Close
Faqja 8 prej 19 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 190
  1. #71
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Drita qe ndrin gjithesine
    E na rrefen Perendine
    Ishte imam i vertet
    Qe la emer perjete.
    Per ate Zot s'ka levdate
    Kjo fjal' eshte shum' e gjate;
    Miresi e ati s'thuhet
    Eshte e larte shum' e s'shkruhet,
    Gjer atje ne nuke vemi
    Pak eshte sado te themi
    Jeziti frone e zuri
    Ne ligesite dore vuri
    Ndenj ne front te gjaketua
    Ne nje vend te mallekuar
    Njerezis' i vuri frene
    E shkoj shume Mavijene
    Te ligat ay i zuri
    E ky gjer ne funt i shpuri
    Imam Hysejne kujtonte
    Nat' e dit' e shkumbezonte.
    Ne Medine nga Jeziti
    Ish derguar Veliti
    Jeziti ati i shkrojti
    E nje karte i dergojti
    I thote:"Zoti ima ate,
    Qe perpiqej dit'e nate
    E ish njeri i uruar
    Pa dhe vdiq i shenteruar!
    Me urdherit te tij vete
    Me ka lene mbret ne jete
    Kush s'me benete rob* mua
    Ta vras se me nuk e dua".
    Ja dha Mervanit Veliti
    Karten q'i dergoj Meriti
    Velitit Mervan' i thote
    "Tani kohe mos humb kote,
    Po vra me pare Hysene
    Ne do te shpetosh vehtene!"
    "Hysene! tha , vec atija
    Kam frike nga Perendija
    Esht' i nip' i Muhametit"
    "S 'benet , esht urdher' i mbretit".
    Mervani i thote:"Vraje,
    Punene qe sot ti ndaje!"
    Kshu tha Mervan i ndyre,
    Q'ishte e madhe mynxyre!
    Pa e thir" imam Hysene
    Veliti me Mervan qene,
    Me goje keto ja thane
    Edhe kartene ja dhane.
    Imam' i thote Velitit:
    "Nuk i behem rob Jezitit"


    Rob*---- ne origjinal :"Rop"
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  2. #72
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Thote vetem kete fjale
    Edhe ngrihete te dale
    Mervani thote:"Ta vrasim,"
    Veliti tha, "Nuk e ngasim
    Se na nemin njerezija
    Na vret edhe Perendija".
    Pa imami me te dale
    I dergoj Velitit fjale
    I tha" Me vrap ketej ike
    Se eshte e madhe frike
    Mervani s'te le te gjalle
    Ti e njeh fort mire djalle".
    Imami u ngrit e iku
    Se nuk' e linte armiku
    Iku me gjithe femije
    Opopo, brenge me mije;
    La qytetin e Medinese
    J'u leshuane Meqese
    po ashtu ish dhe Meqeja
    E kish shkelua Mavijeja
    Ne Qofe kjo u degjua
    Pa bota gjith' u gezua
    Te tere me vrap u mblodhe
    katr' a pese njerez zgjodhe
    Ja dergojn' imamit tene
    Me kartera duke thene
    "Neve qeme te pabese
    Po sot te kerkojme ndjese
    Se e pame Mavijene
    Dhe njerezit e tij c'qene;
    Hoqme shume te keqija
    Nga ligesite e atija
    Pa jemi te deshperuar
    Te djegur te perveluar;
    Jezitne neve se njohim
    Se po punerat i shohim
    Sonte jemi zemerlare
    Dhe ty te kemi te pare,
    Do ta derdhim gjakne te tene
    Do ta prishim edhe gjene
    Se neve s'jemi te huaj
    Jemi te shpise tuaj
    Ne armete do t'i amrrim
    E te liqte do t'i t'harrim
    Po jake s'munt me pare
    Te mos e ftohime zjarre"
    Keto fjale dhe te tjera
    Fluturake posi era
    Imamit ata i shkruan
    E ne Qofe e kerkuan
    Miqte imamit i thane
    Edhe nder kembe i rane
    Te mos dilet nga Meqeja
    Si dolli nga Medineja
    S'e njerezit e Qofese
    Nuke mbajne fjal' e bese
    po ata prape' i dergonin
    Kart' e njerez edh' e ftonin
    Nis te kushrine , Myslime
    E dergoj ne Qofe trimne
    I bir' i Ykajlit ishte
    E shoket te rrall' i kishte
    I tha te vij' e te shohe
    Te vertetene ta njohe
    Myslimi ne Qofe vate,
    Dhe u fut brenda ndaj nate;
    Vane bashke me Myslime
    Myhtari me Ibrahimne
    Ishin te dy djemt' e tija
    Qe u ndane nga femija
    Ibrahimi ishte vjetsh tete
    Myhtari nente a dhjete






    **********
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  3. #73
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Ay imam i vertet
    Qe nuke kish shok ne jete
    Nuke vetem nga Qofeja
    Nga Basra, nga Medineja
    Po dhe nga vende te tjere
    Merrte kartera ngahere
    Gjithe per te par' e donin
    Edhe me drite e kerkonin
    Myslimne atje e pritne
    Miqesin' e perseritne
    Edhe fort shum' u gezuan
    Te gjithe miq ju treguan
    Njezet mije kordhetare
    Imamn' e njohne te pare
    Myslimi pune mbarojti
    Imam Hysenit i shkrojti:
    "Te vish sa te munc me pare
    Se puna po vete mbare
    Jezitbe nuk' e durojne
    Gjithe c'jane te kerkojne
    Po ngrehu shpjet edhe jake
    Mos meno as shume' as pake".
    Kshu i shkroj Myslim i gjore
    Gjithe miqte vune dore
    Pa i shhkroj edhe paresija:
    "Ne je ti Perendija
    Te na degjosh kete here
    Ne roberi mos na lere"
    Keta gjithe bene
    Qe te vdesin me Hysene
    Imam punen e dinte
    Po gjetke s'kish ku te vinte!
    Se dhene Meqe s'e linin
    Armikete pas i vinin!
    Duhej te linte Meqene
    Te vij' e te zij Qofene;
    Ndonese miqt' e tij s'donin
    Ta mbanin aty kerkonin
    Ne Basre dergoj Selmane
    Te mblithte sa miq qe jane
    Dhe gjetke dergoj te tjere
    Miqte nga jane t'i bjere
    pa pastaj u ngrit e dolli
    Paresija e percolli
    Me gjithe femije iku
    Te mos ja zinte armiku!
    Femijene s'doj t'i shpunte
    Po nuke kish ku t'i linte!
    Se armikete ja ngrinin
    N'ate Shmt te zij j'a shpinin!
    Ne Qofe kishte derguar
    Mbreteri e mallekuar
    Te pare Numan Beshire
    Q'ishte nje plak i peshtire
    Ngrihete djalli pa ndjese
    Q'esht' i like e i pabese
    Merr nje fytyre te ndyre
    Behete posi mynxyre
    Pa vete e pjek Numane
    Duke hequre menjane:
    "A e dini c'behet i thote
    A po rri pa pun' e kote?
    Ketu njerezit te tere
    Me Hysejne jane bere
    Punene me udh' e vune
    Se pari Myslimne prune
    Tani dhe Hysejne presin
    Bene be gjithe te vdesin"



    ********
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  4. #74
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Numani mbledh njerezine
    Dhe ata te gjithe vine
    U thote:"Degjoni nje fjale
    E s'e di si do t'u dale;
    Nje pune te ndryshme zute
    Myslimne ketu e prute
    Dhe Hysejne po e prisni
    Brenda ne qytet ta kllisni!
    Mos'ni se nuk' u del mire
    Se Jeziti s'ka meshire
    E ka zemeren te gurte
    Edhe shpirtine te murte
    Mjere, mje' ay i gjore
    Qe ti bjer'ati ne dore!
    Esh' i keq edh'egersire!
    S'ka vetedije te mire!
    Te degjojne per hysejne
    E permbys gjithe Qofene!
    Edhe foshnjezat' e mjera
    Do t'i therrnje posi shqerra"
    Kshu tha , ata u perndane
    E lane vetem Numane
    Q'ish nje plak i perzhellitur
    Si kalliz' i kahenitur
    Po njerezit e pabese
    Kelyshet' e Mavijese
    Jezitit i kishin shkruar
    Punen ja kishin treguar
    U zemerua Jeziti
    Botene me kemb e ngriti
    Te pare Jeziti, thone
    Ne punera kish Serhone
    Qe ishte nje i krishtere
    Me zemre te zeze sterre
    Te dy bashk' ata u mblodhe
    E Ybejdullane zgjodhe
    Q'ishte i bir' i Zijadit
    Nip' i Mavije lugatit
    Se Zijadi kishte vdekur
    Ky ne vent te tij kish mbetur
    Ne Basr' e kishin derguar
    Njerine e mallekuar
    Pa keti me vrap i shkruan
    E njeri cpejt i derguan;
    Nje tjatre atje te lere
    Dhe mjaft ushteri te ngrere
    Edhe Qofene te zere
    E te shohe c'eshte bere
    Ybejdi Selman' e zuri
    Me shokete zemreguri
    Vrau ata dhe Selmane
    Pa la aty te vellane
    Dhe ju leshua Qofese
    Me mije kater' a pese.
    Si rrufeja me vrap vate.
    Dhe hyri brenda ndaj nate
    Pa, per te mos kupetuar
    Me nape ishte mbuluar!
    Njerezite qe e shihnin
    Nuke muntnine ta njihnin
    I genjeu gjithe qeni
    E pandehne q'ish Hysene;
    Pa te gjithe u gezuan
    E zemerat u zgjeruan!
    Po pastaj te gjith' e njohne
    Serish zemerat u ftohne
    Hyri ne Qofet te shkrete
    Ybejdi me shume vete
    Me neseret pleqesine
    Mbledh' e gjithe njerezine
    Ca genjeu , ca levdojti
    Ca shau e ca qertojti
    Gjithe kerkon t'i genjejne
    E Myslimne rreh te gjenje!



    *****
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  5. #75
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Myslimi ish te Haniu
    Q'e kish pasur mik Aliu
    Atje edhe djemte vene
    Ybejdullahu rreh dhene!
    Kishte nje rob zemreklire
    Ay gjen nje plak te mire
    Dhe i thote me te qete
    "O ti , njeri i vertet
    Qe besove Perendine
    Edhe Muhamet-Aline
    A mos ke pare Myslime?
    Q'e kam t'afere e timne?
    Nga Hysejni dic i bije
    Dhe dua tani t'ja shpije!
    Pa shih, i tha , se ci solla
    Dhe i rrefen ca te holla!"
    E rrejti me te pabese
    Plakne qen' i Mavijese
    Dhe plaku, q'ishte genjyer
    Myslimne ja pat rrefuer!
    Vete atje dhe ja shpije
    Edhe ne kembe i bije!
    Myfedal quhej ky djale
    Qe ben gjithe keto fjale!
    Keta ketu i genjeju
    Dhe Ybejdit i rrefeu!
    Zot' i madh e i vertet
    Ay ishte djalli vete!
    Pa ja rrethojne shtepine
    Edh' e marrene Hanine
    Te Hybejdi e kellasin
    S'e lene gjalle, po e vrasin
    Myslimi duke mesuar
    Dhe djemte duke derguar
    Te Sherihu, q'ishte burre
    E syri s'i trembej kurre
    Miqet u dergojti fjale
    Kush eshte trim , le te dale;
    Njezet mije kordhetare
    Q'i dhane fjale me pare
    Me Myslimne u leshuan
    Ybejdine e rrethuan;
    U ndez me nxit luft' e shkrete
    Dhe u vrane shume vete
    Myslimi kordhen e xhveshi
    Dhe u hoth posi rrebeshi
    Armikete duke i prere
    E te vrare duke ndere
    E beri gjakne kenete
    Duke vrare mije tete!
    Ybejdi genjeshatre gjeti
    Si e pa q'u munt rremeti;
    Me genjeshtret te gatuar
    Nis Shimrin e mallekuar
    Me te tjere te pabese
    Ng'ata djajt' e Mavijese
    Dualle dhe ulerine
    Thane"opop, se c'vine!
    Me mije vijn'ushtetare
    Prej Shami, po ca me pare
    Ndahi e zini shtepite
    U there si bagetite!"
    Pa njerezi e Qofese
    Qe nuk kish shume bese
    Me nje here u shperndane
    Myslimne vetem e lane!
    Po nata, duke nxituar
    Me erresire ne duar
    Arrin dhe mbulon Myslimne
    E shpeton ng'a armiket trimne!
    Myslimi rrotull po vinte
    Nga te bente nuke dinte
    Pa i dergoj perendija
    Nj'a dy a tre miqt' e tija
    Me ata bashke i miri
    Vate te Mehmet Qethiri
    I zot' i shtepis' e priti
    Me gaz shume i gostiti.
    C'esht' e mire miqesija
    Ne te tilla te keqija!



    ********
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  6. #76
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    #8


    Me neseret ne te gdhire
    E thirre Mehmet Qethire!
    Se armiket kallezuan
    Papo erth' e i rrethuan
    Me te vature Mehmeti
    Prap' u ngrit gjithe qyteti
    Ybejd' i kerkoj Myslimne
    Dhe Myhtar' e Ibrahimne
    Mehmet-Qethiri* ish burre
    I tha:" Nuke t'i jap kurre!
    Kush me shkel prakn' e shtepise
    Me vjen ng'an' e Perendise
    Pa vrare mua me pare
    Ate s'munt njeri ta marre".
    Te tjerete duke dale
    Ybejdullah e rrethuan
    Mehmet-Qethir' i kerkuan.
    E leshoj Mehmet-Qethire
    Po i mbajti penk te bire
    Nga te paret e Qofese
    Djal' i Ebu-Ybejdese,
    Myhtari , trim' i vertet
    Mblodhi dhe shoke tridhjete
    E poqi Mehmet Qethire
    I tha te nxjerre te bire
    Pa te mblidhene te tere
    Gjithe bashke duke bere
    Edhe Qofene t'a lene
    Te gjejne imam Hysene
    Si duhete te leftojne
    Armikete t'i debojne
    Keta keto fjale thane
    Po kur nga Shami u dhane
    Dhjete mije ushtetare
    Amire kishin te pare
    Ay Ybejd' i peshtire
    E therret Mehmet Qethire
    Ay me mije tridhjete
    Niset e hyn brenda vete
    Ybejdi e shan me pare
    Ay heq kordhen e lare
    E se prapsmi i rane
    Mehmet Qethiri u bije;
    Katr' a pese poshte shtije
    Pastaj te tjeret i rane
    Te gjithe bashk' erdh' e vrane!
    Si u vra Mehmet -Qethiri
    Mbi ta u vervit i biri
    Vrau disa, pa e vrane
    E te gjalle nuk' e lane
    Te tjerete u vervitne
    Ushterite u goditne
    Ate dite aq u vrane
    Sa numure nuke kane!
    Gjithe Qofeja u shua!
    U be gjaku si perrua!
    Ata qe mben' u perndane
    Prape Myslimne e lane;
    I varferi ngado vinte
    Me tufe armikesh binte
    Nuke dilte dot nga qyteti
    Se ish rrethuar' i shkreti;
    Armikete e pane
    Dhe ju qepn' e pas i rane;
    Domosdo kalit i zbriti
    Dhe u fsheh e ze me s'qiti
    Ybejdi tha:" Kush ta gjejne
    Dhe vinj' e ta rrefenje
    Dot ' i jap c'gje te kerkojne
    Pa ay qe te guxojne
    E me shtepi ta kellasi
    Vete vehtene te vrase!"



    Mehmet-Qethiri * ----- Ketu e me pas emrin e gjejme me vize ndarese: -
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  7. #77
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Si u err, u be sketerre;
    Del andej Myslim' i mjere
    Edhe vete me nje krua
    Kur atje na gjen nje grua;
    Ish nje plakez' e drobitur
    E fishkur', e perzhitur
    E kish afer krojt shtepine
    Plaka, q'ish me Perendine;
    Ajo me shtepi e kalli
    Se s'kishte pjese nga djalli
    Donte Muhamet-Aline
    Andaj ja hapi shtepine.
    Myslim' i gjor' ate nate
    u mejtua gjer' e gjate
    I erdhi ner ment femija
    Edhe djemthit' e shtepija
    Dhe Hysejni , qe po vinte
    E ne rrezik te math binte
    Pa qau e psheretiti,
    Pothua shpresen e ngriti
    I vane lotte lume,
    Pa se zu i shkreti gjume;
    Plakez' e varfer qante
    Me shpres' e gjora e mbante
    Edhe fjalene s'e priste
    me ze te unjete fliste
    Djal' i plakes i pabese
    Qe rrij zjuarre ne shtrese
    Fjalete dyke degjuar
    I paudhe', i mallekuar
    Me neseret kallezojti,
    E te gjitha i tregojti!
    Ybejdi vesh mir' e mori
    Dhe Mehmet-Eshathne nxorri
    Armikete me vrap vine
    Edh' e rrethojne shtepine!
    Myslimi armete mori
    Edhe kordhene e nxorri
    Del me vertik shum' e shtije
    Me s'vuri re se ku bije!
    Nj'a dyqint armik' i preu
    Te tjeret gjith' i theu
    Po ata me shume u shtuan
    Gjithe bashke e rrethuan
    Pa i rane me shigjeta
    Edhe me ushtat' e shkreta
    Ca me shpat' e ca me gure;
    Koken e ballet ja cane
    Te dy krahet ja thane
    Dhe kraherore ja cpuan
    E shume her' e rrezuan,
    Krahet i vuri nje muri
    Beqir Hamrani i shturi
    Buzene ja pret me shpate.
    Nje tjatr' i ra me sepate.
    me gjithe keto Myslimi
    U hoth serish si zok trimi,
    Beqirit nje her' i bije
    Te vdekur mbi dhet e shtije,
    Po cdo plag' ish bere krua
    Gjaku i vij si perrua
    Prape ate mure zuri
    Edhe krahete i vuri
    Armikete rreth i vane
    E serish sa munt' i rane.
    Myslimi atje qendrojti
    E nje uje u kerkojti,
    Ata uje nuk' i dhane
    Po serish te gjith' i rane
    Tek behej ajo rremuje
    Nje grua i pruri uje.
    Myslimi vate ta pinte
    Po gjaku ritht' e s'e linte
    Rrithte gjaku gjithe vale
    Zot' i math te qofshim fale!




    ******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  8. #78
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Nje armik me usht' i bije
    Ne dhet posi lisn' e shtije
    Pa te tjeret e zune
    Ybejdullahut ja shpune
    Ybejdullahu ju kthye
    I tha:" Perse ngrite krye?"
    Myslim' i tha :" Ju u ngritte.
    E njerezit' e mahnite
    late Muhamet Aline
    Per Mavijene faqezine
    Late dhe imam Hysene
    Edhe zute Jezit qene".
    Ybejti tha:" Pa e nxirrni
    Tani kryete t'i mirrni".
    Myslimi tha :" Nga Meqeja
    Ne ka a nga Medineja
    Ndonje ketu , le te dale
    Se do t'i them dy-tre fjale".
    Ymer' i Sadit vate
    Dyje thene:" C'fjale pate?"
    I tha :" Kam pakeze hua
    Ketu, qe m'i dhane mua
    Shitni kalin e i lani
    Nene barre mos me mbani;
    Imam Hysenit t'i shkruash
    Me tha Myslimi t'i thuash
    Te mos dale nga Meqeja
    Se s'paska bese Qofeja".
    Keshtu tha Myslim' i mjere
    Dhe psheretiti nje here
    Me nuke kish fuqi trimi;
    Gjaku i vij si burimi!
    Syn' e kish te vagelluar
    Dhe trupne te dobetuar!
    Me nje ushteri te tere
    I vetem lufte kish bere!
    Ybejdi po e degjonte
    Edhe ne syt' e shikonte
    Myslimi mbaroj te flase
    Ay tha: " Kush do ta vrase?"
    Armikete gjith' i thane
    Ky q'i vrau dije t'ane
    E kish vrare Beqire
    Pa rrefyene te bire
    Ky Myslimn' e gjor' e mori
    Nga rremeti jasht' e nxorri
    Pastaj ju mat njehere
    Koken e kish te prere
    Pa kur i shfaqet nje hije
    Kordha nga dora i bije
    Pa iku, se u tmerrua
    Tha "Popo, c'me gjeti mua"
    Pastaj te tjeret vane
    Po ate hijen e pane
    Dhe u trembn, u tmerruan
    Papo e lane dhe shkuan
    Ybejdi gjith' i shau
    U tha : " Nga frika u ngjau"
    Pa te gjithe bashk' vane,
    Me vrap i rane dh' e vrane.
    Myslim, o lule , sa hoqe
    Per nje te drejt' u perpoqe!
    Le femijen dhe shtepine
    Zure dhen' e Perendine!
    O shoke, qani Myslimne
    Qani, qani me lot trimne!
    Se me s'pjell mem' e mjere
    Ate trim tjatere here!




    *********
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  9. #79
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Ybejdi po me s'menojti,
    Ne Shamn kryet' i dergojti
    Te rrefente trimerine!
    Te gezonte faqezine!
    Pastaj te dy djemte donte
    Gjithe boten e shtrenbonte
    Sherihu u ngrit pa gdhire
    Dhe nisi me te bire
    I tha:" Sonte prej Qofeje
    Tregetare prej Meqeje
    Dalen per udhe , po shihi
    Pa u ep djemte t'i shpijen
    Dhe kart'andej te na bijen".
    Kshu tha, pa derdhi florinjte
    Djemet' u mbushi pelqinjte
    Edhe ve' u mallengjye
    E zemera ju zberthye.
    Djali s'i gjet tregetaret
    Se ikene kusaret
    Pa kerkoj e s'i gjeti
    Kishin ikur nga qyteti
    Me te hapur ish dhe dita
    Po vinte nga Zoti drita
    Ay djali i mesojti
    Pas atyre i dergojti
    Djemt' ata po i kerkonin
    Dhe sa muntnine nxitonin
    Po armikete i zune
    Ybejdullahut ja shpune,
    Pa u lidhi kembe e duar,
    Te dy i mbylli ne quar.
    Qanine foshnjat' e mjera
    N'ate burg , q'ish si sketerra
    Hapesmbajtes' ish me bese
    E mori nde sy te vdese;
    Tha me ment, : Me te rronj s'dua"
    Dhe derese ju leshua
    Kshu u mejtua Meshquri,
    Se ish shpirtmire burri.
    Ne mest te nates i mori
    Jashte qytetit i nxori,
    Pa me t'a bashke qendrojti
    Per cdo pune i mesojti
    U tha:" Akeku te vini
    e kaqe kohe te rrini,
    Akecilene te gjeni
    E punene t'u rrefeni
    Se ay njeri esht' imi,
    Vella me bes' eshte trimi".
    Kshu tha, dh'u mejtua caze
    Pa nxjerr u ep nje unaze
    Dhe u thote:"Po t'a shohe
    Kete, ay do t'anjohe".
    Kur shpeton nga kuvlija
    C'ndjen zogu ne shpirt te tija?
    Ne zemeret te gezuar
    Ndjen lirin' e deshiruar;
    ashtu dhe djemthit' e mjere,
    u gezuan kete here
    Muarren udhen' e shkuan
    Nga mundimete shpetuan,
    Si engjellite nxitonin,
    Neper ere fluturonin
    Leshrat i kishin prej ari,
    Veshtrimn' e tyre prej zjarri
    Me frike shume nxitonin
    Kishin shprese te shpetonin,
    Ne verset te foshnjerise
    I zu breng ' e djallezise,
    N'ate te bukure balle
    C'u kish shkruar Zoti valle?


    ********
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  10. #80
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Ybejdi keto i mesojti
    Se djalli ja kallezojti,
    Meshqur' e gjore e vrane
    Dhe njerez shume i perndane
    Gjithe udhete i zune
    E bene te madhe pune
    Engjelli u paska thene
    Qe udhete jane zene
    Ibrahimi me Myftare
    U kthyen duke qare.
    Dielli ishte me te ngrysur
    Vendi ish i ter' i qete
    Hena ish pesembedjete
    Papo epte shume drite
    Edhe nata ish si dite.
    Ata te dyth po nxitonin
    Dhe ktheheshin e veshtronin.
    Lisi, pema, shkarpa , druri,
    Fleta, dega, maja, guri,
    Perronj, rrekeja , mocali,
    Fushate , gjetete , mali,
    Te gjitha i frikesonin;
    U vij sikur i veshtronin
    Zemer' i bardhez' u rrihte,
    Njeri-tjatrine shihte
    Gjith' u dukeshin gogole
    Po me goje nuk' u fole,
    I pandehnine armike
    Papo u vij shume frike
    Djerse te ftohta u binin,
    Nuke dijne nga te vinin!
    Nje flete te piperinte
    Gjaku i foshnjave u ngrinte!
    Te gjorethite sa ndeze!
    Pa kur Zoti dha mengjez
    Te dy djemthit' u qatuan
    Ndejne pak u qetuan
    Dhe me zemere te qete
    Thoshine: "Zot i vertete!"


    ******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

Faqja 8 prej 19 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Naim Frashėri, aspostulli i shqiptarizmės
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-05-2025, 11:52
  2. Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar
    Nga shendelli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 11:39
  3. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  4. Ambasadori egjiptian nė Tiranė, pinjoll i vėllerėzve Frashėri
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 19:13
  5. Kur dashuronte Mit'hat Frasheri
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •