Nga mengjezi i gezuan
Se po nga frika shpetuan,
Nata ka te rende hije,
Ne te madhe frike bije;
Kur vjen e shkreteza nate,
Drurete duken lugate!
Gjithe te vdekurit ngrihen
E prapa gureve pshihen!
Here qajne, here qeshin,
Here llerete perveshin!
Keto i ben frik' e shkrete
Pa s'esht' asnje e vertet
Te dy djemthit u clodhe,
Dhe mendjene pak' e mblodhe,
Te varferite c'i gjeti
Erdhe prape te qyteti!
Ne nje kopshe hyn' u pshehne,
Dhe qent' i pan e s'u lehne!
Se qeni eshte m'i mire
Nga njeriu pa meshire
Kur nje plake sherbetore
Erth' e i mori perdore
Dhe tek zonja i shpuri,
Brenda ne nje dhome i vuri.
Vate zonja dhe i biri,
Dhe sherbetor i miri,
Te dy engjellit' i pane
Dhe uj' e bukez u dhane.
Qau zonj' e shtepise
Per brenget e foshnjerise.
Mbremanet i shoqi erdhi
Helmine nga goja derdhi!
Tha :" Na u shua qyteti
Njeri nga trimate s'mbeti,
Ate te madhe e vrane,
Po s'di djemt' e tij ku vane!
Brenge te madhe na prune
Nuk' e di dot a i zune;
Pa e zeza do t'i prese!"
Kshu tha Harith' i pabese!
Femijen e kish te mire,
E vet' ish shpirt shellire,
Qysh ish mbledhur perendija
Me nje vent , dhe djallezija!
Te keqe enderre pane
Djemt' e varfere pa qane;
I paudhi i degjojti
Dhe punene e kupetojti!
U ngrit e me nat' i mori
N'anet te lumit i nxorri
Qiti kordhene t'i priste!
Edhe ish gati t'i vriste.
Po djali me sherbetore
Erdhe pas ata te gjore
Dhe e shoqja duke qare
Per Ibrahimn' e Myhtare
Edh' e zun' e nuk ' e linin,
Duarte mu djemt' i vinin,
Ay djall ' u zemerua
Edhe aq' u keqesua,
Sa , si pa qe s' hiqnin dore,
Pret djalen e sherbetore!
Dhe gruan e plagosi,
Punen' e atyr' e sosi!
Pa djemet koken u preu
Djalle nuk' e piu dheu!
Trupat i hodhi ne lume,
Oh, e keq' e madhe shume!
Popo , c'beri faqeziu!
S'ishte pune prej njeriu!
*****
Krijoni Kontakt