Close
Faqja 14 prej 19 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 190
  1. #131
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Ybejdi u ashperua
    Edhe shum' u egersua!
    Thirri: " Merreni dh' e vrisni!
    E tani nde dhet ta kllisni!"
    Armikete e nemur' erdhe
    Imamit sipre ju derdhne!
    Zejnepa me vrap e zuri
    Dhe doren siper' i vuri
    Pa thirri: " O te pabese!
    Komb' i ndyr' I Mavijese!
    Vrismeni mua
    Se me rronjtje nuke dua!
    Bini, te paudhe , bini!
    Djalethine mos e ngini!"
    Tek thoshte Zejnepa fjalen
    Dhe ' e kish pushtuare djalen,
    Pleqt' e vjeter' e te ndjere
    Si Erkami me te tjere
    Edhe shume miq' e trima
    Qe i mbuloj ngasherima
    Se besonin Perendine:
    Te tere me kemb' u ngrine!
    Ne mest te tyre nje burre
    Thirri : " Kjo s'behet kurre!"
    Ish nje djal' i holl' , i gjate
    Pa vu dorene ne shpate
    Njerezija u perzjene
    Ybejdi e doj Qofene
    Pa u tremp' e dore hoqi
    Edhe pleqesin' e ndoqi!
    Zejnepa me pleqesine
    Dhe me Zejnel Abidine
    E me sherbetore shkuan
    Nga rrezik' i math shpetuan!
    Shtepi gati kishin bere
    Te rrinj femija te tere
    N'ate shtepi i derguan
    Dhe botene e ndaluan
    Vune njerez te mos lene
    As gra , as burra te vene
    Pa erth' u perzje qyteti
    U ngrit me kembe rremeti
    Ybejdi per te qetuar
    Boten' e per te pushuar
    Zejnel Abidin' e grate
    I nxorri gjithe me nate
    Nisi pese mije vete
    I dergon ne Shamt te shkrete;
    Me gjith 'ata ushtare
    Shimrine vuri te pare
    Edhe Hasin' e Zehire
    Dy armike te peshtire!


    ******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  2. #132
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    # 19


    Fjala posi zokth' i shkruar
    Me vrap duke fluturuar
    U perhap e mori dhene
    Mesuane gjithe c'qene
    Qau gjithe njerezija
    Per gjitj'ato te keqija
    Pa miqt' e asaj femija
    Q'ishin njerez Perendije
    Miqte e Aliut zine
    Zun' e muhamet -Aline
    Bot' e ter' u ngrit me kembe
    Donin ta hanin me dhembe
    Gjithe tufen e Syfjanit
    Te Jezitit , te Mervanit
    Me shum' Ybejd' faqezine
    E tere uhsterine
    Edhe ata miqt' e tija
    Dhe vete jeziterija
    E tere bota Jezitne
    Pas kesaj shum' e merzitne
    Edhe njerezin' e tija
    Po i mundte djallezija!
    Kete dite u mbaruan
    Punete gjith' e u c'quan,
    Me nj'ane mbet Perendija
    M'anet tjater djallezija
    Kush desh Muhamet-Aline
    Zu besen' e Perendise
    I beri nder njerezise
    I vate pas miresise
    Edhe u be mik me bese
    Per Hysejn' e Fatimese
    Te tjeret zune Syfjane
    Edhe Jezitn' e Mervane
    Me te gjitha ligesite
    E te tera djallezte!
    Njeri zgjodhi te verteten
    La genjeshten' e te meten
    Tjateri mori te rremen
    Vu perpara thashethemen
    Njeri i pat Zotit malle
    E tjateri i zgjodhi djalle
    Nje desh Zejnel Abidine
    Nje u be me mbereterine!
    Ne Sham po vinte femija
    Dhe koket' e ushterija
    Ato koke ngado shkonin
    Cudi te medha tregonin
    Pa armikete s'besojne
    Djallezite i ndalojne!
    Tek shkonin udhes se Shamit
    Thoshte kryet e imamit;
    "Mjer'ay q'esht' i pabese
    E s'ka njerezije pjese!
    Mos pandeh se Perendija
    S'e di se c'bejne njerezija
    Miresine ka pelqyer
    C'do pune e ka cperblyer
    Ay esht' egersire
    S'munt te gjenje kurre mire
    Kush t'i ndihnje njerezise
    Miku esht' i Perendise
    Ay qe ze djallezine
    S'piqete me Perendine
    Njeriu ne kete jete
    Duhet te jet' i vertete
    Mire duhet te punonje
    Sa te jet' e sa te rronje
    Ate qe ben do te gjenje
    Se Zotne s'munt t'a genjenje".
    Keto thoshte kryethit e prere!
    Po vetem miqt' i degjonin
    Dhe zemeren e fortesonin
    Miqte shtonin dashurine
    Armikete djallezine.


    ****
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  3. #133
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Djallezija po u shtohej
    E shkreta frik' po madhohej
    Ata qe mbanin besen
    Deshne udhene t'u presen
    Ta shuajne ushterine
    E te vinte ne gremine
    Po femijene kujtonin
    Pa s'muntnine te guxonin
    Jeziti i mallekuar
    Punen' e kish kupetuar
    Q'u be sa s'qe per te bere
    Se u ftoh nje komp' i tere
    E pa qe kish teperuar
    Po isht' e bere dh' e shkuar
    Ne nj'ane shume gezohej
    Me nj'ane frika i shtohej
    Dhe thosht: " Te tjeret i vrane
    Po nje syresh pse e lane!"
    Kshu thosh me vehtet te tija
    Po kur vinte pleqesija
    E tere shum' e mejtuar
    E gjithe te zemeruar
    U thash : "Deshne vet' e bene
    Te til' urdher s'pata dhene!"
    Shimr' i lik i mallekuar
    Q'ish fare jeziteruar
    Kete vesh e kishte marre
    Pa dergoj njerez me pare
    Beshir Maliq' i pabese
    Qe kish nga Jeziti shprese
    Kryet e imamit shpije
    Te Jeziti shpirt Mavije
    Pa i thote : " Derth florinjte!
    Me mbush grushtin' e peqinjte!
    Se nje njeri kemi vrare
    Q'ish i math shum' e i pare!
    I pare nga mem' e ate
    Edhe burre trim me shpate!
    Ish m'i mir' i njerezise
    Ndaj nesh e ndaj Perendise!"
    Kshu tha Beshir armiku
    Edhe ndenj' me kemb' e s'iku
    Jeziti i mallekuar
    Kishte nje shufre nder duar
    Koken' e vuri re mire
    Q'ish si dita me te gdhire
    Me purteke e goditi
    Mallekimshumi, Jeziti!
    Ne te liqt' ishte i miri
    Plaku i vjetere, Nemiri
    Vdekjene ner sy e mori
    Pa i tha me fort i gjori:
    "C'ben ashtu , dora t'u thafte!
    Zot' i vertete te vrafte!
    Ate koke , q'eshte prere
    E kisha pare ngahere
    Qe e putht' edh' e ferkonte
    I pari yne dh' e dhonte!
    Nuk' e pashe Muhamene
    Kurre pa imam Hysejne
    Gjithnje me krah' e mbante
    E kurre soje s'e ndante
    E puthte dhe psheretinte
    Se c'do te behej e dinte,
    Pa me thosh: "Per kete djale
    Nemir, te thuash nje fjale!"
    Mallengjimi nuk' e linte
    Me tej fjalene s'e shpinte
    I ziu e kupetonja
    Rrinja i qet' e degjonja;
    Thoshte: " Kush do te guxonje
    Te t'i flas a ta mundonje
    Nga Zot' i math do ta gjenje
    Vet' ay do ta cperblejne".
    Keshtu rrefeu nemiri
    Qau dhe tha i pavdiri
    "Perse me la Perendija
    Te shoh keto te keqija!"
    Nemiri keshtu tha i gjori
    Pa jeziti jasht' e nxori!





    ****
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    moj ce ke Naimnë ti.. mo je gje kusho me te..

    pergezime per mundimin qe ke bere..

    kur vajc ne Janine nje dizaj mendova nje cast.. qe ne kto rruge ka ecur dhe i ngrati Naim.. e sa e sa shqipo te lavdishem..
    ahere pa viza levrinin shqipot e shkrete.. kurse nashi..edhe ne 2005.. ata dynden dyerve te ambasadave..
    e ta dinte i ziu naim se cdo benej me rracen e tije..

  5. #135
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Brari


    Pleqte e tjere te gjithe qane
    E Nemirit pas i rane
    Jeziti i mallekuar
    Fajn' e tij per te mbuluar
    S'mundi te vriste Nemire
    Pa vu e vrane Beshire!
    Se punen' e pa q'e prishi
    Pa djallezite permblodhi
    fajne ne te tjer' e hodhi!
    Mavijeja me Mervane
    Kshu nuk e varre Esmane?
    Beshiri i tha : " Ne s'i vrame,
    Na derguate , pa vame
    Beme ate qe na thate
    Ne s'i vrame , ju i vrate"
    Keto tha , p'andaj e vrane,
    E bene cop' e s'e lane!
    Pa Shimri i mallekuar
    Ngjarjene me te degjuar
    I la shokete dhe iku
    E u arratis armiku!
    Dhe te paret gjithe c'qene
    Te tere muarre dhene
    Te pakete dhe femija
    Djalli dhe Perendija
    Erdhe ne qytet te shkrete
    Paste nemene perjete!
    Ish bere gati shtepija
    Qe do te rrinte femija
    Me nat' shum' atje i shpune
    Dhe njerez me dere vune
    Ndaluane njerezine
    S'lane te ven' e te vine!
    Eslemi , q'ish plak i ndjere
    Edhe shume pleq te tjere
    Gjithe Jezitit i vane
    Edhe ndenjne pa i thane:
    "Pun' e madhe eshte bere!
    U rrezua jet' e tere!
    Kete pune qysh e bene?
    Valle kush u kishte thene
    Ta sjellen ne kete shkalle?
    Kush u dha urdhere valle?
    Ybejdi i mallekuar
    Kshu u tha duke derguar?
    Fati yne sot u krye!"
    Pleqt' e gjore keshtu thane
    Dhe me lot te gjithe qane
    "Nemna koket, tha eslemi
    Te nisemi e te vemi
    Ne Qerbela t'i mbulojme
    Sa te mundim te nxitojme
    Se neve trupat ' i njohim
    Po pa te vemi t'i shohim ".
    Gjithe koket' ua dhane
    Eslemi me shoket vane
    Ne Qerbela i mbuluan
    Pune te mire punuan.



    ******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  6. #136
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Me pastaj dhe leje dhane
    Femijen van'edh' e pane
    Po me Zejnel Abidine
    Njerezija u cudtine
    se vertet nga goj' e tija
    Fliste vete Perendija!
    Pleqt' e urte me s'menuan
    Femijezen e derguan
    Ne qytet te Medinese
    Se s'ishin gjithe pa bese
    U dhane Numan Beshire
    Q'i shpuri bukur' e mire
    Ishte mbledhur njerezija
    Ne qytet si mizerija
    Gjithe bota duke qare
    Kish ardhur me pare
    Ne Medine erth femija
    Q'e prit gjithe miqesija
    Pa te tere erth' i zbritne
    Me Muhamet Hanifine
    Ishte permbysure jeta
    Kish rene poshte e verteta!
    Koh' e shkrete ishte ndrruar!
    Jeta ishte shemetuar!
    Zemerate ishin djegur
    Shprese gjekundi s'kish mbetur
    E mori vesh njerezija
    Q'e mbyti jeziterija
    Bota me kembe u ngrine
    Imam Zejnel Abidine
    Gjith' e njohne per ta pare
    Dhe i vane duke qare
    Dorene te ter' i zune
    Edhe mi krye e vune.
    Imami u tha : " U dua
    Si me doni dhe ju mua
    Po s'e mbaj dot kete barre
    pa nuke behem i pare
    Se sot u ngjall djallezija
    S'ka te beje Perendija
    Une zura Perendine
    Nuk' e qas dot djallezine
    Eshte pun' e shemetuar
    Do kohe per te qerruar
    Ndaj u lutem te me lini
    Nder djallezi mos me shtini
    Njeriu esht' i mahnitur
    Sot shume dhe i paditur
    Mendjene gjer sa ta mbledhe
    Shume uje do te rrjedhe
    Une s'ze dot madherine
    Dhe demet e djallezite
    Ne pune kaqe te marre
    Qysh munt te behem i pare!
    Punerate qe me ngjane
    Ne jete shpres s'me lane
    pa lashe plakn' e shtepine
    Zura dhen' e Perendine
    Do t'i falem perendise
    T'i ap' udhe njerezise".
    Kshu tha , po ata s'e linin
    Te pare donin ta vrisnin
    Sa u dha e kupetuan,
    I vuri mbe udh' e shkuan.


    ******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  7. #137
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Ketej shpresen duke prere
    Vune Abdullah Zybere
    Ne Meqe gjithe te pare
    Pleqesi e luftetare
    U be nj'e madhe rremuje
    Lufta mori shume buje
    Jeziti prishi Meqene
    Perveloj dhe Medinene!
    Ishte ngritur njerezija
    Paresi e vegjelija
    Gjakn' e Hysejnit kerkonin
    Jezitne e mallekonin
    Jeziti i mallekuar
    Fjalete me te degjuar
    U semur , ra ne renkime
    E ne te mbedha lengime
    Se Zoti, q'esht' i vertete
    S'le gje pa shpage ne jete
    Ngordhi , pa cpejt njerezija
    Shpetoj nga duart' e tija
    Vate drejt e ne sketerre
    Atje mbet perkurdohere
    Gjeti atje Mavijene
    Dhe gjithe te tite c'qene
    Pa atehere u zgjua
    Edhe ndenj e u mjetua
    Mundonjesit' e perpshine
    Edh' e hodhe ne gremine!
    Me vehte valle c'ka marre?
    Nem' e mallekim me barre
    Vec ate nemen e shkrete
    Ka fituar per jete!
    O njeri , mba Perendine
    Hidhe poshte djallezine!
    Djall' i ndyre, i mallekuar
    Q'ishte si qen i terbuar
    La te bire mavijene
    E ja la ne dore frene
    Ndenj Mavijeja i dyte
    Ne front edhe hapi syte
    Po kur i cfaqet nje hije
    Trembet e nga froni bije
    Pastaj mblodhi njerezine
    paresin' e pleqesine
    U tha : " Mua te me ndjeni
    Nje mbret tjatere te gjeni
    Ne fron te gjakeruar
    Te nemur , e te mallekuar
    Te ngrehur prej djallezije
    Une s'rri se s'me ka hije;
    Pa im gjysh edhe im ate
    Qene shume doregjate
    Vran Aline e Hasane
    Q'ishin Zoterinjte tane
    Vran djemt' e Fatimene
    Q'u pru gjithe bota bese
    Gjithe keto te keqija
    S'i ndjen kurre Perendija
    Eshte fron' i mallekuar
    Ngrehur me gjak te uruar
    C'ben' ata s'e benje dot une
    S'eshte per mua kjo pune
    Kur e mejtoj c'kane bere
    Zemra me dridhet' e tere!"
    Kshu tha dhe u hoq menjane
    Pa djajte gjall nuk' e lane
    Me neseret e helmuan
    Te gjorine dh' e mbuluan!
    Ferra beri trendafile
    Gal' e egere bilbile!
    Per ate fron te pergere
    Shume pune ishin bere
    pa s'rrij dot njeri i mire
    Se kish nem' e ish i feshtire!
    Te parete gjith' u zune
    Pa u bene shume pune
    Me cdo cip te cdo qyteti
    Ish bere nje fare mbreti
    Ybejdi me shume shoke
    U mblodhe koke per koke
    Kishin keq per djallezine
    Mos humbisnin jeziterine!
    Papo u mblodh' e u loshe
    Dhe djall' e vertete zgjodhe!
    Ne mest tyre u vrane
    E ke vune mbret? Mervane
    Opopo! Mervan qafoku
    Ndenj ne fron posi macoku.



    ******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  8. #138
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    # 20


    Engjell, xbrit nga perendija
    E jake ner ment e mija
    Se po te rrefej Myhtare
    Kordhetare trim te pare,
    Ibrahim Maliq Eshtere
    Dhe Sylejman' e te tjere
    Q'ishin burra te vertete
    Dhe pa shoke ne kete jete
    Pa pastaj dh'Eba Myslimne
    Burren e vertete trimne
    Po jake me embelsire
    E m'i sill ne mendje mire
    Ishte shuare Syfjani
    Po kish mbeture Mervani
    Q'ishte rrenj e djallezise
    Ngaj' e gjithe ligesise
    Mbreteronte vete djalli
    Prapesin' ay e kalli
    Ishte shume i pabese
    Mos paste nga Zoti ndjese
    po njeri nuk e degjonte
    Se sicili mbreteronte
    Abdullahu i Zyberit
    Q'i kish kembet si te drerit
    Kishte marre shume buje
    Ish bere vendi rremuje
    Ata qe donin Aline
    Dhe ishin me Perendine
    Gjakn' e imamit kerkonin
    Me te gjith' anet leftonin
    Po Zotn' e mire , Myhtare
    Q'ish nga te gjithe m'i pare
    Armiket' e kishin zene
    Brenda e kishine vene
    Edhe kur vrane Myslimne
    Mbyllur' e kishine trimne
    Dhe ne mynxyre te shkrete
    E mbylle pa s'rrij i qete
    Nde hekura ish ngarkuar
    E mbanin brenda ne quar
    Posi dragoj shkrefetinte
    Ne t'erret e sokelinte!
    Mbani ment Maliq Eshtere?
    U ngjall prape kete here
    Ish i bir , i Ibrahimit
    Burre si i ati trimi!
    Hena hahet e venitet
    Pastaj prape perseritet
    Pa i ati tek i biri
    Pshihete , ka then' i miri
    Ibrahimi ishte rritur
    Edhe ndarm ishte stervitur
    Me zemere te tija fliste
    Per imamet doj te vdiste.
    Sulejmani burr' i ndjere
    Plak mbi te gjithe pleqt' e tjere
    Q'ish i urt' e fort i mire
    Edhe me shpirt te pavdire
    Nat' e dit' ay zot qante
    Per imamet zi mbante
    Ky plak ishte ber' i pare
    Permbi gjithe kordhetare
    Sylejman Sardi , o lule
    Kordhen ' e lare c'e shkule!
    Armikete i perndave
    Me te shumete i vrave!
    E rrefeve dashurine
    Qe me kishe per Aline
    Dhe per meme Fatimene
    Per Hasan , e per Hysene
    Njezet mij' u mblodhe trima
    Me armee si vetetima
    Dhjete mij' ish kalorija
    Edhe dhjete kembesija
    Gjithe burra te shendoshe
    Dhe djalosh' e bukuroshe
    Gjithe kordhete i zhveshne
    Rrojtjene me nuk' e deshne
    Pa e bene besa bese
    Sicili deshi te vdese;
    Se pari te tere vane
    Te shihnin Qerbelane
    Te shihnin vendin' e varre
    E gjakne , qe dhe s'ish thare.



    ******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  9. #139
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Se largu posa pane
    Me sy burrat Qerbelane,
    Gjithe nga kuajte zbritne
    Edhe thirr' e uleritne
    Me ngasherim shume qane
    Puthne dhen' e permbys rane
    Me mallengjim gjith' u verdhe
    Edhe kokejasht' u derdhe
    Gjithe ate trima shoke
    Hodhe pluhur mbi koke
    Duke qar' e duke vrare
    Po vinine me te pare!
    Zemera sa vij u ngrohej
    Dhe dashurija u shtohej
    Kur u qasn' e pane varre
    Ata trima kordhetare
    Thirre gjith' e uleritne
    Engjellite posht' i zbrtine!
    Rreth varrit te tere rane
    E me vaj te gjithe qane!
    Sylejmani duke qare
    U derth' e e puthi varre
    Pa tha :" Djal' i Fatimese!
    O trendafil me vese !
    Armikete qysh guxuan
    Te zune ete munduan
    Edhe te pren' e te vrane
    Kursim pike nuke lane!
    Te vrau komp' i pabese
    Kelyshet' e Mavijese!
    Per ne te zest' u perpoqne
    Te keqija shume hoqe!
    Te la gjithe njerezija
    I mbyti makuterija
    Lane Muhamet-Aline
    Edhe ty e Perendine!
    Te dhane shume mundime!
    Te keqija e hidherime!
    Pse s'u ndodh nje trim me bese
    Per deret te Fatimese
    T'ishe trim , burr' i vertete
    Te behej me shume vete
    Armikete t'i shkurtonte!
    Edhe ty te gezonte
    Po gjithe bota te lane!
    E armikete te vrane!
    Mynxyr e madhe na gjeti
    Sy e faqe me s'na mbeti!
    O engjell i vertet!
    Te qofshim fale per jete!
    Per kete te madhe plage
    Neve sot kerkojme shpage!
    Do te vdesime te tere
    Per keto qe jane bere
    Sa te vije me gju gjaku!"
    Keto fjaleze tha plaku
    Ay plaku i uruar
    Me zemere te perveluar
    Nemeronte duke qare
    E duke puthure varre!
    Lotte si krua i vinin
    Nga mjekr' e bardh' i binin
    Dhe shokete te tere qanin
    Lotte s'muntnine t'i mbanin!
    Nje dit'e nje nateqane
    Pastaj u ngrine dhe vane
    E lane varr' e imamit
    Muarre udhen e Shamit
    Gjithe tok e bene bene
    As nje armik te mos lene
    Mervanit van' e i thane
    Te madhe frike i dhane
    Pa mbleth gjithe djallezine
    E perhapi ushterine
    Dolli posi mizerija
    Ushteri e shkret e tija.
    Ata trimate me bese
    Sipr' u hodhe posi shpese
    Te gjitha shpatat i xhveshne
    I dhan ' armikut rrebeshne
    Bene fort te madhe pune
    Gjakne gjer ne gjut' e shpune!



    ****
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  10. #140
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Mijera here leftuan
    Te ter'armiket' i shuan!
    Me trimeri i perlane
    Pa dhe ata vete rane!
    Ra dhe Sylejmani vete
    Plaku trim' burr' i vertete
    Dhe ata trima qe mbene
    Prape e zune Qofene
    Pas ketyre dhe te tjere
    Burra , trima te ndjere
    Dualle , si Nati burri
    E si Muhamet Maxhuri
    Dhe te tjeret qe leftuan
    Armikete gjith' i shuan
    Mervani nat' edhe dite
    Po mejtonte djallezite
    Gruane qe kish me pare
    Jeziti , ky e kish marre
    Kjo grua kish dhe nje djale
    Nga Jeziti , q'ish i cale;
    Mervani djalen s'e donte
    E kerkonte ta helmonte
    Pa i mblidhen gjithe grate
    Edh' mbytine nje nate!
    Vate shpirt' i zi , e erret
    U fut brenda ne sketerret!
    Hyri ne dhet' djalli vete
    Mallekim paste per jete!
    Ngordhi djalli, la te bire!
    Q'ish dhelper edh' egersire!
    Abdyl Meliq i pabese
    Zu kemben e Mavijese!
    Myhtari brenda po rrinte
    Si dragoj po shkrefetinte
    keto pun' i kish degjuar
    Dhe shum'ishte ashperuar.
    Papo zemera i zjente
    E pushim s'munt te gjente
    Pruri nder ment Qerbelane
    Edhe lotte curk i vane;
    I vane lotte si lumi
    Pa u pre dh'e e zuri gjumi
    Pugjalli i trimerise
    Veshi rrobazet' e zize
    Pa i erdhi permbi krye
    Ne nederre ju rrefye
    "Myhtar!Myhtar! i tha , ngrehu
    Se nev' e zeza na preu!
    Oh, c'na ka bere armiku!
    Keshtu tha dhe me vrap iku
    Myhtari u temerrua
    Si i nderkryer u zgjua
    Po hekurat e rendonin
    S'tundej dot, se e ndalonin!
    Thirri Muhamet-Aline
    Pa mblodhi gjithe fuqine
    I ndihu trimerija
    Edhe vete Perendija
    Hekurate duke thyer
    E murete duke cqyer
    Dolli jashte si dragua
    Fluturoj posi fajkua
    Posa e pa njerezija
    I ra pas si mizerija
    Dhe Muhamet hanifine
    Q'e kishte ate Aline
    Armiket' e kishin zene
    Dhe ne burk e kishin vene;
    Myhtari me shok' arriti
    Me vrap nga burku e qiti
    Pa i tha : " Ne kemi dale
    Po preje teje duame fjale
    Te gjithe do te leftojme
    Sa te jemi e te rrojme
    Shpagene s'e le pa marre
    Gjersa te me bejne varre;
    Gjakne ne gjut' do t'a shpije
    Kalene me not do ta shtije
    Kur e kujtojne Qerbelane
    Edhe zoterinjte tane
    Me shpate me vjen t'i bije
    Dhe yjet perdhe t'i shtije!
    Keshtu the , trim i vertete
    Te qofsha fale perjete!
    Muhameti vu te pare
    Mi gjithe trima Myhtare
    Me Muhamet Hanifine
    Prane Zejnel Abidise
    Q'ishte drit' e Perendise
    ne mesthit te njerezise
    E puthi ne kraheruar
    Me zemere te perveluar
    Imami i dha urate
    Ati trimi jetegjate
    Myhtare tekdo e pane
    Gjithe trimat pas i rane
    Kish trim mi trimat e tjere
    Ibrahim maliq Eshtere
    Ibrahim , o jetegjate
    Se c'nderove tet'ate!
    Kush besonte tjeter here
    Ta shih gjall' Maliqe Eshtere
    Vec ay Zot' i vertet
    Qe i ben punete vete
    Ibrahimin me Myhtare
    Burrate trima te pare
    Me shume shoke te tjere
    Te gjithe trima te ndjere
    Rojtjene me nuk' e donin
    Gjakn'e imamit kerkonin
    Fluturuane si shpese
    Edhe ju derdhne Qofese
    Pa pandehure i rane
    Edh' e zune anembane
    U be rremuje qytetti
    U ngrit me kembe rremeti
    Qanine foshnjat' e grate
    Sterr' ish ber' e shkreta nate!




    ******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

Faqja 14 prej 19 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Naim Frashėri, aspostulli i shqiptarizmės
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-05-2025, 11:52
  2. Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar
    Nga shendelli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 11:39
  3. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  4. Ambasadori egjiptian nė Tiranė, pinjoll i vėllerėzve Frashėri
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 19:13
  5. Kur dashuronte Mit'hat Frasheri
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •