki ėshtė njėra nga mangėsit mė tė theksuara nė etiken e punės.
    Ka tė atillė psh meshkuj qė nuk e durojnė shefin tė jet i gjinis femrore.

    Kemi nevoj pėr edukim pėr punė dhe atė sa mė shpejtė!

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •