Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862

    A kane shqiptaret etike pune?

    Kam vene re qe temat e hapura ne kete nen forum anojne shume nga politika. Per sa i perket politikes duket se gjithsecili nga ne ka dicka per te thene. Shqiptaret dihet qe i kane shume per zemer temat me karakter politik por deri me sot pak ja kemi pare hajrin. Ndaj mendova, qe te hap nje teme per etiken e punes (ose mungesen e saj) qe verehet ne individet shqiptare (qofshin keta vendas apo emigrante).

    Ashtu si shume shqiptare te rinj une kam filluar te perballem me ambjentin e punes kur emigrova ne shtetin ku aktualisht jetoj. Emigrantet shqiptare e dine qe per te gjetur pune kur je i ri dhe pa eksperience eshte shume e veshtire. Ajo qe eshte me e keqja, eshte se ne vend qe te sapoardhurit te gjejne mbeshtetje tek bashkekombasit, duket se pikerisht keta te fundit jane pengesa me e madhe e integrimit per emigrantet e rinj. Shprehje te tipit "une s'punoj me shqiptare" apo "shqiptare jo te keqen!" i kam degjuar shpesh here dhe vertete qe kam qene e indinjuar pa mase. Deri sa, me ra mua per pjese te punoja me bashkepatriotet e mi. Eshte e kote qe ti shmangem dhe kam per te folur pa doreza. Ndersa nuk e mohoj qe ka shume raste qe bejne perjashtim , e pergjithshmja eshte qe fatkeqesisht shume shqiptare kane mungese te theksuar te etikes se punes sidomos ne rastet kur pozicionet menaxheruese jane te mbajtura nga vete shqiptare. Kjo do te thote qe ne nuk kemi qejf te urdherohemi, ndersa puna dihet eshte detyre qe duhet zbatuar.

    Doja te dija ju c'mendim keni per kete? Pse nuk mund ta ulim dhe ne hunden si gjithe te tjeret? Eshte thjeshte shpirti i kundershtimit apo mungese etike?

    P.S. S'kam hapur ketu teme sharjesh dhe ofendimesh ndaj dua te bej te qarte qe tek ata tipat qe e kane veshtire te marrin urdhera nga shqiptare te tjere FUS EDHE VETEN.
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    sepse e dashur Shqipataret nuk kane akoma kulture pune,ne ore 8 i thone ore 8 e jo 9.
    tung

  3. #3
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787
    Un mendoj se meqe rrejm(genjejm) shum kena frik se ja nxjerrim njani-tjetrit....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #4
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    Tema me duket shume interesante dhe reale..

    Kodi:
    Kjo do te thote qe ne nuk kemi qejf te urdherohemi, ndersa puna dihet 
    eshte detyre qe duhet zbatuar.
    Absolutisht e vertete, te flas per vete... nuk me pelqen qe te me rrine gjithe diten mbi koke dhe te me urdherojne, jam gati te punoj me teper se normalja vetem me ler te qete.. mos me rri mbi koke, me thuaj cila eshte puna ime dhe ik, jam une ai qe kam pergjegjesine....
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e BesnikS
    Anėtarėsuar
    02-12-2008
    Vendndodhja
    Illyrida
    Postime
    22
    Citim Postuar mė parė nga Inteligjentja Lexo Postimin
    Pse nuk mund ta ulim dhe ne hunden si gjithe te tjeret?

    Shume teme konkrete, me pelqen.
    Eshte edhe provokative, sepse sahere qe preket realiteti, kontradiktat marin nismen e tyre..

    Ate qe citova me pelqen jasht mase, ajo qe mungon te ne esht mu etika e punes, se po te kishim rutine pune me te theksuar, gjerat nuk do ishin aty ku jane.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    pa i hyre shume analizes se kesaj teme nganjeher duhet te shkruhet me shkurt,dhe une po bej k'te gje................................Kultura e punes,e prones,e te kerkuarit te drejten tende,e STRUKTURES se Funksionimeve psh,shtet,bashki,komune dmth Shtylla kurizore e nje shoqerie....humben 2-3 breza me pare ok,sepse dhe ajo pak kulture pune,prone,shteti,STRUKTURE u shkaterrua nga themelet.
    Sot,le ta pranojme se skemi kulture pune,e trasheguar.!Shtet jo........jo....jo...kete...jo...ate...jo.
    Shqiperia ka shume akoma per te vuajtur ne te ardhmen,sepse komunizmi eshte nje BOMBE biologjike qe ka per te dhene pasojat dhe per 50 vjetet e ardheshme,duhet shume pune nder breza per te krijuar Mega_Strukturen,po me ke???Me studente qe paguajne para per te marre shkollen,apo per roje nate qe kane tesera partie ne xhep drejtojne organe shtetrore???
    nuk e di se si por........personalisht te ardhmen e punes ne shqiperi eshoh shume keq dhe akoma me keq ne te ardhmen,nje fakt konkret.......ne periferi te malmos(suedi)eshte nje fabrike qe prodhon pjeset e SAAB & VOLVO,trurin e impjantit e kishin hequr dhe cuar ne Rumani.PSE jo ne Shqiperi?????e thjeshte fare kur pyeta nje mikun tim qe punonte aty,sepse NE,skemi "STRUKTUREN" per ta perballuar nje pune te tille,rruge jo,drita jo,rrobotet ne pune nuk i vinim dot ne pune ,nuk ofronim me nje fjale gjene me minimale dhe leri te tjerat(kush do ti punonte,te rinjte tane,cafeneve,apo qe marrin nje shkolle deh nuk e dine se cfare shkolle marrin).
    Prandaj......hhhmmmm shume keq,jo per optimizem,por duhet shume pune dhe mund,por fatkeqesisht NE Shqiptaret se kemi ate MUNDIN-PUNEN dhe nuk e shohim ne asnje vend,as ne politike,e as tek rinia Jone e Kafeneve dhe ne 30% te saj Rinia jone e Hashashit.
    Tung

  7. #7
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Jam dakort me ato cu thane syri i tigrit. Eshte e vertete qe nga ana historike Shqiperia u industrializua shume vone por ajo qe me habit mua eshte se pse shqiptaret nuk diten te perfitojne nga ato pak te mira qe erdhen si pasoje e diktatures se proletariatit? Pse nga punetore te dalluar vajten dembele stambollesh? Pse nuk e kuptojne qe secili duhet te jape shembullin dhe jo te ruaje shokun a ben apo jo ai punen per te gjetur justifikime qe ai vete ti shmanget se njejtes pune prej te ciles ai merr rroge?
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,749
    Citim Postuar mė parė nga Inteligjentja Lexo Postimin
    Kam vene re qe temat e hapura ne kete nen forum anojne shume nga politika. Per sa i perket politikes duket se gjithsecili nga ne ka dicka per te thene. Shqiptaret dihet qe i kane shume per zemer temat me karakter politik por deri me sot pak ja kemi pare hajrin. Ndaj mendova, qe te hap nje teme per etiken e punes (ose mungesen e saj) qe verehet ne individet shqiptare (qofshin keta vendas apo emigrante).

    Ashtu si shume shqiptare te rinj une kam filluar te perballem me ambjentin e punes kur emigrova ne shtetin ku aktualisht jetoj. Emigrantet shqiptare e dine qe per te gjetur pune kur je i ri dhe pa eksperience eshte shume e veshtire. Ajo qe eshte me e keqja, eshte se ne vend qe te sapoardhurit te gjejne mbeshtetje tek bashkekombasit, duket se pikerisht keta te fundit jane pengesa me e madhe e integrimit per emigrantet e rinj. Shprehje te tipit "une s'punoj me shqiptare" apo "shqiptare jo te keqen!" i kam degjuar shpesh here dhe vertete qe kam qene e indinjuar pa mase. Deri sa, me ra mua per pjese te punoja me bashkepatriotet e mi. Eshte e kote qe ti shmangem dhe kam per te folur pa doreza. Ndersa nuk e mohoj qe ka shume raste qe bejne perjashtim , e pergjithshmja eshte qe fatkeqesisht shume shqiptare kane mungese te theksuar te etikes se punes sidomos ne rastet kur pozicionet menaxheruese jane te mbajtura nga vete shqiptare. Kjo do te thote qe ne nuk kemi qejf te urdherohemi, ndersa puna dihet eshte detyre qe duhet zbatuar.

    Doja te dija ju c'mendim keni per kete? Pse nuk mund ta ulim dhe ne hunden si gjithe te tjeret? Eshte thjeshte shpirti i kundershtimit apo mungese etike?

    P.S. S'kam hapur ketu teme sharjesh dhe ofendimesh ndaj dua te bej te qarte qe tek ata tipat qe e kane veshtire te marrin urdhera nga shqiptare te tjere FUS EDHE VETEN. :^lulja3
    Varet,se sa "etike" ka puna.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Ajo qe ti ke trajtuar ne hapjen e temes jane tre fenomene te ndryshme te nderthurura:

    - Mos dhenia e ndihmes nje bashkekombasi per tu punesuar

    Nese dikush ka nevoje per ndihme me punesim pasi eshte emigrant e i sapoardhur, dhe dikush ia mohon ndihmen edhe pse ka dicka ne dore per ta ndihmuar, atehere kjo nuk ka te beje aspak me etiken e punes. Kjo e ka emrin shpirtngushtesi. Shqirtngushte jane te gjithe ata qe nuk u behet vone per askend tjeter pervecse vetes se tyre. Ka edhe nga ata shqiptare emigrante ne bote qe jane larguar me vite nga familja, jane rregulluar me pune e gjithcka ne Perendim dhe nuk kane denjuar qe te marrin ne telefon familjen, prindrit e tu thote: "jam mire mos u beni merak per mua". Dhe familja vuan jo vetem mungesen e femijes e te afermit, por nuk di as nese eshte gjalle apo i vdekur.

    A jane punetore shqiptaret?

    Kjo eshte nje pyetje tjeter mbi kete teme. Une do te thosha se shumica e shqiptareve jane punetore dhe punetore shume te medhenj bile. Kjo duket tek numri i madh i emigranteve shqiptare ne bote dhe gadishmeria per ta filluar jeten nga e para, edhe pse ne nje vend te huaj, edhe pse ne moshe te madhe, te gatshem per te bere cdo lloj pune.


    A njohin shqiptaret etiken e punes?

    Shqiptaret nuk e njohin etiken e punes sipas kendveshtrimit amerikan, por jo sepse jane fodulle por sepse thjeshte nuk kane patur fatin qe te eksperimentojne gjate me demokracine dhe kapitalizmin. Nese kafenete e Shqiperise jane plot, kjo eshte si pasoje e "etikes alla-turka te punes" qe shqiptaret e pervetesuan dhe ushtruan per plot 5 shekujt e pushtimit turk. Edhe gjate rregjimit komunist u fut fryma e re e proletarizmit dhe vullnetarizmit por u mbajt sistemi anadollak i vleresimit te punes: plani u realizua 110% edhe pse tregu ushqimor ishte bosh. Nese 500 vjetet e Sulltanit prodhuan ne Shqiperi dembele me nam ne mbare perandorine, sistemi komunist prodhoi hajdute me nam: hajdutet e "prones se perbashket".

    Rikthimi i prones private ne Shqiperi dhe mundesia per nje jete te re me te mire ne Perendim ka bere qe shqiptaret te fillojne te mesojne etiken elimentare te punes ne nje sistem kapitalist. Raportet punetor - punedhenes dhe korrektesia ne pune. Shtoi ketyre edhe pervetesimin e proceseve dhe zanateve te ndryshme, dhe pas plot 2 dekadash sot gjejme si ne Shqiperi edhe ne Perendim brezin e pare te shqiptareve qe kane pervetesuar nje etike te mirefillte pune. Ata qe kane mundur ta mesojne dhe pervetesojne kete etike pune jane nder shqiptaret me te suksesshem ne profesionet e tyre jo vetem ne Shqiperi por edhe Perendim ku kane ngjitur shkallet e karrieres ne profesion ose kane hapur bizneset e tyre.

    Albo

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    Nga ALBO
    ""A jane punetore shqiptaret?

    Kjo eshte nje pyetje tjeter mbi kete teme. Une do te thosha se shumica e shqiptareve jane punetore dhe punetore shume te medhenj bile. Kjo duket tek numri i madh i emigranteve shqiptare ne bote dhe gadishmeria per ta filluar jeten nga e para, edhe pse ne nje vend te huaj, edhe pse ne moshe te madhe, te gatshem per te bere cdo lloj pune.""
    I nderuar Albo qe te kesh shume Emigrante si shteti Yne nuk do te thote,qe kemi kulture pune dhe Bota mezi po na pret,..........


    A njohin shqiptaret etiken e punes?

    Shqiptaret nuk e njohin etiken e punes sipas kendveshtrimit amerikan, por jo sepse jane fodulle por sepse thjeshte nuk kane patur fatin qe te eksperimentojne gjate me demokracine dhe kapitalizmin. Nese kafenete e Shqiperise jane plot, kjo eshte si pasoje e "etikes alla-turka te punes" qe shqiptaret e pervetesuan dhe ushtruan per plot 5 shekujt e pushtimit turk. Edhe gjate rregjimit komunist u fut fryma e re e proletarizmit dhe vullnetarizmit por u mbajt sistemi anadollak i vleresimit te punes: plani u realizua 110% edhe pse tregu ushqimor ishte bosh. Nese 500 vjetet e Sulltanit prodhuan ne Shqiperi dembele me nam ne mbare perandorine, sistemi komunist prodhoi hajdute me nam: hajdutet e "prones se perbashket".

    ALBO....
    Midis kohes se TYRKYE-S dhe Rregjimit kominist ka dhe disa nderprerje kohore,e cila ishte jo pak por reth 30-40 vjet,dhe nuk mund te permlidhet me dy fjale,por mos harro qe para luftes se 2 boterore filloi dhe nje klase e vogel Biznesi (e cila u shkatrua)e cila e kishte prejardhjen nga klase emigrantesh te cilet ishin ne vitet 1914-1908 ne Usa,Itali,france....ect
    pra shqiptaret nuk shkuan ne Usa ne vitet 90.
    ALBO......
    Ne byrazer i dashur nuk kemi KULTURE PUNE,mund te sjellesh fakte,po te qendrojne ama.
    Jam dakort me Ty kur thua qe ka nisur,qe emigrantet qe jane jashte shtetit,po integrohen dhe po marrin nje fare kulture,qe ti e quan "fillestare".
    Te fundit.......e kam thene dhe diku tjeter qe:komunizmi eshte nje Bombe biologjike qe do te japi pasoja dhe per 50 vitet e ardheshme.
    Tung

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •