Close
Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 190
  1. #51
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    # 4


    I dashur' i Perendise,
    Qish miku i njerezise
    Kart' i dergoj Mavijese
    Asaj bushtre te pabese
    Po i bir i Syfjanit
    S'ju pergjigj t'et te Hasanit
    Amr' i Asit i pabese
    Ish armiku i Mavijese
    Ish njeri i mallekuar
    E fort shume i djallezuar
    S'kish nga njerezija pjese,
    Po desh t'i vij Mavijese,
    Te bijt' e tij nuk e lane
    Te dy menjehere i thane:
    "Mos u bej me Mavijene
    Qe ka rrjepur memedhene,
    Te behemi me Aline
    Qe eshte me Perendine".
    Amri u tha:" Mavijese
    Do t'i vet' e te marr pjese
    Nga c'ka marre e do te marre
    Kete pune shoh te mbare!"
    Mavijeja e pat bere
    kete, q'sihte djall i tere
    Shume te math e te pare,
    Se po shum' i kishte ngjare,
    E pyetne dhe degjonte
    Pune pa ate s'punonte.
    I thote:" Tani c'te bejme
    E c'ngaje valle te gjejme?"
    Kshu tha i bir' I Syfjanit.
    Ay tha: "gjakn' e Osmanit!
    Ate neve te kerkojme
    Kurrete mos e harrojme
    Linjene me gjak ta nxjerim
    E ijet tona t'i cjerrim
    Duke thirrur nate e dite
    Dhe me te dhen' e me mite
    T'i xegitim mbreterine".
    Keto punera punuan,
    Njerezine e marruan
    Kushdo q'ishte i pabese,
    I vate pas mavijese
    Ca me frike, ca me mite,
    I mbaruan djallezite
    Humbi fare urtesija,
    E drejta e njerezija!
    C'erdhi nje e zeza dite
    Qe s'vlenine miresite
    Aliu lufte po s'donte
    Po keto gjith i mesonte
    U dergoj fjale te vine
    Edhe mblodhi ushterine,
    Prej Meq' e prej Medineje
    Prej Basre e prej Qofeje
    Papo j'u derth Mavijese
    Asaj dhelpre se pabese.
    O moj dhelpera dinake!
    Te vertetene e flake
    Edhe te rremene e prure
    E ne vent' t'asaj e vure!
    Njerezine e shkretove
    Dhe besen e truperove!
    Syfjanisite u ngrine*
    Mblodhe gjithe ushterine
    Mavijeja vu te pare
    Amrine mi ushtare.
    Amri, nga ata qe mblodhi,
    Nje mije te forte zgjodhi
    Mbi ata vuri Verdane,
    Edhe i dergoj menjane
    Pas ati dhe Amri vete
    U nis me mije tridhjet;
    Pas atij dhe Mavijeja
    Dolli me rremet si reja!
    Aliu nis Kambere
    me dy-tri mije te tjere
    Vu mbi te tjer' ushtetare
    Te bir' e Nasirt te pare,
    Dhe i nxori nga qyteti
    Vete me te tjere mbeti
    Pastaj dhe vete s'qendrojti,
    Nga ur' e Beskese shkojti
    Mavijeja dhe te tjere
    Dergoj me Ebu-Avere!
    Aliu kundrejt Averit
    Nisi te bir' e Eshterit
    Kete trimne vu te pare
    Permbi gjithe ushtetare.



    u ngrine*---- u ngriten
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  2. #52
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Nga nj'ane vinte Averi,
    Nga tjatra Maliq-Eshteri
    Papo te dy ushterite
    U aferuan nje dite
    Nje me nj'ane e nje me nj'ane
    Pertej e perketej rane
    Neper bregore u hodhe
    Ndenje nje dite e u clodhe
    Dergoj i bir i Eshterit
    Nje kart' e i shkroj Averit;
    "Nuke ardhme te leftojme
    Kemi asrdhur te gjykojme,
    Njerezija te mos vritet
    Gjaku te mos perseritet;
    Nuk' i do Zot' i vertete
    Te keqijat ne jete
    Ka besuar Perendine
    Ay qe e do Aline;
    Ne dashte bota t'i mbese
    Kejo pune Mavijese
    Edhe neve ndryshe s'themi
    E nga erthme prape vemi,
    Po njerezija e dine
    Nuk e ckembejme Aline,
    Gjithekush po do te shohe
    Te drejten do ta njohe."
    Maliq-Eshteri kshu shkrojti
    Shpejt kartene ja dergojti
    Aliu u kishte thene,
    Lufte kurre te mos zene
    Po te dergojn' e ta thrresin
    Te qendrojne e ta presin
    Ay luftene s'e donte
    Gjak e dem nuke kerkonte
    I vij keq per njerezine
    E kish te tine te tine.
    Ja dhane kartene Averit
    Pa i shkroj Maliq- Eshterit;
    "Neve erthme te leftojme
    Pa te ketila s'degjojme
    Duan lufte, nuku fjale
    Kush eshte burre, te dale!
    Maliqi duke kenduar
    Kartene i zemeruar
    Me vrap e nisi nje djale
    Averit i dergoj fjale:
    "Ne te mos vim'e te vemi
    Keto sy per sy t'i themi"
    Averi kete se deshi
    Degjoj fjalene dhe qeshi
    Ahere u ashpersua
    Hipi dhe u aferua
    Maliq' I bir i Eshterit
    Papo i thirri Averit:
    "Del, i tha , del te leftojme
    Ne te dy mos menojme,
    Se kam turp nga Perndija
    Te vritene njerezija,
    Jane vellezerit tane
    Keta neve faj s'na kane."
    Keshtu tha Maliq-Eshteri.


    ----
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  3. #53
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Birruni, thirri Averi
    Averi i venger ishte
    Mendjen te verber e kishte
    Gjith ushtaret qe qene
    Si grerat u perzjene
    U ther', u prene , u vrane
    Me mijera te vrare rane!
    Maliqi kordhene e hoqi
    Armikete gjith i ndoqi
    Te shumet syresh i preu
    Dhe te tjeret i theu
    Burr', o i bir' i Eshterit!
    C'i dhe derrmene Averit!
    Averi domosdo iku
    Se me s'qendroj dot armiku
    Ne siffin vate Averi Aty mbet Maliq-Eshteri
    Averi me shoke vene
    Gjen' atje Mavijene
    Aliu duke arritur
    E nga kali duke zbritur
    I dergoj fjale ta prese
    Me nje djale Mavijese.
    Po Mavijeja s'degjonte
    Ne jete njeri s'peshonte
    Ushteri e Mavijese
    Balt' e Shamit e pabese
    Ane lumit kishte rene
    Ujete e kishin zene
    Shoket e Aliut vane
    Dhe pertej atyre rane
    U be e madhe rremuje
    Se s'donin t'u epin uje!
    Keta per uje po vinin
    Ata s'donine t'i linin!
    Aliu te gjith' i mblodhi
    Paresin' e pleqte zgjodhi
    Pa ja dergoj Mavijese
    Tha:" Ujet te mos e prese
    Ketu as ay , as une
    Nuke erthme per kete pune;
    Ne mest tane gjgj kemi
    Po armike nuke jemi
    Ne mest tene s'ka te ndare
    Dhe te pastajm' e te pare*
    Pleqesija le ta ngjejne
    Te zgjedhne ke te pelqeje
    Neve s'erthme per rremuje
    E te zihemi per uje;
    S'vuajme per vehten tene
    Se keshtu s'na kane thene
    Po vetem per njerezine
    Se besojme Perendine;
    Per udhet te Perendise
    Pas ligjes se urtesise
    Per komb'* e per memedhene
    Per bes' e per Muhamene
    Mavije zemereguri
    Pleqesine e perzuri
    U tha; "Prape te mos vini
    Uje nga une ju s'kini!"



    Dhe pastajm' e te pare *----- Jemi te barabarte
    Komb*--- ne origjinal Komp'
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  4. #54
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Kshu tha djall' i mallekuar!
    Maliqi me te degjuar
    Kete fjal', u ashpersua
    Dhe u be posi dragua
    S'kishte nge per te mejtuar
    Se ish shum' i zemeruar
    Hoqi kordhen, u leshua
    Mi armiket si fajkua
    I ndoqi si shqipja* zokne,
    Me s'e pane shoku shokne
    Te gjithe ne arme erdhe
    Shume gjakera u derdhne!
    Armikete i perzune
    Edhe perpara i vune
    Maliqi ujet e zuri
    Ushterin atje e shpuri
    Keta etjen e shuan
    U prehne u qetuan
    Ushteri e Mavijese
    Mbeti pa uj' e shprese
    Mavijeja pleqesine
    E dergoj dhe pa Aline
    Perpara soje qendruan
    Edhe uje i kerkuan
    Aliu tha:"Le te vine
    Te maren' uj e te pine,
    Neve ujete se zeme
    Pa ate juve su leme
    Uji eshte i Perndsie
    Nuk' eshte i njerezise
    C'bete ju neve s'e bejme
    Se ate lig' e gjejme
    Nje qe beson Perendine
    S'e mundon kurre njerine
    Shithin' e shtijeni vete
    Lumen' e bejen rrekete
    Lumi qe vjen vale-vale
    Edhe can fushen e male
    Del te nginje njerezine
    Dhe kafshet e bagetine
    Edhe ay zogth i qete
    Pi e ngre syte perpjete
    Po ju le ta kujtoni
    Kurre te mos e harroni!"
    Me te thene kete fjale
    Lott' i vane posi vale!
    Pa veshtroj* Fyran e shkrete*
    Edhe tha: Zot i vertet!
    Se atje tek ay lume
    Do te ngjasin pune shume!
    Fyrati rrjedh dhe tanine
    Njerezit ven' e s'vine
    Po te drejten te themi
    Si ay dhe neve vemi;
    Ay vet' e vjen ne det
    Edhe ne tek i verteti:
    Sikunder nuke shtron* lumi
    Kshu dhe njeri brengeshumi!
    Lum kush eshte zemreqeruar
    Posi kume i kulluar
    Mjere kush vete i ngarkuar
    Si lumi i turbulluar.



    shqipja*---- ne origjinal : shqipia
    veshtroj*----- ne origjinal : veshtoj
    Fyratn'*------ lumin Eufrat me tej e gjejme : Frat
    shtron*----- qetesohet
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  5. #55
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Katr' a pese dite shkuan
    Qe ndenjn' e nuke luftuan
    Aliu nisi Beshere
    Me shtat' a tete te tjere,
    Keta pleq te mire vane
    E Mavijese i thane:
    " C'po ben kshu ti , o i gjore?
    Pendohu dhe hiq dore
    Se te Zoti kur te vemi
    Ne te mjerete s't'i themi?
    Pa nuke do Perendija
    Te vritete njerezija
    Te rrish pak e te mentohesh
    Nga keto do te pendohesh
    Ti te zihesh me Aline
    E te mundosh njerezine!
    S'ke frike nga Perendija
    Edhe turp nga njerezija?"
    Kshu i thane pleqt' e ndjere
    Ay kthehet me njehere:
    "Duame gjakn' e Osmanit!"
    U thot ' i bir' i Syfjanit!
    P'ati i thote Besheri:
    "Dhelperite tani leri,
    Jak' u bej mik me Aline
    Hidhe poshte djallezine
    Pa ay gjyq do te shihet
    Dh'e verteta do te njihet"
    Si ja zune gjithe shtigjet
    Mavijeja u pergjigjet:
    "Duame gjakn' e Osmanit!"
    Kshu tha i bir' i Syfjanit!
    Pa tha :"Kordha do ta ndanje,
    Gjaku gjakne do ta lanje!"
    Kjo fjal' e zemroj plakne
    Tha : "Nga kush kerkon gjakne?"
    "Ate le ta gjenj Aliu"
    Tha Mavija faqeziu
    Kete fjale e degjuan
    Pleqte, dhe s'ndennje po shkuan
    Alit van' i thane:
    "Qellim per paq' ata s'kane;
    Gjithe duan te leftojne
    Dhe se dine c'gje kerkojne!"
    Pas kesaj luftene zune.


    --------
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  6. #56
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Opopo! e madhe pune!
    Perpiqeshin ushterite
    E leftonine per dite!
    U vran ' u theren , u prene
    U shuane e me s'bene*
    Kater muaj ushterite
    Leftonin nat' e dite
    Qene tetedhjet' e shtate
    Luftera, me te mbedhate
    Aliu luften e preu
    Prape pleqesin e kreu
    Van' i thane Mavijese:
    "Ne ke Perendi e bese!
    Fjalet e te parit tene
    Nuk i mban ment , qe te ka thene?
    Ti c'kerkon ne kete jete
    Duke qen'Aliu vete?
    Pa hiqu per Perendine!
    Mos e vra keshu njerezine!"
    Kshu i thane Mavijese
    Pleqte e urte pacin ndjese!
    Mavijeja u tha:"mua
    Valle me pandehe grua
    Apo te mitur e djale
    Te me genjeni me fjale?"
    Pleqte Aliut i vane
    Te gjitha c'u tha ja thane
    Aliu tha:"Une donja
    Keto pune t'i drejtonja
    Me fjale e me te mire
    Per lufte s'kisha deshire
    Me mire le paresine
    Se te shuanj njerezine
    Po e shoh qe qenka thene
    Dhe s'eshte ne doren tene
    Nuk e le dot Mavijene
    Qe ta prishi memedhene.
    Ja rrefej gjakn' e Osmanit
    Une te birt te Syfjanit"
    Kshu tha, pa zu luft' e zeze
    Vdekja zbriti posi reze
    Leftonin dit' e nate
    Mbreteront' e shkreta shpate
    Gjersa vane dhe Amare
    Plakn' e urte, kordhetare!
    Dolli edhe fjal' e thene
    E ati parit tene:
    "Ana qe te vras'Amare
    Nemen e ka per te marre"
    Oh! c'u vra Amar Jasiri*
    Ra i vdekure i miri!
    Amar e doj Muhameti
    Aliu dhe rremeti
    Aliu kur pa Amare
    Plakn' e varfere te vrare
    Qau shum' e psheretiti
    Dhe syte perpjet i ngriti
    Deti p'an u turbullua
    Edhe shume u ashpersua!
    Tha:"Kordhe s'donja te zinja
    E mi djemt' e mi te shtinja
    Po me qaf' i paste' armiku!
    Se zemere ma pshiku"





    Bene- mbene- mbeten
    Amar Jasiri*----- Iasiri
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  7. #57
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    #5


    Me neseret me te gdhire
    U ngrit ay zot i mire
    U fal me Zotn'e vertete
    Dhe hipi e dolli vete.
    Kal' i tij kur hingelliti
    Gjithesine'e trenditi!
    U tremb shume nga dyldyli*
    Mavije zemerfyli
    Se s'e kish pare me pare
    Permbi krye Zylfikare!
    aqe shume ju tremb syri
    Sa brenda ne tendet hyri
    Dhjete mije e rrethuan
    Me kordhe ne dore' e ruan
    "Sillni, tha kalen te hipenj
    Se me s'ri dot, pa do t'i ikenj!
    Si lepuri ishte bere
    Edhe po dridhej i tere
    Amri prej krahu e zuri
    E me vrap ne vent e vuri
    I tha:"Pa qendro njehere
    Aliu s'vjen te na bjere".
    Mavijeja u qetua
    Aliu u aferua
    Tha:"Pa i thoni te dale
    Se dua t'i them dy fjale:
    Ku esht'i bir i Syfjanit
    Qe kerkon gjakn'e Osmanit?"
    Armikete ze si bene
    S'gjenin fjale per te thene
    "Del, tha , pa del, o Mavije!
    Se une me tjater s'shtije.
    Neve te dy leftojme
    Njerezine ta shpetojme
    Se s'na ka faj njerezija
    A e gjec nga Perendija"!
    Mavijeja vdiq nga frika
    S'u pergjigj i ra pika
    Dyldyli i ashperua
    U ngjeth u harbua
    Dy-tri here hingelliti
    Papo me vrap u leshua
    Armiku u temerrua!
    Gjithe shokete u derdhe
    Bashke me Aline erdhe
    Edhe hyn' e u perzjene
    Aliu do Mavijene
    Pa Maliqi me Avere
    Dhe te tjere u there!
    Ate dit' e ate nate
    Mbreteroj lufta me shpate
    Sa u be vendi kenete!
    Thoshnje bije gjak nga rete!
    Me nesert duke gdhire
    U ndez prape lufta mire,
    Ushteri e mavijese
    Me nuke kishin shprese;


    dyldyli*--- kali
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  8. #58
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    vazhdojme per dashamiresit e Naim Frasherit mbas nje shkeputje te gjate ........


    Iken e muarren dhene
    Edh' e lane Mavijene,
    Pesedhjet mij' u vrane
    Te Mavijese m'at ane,
    Dhe ketej njezet e pese
    Mije rane , miq me bese.
    Mavijeja ish qetuar
    Rrij si lepur i mbuluar
    Amrit i thote: Na zune!
    Nga te ikim ti dhe une?
    Nga te rejme te mejtojme
    Mase me ate shpetojme!"
    Amri thirri shtare,
    Ne na kane per te vrare!
    Po lini shigjet' e palle
    Se po na zene te gjalle!
    Vini me ushta Kurane
    Se te shumete na lane!
    Ata kuranete vune
    Dhe ulerimat zune!
    Se ish ahere kurani
    Q'e pat mbledhure Osmani
    Keta e pane kurane
    Edhe lufterat i lane!
    Thane:"Ky le te ndanje
    Edhe te likne ta shanje!
    Ati ne i prume bese
    Zihjen ay le ta prese!"*
    Aliu tha:"O te marre,
    Pse se benine me pare?
    Ket' e bene si munte
    Edh' e pane te lik funtne
    Ketu s'ka gje te vertet
    Esht' e rreme kjo e shkrete
    Sa gjakera u derdhe
    Punet gjer ketu sa erdhe!
    Ne me fjale po kerkonim
    Edhe ne gjygj te mbaronim
    Ata luftene zune,
    Me kete shkalle e prune
    Tani genjeshtere gjene
    Si e pane qe me s'mbene
    I besoni Mavijese!
    Ka ay fe edhe bese
    Te rremen Amri e gjeti
    Juve mbi ata po pshteti;
    E bene sa te shpetojne
    Po prape do te leftojne
    Keta juve u genjejne
    E te tilla u rrefejne
    Po juve mos i besoni
    Ngrini me vrap e leftoni
    Doni fjalen e vertet?
    Njeriu eshte kuran vete
    Besa eshte ne krahruar
    Nuk ' eshte ne karte e shkruar!"


    Zihjen ay le ta prese*-- Ta ndaloj grindjen , luften
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  9. #59
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Kshu njeriu i vertete
    Tha, dhe hodhi nje shigjete
    Po shoket u zemeruan
    Dhe gjithe' u ngrene' e ndaluan
    Po u tha :"Qenki te marre,
    Te tille njerez s'kam pare
    Mezi punen e mbaruam
    Pa menjeher' e rrezuam,"
    Keshtu u tha. Ata thane:
    "S'e godijme dot kurane."
    Thirre dhe Maliq-Eshtere
    T'i ler' e te mos u bjere
    Kshu thane, se djallezite
    Ua kalle ate dite
    A moj djallezite e shkrete
    Te shofte Zot' i vertet!
    Maliqi dhe po leftonte
    Te rremete s'i degjonte
    Keta gjithe u zemeruan
    Dhe Maliqne e ndaluan
    Popo , tha Maliqi-Eshteri:
    "Me shpetoj nga dura derri
    do ta zinja Mavijene
    e ta ngorthnja posi qene",
    Maliqi vjen dhe u thote:
    "A u turperuat ne bote
    Si i vram' e si vrane
    pastaj nxuarre kurane!
    Une gjall s'e kisha lene!
    C'bet' a mos u qofte thene!
    Derthme gjak edhe leftuam
    Me se fundi gje s'fituam!
    Njerezin' e gjor' e vrame
    E fajtorete i lame!
    Qysh u mundi dhelperija
    E u humbi marrezija!"
    Kshu u tha Maliq-Eshteri
    E me lot qau i mjeri!
    Ata tjatre fjale s'thane
    Po " S'e godijme Kurane
    Keta tani po u fale
    Ta gjejme punen me fjale!"
    Maliqi tha: "Qenka thene
    S'qenka ne doret tene!
    T'i ben Zoti, s'me haj malli
    Po jane pune prej djalli"
    Kshu tha trimi dhe pushojti
    Prane Aliut qendrojti
    Kshu u mahnit ushterija
    Se i hyri djallezija
    Njeri me nuke degjonin
    Punene s'e kupetonin
    Genjeshtres' i prune bese
    Dhe Amrit e Mavijese!

    ****
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  10. #60
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Aliu nis pleqerine
    Ta pyese faqezine
    Punete si do ta bejne
    E c'menyre do te gjejne
    "Kurani qysh dot i ndanje
    E te keqijat t'i lanje
    Dhe fjala ku do te mbese?"
    Kshu i thane Mavijese
    Mavijeja tha: "Ne jemi
    Vellezer' e nuke kemi
    Armiqesi ne mes tene
    Po kjo pune kshu ish thene!
    Tani dy njerez te veme
    Dhe ne doret t'ua leme
    Te atyre kete pune
    papo Amrine ve une
    Vini dhe ju ke doni
    Po nxitoni mos menoni!"
    Pleqte u kthyen e vane
    Aliut keto fjale i thane
    Ata q'ishin te kthyer
    Dy te marre e te genjyer
    Menjehere gjithe thane:
    "Te veme Ebu-Musane!"
    Aliu tha :"Ju te tere
    At ' e dini c'na ka bere!"
    Po ata me perdhune
    Prape Ebu-Musane vune!
    Hyri ne mest t'ushterise
    Marrezi e djallezise!
    Njeri me nuke degjonin
    Benine sinderkur donin!
    E lidhe fjalen' e thane:
    "Amri me Ebu-Musane
    Edhe gjithe pleqt e tjere
    Qe jane t'urt e te ndjere
    Pas dhjete muajsh te mblidhen
    Ne Xhendel gjithe te hidhen
    Ata te dy te gjykojne
    Te tjerete te degjojne
    Ata te dy si ta gjejne
    Te tjerete ta pelqejne"
    Maliqi me shoket s'donin
    Po te marrete s'degjonin
    Aliu tha:"Kur e thoni
    Le te behete si te doni
    Se une per ju perpiqem
    Mundimite nuk i hiqem
    Po, ta dini : kete pune
    Nuk' e pelqejne kurre une"
    Keto bene e keshtu thane
    Edhe me pastaj u ndane
    Ne Qofe erdhi Aliu
    Ne Shame vate faqeziu
    Aliu shoket i ndjeu
    Edhe grate i perdelleu
    Qe qanine e s'pushonin
    Se te vrarete kujtonin
    Kush te bir' e cila t'ane
    Kush te shoqne a te vellane
    njeri mikn' a kusherine
    E sicilido te tine!
    Po ca nga ata q'u kthyen
    Nga te marret q'u genjyen
    Si erdh' aty u pendohne
    Fajne pas kohe e njohne
    Vin' e Aline e shtrengojne
    Dhe duane te leftojne
    Edhe i thone te dale!
    Aliu tha:"Dhame fjale
    Tani nuke ben ta kthejme
    E marrezi te rrefejme
    Une per mire s'e pashe
    Dhe qe ahere u thashe
    E bete me te perdhune
    Tani si t'ua benj une!




    .......


    :
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Naim Frashėri, aspostulli i shqiptarizmės
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-05-2025, 11:52
  2. Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar
    Nga shendelli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 11:39
  3. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  4. Ambasadori egjiptian nė Tiranė, pinjoll i vėllerėzve Frashėri
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 19:13
  5. Kur dashuronte Mit'hat Frasheri
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •