Close
Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 190
  1. #31
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Zonj' e Fatit

    O moj plaka lozonjare,
    Qė ndjek fatn' e njerėzisė
    Dhe mas' e peshė s'ke fare,
    Po me shkop tė marrėzisė.

    Moj po me ē'sy e me ē'faqe
    Mė qasesh prap' e mė ēfaqe?

    Tė shoh qė vjen posi hije
    Ngadalė si qėn i qetė
    Edhe hi syvet mė shtije,
    T'u thaft' ajo dor' e shkretė!

    Ata sy tė zgurdulluar
    T'i shoh, o e mallėkuar!

    S'je e verbėrė, si thonė,
    Qė s'sheh, s'di se ē'bėn nė jetė,
    S'je e shurdhėr, pasha Zonė!
    Dėgjon posi djalli vetė.

    Po je e keqe dhe shtrigė,
    E pabes' e zėmėrligė.

    Ti fjalėtė i ke kthyer,
    Prandaj na ke pėrvėluar,
    A, popo, ē'na ke gėnjyer!
    Njeri s'tė ka trashėguar.

    Dhe kur ndrin, ndrin si lugati,
    Prandaj s'tė ka qėndrim fati.

    Jakė, se jam dėshėruar
    E mė s'e duronj dot vrerė,
    Qesh, mos rri e zėmėruar,
    Makar pėr njė copė herė.

    Qesh njė herė, o leshrakrėnde,
    Me tė qarė nuk u dėnde?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #32
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Pellazgėt - Shqiptarėt

    Ishte njė ditė
    Qė pellasgjitė
    Posi njė dritė
    Mbuluan dhenė
    Duall ng' Asia
    Si mizėria
    Dhe me ania
    E hodhė denė.

    Pas pakė herė,
    Duke pėrzjerė
    Ca me tė tjerė,
    Bėnė elinėt,
    Dhe duke ndarė
    Syresh njė farė,
    Si ka tė ngjarė,
    Bėri llatinėt.

    Edhe tė tjerėt
    E mė tė ndjerėt,
    Tė papėrzjerėt,
    Pellasgjinj mbenė
    Maqedhoninjtė
    E ilirinjtė
    E mollosinjtė,
    Gjith' ata qenė.

    Dhe ata janė
    Prindėrtė tanė,
    Pastaj na thanė
    Na shqipėtarė
    Mundim tė themi
    Ne ata jemi,
    Atė gjak kemi,
    Si dhe shtyparė.

    Thot' Herodoti,
    Nė Tomor zoti
    Shtėpi qėmoti
    Kishte Dhodhonė
    Eshtė m'e vjetėr
    Ngaha ēdo tjetėr,
    Shumė mė tepėr,
    Kjo gjuha jonė.

    Ne kurdoherė
    Burra tė ndjerė
    Edhe tė vlerė
    Jemi treguar;
    Me grekėrinė
    Dhe me Persinė,
    Me gjith' Asinė
    Kemi lėftuar.

    Me Lekėn vamė,
    Muntmė Daranė,
    Datėn i dhamė
    Gjithė Asisė
    Burr' u dėftyem,
    Tė gjith' i thyem,
    Pėrmbys e kthyem
    Fron' e Persisė.

    Tė tėrė dhenė,
    Den' e sterenė,
    Sa kombe qenė
    Nė kėmb i vumė
    Dhe mbretėruam
    Kudo qė shkuam,
    Tekdo lėftuam,
    Vėndin e zumė.

    Me Pirron vamė
    Romės i ramė,
    Llatint' i vramė
    E i tmeruam;
    Me Skėnderbenė
    Tyrqve sa qenė
    U dhamė dhenė
    Dhe i dėbuam.

    Kush i goditi
    Posi petriti
    E i cfiliti
    Tyrqit, barbarėt?
    Bota s'kuxonte
    Qė t'u qėndronte,
    Po kush lėftonte?
    Ne shqipėtarėt.

    Pastaj u ndruam,
    Se s'kupėtuam
    Dhe nuk e ēquam
    Tė mirėn tėnė
    Gjaknė pėr botė
    E derthmė kotė,
    Njeri ē'tė thotė?
    Nuk ishte thėnė!

    Mbajtmė Tyrqinė,
    Ngjallmė Greqinė,
    Ndihm' Italinė.
    Po Shqipėrinė?
    Pse s'u munduam?
    Pėr kė lėftuam?
    Neve ē'fituam?
    Ē'kemi taninė?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #33
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Qerbelaja ( Naim Frasheri )

    Urdhero , Zot i vertet.
    E me dergo tatepjete
    Engjellin krahezjarrte
    Fjaleembel' e kembearte.
    Do te kendoj urtesine,
    E do te rrefej Aline,
    Edhe femijen' e tija,
    T'i mesonje njerezija,
    Te nxjerr nje pike nga deti,
    Nje drutheze nga rremeti
    E te tregoj trimerine
    Dhe durimin' e njerezine,
    Pa te them dhe Qerbelane,
    Edhe zoterinjte tane.
    Jake, jak , o e vertet
    Ulu pak tatepejte!
    O engejll i uruar,
    Andaj te kane derguar,
    Qe te nditosh njerezine
    E tu rrefesh urtesine.
    Ti me gojet time fole ,
    Se pa ty po s'hap dot goje.
    Pa eja , me embelsire
    Na rrefe bukur e mire
    C'hoqen zoterinjte tane
    Edhe c'na lane' e na thane
    Komb' e arabit njehere
    Ish i qete ' e i pandjere,
    Edhe i dobet' e i shkrete
    Sikur s'ish fare ne jete.
    Edhe kishte marrezite,
    Po me pastaj erth nje dite,
    Zoti dergoj urtesine,
    Qe e nalteson njerine,
    Pa qendroj ne mest te tyre
    Ishte njeri prej fytyre,
    Ai ishte Muhameti
    Po se besonte rremeti.
    Edhe zune ta mundonin,
    Zemeren tia pervelonin
    Si e benin kurdohere
    Per shoket e tij te tjere,
    Q'i munduan e i vrane
    Dhe gje pa bere s'u lane
    I mberthyen e i varre,
    I ther' , i cane me sharre,
    Kete me gure e zune,
    E me shigjete i shtune,
    I bene shume mundime,
    Te keqija hidherime.
    Ebu-Zhehti dhe Lehepi
    Ta patundure si plepi
    Shume me qafe i rane,
    Ndonje kursim nuke i lane
    Sa mundim e te keqija
    Hoqi Zoteri e tija!
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  4. #34
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Po me shume me Syfjane
    Ndezi , q'i vrau Hamzane
    Te ungjin e tij te ndjere,
    Q'ish trim' mi trimat' e tjere
    Pa Hinduja e pabese
    Q'ish mem' e Mavijese,
    I pat ngeren mushkerine
    E c'qeu si ujku dhine!
    O Hindu moj egersire,
    Gjakn, e njerezet ke pire!
    keshtu zemeren, ja ndoqne
    Nga memedheu e ndoqne
    E la domosdo Meqene
    Vate te zij Medinene
    Ay shkoj po pas i rane
    Armiket e nuk' e lane,
    Pa u psheh ndene nje shpelle
    Mb'ane nj'are , q'ish e mbjelle;
    Merimanga lese thuri,
    Pellumbi zoqthiite shpuri,
    Armiket atje vane,
    Po s'ka njeri ketu thane,
    Pane cergen e folene
    Edhe me ment kshu e gjene
    Keta ng'armiket shpetuan
    Edhe ne Medine shkuan
    Medineja mir' i priti
    Dhe armiket' i goditi
    Zot' i madh , q'e do njerine,
    I fali ndihmes Aline,
    Q'ish dragoj i Perendise,
    Edhe mbret' i trimerise,
    Ishte nje menge nga deti,
    Brenda n'urtesit e tija
    Dukej fjeshte Perendija
    Muhameti me Aline
    U perpoqne per njerine
    Ata te dy nje trup ishin
    Dhe nje trup te vetem kishin,
    Ishin kusherinj te pare,
    Dhe t'afert e te pandare,
    Te dy bashk' ata nje jane,
    Muhamet_Ali u thane,
    Atje ish Zot' i vertet,
    Edhe Krisht' i gjalle vete
    Njer' ish krej i gjithesise.
    I dashur i Perendise,
    Njer ;ish rrenj ' i njerezise,
    I afert 'i Perendise,
    Kishin zoterinjte tane
    Ungje Abasn' e Hamzane;
    Alin', Xhafer Tajare
    Kish vella qe eshte vrare,
    Ish njeri shume i levduar
    Edhe zot' i zoteruar
    Kish dhe Ykajin' i ndjere,
    Q'ish i bute posi shqere
    M'i dashur nga miqt' e tija
    Ish Selmani nga Persija
    Ata kishin miqesine
    Me te tere njerezine,
    Po armikete s'i linin
    Ngado vijne pas u binin
    Papo te gjithe u derdhe,
    Edhe persiper ' u erdhe.
    Po, kur pan'atje Aline
    Muarre dhe agjirratine,
    Sa muntn' e shtuane vrapne
    S'mbet asnje , po u perhapne,
    Ca i beri trimerija,
    Te tjerate urtesija,
    Arabija, q'ish e shuar
    E ne bot' e padegjuar,
    Menjehere u lulezua
    Vune ligj' e fe' e bese,
    Njeriut i dhane shprese,
    Arabete me cdo ane
    Gjith' u bene myslimane
    Muhameti ca me pare
    Ish martuar e kish marre
    Grua meme- Hadixhene
    Me te beri Fatimene
    Bene Hasan' e Hysene;
    Njeri'ish djell, njeri hene
    Dhe ata dy yj u bene

    -----
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  5. #35
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Kur erdh koha per te ndare,
    Muhameti duke marre
    Aline me Fatimene
    Edhe Hasan e Hysene
    Posi s'quka zoqt' i mblodhi
    Peqinjte siper u hodhi
    Djemt' e mij, tha, keta jane;
    Ali Aba ndaj u thane.
    Mblodhi shoket ne mbledhe
    Dh'ata erdh e bene rredhe*
    U tha : Keta te mi doni,
    Kurre te mos m'i mundoni
    Kush me ka dashur mua,
    Te doje keta qe dua!
    Te paret u le Aline,
    Ta kini si Perendine"
    Keshtu tha dhe psheretiti,
    E nje pike lot' i zbriti!
    Gjithe shoket e tij qane,
    Dhe u ndane' e me se pane.
    E mbaroj punen e tija
    Dhe vate te Perendija
    Shpirti me trup u zberthyen,
    Dhe prape nga erdh' u kthyen,
    Njeri nga Zoti kish zbritur
    Tjetri nga dheu ish ngritur
    U mblodh gjithe njerezija
    Pleqesi e vegjelija
    Ca te urte e ca te marre
    Te vinin nje te pare!
    Thane shume thashetheme
    Te verteta e te rreme
    U bene fjal' e trazine
    Dhe hoqne shume mundime,
    Zjuadhen Eba_Beqire*
    Ate gjene me te mire
    Pa Beqiri la Ymere
    Q' ishte ndaj soje m'i ndjere;
    Pas ati vune Osmane
    Q'e kishte ungje Syfjane!
    Me qen' Aliu ne jete
    Burr' i urte' e i vertet,
    Tjetre njeri s'duhej vene
    Po c'te duash! ishte thene.
    Vertet i par ish Osmani,
    Po mbreteronte Mervani,
    Q'ishte nip i Syfjanit
    Kushurir' i par' i Osmanit,
    Njeri shume i mallekuar,
    dhe i lik e i debuar
    Fajtor i keq kish qene
    Pa e kishin perzene,
    Osmani ate e solli,
    Gjithe ligesite i ndolli,
    C'hoqen vendesit e gjore,
    Q'i pat Mervani ne dore;
    Kish Jemen e Arabine,
    Persine , Irakne, Sirine
    Eghyptene e te tjera
    Mbreteri shume te gjera
    Mblodhi Mervan'Osmane
    Gjithe faren e Syfjanit,
    Edhe i vuri ne pune,
    Pa ate kosene vune!
    Ishin te liq te tere,
    Nuke lane dhe* pa bere,
    Botene gjithe e munduan,
    E rropne dh'e perveluan.
    Mavijes i dha Sirine,
    E lartesoj faqezine!
    Q'ishte bir i Syrjanit
    I kusherir' i Hinduse shtrige
    Q'ish e nemure dh'e lige.
    Hoqi shume njerezija,
    Mori kembet ligesija!
    Bota me kembe u ngrine,
    Dhe osmanit po i vine,
    Egjyptasite si me pare
    Po vinin duke share,
    Me te gjeture Osmane
    Gjithe menjehere' i rane
    Te gjithe vellezer jemi,
    Te mos ish imam* Hasani;
    U ashpersuan te tere
    Rremuje e madhe ish' bere



    rredhe* - rrethim
    Ebu_Aba*- Tituj fetare
    dhe*- gje
    imam*- titull fetar.
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  6. #36
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Ne mest te ati rremeti
    Qe zjente gjithe qyteti,
    Del Aliu me te mire
    E me shume embelsire
    Fjale te bukure zuri
    Punen nde udh' e vuri.
    E tere bota pushuan,
    E fjalen tej ia degjuan,
    U bint gjithe njerezija
    Ne fjalet t'embla te tija,
    Sicili i urte ndejti
    E njeri nuke bezejti,
    Po te tere u qetuan,
    Unjte kryet e pushuan.
    Ate rremuje' e pushojti,
    Dhe u ngrit' e me s'menojti,
    Vate te shite* Osmane,
    Aty la imam Hasane,
    I thote Osmanit Aliu:
    "Eshte si foshnje njeriu.
    Po t'i kellac djallezine,
    E mahnit fare njerine,
    Behete si egersire,
    Dhe soje s'vjen pun' e mire,
    Kur ti tregosh urtesine,
    E ben si engjell njerine.
    Ligesi shum' u rrefye
    Andaj bota ngriti krye.
    Nje njeri qe esht' i pare
    Eshte shume nene barre
    Dhe ndaj Zotit te vertet,
    Dhe ndaj njeriut ne jete,
    Bariu ka bagetine,
    I madhi sheh njerezine,
    S'i bejne dem bagetise,
    Qysh t'i bejme njerezise!
    Sillej mire Muhameti
    Pa e doj gjithe rremeti,
    E di c'hoqme ti dhe une,
    Sa i ndrejtme keto pune
    Ne kohet e atija,
    Qe na shihte Perendija?
    Kush i ben liksht njerezise,
    Ka nemen e Perendise,
    Jane shume te keqija,
    Rendesi e marrezija,
    Ne mest tene ndryshim s'kemi
    Te gjithe vellezer jemi
    Duhet te jemi te mire,
    Te kemi dhembj' e meshire
    Me njerezit qe dergoni,
    Botene po e mundoni.
    Abdullahu, qe ka vatur
    N'Egjypte, doren ka zjatur,
    Pa renkim i varferise
    Cpejt i vete Perendise.
    Degjo dhe neve nje here
    Abdullahn andej e ngrene
    M'ate vent dergo Mehmene,
    T'ardhurit bashke te vene,
    E deshne Eba_Beqire
    Do ta duan dhe te bire,
    Ky n'Egjypte te dergohet
    Rremuja kshu te qetohet.
    Atje te zer' urtesine,
    Te deboje marrezine,
    Te perzere ligesite
    Dhe gjithe makurite
    Me Perendi te punonje,
    Gjithe punet t'i ndertonje
    Te veshtronje varferine
    Edhe gjithe njerezine,
    Pas udhes se Perendise,
    Pas mendjes e urtesise.
    Lakmim te mos bejne kurre,
    Po te jet' i drejt' e burre.
    S'e hedh poshte Perendija
    Ate q'e do njerezija"


    shite*-- shihte , shikonte
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  7. #37
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Kshu tha mbret' i urtesise,
    Shtyll' e lart' e njerezise
    C'fjale the, te qofsha fale!
    Fjala jote tunde male!
    Erdhi e shoq e Osmanit
    Najleja si ftuj e stanit;
    I tha: " Plak degjo Aline,
    Qe te tregon urtesine,
    MOs degjo Mervan e marre
    Qe rreh te te benje varre"
    Keshtu e bintne Osmane,
    Beri sikunder i thane.
    U ngrit e hipi Mehmeti
    Edhe doli nga qyteti.
    Egjyptjanet
    pas i rane
    Dhe te tjeret'u perndane
    U hap gjithe c'ish rremeti,
    Qyteti ne prhej mbeti.
    Po nuke flij djallezija,
    Qe lint soje ligesija,
    U ngrit shum'e shemetuar
    Menxyra e mallekuar,
    Djallezija fjeshte vete,
    Dhe po vij rrotull e qete;
    Ndenj ne zemert te Mervanit,
    Q'ishte i zot' i Osmanit.
    Papo erth u sgurdullua
    Edhe qendroi u mejtua,
    Djallezija e mesonte
    Dhe ay po me s'menonte.
    Njeri n'Egjypte derguna
    Dhe Abdullahut i shkruan:
    "Po te vjen aty Mehmeti,
    Bashke me te dhe rremeti,
    Ti veshtro te vrac Mehmene
    Edhe ta perndash rremene,
    Se u be me te perdhune,
    Pa dashure ne , keto pune,
    Dhe veshtro e mos i lere
    Te vine tjatere here
    Njerezija ketu kurre,
    Po qendro trim dhe burre."
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  8. #38
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Kartene e shkroj Mervani,
    Edh' e vulosi Osmani,
    Nuk' e dime vete deshi,
    Apo Mervani e qeshi.
    I derguari s'menojti,
    Po mori karten e shkrojti,
    Tek vij njeriu i gjore,
    Te mos na bjere ne dore!
    Mun' ne doret te mehmetit,
    Ne mes te gjithe rremetit!
    Papo kartene ja gjene
    Edhe koken ia prene!
    Karten ne dor' e rrembyen;
    Te tere prape u kthyen
    Thane: "Opopo , c'na qeshne
    Edhe na bene si deshne!"
    Keta shume t'ashperuar,
    Edhe fort te idheruar,
    E rrethuan Medinene
    Dh' e tuntne gjithe qytene.
    U mbyll ne shtepi Osmani,
    Me ca shoke dhe Mervani,
    Se ata Mervane donin,
    Pa Osmane s'e kerkonin.
    Te dy zoterinjte tane,
    Hasani, Hysejni, vane,
    Muarren dhe Kambere,
    E qendruane me dere,
    Qe ta ruanin Osmane,
    Edhe shoket e Mevrane,
    Pa arme ne dere rrinin.
    Njeri te hyj nuke linin;
    "Pa ren' une, tha Hasani,
    Nuk vritete Osmani
    Djal' i meme Fatimese".
    Nga dera me s'u la shprese.
    Bota gjithe mesuan
    Dhe armiket u shtuan
    U bene si mizerija,
    U mbloth gjithe njerezija.
    Ne rremet i njerezise
    I vane prpap shtepise,
    Pa e rrezuan mure
    E' duke hequre gure,
    Bene shtkn' i hyne Osmanit,
    Gjene shoket e Mervanit;
    Me vertik te math u rane
    E te tere c'qen i vrane.
    Njeri heq korthen e prehte,
    Q'ishte posi pend' e lehte
    Edhe Mervani i bije,
    Si shakull perdhe e shtije!
    Pastaj shtine me Kambere,
    U plagos dhe ra ne dere,
    E Hysejni me Hasane
    Te dy bashke brenda vane,
    Ne mest te tyre u hyne,
    E ne gjak te dy u mbyne;
    Ca nga armiket i vane
    Dhe tek rrijne e vran' Osmane,
    Aliu me arme dolli
    Dhe pake shoke pas solli,
    Po armiket u perndane,
    Si e vrane dhe Osmane,
    As nje aty nuke mbeti,
    Po dualle nga qyteti
    Aliu vdekure plakne
    E gjet , e topile gjakne,
    I erth keq pa afr' i erdhi
    Qau e lot shume derdhi,
    Pastaj e qertoj Hasane,
    Qe s'e shpetoj dot Osmane.


    -----
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  9. #39
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Pa Telhane q'u gezua,
    Pa shume ju zemerua
    Tha: " E patme shoke ne jete,
    Dhe ish njeri shum' i qete,
    Miku per mikne helmohet,
    S'eshte mire te gezohet,
    Pa dhe vdekja s'eshte bere
    Per nje, eshte per te tere".
    Po Mervani c'behet valle?
    Ra, po dhe ish i gjalle!
    Qafene ja kishin prere,
    Pa kish ren' e ish ndere,
    Kur hyri brenda Hasani,
    U permend pake Mervani,
    Sherbetor i tij e mori,
    Pshehtazi me krah' e nxori
    Tek nje plak' e ve e shpuri,
    Ajo plagene ja zuri,
    Qafa e shtrember i mbeti,
    Qe vdekj' e zeze s'e gjeti!
    E shpetoj imam Hasani,
    Pa kish vatur Mervani;
    Kish me pune te punonte
    Andaj e thena s'nxitonte!



    ----
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  10. #40
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Njerezit gjithe u mblodhne,
    Aline te par 'e zgjodhe,
    Edhe Telhaj me Zybere
    E gjithe burrat e tjere
    I thane:" Te veme Aline,
    E te zeme njerezine,
    Gjithe kush dore te marre
    E ta kemi te pare"
    Aliu:" Mua me ndjeni,
    U tha, nje tjetr te gjeni"
    Ne kete pune s'i qeshi
    Me te vertet se deshi
    Po e tere bota e donte
    Kete barre t'ja ngarkonte.
    Kshu u mbloth' e u permblodhe,
    Barrene siper ja hodhe,
    Edhe telhaj me Zybere
    Dhe gjithe shoket e tjere,
    Thane: "Puna s'vete mbare,
    Po s'vum Aline te pare"
    Ata te tere kshu thane,
    Ay tha:"Vini Telhane"
    Telhaj tha:"Perpara teje
    S'del*, mos kini shprese meje"
    Ay tha :" Vini Zybere,
    Po ka dhe shume te tjere;
    Ke te doni, ate vini,
    U lutem mua me lini,
    Une nga gjithe me pare
    Doren e tij marre,
    Do ta kem mik e krye".
    Maliq Eshteri ju kthye,
    Tha: " Eshte e jotja kjo pune,
    Pas fjalese qe di une,
    Memedhene mos e lere
    Te prishet far' e te bjere,
    Nuk e la ne doret tene,
    M'i pari yne, c'ka thene?
    Punen e drothm' e perdrothme,
    Dege me dege e hothme,
    Gjersa hyne djallezite
    Na prune me kete dite!
    Punes pse i rri i huaj?
    Ke pret ta benj, as me thuaj!
    S'sheh se c'beri ligesija?
    E qysh u be Arabija?
    Nga vdekj' e te parit tene
    Vjet njeset e pes' u bene.
    Bota ngadale po vine
    Ne rripe e ne gremine;
    Puna jone u cakerrye
    Edhe fat ' i bardh u thye.
    Gjithe c'beme dem na vane
    Ligesite ne sheshit jane,
    Puna q'eshte marre zvarre
    Te mos permbysete fare.
    po s'more ti paresine
    Do' ta qajme Arabine,
    Se nuk' i le ligesija
    E rremja dhe dhelperija
    Djallezit' e marrezite,
    Te qasene miresite!
    Nuk; s'bejne dot te tjere,
    Pa te hysh ti kete here
    Ka nevoje njerezija;
    Tani ti dhe perendija!
    Puna eshte me qaf tende,
    C'te kane thene permende!
    Ne na lenc dhe kete here
    Neve vame ne sketerre,
    Genjeshtre te madhe ngjalle,
    Se vertetes t'i kesh malle!
    Epna dorene ta zeme,
    Se ne tjetre njeri s'veme"
    Keshtu tha Maliq_Eshteri,
    Pa Telhaj edhe Zyberi
    U leshuan menjehere
    Edhte te tjer' e te tjere,
    E tere c'ish njerezija
    Muarren doren e tija;
    Gjithe dore duke marre,
    E bene Aline te pare


    S'del* -- Nuk dal
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Naim Frashėri, aspostulli i shqiptarizmės
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-05-2025, 11:52
  2. Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar
    Nga shendelli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 11:39
  3. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  4. Ambasadori egjiptian nė Tiranė, pinjoll i vėllerėzve Frashėri
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 19:13
  5. Kur dashuronte Mit'hat Frasheri
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •