I ligu e genjeshtari
Rrembenjesi e kusari
Vrasesi , qe vret njerine
I prish te vellajt shtepine
Ata qe shajn' e qertojne
Dhe heqin' e kallezojna
Edhe bejne te keqija
E rrojne si bagetija
I vene pas djallezise
Se rremes' e ligesise;
S'kan as njerezi , as bese
Se i ngjajne Mavijese
Pse e duan ne Aline?
Se ka bere miresine.
Ashtu edhe Fatimene
Edhe Hasan' e Hysene
Dhe imamete te tere
I duam , se kane bere
Miresi ne kete jete
Me te drejt' e te vertete.
Mavijeja e Syfjani
Dhe Jeziti e Mervani,
Ligesi kane punuar
Pa jane te mallekuar
Shih sa vlejka pun' e mire
Dh' e liga sa esht' e feshtire!
Njera eshte levduar
Tjatera e mallekuar
Njera esht' e Perendise
Tjatera e djallezise
E para esht' e zbukuruar
E dyta e shemetuar;
Nj'esht' e lig' e nj' e esht' e mire
Nje drit' e nje erresire
Ay qe ben miresine
Ka ne shpirt Perendine
Ay qe ka ligesite
Ka djalle dhe djallezite
Zot' i math e i vertete
Bena t'urteh e te qete
Falna gjithe miresite
Epna dituri e drite
Dhe njerezi e meshire
Mos na lere n'erresire;
Aferona urtesine
E mergona djallezine;
Hiqna nga makuterite
Dhe nga gjithe marrezite;
Nga demi , nga lakemimi
E na shpjere te gezimi;
Udhen' e drejete rrefena
Me kamjet tende ushqena
Falna durime dhe shprese,
Urat' e shpetim e ndjese;
Mos na turpero ne jete
Zot' i math' e i vertete!
****
Krijoni Kontakt