# 4
I dashur' i Perendise,
Qish miku i njerezise
Kart' i dergoj Mavijese
Asaj bushtre te pabese
Po i bir i Syfjanit
S'ju pergjigj t'et te Hasanit
Amr' i Asit i pabese
Ish armiku i Mavijese
Ish njeri i mallekuar
E fort shume i djallezuar
S'kish nga njerezija pjese,
Po desh t'i vij Mavijese,
Te bijt' e tij nuk e lane
Te dy menjehere i thane:
"Mos u bej me Mavijene
Qe ka rrjepur memedhene,
Te behemi me Aline
Qe eshte me Perendine".
Amri u tha:" Mavijese
Do t'i vet' e te marr pjese
Nga c'ka marre e do te marre
Kete pune shoh te mbare!"
Mavijeja e pat bere
kete, q'sihte djall i tere
Shume te math e te pare,
Se po shum' i kishte ngjare,
E pyetne dhe degjonte
Pune pa ate s'punonte.
I thote:" Tani c'te bejme
E c'ngaje valle te gjejme?"
Kshu tha i bir' I Syfjanit.
Ay tha: "gjakn' e Osmanit!
Ate neve te kerkojme
Kurrete mos e harrojme
Linjene me gjak ta nxjerim
E ijet tona t'i cjerrim
Duke thirrur nate e dite
Dhe me te dhen' e me mite
T'i xegitim mbreterine".
Keto punera punuan,
Njerezine e marruan
Kushdo q'ishte i pabese,
I vate pas mavijese
Ca me frike, ca me mite,
I mbaruan djallezite
Humbi fare urtesija,
E drejta e njerezija!
C'erdhi nje e zeza dite
Qe s'vlenine miresite
Aliu lufte po s'donte
Po keto gjith i mesonte
U dergoj fjale te vine
Edhe mblodhi ushterine,
Prej Meq' e prej Medineje
Prej Basre e prej Qofeje
Papo j'u derth Mavijese
Asaj dhelpre se pabese.
O moj dhelpera dinake!
Te vertetene e flake
Edhe te rremene e prure
E ne vent' t'asaj e vure!
Njerezine e shkretove
Dhe besen e truperove!
Syfjanisite u ngrine*
Mblodhe gjithe ushterine
Mavijeja vu te pare
Amrine mi ushtare.
Amri, nga ata qe mblodhi,
Nje mije te forte zgjodhi
Mbi ata vuri Verdane,
Edhe i dergoj menjane
Pas ati dhe Amri vete
U nis me mije tridhjet;
Pas atij dhe Mavijeja
Dolli me rremet si reja!
Aliu nis Kambere
me dy-tri mije te tjere
Vu mbi te tjer' ushtetare
Te bir' e Nasirt te pare,
Dhe i nxori nga qyteti
Vete me te tjere mbeti
Pastaj dhe vete s'qendrojti,
Nga ur' e Beskese shkojti
Mavijeja dhe te tjere
Dergoj me Ebu-Avere!
Aliu kundrejt Averit
Nisi te bir' e Eshterit
Kete trimne vu te pare
Permbi gjithe ushtetare.
u ngrine*---- u ngriten
Krijoni Kontakt