Close
Faqja 7 prej 19 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 190
  1. #61
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Keshtu u tha zot' i mire
    Me meshire e m'embelsire
    Se kishte shume durime
    Ish pa nonjefare sqime
    Ajo zemr' e bardh' e mire
    Qe ishte plot me meshire
    Nuk' i qasej ligesise
    Dhelperise' e djallezise
    Keta gjithe krye ngrine!
    Donin ta vrisnin Aline!
    Thoshnin:"Na la Mavijene
    Te na mbreteronje , qene,
    Ata qene te terbuar
    Njerine e mallekuar"
    Mavijene vet' e lane
    Dhe me se fundmi kshu thane
    Pa ketyre qe u ndane;
    Se nga udha kishin dale
    E kishin marre male.
    Ishte gjisht; i Mavijese
    Pa u bene te pabese
    muajte e shkrete rrodhe
    Bota me Xhendel u mblodhe
    Amri me Ebu-Musane
    Nga gjithe shoket u ndane
    Bashke me nje tende hyne
    Shoku-shokne nga dish e mbyne
    Dhan' e luarr' e u zune
    Amri thosh: "Te behem une
    A t'ja leme Mavijese
    Dhe puna ketu te mbese!"
    Ket'Ebu-Musane s'e deshi
    Po dhelperia plak e qeshi
    I tha:"Te nxjerrim Aline
    Dhe Mavijene faqezine
    Te mblidhete pleqesija
    Edhe gjithe njerezija
    Ke te duane te vene
    Dhe ne paresi ta lene."
    Fjala ne fund keshtu mbeti
    Po pritte gjithe rremeti
    Del Ebu-Musai se pari
    Se u genjye i marri!



    ........
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  2. #62
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    "Pleqesi, tha pa degjoni!
    Juve vini ke te doni"
    Kshu tha, dhe unazen nxorri
    Ne doret tjater e mori
    Edhe tha , duke treguar
    Unazen qe kish nder duar
    "Unazene si e nxorra
    Edhe ne doret e mora
    Ashtu nxjerr edhe Aline
    Dhe Mavijene faqezine
    Juve nje te pare gjeni
    E vini ke te pelqeni"
    Keshtu tha plaku dhe ndenji
    Edhe me nuke bezejti
    Dolli dhelpera rrjepacake
    Shtrig' e lige varfanjake
    Amri, djall' i mallekuar
    Shpirtlik e syzgurdulluar
    Si tjatri unazen nxorri
    Edhe ne doret e mori
    U thote me ze te thate:
    "Unazene a e pate?
    Si nxora kete tanina
    Ashtu e nxjerr dhe Aline!"
    Kshu tha, pastaj prap'e vuri
    Pa tha:" E shihni , o burra!
    Prape unazen si e vura?
    Ashtu ve dhe Mavijene
    U rroft' edh' e paci mbrene!"
    Kshu tha dhe dhelpera dinake
    Skil' e ndyre rrjepacake
    Ebu musaj e degjojti
    Pa e shau dhe e qerojti
    Qen' i qenit , i tha , c'thua
    Mavijene une se dua"
    U rrembyen e u zune
    Mjekerate i kepune
    Posi qent' u perlefytne
    Njeri-tjatrin mbytne
    Gjykaterite u zune
    Edhe s'mbaruane pune
    Gjithe bota u perndane
    Nga kishin ardhur vane
    U prsih gjithe jet' e shkrete
    Me s'mbeti gje e vertet
    Armiket e rinj po shtohen
    Te ligate po madhohen
    I vellaj le te vellane
    Hidhete me tjater ane;
    Njerezija egersire
    Behet e me s'sheh te mire
    Te pak'ishine me bese
    Dhe ata mbene pa shprese
    Te dalete u mahnine
    Donin ta vrisnin Aline
    Po Aliu me te mire
    Me meshir' e m'embelsire
    Doj te vinte urtesine
    E ta zbutte njerezine
    Me te mireze kerkonte
    Zemerate t'i embelsonte
    e ta shtronte Arabine
    Duke sjelle miresine;
    Paqene donte te vinte
    edhe luftene ta ngrinte
    Po urtesija s'ben pune
    Ata kerkonine drune!



    ******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  3. #63
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Gjer sa pshoj zemera trime
    U dha nem' e mallekime
    Armikete me nuk'donin!
    Domosdo kordhen u vuri
    I ndau e i perzuri
    Dhe me kete hoqi shume
    U derdh gjaku posi lume
    Dhe Egjypta u trazua
    E shume u ngaterrua
    Mavijeja zjarre kalli
    njerezin' e mori djalli.
    E kupetoj Mavijene
    Aliu, dhe nis Mehmene
    Dergoj Mehmene nje here
    Nisi dhe Maliq-Eshtere
    Mavijeja me te msuar
    Djallezit' i kishte ftuar
    Atje tek shkon udh' e gjere
    Qe vij bota kurdohere
    ishte i pare Zebleja
    Q'e kishte mik Mavijeja
    Pa Mavijeja Zeblese
    Q'ish si ay , i pabese
    I dergon gje shume' e mite
    Dhe i kellet djallezite
    E i thote qe ta ftonje
    Maliqne e ta helmonje!
    Vertet Zebleja e ftohti
    Se Maliq atje shkojti
    Oh, paste neme perjete!
    E helmoj trimn' e vertete!
    Burre si Maliq-Eshtere
    Meme me s'pjell tjatre here!
    E beri kete Zebleja
    Dergoj me vrap Mavijeja
    Amrine, djall' e vertete
    N'ate Egjyptet te shkrete
    Q'ishte shum' e djallezuar
    Edhe e fort e trumbulluar
    Gjithe, c'qene te pabese
    I ndihnine Mavijese
    Leftoj me Amrin Mehmeti
    Edhe i gjithe qytetti
    Me zemerim shum' u vrane
    U tunt vendi anembane
    Po shokete me Mehmene
    N'Egjypte te pake qene
    Trimate te gjithe u vrane
    E armete nuke i dhane!
    Ne nje germadhe mehmene
    Hipure ne kal' e gjene
    Pa i rane edh' e vrane
    Dhe barkun kalit cane
    E ate brenda e kalle
    Q'i vellaj i Mehmetit
    Ishte ne mest te rremetit
    Ay ish me Mavijene
    Nuke ish me Mehmene
    Kur hyn ne mest djallezija
    S'ka duk as vellazerija.
    Aliu duke mesuar
    E shume u helmuar
    E qau Maliq-Eshtere
    Dhe ate Mehmetn' e mjere
    Disa dit' e mbajti zine
    Fare se hapi shtepine
    Abdullah Abazi erdhi
    E bashke me ate lot derdhi
    Do t'i vinin Mavijese
    Po s'mbet njerezi e bese.



    ****
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  4. #64
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    #6



    S'e munt djalli Perendine
    As Mavijeja Aline
    Se s'mundete miresija
    S'bije poshte Perendija
    Nj'emere qe rron perjete
    Thua esht' i Zoti vete.
    Aliu zemeren kishte
    Trime shum' e nuk' e prishte
    Me fjale plot embelsire
    Zih t'i bij ne ushe te mire
    Te mblidhe mente njerezija
    E te ngrihej ligesia
    Po kur Mavijeja fjale
    Dergon dhe kart' e te fale
    "Vendin, i thote , ta ndajme
    Keshtu zihjene ta lajme
    Un' Egjypten e Sirine
    Ti Persine e Arabine"
    Aliu nuk' i sill bese
    Pa s'ju pergjigje Mavijese
    Se ndrysh thosh , e ndrysh bente
    Te vertete nuk' i gjente.
    Me nj'ane paqe kerkonte
    Me anet tjatre dergonte,
    Vendet nje nga nje i zinte
    E njeri te gjalle s'linte,
    Lufta ishte e paprere
    E gjaku derdhej perhere,
    Njerezija hoqi shume,
    Punete ishin per lume;
    Me pastaj dergoj Beshere
    Me shume shoke te tjere,
    Ven e zene Medinene,
    Bene Ebu-Hyzerejne
    Pa i derdhne Meqese,
    E bejne te Mavijese.
    Aliu nis Harithene
    E zu prape Medinene,
    U ngrit Ebu-Hyzereja
    E iku nga Medineja;
    Dhe Vehabi zu Meqene,
    Prape si ishine mbene,
    Po bota ish trulluar,
    Njerezija ish terbuar
    Burri burrit po i binte,
    E dy gure bashke s'linte.
    Donin ta vrisnin Aline,
    Dhe Mavijene faqezine,
    Edhe Amrin' e pabese
    Se njeriu s'i mbet shprese.
    Pa thone ne Sham vane
    Edhe Mavijese i rane,
    S'e vrane , po e plagosne
    Nuke vdiq, s'edhe s'ju sosne!
    Edhe ne Egjypt vane,
    Te vrisnin Amrine thane,
    E atje , thone lathitne
    S'e njohn' e tjatre goditne.
    Te dy te liqte shpetuan,
    Pa Aliut ju leshuan
    Ta vrisnin me te pabese
    Mos pacin nga Zoti ndjese.
    Abdurrahman' i Mylxhemit,
    I rrem' i bir' i te rremit,
    Nga Egjyptia ishte, thane
    Nga ata qe vran' Osmane
    Dhe ca thon' ish nga Jemeni*
    Abdurrahman zemereqeni;
    Thone ky ish zemeruar
    Ng' ay zot' i lartesuar
    Se nje kordh' i preu me pare
    Aliut s'ja kishte marre;
    I kishte thene:"Se dua
    Se kjo nuk eshte per mua,
    Kjo duhete nje dite
    Qe te mbaronc porosite".
    Ca nje grua, kane thene,
    Q'ish e bukure si hene
    Abdurrahmani e donte
    Po ajo paj' kerkonte
    Gjakn' e Aliut, tanine
    Shih si e shit bukurine
    As po kshu edhe shenjt Jane*
    Armiket' e tij e vrane
    Po keto me ngjan te rreme
    Jane te gjithe thashetheme;
    Isht gjisht' i Mavijese
    Pun' e dhelpres se pabese
    Aliu vetem shendinte
    Madherit ay s'i dinte
    Nuke mbante sherbetore
    Po shkonte me shkop ne dore
    Te varferit i donte;
    Keq t'i benin, nuke mpshonte,
    Dhe pleqvet u bente ndere
    U vij ne shtepi ngahere
    Dhe foshnjet' i perkedhelte
    Zemerene ua celte.
    Nata s'ishte shume ' e gjate
    Zoti yn u ngrit me nate
    Vate t'i falej perjete
    Atit zotit te vertet.
    Shpirti dhe mendj' e tija
    Ishine te Perendija
    Abdurrahmani se qeti
    Erdhi, tek falej e gjeti,
    Se prapi me te pabese,
    Hoqi kordhene ta prese;
    Qen' i qete posi hije
    Shtij' e ne koke i bije,
    Pas asaj rrojti dy dite,
    Pa u fut drita ne drite.
    Ne Nexhet shoket e shpune,
    Opopo, e madhe pune!



    Jemeni*----- ne origjinal : Iemeni
    Jane---------- ne origjinal : Iane
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  5. #65
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Miqte Aline e qane
    Te pare vune Hasane.
    Ka vdekur pandehi valle,
    Ay perjet' eshte i gjalle,
    Se s'vdes kurre urtesija,
    Nuke humbet Perendija.
    Ay dhe sot esht' i gjalle
    Per ate qe i ka marre malle.
    Miqte vun' imam hasane,
    Qe ngjan se gjithash me t'ane;
    Kishte gjithe urtesine
    Dhe mendjen' e diturine
    Miresine si i ati
    Dhe imam Hasani' i pati.
    Mavijeja u harbua,
    Thosh:"S'ma del dot njeri mua".
    Mblodhi gjithe mizerine,
    Te rrembente arabine.
    Miqt' e Aliut s'u kthyen
    Shpirtin e tyre s'e lyen;
    Si dhe Abdullah Abazi
    Miqesin' e tij s'e zbrazi
    Q'e e kish kushuri te pare,
    Nga nje vatre ishin ndare,
    Pa s'u be me Mavijene,
    Nuk' e peshoj fare qene.
    Zijazi ish me Aline,
    E urdheronte Persine,
    I kellasen djallezite
    I japene gje e mite,
    E genjenj' erdh' e rrembejne
    E me vehte e kethejne,
    Pa ngjizin shume te rreme,
    Te prapeta thashetheme
    Edhe me se fundi thane,
    Q'e kish at' Ebu-Syfjane
    Ish vellai i Mavijese
    Nga nje meme pa martese;
    Ngordhi kau, i la vicne,
    E beri vella dobicne,
    Pa e mori te vellane,
    E mbante gjithnje prane,
    Te parete duke ndare
    Tutj' e tehu si kusare,
    Gjithe botene e rropne
    Dhe me gje nuk' u ngopne,
    Dyzet mije kordhetare
    imamHasani ka marre,
    I derdhte mavijese
    Me ushterit te Qofese;
    Po ata te mallekuar
    S'kishin zemre te qeruar,
    Pa gjithnje e genjenin
    edhe fjalen e kethenin
    Kishte vdekur miresija,
    Ishte ngjallur djallezija.
    Shume her' helm' i hodhe,
    Shume her' e rropn' e vodhe,
    Ne lufte vetem e lane.
    Dhe se pshehtazi i rane.
    Ay fort mire i njihte
    Po bente sikur s'i shihte,
    Pa helmi s'e helmonte,
    Edhe shigjeta s'e shponte.
    Qysh ra poshte miresija,
    Edhe humbi njerezija,
    U be bota e pabese
    Nga punet e Mavijese.


    ******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  6. #66
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    I dhane breng', e munduan
    Zemrene ja perveluan
    S'ka hequr njeri ne jete
    Sa hoq imam' i vertet
    Ngado vat' e tekdo iku,
    Gjet nje brenge nga armiku.
    Hazezhi , nje i pabese
    Nga ushteri e Qofese,
    S'pat nga Perendija frike
    I ra sa mundi me thike
    Ne kofshet imam Hasanit,
    Edhe hipi maje manit.
    Hsani tha:"Mos e ngisni,
    Lereni e mos e vrisni".
    Po shoket e tij e vrane
    Nuk' e degjuan Hasane;
    Ng' ajo plage u shrua,
    Zemera ju pervelua.
    Nga njerezit' e pabese
    Me s'i kishte mbetur shprese,
    Dyzet here helm i dhane
    E me te pabese i rane
    Dhe ner miqt' e tij kur vinte,
    Armiku pa dem s'e linte
    E shih se dite me dite
    Po shtoheshin djallezite
    Pa i mblodhi njerezine
    Edhe nisi ligjerine:
    "Un' , u tha , madheri s'dua
    Nuk' eshte pune per mua
    Dua shume urtesine,
    S'ma ka enda marrezine;
    Lufta, gjaku s'me pelqejne
    Dhe njerezit qe me rrejne;
    U shoh q'u bete te marre
    S'jini si qete me pare;
    Per ju dua te perpiqem
    Ne zjarrt te hynj e te digjem
    T'u shpetojnj nga ligesite
    Dhe t'u nxjerr te shihni drite,
    Se jini ne erresire,
    Punene s'e kini mire.
    Pa ju s'dashki Muhamene,
    Qeneki me Mavijene,
    Un' u dita miqte tane
    Ju besuaki syfjane.
    Nuk' e dashki lirine
    S'u pelqejne miresite,
    Andaj zjothte marrezite.
    Une dua t'ju benj mire
    Si im ate, me meshire
    Juve njeditzaj tim ate
    Me te pabese m'a vrate,
    Doni me vrare dhe mua,
    E perse? C'u paskam hua?
    Juve dashki Mavijene
    T'u vere ne goje frene
    Ne te keqija t'u hedhe
    E t'u mbanje nene zjedhe,
    Edhe t'u kete ne dore
    Si rob e si sherbetore.
    Gjithe komb' i Arabise
    Q'i vate pas djallezise,
    Mallekim paste perjete
    Nga ay zotth' i vertete!
    Me vjen keq per ju te gjore
    Po pas kesaj hoqa dore.
    Une u shoh per te huaj
    Po shihni punen tuaj,
    Se te miren s'e pelqeni
    Me te liget e ckembeni,
    Po me qafe mos me bini,
    Se mua shok me s'me kini.
    U ftohce nga njerezija
    U porce te Perendija,
    E lashe dhe paresine
    Edhe plakn' edhe shtepine,
    Se po keqe te keqija
    S'i duron as Perendija.
    Dot' i lutem Perendise
    T'u ap udhen e lirise,
    E t'u heq djallezite
    T'u sjelle mendje dhe drite.
    Zot' i madh e i vertete
    Pa dashur njeriu vete
    Nuke ja ep djallezite
    Sikunder dhe miresite.
    Pasketoaj si befshi , gjeci
    Un' ikenj, ju mire mbetci!"




    _____
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  7. #67
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Kshu tha dhe u mallengjye
    Edhe fytyra ju kthye.
    Merr udhen e Medinese
    E le vendin' e pabese
    Sjkoj ne Medine Hasani
    Po atje ishte Mervani
    Ne kembet te Mavijese
    Dhe i par' i Medine!
    Mervani kellet nje plake
    Q'i kish syte te kuq flake
    Ate palke , si na thone
    E quanin Ansone;
    Po ajo genjen Esmane,
    Ta helmonj imam Hasane!
    E shoq' e imam Hsanit
    Me arratit te Mervanit
    U be grua e pabese
    Popo, pun' e Mavijese!
    Shum' i fale gje e mite
    pa e prune m'ate dite
    Esmase helmin' i prune
    Dh' e vune ne kete pune!
    Opop, e shkreta mite
    Qysh i dha kshu arratite!
    O Esma, moj e pabese!
    Te te birt te Fatimese.
    I dhe helmin, e helmove
    Shtepizene e shkretove!
    S'pate frike Perendije
    Edhe turp prej njerezije!
    Mentshkurter e leshgjate
    Turperove gjithe grate,
    Sate vjehrre pse s'i ngjave
    Qe dha nder gjithe grave?
    Shume her' i kishin dhene
    Helmine, po s'e kish zene
    E shoqeja shum' i shturi
    Kete her' erdh' e semuri!
    Imami yn' ate dite
    Nga goja nxori melcite
    Ishte shtrirure si shtylle
    Dhe verdhur e bere dylle!
    Imam Hysenj i vate
    Pa i tha:"Vella c'pate?
    E pa shtrirur' e te verdhe
    Lotte si bresheri j'u derdhe
    Femijene e therriti
    Edhe ndenj i porositi
    Si te sillene ne jete
    Qysh te jene te vertete
    Me pastaj pakez e lane
    Me Hysen' imam Hasane
    Imam Hyseni me s'dolli
    Pa gjithe brenda i solli
    Qani, u tha , shoke qani!
    Se na la imam Hasani!
    Qau me lot te vellane
    Edhe gjithe c'qene qane!
    Moterat' e gjithe grate
    Dhe plakat edhe te rate
    Me mallengjim shume qane
    Qane per imamHsane
    Edhe ju syt' e mij qani!
    E ju , o shoke , zi mbani!
    Qaj, pa qaj , o zemera ime,
    Se me s'mbene durime!
    Me nder te math shum' e shpune,
    Ne Beki imamn e vune
    Deshne t'a vinin prane
    Muhametit , po s'i lane
    Kishte duk fjal' e Mervanit
    Edh' e te birt te Syfjanit!
    Ata qe donin Aline
    E besonin Perendine
    Kishin gjithnje deshire
    Per njerezi, per te mire
    Pa gjithe miqt' e Hasanit
    Nuk' i ngjanin Mervanit
    S'i ngjanin as Mavijese
    E te tjeret te pabese
    Vendin' e te parit tene
    Aliu e kishte zene
    Pa Aliu la Hasane
    Edhe ay te vellane
    Ate vent njeri se zinte
    Tjatre nuke munt te rrinte;
    Mavijeja u cpengua
    Nga keto pun' u gezua
    Tani as gjakn' e Osmanit
    As plagene e Mervanit
    Mavijeja s'i kerkonte
    As ngoje t'i zinte donte
    Rrembeu dhe Arabine
    Edhe Jemen' e Persine.






    *******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  8. #68
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Dhe me i shtoj ligesite
    Te rremte' e djallezite
    E pat prishur paresine
    Ngrehu ne Shan Mbreterine
    S'mbetej nje nga te keqiat
    Te tera ishin te tijat;
    Botene po e mundonte
    Njerezine e helmonte
    Njerezit e tij e miqte
    Ishin gjithe te liqte.
    Syfjanasite i prune
    Te tere ne pun' i vune
    Gjithe c'ishine te pare
    Qene rrokes e kusare;
    Miqt' e Aliut ku qene
    Iken muarren dhene!
    Se Mavijeja i zinte
    E te gjalle nuk' i linte!
    I mundont' e i helmonte
    Shtepine ua shkretonte!
    Mi gjithe keto guxonin
    Aline e mallekonin!
    Nemnin femijen' e tija!
    Shume duroj Perendija!
    Papo duk' e shar" Aline
    Shpernderonin Perendine!
    T'u befsha, Zot i vertete
    Si s'e prishe kete jete!
    Me pastaj per me mos dale
    Ne shesht nonj' e pshete fjale
    E muarre dhe esmane
    Syfjanasit' edh' e vrane!
    Lane foshnjate pa meme
    E bene mengjezne mbreme!
    Ditene e bene nate
    I lane pa mem' e ate
    Mundi driten erresira!
    Mbet' e liga, vdiq e mira!
    E verteta u mbulua!
    Genjeshtra u lulezua!
    Mavijeja dit' e nate
    Ne te lig' e ne mekate
    Ish njeri i shemetuar
    Edhe shum' i zgurdulluar
    Hante sa tre kuaj
    E sa hane pese buaj!
    Edhe nje fjale kur fliste
    Njerine sikur e vriste!
    S'kish ne zemere meshire
    Dhe mendjen e kish kellire;
    S'kish me vehte nje te mire
    Pa ish shum' i peshtire
    ligesite shum' i donte
    Nje dite pa dem s'e shkonte
    Njerezit e tij i ngjanin
    Njerine me dhemb' e hanin
    Si Mervani e te tjere
    Mjere njerezi e mjere
    Ish i lik e ish i ndyre
    Ish shum' e madhe mynxyre!



    *******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  9. #69
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Miqt' e Aliut qe mbene
    Te gjith' i zub' e i prene
    I kerkuan me c'do ane
    E me te pabes' i vrane!
    Pa pru Hyxrin' e Adiut
    Q'ish nje nga miqt e Aliut
    Me shume shoke te tjere
    Te tere burra te ndjere
    U tregoj se pari varre
    Q'e kish hapure me pare
    Mavijeja vet' u thote:
    "Tani mos u mundohi kote
    Po ne doni te shpetoni
    Aline ta mallekoni
    Hyzri erth' u zemerua
    Pa i tha: c'fjale thua:
    "Nuk' e mallekoj Aline
    S'e shpernderoj Perendine
    Po do te shanje Mavijene
    Qe na shkretoj Memedhene
    Neme te kete per jete
    Nga Zot' i math' i vertet
    Dhe nga njerezi e tere
    Me c'punera na ka bere!
    Per te rrojtur dhe tri dite
    Ne s'i zeme ligesite,
    Me mire sonte te vdesim
    Se me turp te math te mbesim".
    Dhe te tjerete kshu thane
    Pa i zun' e gjith' i vrane!
    Ng' ata burrate me bese
    Gjithekush deshi te vdese!
    Trimeri shume rrefyen
    Fjalene nuk' e kethyen
    S'e harruane Aline
    As besen , as miqesine
    Shpirtine me gas' e dhane
    Fjalen e lige s'e thane
    O ju burrat e vertete
    U qofsha fale perjete!




    *******
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  10. #70
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    # 7



    Mavijeja mbret ish bere
    E njerezite te tere
    I pabesi i mundonte
    Dhe njeri nuke peshonte
    Shume pune shtoj' e nxorri
    Botene me qaf' e mori
    Me nje terkuze te shkrete
    Njerin' e lidhi perjete!
    S'qene mjaft keto qe beri
    Mavije zemeregdheri
    Po shtrengoj dhe njerezine
    Paresine e pleqesine
    Qe te njohene te bire
    Ate Jezitn' e feshtire
    Per mbret pas vdekjes se tija!
    Popo! mjere njerezija!
    Ate mjeri, qe s'e donte
    Nuk' e lij, po e helmonte!
    Ngrysej i gjori e s'gdhihej
    Dh'emeri me nuk i ndihej!
    Vec fares se Mavijese
    Tjatre te mos kete pjese
    Ata ne front te qendrojne
    Perjete te mbreterojne!
    Gjithe botes i ra pika
    Mjeri s'beri ze nga frika!
    Ay q'eshte nene zjedhe
    Mendjen nuke munt ta mbledhe!
    Ket' e beri Mavijeja
    Po trazoj dhe Mugireja
    Q'ish njeri shume' i pabese.
    Dhe ndihmes i Mavijese
    Te dy dhelperat dinake
    Ishine posi binjake!
    Vetem pese njerez s'deshne
    Ne fjale s'i vune veshne:
    Imam Hysejeni , q'ish burre
    E s'vij n'ate fjale kurre
    Abdurrahman' i Beqirit
    Qe me s'ish i te pahirit
    Abdullah* Abaz i gjore
    Se ish plakur e ish shuar
    Dhe nga syt' ish verbuar!
    Abdullahu i Ymerit
    Dh'Abdullahu i Zuberit
    Mervani me nuke rrinte
    Po keta s'mundte t'i zinte
    Erth dhe vete Mavijeja
    Ne Medine si rrufeja
    Ca i qertoj e ca i trembi
    Pa qendroj ne mes si gjembi
    Po s'bene dot prape pune
    Pa e hoqn' e s'e kepune
    Mavijeja ish nje kerme
    Q'u dha botes kaqe derme.
    Vdiq e vate ne sketerre
    E kalle ne dhet si derre;
    Vate ne djalli shpirt' i ndyre
    Po mbet nje tjatre mynxyre
    Cdo njeri po do te vdese!
    Jet' e shkret' eshte si vese
    Po lumt kush eshte i mire
    Mjer' ay q'esht' egersire!
    Mavijeja tej c'e nxorri?
    Nemene me vehte mori!
    Te paudhete u ngrine
    E vune ne front Jezitne.
    Jeziti s'ish si i ati
    Ish me shum' i lik lugati
    Fat' i zi , o fat i shkrete
    Jetzine ben mbret ne jete.
    Me nj'ane ish miresija
    m'anet tjater djallezija;
    Me nj'an' ishin urtesite
    M'ane tjatre marrezite;
    Me nj'an ishte e verteta
    Me nj'an e rremja e shkreta
    Me nj'an ish imam Hyseni
    N'anet tjatre Jezit qeni
    Njer' ish djale i Fatimese
    Tjatri i Mavijese
    Hysejni kish at' Amine
    Jeziti kish faqezine
    Njer ish' mbret' i bir i mbretit
    Dhe nip' i Muhametit
    Tjatr' ish bir' i Syfjanit
    I kusheri i Mervanit.
    Njer' ish me Zotn' e vertet
    Tjateri ish djalli vete.



    Abdullah* ---- ne origjinal : Abdullllah.
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

Faqja 7 prej 19 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Naim Frashėri, aspostulli i shqiptarizmės
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-05-2025, 11:52
  2. Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar
    Nga shendelli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 11:39
  3. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  4. Ambasadori egjiptian nė Tiranė, pinjoll i vėllerėzve Frashėri
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 19:13
  5. Kur dashuronte Mit'hat Frasheri
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •